Iker Casillas

futbollist spanjoll From Wikipedia, the free encyclopedia

Iker Casillas

Iker Casillas Fernández (lindur më 20 maj 1981) është një futbollist dhe portier i cili luan me klubin portugues PortoPrimeira Liga dhe me kombëtaren spanjolle. Ai është kapiten i kombëtares. Në vitin 2008, ai ishte kapiten i kombëtares që fitoi Kampionatin Europian për herë të parë pas 44 vitesh, kombëtares që fitoi Kupën e Botës për herë të parë në histori në vitin 2010 (një turnament në të cilin ai fitoi Dorezën e Artë dhe u vendos në formacionin më të mirë të turnamentit), dhe i kombëtares që fitoi Euro 2012.

Fakte të shpejta Të dhënat vetjake, Emri i plotë ...
Iker Casillas
Thumb
Iker Casillas në 2018
Të dhënat vetjake
Emri i plotëIker Casillas Fernández
Datëlindja20 maj 1981 (43 vjeç)
VendlindjaMóstoles, Spanjë
Gjatësia1.85 m (6 ft 1 in)[1]
PozicioniPortier
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Porto
Numri1
Karriera me të rinjtë
1990–1998Real Madrid
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1998–1999Real Madrid C26(0)
1999Real Madrid B4(0)
1999–2015Real Madrid510(0)
2015–2020Porto116(0)
Karriera ndërkombëtare
1996Spanja U151(0)
1996–1998Spanja U1619(0)
1997–1999Spanja U1710(0)
1999Spanja U184(0)
1999Spanja U202(0)
1999–2000Spanja U215(0)
2000–2016Spanja167(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 2 mars 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 01:28, 29 prill 2015 (UTC)
Mbylle

Konsideruar të jetë një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave,[2][3][4] Casillas ka qënë i nomuar për çmimin Futbollistin Europian të Vitit në vitin 2008, duke u renditur në vendin e katërt.[5] Në fund të vitin 2012, ai votua në UEFA Skuadrën e Vitit për herë të gjashtë rradhazi. Që nga viti 2011, Casillas është një nga lojtarët e zgjedhur që kanë fituar të gjitha trofetë e mundshme me klubet dhe kombëtaren. Në 2010, ai u nderua me çmimin Asturias. Më 19 tetor 2010, ai u bë portieri me më shumë ndeshje në Ligën e Kampioneve dhe në nëntor 2011, ai u bë lojtari me më shumë ndeshje në kombëaren spanjolle.[6]

Jeta e hershme

Casillas ka lindur më 21 maj 1981 në Móstoles, Komuniteti i Madridit nga José Luis Casillas, një nëpunës civil në Ministrinë e Arsimit, dhe María del Carmen Fernández González, një parukiere.[7] Të dy prindërit e tij lëvizën nga shtëpia e tyrë në Navalacruz, Ávila. Kur Iker ishte fëmijë, ai ka jetur për disa vite në shtetin Bask, por ai e ka konsideruar gjithmonë Madridin si vendlindjen e tij. Casillas ka një vëlla, i cili është shtatë vjet më i vogël, me emrin Unai, i cili luan si mesfushor qëndror për CD Móstoles [8]

Në një fundjavë si fëmijë, Casillas harruoi të postonte parashikimet e futbollit të bëra nga babai i tij, ai i kishte gjetur të 14 parashikimet. Familja humbi një shifër 1.2 milion (1M £).[9]

Karriera me klube

Real Madrid

Casillas filloi karrierën e tij si portier në akademinë e Real Madridit, njohur si La Fábrica në sezonin 1990–91. Më 27 Nentor 1997, ai u thirr për herë të parë në skuadrën e parë për ndeshjen kundër RosenborgLigën e Kampioneve. Në atë kohë Casillas ishte vetëm 16 vjeç. Ai debutoi në sezonin 1998–99 pasi zëvëndësoi portierin Bodo Illgner. Me pas në sezonin e ardhshem u bë portieri i pare i skuadrës.[10] Në vitin 2000, ai u bë portieri më i ri në histori që luan në një ndeshje të Ligës së Kampioneve, duke luajtur në fitoren 3–0 kundër Valencias, vetëm katër ditë pas ditëlindjes së tij të 19-të.[11]

Casillas shfaqi një formë të dobët në sezonin 2001–02 dhe e humbi vendin e titullarit kundër César Sánchez. Më pas në finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 2002, César Sánchez u dëmtua në minutën e fundit dhe vendin e tij e zuri Casillas. Ai bëri disa pritje të mrekullueshme kunder Bayer Leverkusen dhe Real Madrid fitoi ndeshjen me rezultatin 2–1 duke mundur të fitojë edhe trofeun e nëntë në histori.

Sezoni 2007–08 do te ishte një sezon fantastik për të pasi ai ndihmoi skuadrën e tij që të fitonte titullin e 31 të La Ligës. Në atë sezon, Casillas pesoi vetëm 32 gola në 36 ndeshje dhe fitoi trofeun Zamora që i jepet portierit që pëson më pak gola në një sezon. Me 14 shkurt 2008, Casillas dhe Raul firmosen një kontratë që do ti mbanin në Real deri në fund të karrierës së tyre. Ai firmosi një zgjatje të kontratës që do ta mbante në Madrid deri në vitin 2017 me një kusht që të luante 30 ndeshje gjatë sezonit të fundit të kontratës dhe kishte një klauzole lirimi 113 milion . Casillas falë performancave te tij fantastike u zgjodh si portieri më i mirë në formacionin e UEFA–s për herë të dytë në karrierën e tij.

Në shkurt 2009, Iker Casillas barazoi rekordin e ndeshje të luajtura për Real Madrid si portier. Rekordi mbahej nga Paco Buyo me 454 ndeshje dhe Casillas e barazoi dhe më pas e kaloi dhe më vonë u bë portieri me më shumë ndeshje në historinë e Realit. Në verën e vitit 2009, mediat spanjolle raportuan që Manchester City kishte ofruar një ofertë rekord për Iker Casillas dhe për Realin. Manchester City ofroi 129 milion , megjithate klubi tha se City nuk kishte bere asnje oferte per Casillas. Gjithashtu për Casillas kishte shfaqur interes edhe klubi tjetër Manchester United por që nuk kishte bërë asnjë ofertë zyrtare. Gjithsesi Casillas tha që nuk do të largohet nga klubi që është rritur që në fëmijri.

Thumb
Iker Casillas në aksion me Real Madridin në vitin 2010.

Në sezonin 2009–10 në ndeshjen e Real Madrid më 4 tetor kundër Seviljes jashtë fushe, Casillas beri nje pritje te jashtzakonshme. Diego Perotti pasi mori një top në qender, ishte me portën e boshatisur, por Casillas vrapoi nga e majta në të djathë, duke u zgjatur dhe duke i mohuar golin mesfushorit. Pas ndeshjes, ai mori shumë lavdërime nga portiere spanjollë, kurse ish portieri i Anglisë, Gordon Banks deklaroi se reflekset e Casillas janë të mrekullueshme, dhe nëse ai vazhdonte të luante me atë ritëm do të behëj një nga portierët më të mirë të historisë së futbollit. Europa Press njoftoi si Casillas ishte sportisti i dyte spanjoll me i populluar ne internet ne vitin 2010. Studimi i kryer nga kompania Vipnet360 përfshiu rrjetet sociale Facebook, Twitter dhe YouTube.[12]

Gjate sezonin 2011–12, Casillas fitoi çmimin IFFHS Portieri më i mirë duke lënë në vendin e dytë portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon. Ai luajti ndeshjen e 600 për klubin në të gjitha kompedicionet më 22 janar 2012 në fitoren 4–1 kundër Athletic Bilbao.

Më 2 maj 2012, Casillas fitoi titullin e tij të pestë të La Ligës si futbollist i Realit dhe titullin e parë si kapiten pas fitores 3–0 kundër Athletic Bilbao.

Me 22 dhjetor 2012, ai u la në stol nga trajneri José Mourinho dhe u zëvëndësua nga Antonio Adan në ndeshjen e ligës kunder Málagës.[13] Ky ishte fillimi i një mosmarrëveshje të thartë midis trajnerit portugez dhe lojtarit, prej disa të cilave, sëbashku me disa probleme të brëndëshme, ishin treguar nga Casillas në konferenca për shtyp. Ky fakt, gjeneroi në opinionin e një pjese të caktuar të tifozëve të klubit, të cilit i vendosën pseudonimin lojtarit "topor".[14]

Në sezonin 2012–13, Casillas fitoi për të pestën herë çmimin IFFHS Portieri më i mirë duke u bërë portieri i parë në histori që e fiton këtë çmim pesë herë rresht.

Më vonë gjatë sezonit 2012–13, Mourinho bleu një portier të ri, spanjollin Diego Lopéz nga Sevilja. Ai mori vendin e Casillas si portieri i parë në formacion duke luajtur gjatë ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit, përfshirë edhe gjysmë–finalen e Ligës së Kampioneve kundër Borussia Dortmund. Pas sezonit 2012–13, Mourinho u largua nga Madridi dhe më vonë pas largimit të tij, mesfushori spanjoll Andrés Iniesta e kritikoi atë për lënjen në stol të Casillas.

Në verën e 2013, u lajmërua se Carlo Ancelotti do të ishte trajneri i ri i Real Madridit për sezonin 2013–14. Real Madrid e nisi sezonin e ri me një fitore 2–1, ku Casillas ishte në stol sërisht. Ai luajti ndeshjen e tij të parë pas 238 ditësh në Ligën e Kampioneve kundër Galatasarayt, por u dëmtua në minutën e 14të të ndeshjes pasi Sergio Ramos e përplasi atë duke e goditur me bërryl në mënyrë aksidentale.[15] Ancelotti në një konferencë për shtyp tha se Lopéz do të ishte portieri titullar për ndeshjet e ligës kurse Casillas do të luante në ndeshjet e Ligës së Kampioneve dhe në Copa del Rey.

Më 5 shkurt 2014, pas fitores 3–0 kundër Atlético Madrid në gjysmë–finalen e parë të Copa del Reyt, Casillas u bë portieri i parë në historinë e Real Madrid që mban portën e paprekur për tetë ndeshje rresht, gjithashtu ai vendosi edhe rekord personal me 772 minuta pa pësuar gol.[16] Ai sërisht nuk pësoi gol në ndeshjen e kthimit e fituar 0–2 duke e çuar rekordin e tij në 862 minuta, gjithashtu Real Madrid u bë skuadra e parë në histori që arrin në finalen e Copa del Reyt pa pësuar asnjë gol.[17] Më 26 shkurt 2014, në ndeshjen e parë të raundit të 16 në Ligën e Kampioneve kundër Schalke 04, rekodi i Casillas u ndal në 952 minuta pas golit të pësuar në minutën e 91 nga Klaas-Jan Huntelaar, Reali fitoi ndeshjen me rezultatin 1–6.[18] Më 18 mars, në ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu, Casillas me 12,000 mijë minuta u bë lojtari që ka luajtur më shumë në Ligën e Kampioneve duke kaluar bashkkombasin Raúl me vetëm një minutë më shumë, Reali fitoi ndeshjen 3–1 dhe u kualifikua për në çerek–finale me rezultatin e përgjithshëm 9–2.[19]

Porto

"Ti ke qënë gjithmonë një ikonë e Real Madridit, por mbi të gjitha ke qënë një nga përfaqësuesit më të mirë të rolit tonë në fushë. Fat të mbarë në aventurën tënde të re, do të jetë e çuditshme të të shoh me një fanellë tjetër që nga sot. Forca Iker!"

—Portieri i Juventusit dhe Italisë Gianluigi Buffon për transferimin e Casillas tek Porto në korrik 2015.[20]

Pas shumë spekullimeve rreth të ardhmes së tij, më 11 korrik 2015, Casillas firmosi me klubin portugez Porto në një marrëveshje dy-vjeçare me mundësi rinovim edhe për vit tjetër.[21][22] Sjellja e Real Madritit në largimin e tij u kritikua,[23] me prindërit e Casillas që thanë se djali i tyre u largua nga presidenti Florentino Pérez, i cili mori thirrje për të dhënë dorëheqjen nga tifozët.[24] Ish shoku i tij i skuadrës në ekipin kombëtar Xavi, i cili po në atë verë ishte larguar nga Barcelona pas një karriere të ngjashme dhe të suksesshme, deklaroi se Reali nuk i ishte mirënjohes portierit për kontributin e tij në klub.[25]

Karriera ndërkombëtare

Thumb
Casillas duke ngritur trofeun e Euro 2012, trofeu i tretë madhor rradhazi për Spanjën, duke arritur një tripletë historike.

Casillas debutoi me kombëtaren në nivelin U–17. Në moshën 16 vjeçare, ai ishte lojtari më i vogël në skuadrën spanjolle që u rendit e treta në Kupën e Botës U–17 që u zhvillua në Egjipt. Ai më vonë u bë dhe kapiten i kombëtares U–17. Dy vite më vonë, ai shkoi për të fituar FIFA Kampionatin Botërorë të të rinjëve dhe Kupën Meridian në të njëjtin vit. Fillimisht si zgjedhje e dytë, ai punoi shumë në rrugën e tij dhe përfundimisht luajti ndeshjen e tij të parë me kombëtaren e të rriturve pas disa ndeshjeve brilante të luajtur me klubin.

Ai është lojtari me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares spanjolle. Pas debutimit me kombëtaren kundër Suedisë më 3 qershor 2000 (19 vjeç e 14 ditë), Casillas ishte një zëvëndësim i papërdorur në Euro 2000. Ai ishte pjesë e listës që u thirr për të luajtur në 2002 Kupën e Botës, por ai ishte portieri i dytë pasi titullar ishte Santiago Cañizares. Rastësisht, ai u bë zgjedha e parë pasi Cañizares u tërhoq pas një aksidenti fatal me makinë. Në moshën 21 vjeçare, Casillas ishte portieri më i ri titullar në turnament. Ai luajtui një rol të rëndësishëm në progresionin e Spanjës ku ai priti dy penallti në gjuajtjet e penalltive gjatë ndeshjes së raundit të 16 kundër Irlandës, duke fituar edhe pseudonimin "The Saint" (Shënjtori). Një nga pritjet e tij në çerek–finalen kundër Koresë së Jugut gjatë 2002 Kupës së Botës dhe u vlerësua nga FIFA si një nga dhjetë pritjet më të mira të të gjitha kohërave.

Casillas luajti në të teta ndeshjet kualifikuese të Euro 2004, duke pësuar vetëm katër gola. Ai e mbajti portën e paprekur në fitoren e ndeshjes së kthimit kundër Norvegjisë që përfundoi me rezultatin 3–0 në Oslo, dhe luajti si titullar në të gjitha ndeshjet e Spanjë në Euro 2004. Ai ishte zgjedhja e parë e kombëtares në 2006 Kupën e Botës, duke qënë edhe kapiten në dy ndeshje, por nuk mundi të evitojë humbjen 3–1 La Rojas kundër Francës së udhëhequr nga Zidane në raundin e 16.

Me përjashtimin e shokut të rij te Real Madrid, Raúl nga skuadra që të luante Euro 2008, Casillas j'u dhurua shiriti i kapitenit. Ai luajti si titullar në dy ndeshjet e para të Grupit D kundër Rusisë dhe Suedisë përpara se në ndeshjen e fundit të luante portieri i dytë Pepe Reina kundër Greqisë. Më 22 qershor, Casillas priti penalltitë e Antonio Di Natales dhe Daniele De Rossit me Spanjën që eleminoi Italinë në çerek–finale 4–2 me penalli pasi ndeshja e rregullt përfundoi 0–0.[26] Spanja më vonë fitoi turnamentin duke mundur 1–0 në finale Gjermaninë më 29 qershor. Casillas mbajti portën e paprekur në çerek–finale, gjysmë–finale dhe finale dhe vetëm suedezi Zlatan Ibrahimović ishte i vetmi lojtari i fundit që arriti ti shënoj gol. Më 29 qershor 2008, ai u bë portieri i parë kapiten që nge në qiell trofeun e Kampionatit Europian pasi Spanja mposhti 1–0 Gjermaninë.[27]

Në tetor 2008, Casillas dhe zëvëndësuesi Pepe Reina thyen rekordin për numrin më të madhëtë minutave pa pasuar gol. Rekordi i dyshes arriti deri në 710 minuta, duke thyer edhe rekordin e mbajtur nga Andoni Zubizarreta dhe Paco Buyo.[28] Wesley Sonck i Belgjikës ndali rekodin e tyre duke i shënuar më 15 tetor 2008 në ndeshjen kualifikuese të 2010 Kupës së Botës.

Casillas ishte portieri më i lartë i renditur (vendi i katërt), në garën për Topin e Artë 2008 mbrapa Cristiano Ronaldos, Lionel Messit dhe shokun e kombëtares Fernando Torres. Gjithashtu në vitin 2008, Casillas u cilësua si portieri më i mirë në botë nga IFFHS.[29] Ai gjithashtu u rendit në vendin e tretë për portierin më të mirë të të gjitha kohërave, duke mundur Oliver Kahn.

Më 5 shtator 2009, pas një fitore 5–0 kundër Belgjikës për kualifikueset e Kupës së Botës 2010, Casillas barazoi rekodin e Andoni Zubizarretas me 56 ndeshje pa pësuar gol,[30] dhe në ndeshjen e rradhës kundër Estonisë më 9 shtator, Casillas parakaloi Zubizarretan si portierin me më shumë ndeshje pa pësuar gol (Casillas e theu rekodin në ndeshjen e tij të 98 kurse Zubizarreta e vendosi rekodin në ndeshjen e tij të 126). Dy muaj më vonë, Casillas luajti ndeshjen e tij të 100 për kombëtaren spanjolle në një fitore kundër Argjentinës në një ndeshje miqësore,[31] duke u bërë lojtari i tretë spanjoll që e arrin këtë shifër.

Thumb
Casillas me Xavin, pas fitimit të Euro 2012.

Më 11 korrik 2010, ai ishte kapiteni i Spanjës në fitimin e titullit të parë të Kupës së Botës pas fitores 1–0 kundër Hollandës.[32] Ai u bë portieri i tretë në histori që udhëheq skuadrën drej fitores së Kupës së Botës si kapiten (pas Gianpiero Combi1934 dhe Dino Zoff1982). Ai u votua si portieri më i mirë i turnamentit dhe i'u dhurua çmimi Doreza e Artë. Gjatë turnamentit, Casillas e mbajti portën e paprekur në pesë ndeshje duke pësuar gjithsej vetëm dy gola dhe gjithashtu priti një penallti vendimtare në çerek–finale kundër Paraguajit. Në finale, ai bëri dy pritje vendimtare kundër Arjen Robben gjatë kohës që rezultati ishte 0–0, hollandezi kaloi të gjithë mbrojtësit spanjoll.

Më 15 nëntor 2011, Casillas u bë lojtari me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares spanjolle duke thyer rekordin e Andoni Zubizarretas pasi luajti titullar në barazimin 2–2 kundër Kosta Rikës.

Më 29 shkurt 2012, në fitoren e Spanjës 5–0 kundër Venezuelës, Casillas barazoi rekordin e Edwin van der Sar me 72 ndeshje pa pësuar gol në kombëtare. Më 30 maj, në fitoren 4–1 kundër Koresë së Jugut, Casillas hyri në fushë në minutën e 82 në vend të Pepe Reinës. Kjo gjë solli fitoren e 95 me Casillas në fushë duke sjellë edhe një tjetër rekord. Më 6 qershor, në fitoren 1–0 kundër Kinës, ai vendosi një rekdord tjetër duke e mbajtur portën e paprekur për plot 74 ndeshje.

Më 1 korrik 2012, Casillas u bë lojtari i parë që arrin 100 fitore me vendin e tij. Ai vendosi një rekord tjetër me 509 minuta pa pësuar gol në Euro 2012, duke thyer rekdoin e Dino Zoff me 494 minuta. Casillas vazhdoi rekdoin e tij me Spanjën duke e çuar në 817 minuta, një rekord që u thye nga sulmuesi francez Olivier Giroud në sekondat e fundit të ndeshjes kundër Francës.[33]

Jashtë futbollit

Jeta personale

Që nga viti 2009, Casillas ka qënë në një marrëdhënje me gazetaren Sara Carbonero.[34] Në korrik 2013, Cassilas konfirmosi se ai dhe partnerja e tij Sara do të bëheshin prindër për herë të parë.[35] Djali i tyre, Martín Casillas Carbonero, lindi me operiacion më 3 janar 2014 në Ruber International Clinic në Madrid.[36][37]

Bamirësia

Në 2011, Casillas u emërua si Ambasador i Vullnetit të Mirë për Zhvillim të Mijëvjeçarit Objektivave të programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara.[38][39]

Sponsorizimet

Në janar 2012, Casillas pranoi një sponzorizim me Adidas për të veshur dorezat e tyrë të portierit dhe takat e futbollit.[40] Kjo marrëveshje me Adidas i dha fund lidhjes së Casillas me Reebok, e cila kishte filluar në vitin 2004. Në shkurt 2005, Casillas ishte fytyra e futbollit e Reebok I Am What I Am globale.[41]

Statistikat e karrierës

Klube

Redaktuar më 5 shkurt 2014

Më shumë informacion Klubi, Sezoni ...
Klubi Sezoni Liga Kupa Europa Tjetër1 Total
Ndesh GP Ndesh GP Ndesh GP Ndesh GP Ndesh GP
Real Madrid
1999–2000 2723511219354748
2000–01 3437001115244756
2001–02 25275596104038
2002–03 3842001521215564
2003–04 375021910225063
2004–05 3730001011004741
2005–06 37384677004851
2006–07 384000710004550
2007–08 363200813264651
2008–09 385200710254767
2009–10 38350089004644
2010–11 353282116005440
2011–12 373146107255349
2012–13 19173058242929
2013–14 00706400134
Gjithsej karriera 47648638211351571832667695
Mbylle

1 Përfshirë FIFA Kupa e Botës për Klube, Kupa Ndërkontinentale, UEFA Super Kupa dhe Supercopa de España.

Kombëtarja

Rekdatuar më 19 nëntor 2013

Më shumë informacion Kombëtarja Skuadra, Viti ...
Kombëtarja
Skuadra
Viti Miqësore Kupa e Botës Kampionati Europian Kupa e Konfederatave Total
Nd. GP Nd. GP Nd. GP Nd. GP Nd. GP
Spanja 2000 3332000065
2001 3220000052
2002 41552000116
2003 31126400107
2004 63313200126
2005 10940000104
2006 433435001012
2007 1000830093
2008 71206200153
2009 41540044139
2010 577233001512
2011 75004200117
2012 71316100163
2013 4020003494
Total 58 28 45 25 41 22 7 8 152 83
Mbylle

Ndeshjet me kombëtaren

Më shumë informacion #, Data ...
Mbylle

Trofe

Klube

Real Madrid

Kombëtarja

Spanja
Spain U20
  • FIFA Kampionati Botëror i të Rinjëve (1): 1999
Spain U16
  • UEFA Kampionati U–16 (1): 1997

Personale

  • Bravo Award: 2000
  • La Liga Lojtari talent i Vitit: 2000
  • UEFA Skuadra e Vitit (6): 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012
  • Zamora Trophy: 2007–08
  • UEFA Euro Skuadra e Vitit (2): 2008, 2012
  • ESM Skuadra e Vitit: 2008
  • FIFA/FIFPro World XI (5): 2008, 2009, 2010, 2011, 2012
  • FIFA/FIFPro Portieri më i mirë i Botës (5): 2008, 2009, 2010, 2011, 2012
  • IFFHS Portieri më i mirë i Botës (5): 2008, 2009, 2010, 2011, 2012
  • Portieri më i mirë në La Liga (2): 2009, 2012
  • FIFA Kupa e Botës Doreza e Artë: 2010[42]
  • FIFA Kupa e Botës Skuadra All-Star: 2010

Rekordet

Real Madrid
1Përfshirë të gjitha kompedicionet europiane, Kupa Interkontinentale dhe FIFA Kupa e Botës për Klube.
2Përfshirë të gjitha kompedicionet e klubeve europiane, Kupa Interkontinentale.
3PërfshirëKupa Europiane / UEFA Champions League, UEFA Cup Winners' Cup, Kupa UEFA / UEFA Europa League, UEFA Super Kupa dhe UEFA Kupa Intertoto.
Spain
  • Lojtari me më shumë ndeshje te Spanja: 153 ndeshje

Dekorata

  • Gold Medal of the Royal Order of Sporting Merit: 2009 [43]
  • Djali i preferuar i Navalacruz: 2010 [44]
  • Djali i preferuar i Móstoles: 2010 [45]
  • Çmimi i Princit të Austrias për Sportet: 2012

Referime

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.