Remove ads
futbollist italian From Wikipedia, the free encyclopedia
Antonio "Totò" Di Natale (Italisht:[anˈtɔːnjo (toˈtɔ d)di naˈtaːle]; lindur më 13 tetor 1977) është një ish futbollist profesionist italian i cili luante si sulmues.
Antonio Di Natale në vitin 2012 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Antonio Di Natale[1] | ||
Datëlindja | 13 tetor 1977 (47 vjeç) | ||
Vendlindja | Napoli, Itali | ||
Gjatësia | 1.70 m (5 ft 7 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1994–1996 | Empoli | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1996–2004 | Empoli | 158 | (49) |
1997–1998 | → Iperzola (huazim) | 33 | (6) |
1998 | → Varese (huazim) | 5 | (0) |
1998–1999 | → Viareggio (huazim) | 25 | (12) |
2004–2016 | Udinese | 385 | (191) |
Gjithsej | 606 | (258) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
2002–2012 | Italia | 42 | (11) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 15 maj 2016 |
Di Natale filloi karrierën e tij futbollistike me të rinjtë e Empolit në vitin 1994 dhe debutoi si profesionist dy vite më vonë; ai qëndroi në klub deri në vitin 2004, dhe gjatë kësaj kohe pati edhe dy periudha të shkurtra te Iperzola, Varese dhe Viareggio si i huazuar. Gjatë kohës së tij te Empoli, ai ndihmoi ekipin të ngjitej në Serie A në sezonin 2001–02, duke kontribuar me 16 gola. Shpërthimi i tij erdhi në sezonin 2002–03, duke shënuar 13 gola në etlië, që rezultuan vendimtare për Empolin që mbijetoi. Pavarësisht se një sezon më vonë nuk shënoi rregullisht dhe Empoli u rrëzua një kategori më poshtë, paraqitjet e tij dhe mesatarja e shënimit i siguruan atij një transfrim te Udinese në verën e vitit 2004.
Gjatë kohës te Udinese, aftësitë e Di Natales, lidershipi, golat dhe asistët luajtën një rol kyç në vendin e tretë të arritur nga klubi në sezonin 2011–12, duke siguruar kështu një kualifikim historik në UEFA Ligën e Kampioneve.[2] Në vitin 2007, ai u emërua kapiten i ekipit. Forma e tij fantastike e shënimit të gola bëri që ai të arrinte kuotë golash dyshifrore për nëtë sezone rresht.[2] Ai fitoi çmimin e golashënuesit më të mirë të Serie A në vitet 2010 dhe 2011, si dhe u nderua me çmimin Futbollisti Italian i Vitit i Serie A për paraqitjet e tij në vitin 2010.[2][3] Një lojtar i cili shkëlqeu vonë në karrierë, ndryshe nga shumë sulmues të tjerë, ai shijoi sezonet më profilike pas moshës 30 vjeç; nga viti 2009 e deri në 2011, Lionel Messi (82) dhe Cristiano Ronaldo (86) ishin lojtarët që shënuan më shumë gola në kampionat se Di Natale (67).[4] Në vitin 2015, France Football e renditi atë si një nga dhjetë lojtarët më të mirë të moshës mbi 38 vjeç.[5]
Di Natale është lojtari me më shumë paraqitje dhe gola i Udineses në Serie A (385 paraqitje dhe 191 gola) dhe kompedicionet evropiane (37 paraqitje dhe 17 gola). Me 209 gola, ai është golashënuesi i gjashtë më i mirë i Serie A, dhe me 311 gola, është golashënuesi i tetë më i mirë në historinë e futbollit italian, mbrapa Silvio Piolës, Alessandro Del Pieros, Giuseppe Meazzës, Luca Tonit, Roberto Baggios, Francesco Tottit dhe Filippo Inzaghit.[6]
Në nivel ndërkombëtar, Di Natale ka përafaqësuar kombëtaren italiane në 42 raste nga viti 2002 e deri në 2002, duke shënuar 11 gola. Ai ka luajtur në UEFA Euro 2008, Kupën e Botës 2010 (ku shënoi një gol) dhe UEFA Euro 2012 ku gjithashtu shënoi një gol dhe ndihmoi ekipin të arrinte në finale.
I njohur si "Totò",[7] Di Natale ka lindur në Napoli më 13 tetor 1997 nga Salvatore, një piktor profesionist, dhe Giovanna. Ai ka dy vëllezër, Paolon dhe Carminen, si dhe dy motra, Michelën dhe Annën.
Pavarësisht se lindi në Napoli, Di Natale shkoi në veri të Italisë për të nisur karrierën e tij futbollistike me te rinjtë e Empolit. Gjatë kohës së tij atje, Di Natale u huazua tre herë, duke shijuar sukses Viareggion në sezonin 1998–99, ku shënoi 12 gola në 25 ndeshje për ekipin toskan. Pas rikthimit te Empoli, ai më në fund u bë lojtar titullar duke u bërë edhe një element i rëndësishëm i ekipit. Ai shënoi gjashtë herë në 25 paraqitje në sezonin 1999–2000 duke udhëhequr Empolin në një vend të nëntë në Serie B.
Empoli fitoi ngjitjen në Serie A në vitin 2002 pasi përfundoi e katërta gjatë sezonit 2001–02 me 67 pikë.[8] Ata gjithashtu shënuan 60 gola, më shumë se çdo ekip tjetër, kurse Di Natale personalisht shënoi 16 gola për t'a mbyllur si shënuesi më i mirë i ekipit. Në sezonin e rikthimit të Empolit në elitë, ai ndihmoi klubin të mbijetonte duke shënuar 13 gola.[9] Kjo shifër përfshiu edhe një tregolësh në triumfin 4–2 ndaj Regginës më 17 nëntor 2002.[10] Sezoni i ardhshëm ishte më pak i frytshëm për Di Natalen, i cili shënoi vetëm pesë herë në kampionat. Pas dy sezoneve në Serie A, Empoli u rrëzua sërisht në Serie A pas përfundimit të sezonit 2003–04.[11]
Pasi Empoli ra nga kategoria, Di Natale u bashkua me Udinesen për sezonin 2004–05 sëbashku me Manuel Bellerin dhe Emílson Cribarin. Në Udine, ai luajti sëbashku me Vincenzo Iaquintën dhe David Di Michelen në sulm, duke ndihmuar klubin friulian t'a mbyllte kampionatin në vend të kartërt, duke siguruar edhe një biletë për në UEFA Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.[12] Ai shënoi shtatë gola në 33 paraqitje në sezonin e tij debutues me Udinesen.
Di Natale shënoi 17 gola në sezonin 2007–08. Dy nga golat më të shquar të tij u shënuan në javën e katërt të kampionatit ku Udinese u përball me Regginën. Ai shënoi me parabël në minutën e pestë dhe një gjuajtje "volley" me të majtën, këmbën e "dobët", në minutën e 63të. Ai përmirësoi mesataren e shënimit pas krijimit të një dyshe të frikshme sulmi me Fabio Quagliarellën. Ai u emërua edhe kapiten i ekipit në vitin 2007 dhe kontrata e tij u zgjat deri më 30 qershor 2012.[13][14]
Maji i 2010 firmosi sezonin më të mirë në karrierën e Di Natales. Ai shënoi 29 gola në Serie A, duke kontribuar në 54% të golave të ekipit.[15] Ai gjithashtu theu rekordin e gjermanit Oliver Bierhoff për numrin e golave të shënuar me Udinesen në një sezon; Bierhoff shënoi 27 gola në sezonin 1997–98. Më 9 maj 2010, Di Natale arriti në shifrën e 100 golave në Serie A pas një dopiete ndaj Barit. Për performancat e tij gjatë sezonit, Di Natale u nderua me çmimin Serie A Futbollisti italian i vitit si dhe u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit. Ai gjithashtu mori çmimin Serie A Fair Play pasi ndërpreu lojën gjatë një ndeshje ndaj Lazios për shkak se Libor Kozák u dëmtua, edhe pse Udinese po humbiste 3–2 në minutat e fundit.[16] Gjithashtu në sezonin 2009–10 ai përfundoi në vendin e dytë në garën për Këpucën e Artë Evropiane; ai ishte barazim me gola me sulmuesin e Çelsit Didier Drogba,[17] dhe vetëm pesë larg Lionel Messit të Barcelonës që fitoi trofeun.[18] Me ndihmën e tij klubi arriti edhe gjysëm-finalen e Coppa Italias të atij sezoni.
Më 14 nëntor 2010, Di Natale shënoi një tregolësh gjatë një ndeshje ndaj Lecces[19] dhe katërmbëdhjetë ditë më pas, ai shënoi një tjetër tregolësh, i dyti rresht në ndeshjet në shtëpi, në një triumf ndaj Napolit.[20] Më 8 maj 2011, ai shënoi dy gola në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Lazios për t'i dhënë fitoren Udineses 2–1 dhe vendin e katërt në renditje me dy ndeshje nga fundi.[21] Pavarësisht një barazimi pa gola me Milanin në ndeshjen e fundit, ku Di Natale humbi një penallti, Udinese mundi të sigurojë vendin e katërt dhe një biletë për në raundin play-off të Ligës së Kampioneve 2011–12.[22] Gjatë sezonit 2010–11, Di Natale pati mesataren më të mirë të shënimit në Itali, duke realizuar 28 gola në 36 ndeshje; ai regjistroi një mestare 0.78 gola për ndeshje. Kjo ishte mesatarja e tretë më e lartë në Evropë, dhe para tij ishte vetëm Cristiano Ronaldo i Real Madridit dhe Lionel Messi i Barcelonës.[23]
Më 23 tetor 2011, Di Natale shënoi një dopietë në triumfin 3–0 ndaj Novarës duke dërguar Udinesen në krye të renditjes së Serie A.[24] Më 13 maj 2012, ai shënoi të parin kundër Catanias në ndeshjen e fundit të kampionatit, që u pasua nga një gol i Diego Fabbrinit për të siguruar fitoren e katërt rresht si dhe një vend në raundet kualifikuese të Ligës së Kampioneve.[25] Më 4 korrik, Di Natale rinovoi kontratën e tij me klubin edhe për vite të tjera.[26]
Golat e parë të Di Natales për sezonin 2012–13 erdhën më 16 nëntor 2012; ai shënoi të parin brënda pesë minutave, por një karton i kuq i Andrea Lazzarit dhe dy gola në fund nga Siena e dënuan Udinesen të merrte vetëm një barazim 2–2.[27] Më 6 janar 2013, ai shënoi një dygolësh në fitoren 3–0 ndaj Interit me dhjetë lojtar, duke ngjitur Udinesen në vendin e tetë në renditje.[28] Në ndeshjen e rradhës të Udineses në kampionat, më 13 janar, ai shënoi një tjetër dygolësh, këtë herë ndaj Fiorentinës duke i dhënë ekipit fitoren 3–1, një fitore që çoi në pesë ndeshjet pa humbje në Serie A.[29] Di Natale shënoi golin e 150të në Serie A për Udinesen më 3 mars, duke shënuar nga afër portës pas një pasimi nga Luis Muriel, duke i dhënë ekipit një fitore minimale 1–0 ndaj Pescarës.[30] Goli i tij i fundit për sezonin 2012–13 erdhi në javën e fundit të kampionatit më 19 maj, ku Udinese u përball ndaj Interit në San Siro; ai shënoi golin e tretë të fitores spektakolare 5–2 për të ndihmuar Udinesen të siguroj një vend për në UEFA Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.[31]
Para fillimit të sezonit 2013–14, Di Natale mori një ofertë me rrogë sezonale 10 milion € nga klubi kinez Guangzhou Evergrande, e cila në atë kohë drejtohej nga ish trajneri i tij te Italia Marcello Lippi. Megjithatë, ai refuzoi ofertën dhe vazhdoi të qëndrojë te Udinese.[32] Pas disfatës 3–1 të Udineses ndaj Hellas Veronës më 6 janar 2014, ai i tregoi Sky Sports Italia se do të pensionohej pas përfundimit të sezonit, duke deklaruar: "Tashmë e kam vendosur, në qershor do të ndaloj së luajturi futboll. Është vendosur tashmë."[33] Më 8 mars 2014, Di Natale shënoi golin e tij të 185të në Serie A, të vetmin e fitores ndaj Milanit, duke parakaluar sulmuesin argjentinas Gabriel Batistuta në renditjen e të gjitha kohërave.[34] Ai e përfundoi sezonin 2013–14 me 17 gola, duke u renditur i katërti në renditjen e Serie A, në moshën 36 vjeç.[35] Pavarësisht se në fillim kishte deklaruar pensionimin nga futbolli në fund të sezonit, më 30 maj 2014, ai tha se do të vazhdonte të luante futboll edhe në sezonin 2014–15.[36][37]
Di Natale shënoi katër gola në fitoren 5–1 kundër Ternanës në raundin e tretë të Coppa Italias më 23 gusht 2014.[38] Tetë ditë më pas, në ndeshjen hapëse të kampionatit për sezonin 2014–15, ai shënoi dy gola në pjesën e dytë në një fitore ndaj Empolit të sapongjitur.[39] Më 23 nëntor 2014, ai shënoi golin e 200të në paraqitjen e 400të në Serie A kundër Chievos.[40] Më 5 shkurt të vitit të ardhshëm, atij i erdhi një ofertë 8 milion $ na një klub pa emër në Major League Soccer (MLS); ai ishte gjithashtu i lidhur me një transferim te New York City FC.[41] Më 28 prill, Di Natale shënoi golin e 205të në Serie A, duke barazuar legjendën Roberto Baggio si goalshënuesi i gjashtë më i mirë i Serie A, në moshën 37 vjeç;[42] kjo gjithashtu ishte paraqitja e tij e 700të në karrierë.[43] Ai e parakaloi Baggion në ndeshjen e rradhës më 3 maj duke shënuar golin e 206të kundër Hellas Veronës.[44] Më 12 maj, ai sërisht tërhoqi vendimin për t'u pensionuar në fund të sezonit 2014–15, duke shfaqur ambicien për të luajtur edhe një sezon tjetër.[45] Në fund të prillit 2016, Di Natale lajmëroi se do të largohej nga klubi në përfundim të sezonit 2015–16, por shtoi se kishte ende synimin për të vazhduar të luante futboll profesionist.[46] Më 15 maj 2016, ai shënoi me penallti në humbjen 2–1 në shtëpi ndaj Carpit në ndeshjen e tij në fundit si lojtar i Udineses, me të cilën shënoi gjithsej 191 gola në 385 paraqitje në 12 vite në Serie A, si dhe 227 gola dhe 63 asiste në të gjitha kompedicionet.[47][48] Megjithatë, ai zyrtarisht deklaroi pensionimin në shtator të atij viti.[49][50]
Di Natale bëri debutimin e tij ndërkombëtar për Italinë më 20 nëntor 2002 nën drejtimin e trajnerit Giovanni Trapattoni, në një ndeshje miqësore ndaj Turqisë.[51] Ai luajti disa ndeshje në vitet e ardhshme, duke shënuar golin e parë më 18 shkurt 2004 në një miqësore tjetër ndaj Republikës Çeke që u mbyll në barazim 2–2.[52]
Në vitin 2006, Di Natale fitoi vendin e titullar nën drejtimin e trajnerit Roberto Donadoni si dhe mori pjesë në fushatën kualifikuese të UEFA Euro 2008. Ai u thirr edhe në fazën finale të turnamentit,[53] ku ai humbi një penallti vendimtare në gjuatjet e penalltive të ndeshjes çerek-finale ndaj Spanjës, e cila triumfoi 4–2 dhe më vonë fitoi edhe turnamentin.[54]
Një vit më vonë, ai humbi mundësinë për të luajtur në Kupën e Konfederatave për shkak të një dëmtimi në gju, të cilën e pësoi në një ndeshje ndërkombëtare ndaj Malit të Zi më 28 mars 2009.[55]
Di Natale mori pjesë në Kupën e Botës 2010 nën drejtimin e trajnerit Marcello Lippi, ku atij i'u dha fanella legjendare me numrin 10. Italia u vendos në grupin F në fazën finale të turnamentit, duke barazuar dy ndeshjet e para ndaj Paraguajit dhe Zelandës së Re respektivisht (të dyja 1–1).[56][57] Në ndeshjen e fundit të grupit më 24 qershor, ai shënoi një gol në humbjen 3–2 ndaj Sllovakisë, duke bërë që Italia ta mbyllte grupin e fundit me vetëm dy pikë.[58]
Në vitin 2012, Di Natale u përfshi në ekipin e Italisë që do të luante në UEFA Euro 2012,[59] dhe nën drejtimin e trajnerit Cesare Prandelli, zhvilloi pesë paraqitje gjatë turnamentit, duke mos luajtur vetëm në çerek-finalen e fituar me penallti ndaj Anglisë. Pasi hyri si zëvëndëues në ndeshjen e parë ndaj kampionëve në fuqi të Spanjës, më 10 qershor 2012, ai shënoi golin e parë të takimit që u mbyll në barazim 1–1, duke mposhtur portierin Iker Casillas me një gjuajtje me hark me të djathtën pasi mori një vertikalizim nga Andrea Pirlo;[60] goli i tij ishte i vetmi që Spanja pësoi gjatë turnamentit.[61] Italia në fund arriti në finalen e turnamentit, e cila u luajt më 1 korrik 2012 në Stadiumin Olimpik në Kiev.[62] Italianët u mposhtën me rezultatin e rëndë 4–0, me Di Natalen i cili u paraqit si zëvëndësues në pjesën e dytë.[63]
Di Natale lajmëroi pensionimin nga kombëtarja pas përfundimit të turnamentit.[64] Pavarësisht se Prandelli e ftoi atë për të luajtur në Kupën e Konfederatave 2013, Di Natale refuzoi ofertën, pasi ai shpresonte që verën t'a shfrtëzonte për t'u stërvitur me qëllim për t'u përgatitur për Kupën e Botës 2014.[65] Pavarësisht kësaj, ai nuk u thirr në verën e ardhshme.[66] Gjithsej, Di Natale zhvilloi 42 paraqitje për të kaltrit dhe shënoi 11 gola.[67]
Një lojtar i shpejtë, i mobilizuar, dhe i shkathët, me dhunti takike dhe me një sy vrastar për gol, Di Natale ishte i aftë të luante në çdo pozicion në sulm; gjatë karrierës së tij ai ka luajtur në qëndër si sulmues i vetëm, në krah të majtë në sulmin me tre si dhe si sulmues i dytë, si një lojtar më krijues e mbështetës, kjo për shkak të pozicionimit të tij, vizionit dhe aftësisë për të krijuar dhe shënuar gola. Ai njihej më së shumti për shpejtësinë, kontrollin, aftësinë teknike dhe sensin për hapsira në zonë, si dhe për aftësinë për të bërë inkursione sulmuese, të mposhtë mbrojtësit kundërshtarë dhe të përfundonte aksionet.[4][68][69][70][71][72][73][74][75][76][77]
I konsideruar si një nga lojtarët italian më të mirë të gjeneratës së tij,[73][78][79][80][81] Di Natale fitoi çmimin prestigjoz Capocannoniere si golashënuesi më i mirë i Serie A në sezonet 2009–10 dhe 2010–11, si dhe fitoi çmimin Serie A Futbollisti italian i vitit.[3] Përveç aftësive të shënimit, Di Natale shquhej për aftësitë si udhëheqës, besnikërinë, punën në fushë dhe jetëgjatësinë gjatë karrierës.[4][82][68][83][84] Ai ishte gjithashtu një gjuajtës i saktë i penalltive dhe goditjeve të dënimit.[85][86][87]
Gjatë kohës që luante për Empolin, në moshën 19 vjeç, Di Natale takoi gruan e tij të ardhshme, Ilenia Betti, më të cilën u martua më 15 qershor 2002. Çifti ka dy djem sëbashku, Filippon dhe Dilettën.[88] Në gusht 2010, ai refuzoi një transferim te gjigandët e Juventusit sepse fëmijët e tij ishin rritur në Udine dhe familja e tij ishte përshtatur me jetesën atje.[89]
Di Natale mori përgjegjësi financiare për motrën me aftësi të kufizuara të shokut të tij te Udinese Piermario Morosini, i cili vdiq më 14 prill 2012 në fushën e lojës pasi pësoi një goditje në zemër duke luajtur në huazim te Livorno. Vdekja e Morosinit e la motrën e tij me asnjë të afërm.[90]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Gjithsej | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Empoli | 1996–97 | Serie B | 1 | 0 | — | — | 1 | 0 | ||
1999–2000 | 25 | 6 | 5 | 1 | — | 30 | 7 | |||
2000–01 | 35 | 9 | 3 | 1 | — | 38 | 10 | |||
2001–02 | 38 | 16 | 4 | 2 | — | 42 | 18 | |||
2002–03 | Serie A | 27 | 13 | 5 | 1 | — | 32 | 14 | ||
2003–04 | 33 | 5 | 2 | 1 | — | 35 | 6 | |||
Gjithsej | 158 | 49 | 19 | 6 | — | 177 | 55 | |||
Iperzola (huazim) | 1997–98 | Serie C2 | 33 | 6 | — | — | 33 | 6 | ||
Varese (huazim) | 1998–99 | Serie C1 | 4 | 0 | — | — | 4 | 0 | ||
Viareggio (huazim) | 1998–99 | Serie C2 | 25 | 12 | — | — | 25 | 12 | ||
Udinese | 2004–05 | Serie A | 33 | 7 | 6 | 4 | 2[a] | 0 | 41 | 11 |
2005–06 | 35 | 8 | 3 | 3 | 10[b] | 4 | 48 | 15 | ||
2006–07 | 31 | 11 | 2 | 2 | — | 33 | 13 | |||
2007–08 | 36 | 17 | 1 | 1 | — | 37 | 18 | |||
2008–09 | 22 | 12 | 1 | 1 | 7[a] | 3 | 30 | 16 | ||
2009–10 | 35 | 29 | 3 | 0 | — | 38 | 29 | |||
2010–11 | 36 | 28 | 1 | 0 | — | 37 | 28 | |||
2011–12 | 36 | 23 | 1 | 1 | 6[c] | 5 | 43 | 29 | ||
2012–13 | 33 | 23 | 1 | 0 | 8[d] | 3 | 42 | 26 | ||
2013–14 | 32 | 17 | 2 | 1 | 4[e] | 2 | 38 | 20 | ||
2014–15 | 33 | 14 | 1 | 4 | — | 34 | 18 | |||
2015–16 | 23 | 2 | 2 | 2 | — | 25 | 4 | |||
Gjithsej | 385 | 191 | 24 | 19 | 37 | 17 | 446 | 227 | ||
Gjithsej karriera | 606 | 258 | 43 | 25 | 37 | 17 | 686 | 300 |
Burimi: [93]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Italia | 2002 | 1 | 0 |
2003 | 2 | 0 | |
2004 | 1 | 1 | |
2005 | 0 | 0 | |
2006 | 4 | 1 | |
2007 | 7 | 3 | |
2008 | 10 | 4 | |
2009 | 5 | 0 | |
2010 | 6 | 1 | |
2011 | 0 | 0 | |
2012 | 6 | 1 | |
Gjithsej | 42 | 11 |
Rezultatet e Italisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Di Natale.[94]
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 18 shkurt 2004 | Stadio Renzo Barbera, Palermo, Itali | 4 | Republika Çeke | 2–1 | 2–2 | Ndeshje miqësore |
2 | 15 nëntor 2006 | Stadio Atleti Azzurri d'Italia, Bergamo, Itali | 8 | Turqia | 1–0 | 1–1 | |
3 | 22 gusht 2007 | Stadium Ferenc Puskás, Budapest, Hungari | 11 | Hungaria | 1–0 | 1–3 | |
4 | 12 shtator 2007 | Stadiumi Olimpiyskiy, Kiev, Ukrainë | 13 | Ukraina | 1–0 | 2–1 | Kualifikueset e UEFA Euro 2008 |
5 | 2–1 | ||||||
6 | 30 maj 2008 | Stadio Artemio Franchi, Firence, Itali | 18 | Belgjika | 1–0 | 3–1 | Ndeshje miqësore |
7 | 2–0 | ||||||
8 | 6 shtator 2008 | Stadiumi Antonis Papadopoulos, Larnaca, Qipro | 22 | Qipro | 1–0 | 2–1 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
9 | 2–1 | ||||||
10 | 24 qershor 2010 | Ellis Park Stadium, Johannesburg Afrikë e Jugut | 36 | Sllovakia | 1–2 | 2–3 | 2010 FIFA Kupa e Botës |
11 | 10 qershor 2012 | PGE Arena Gdańsk, Gdańsk, Poloni | 38 | Spanja | 1–0 | 1–1 | UEFA Euro 2012 |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.