Remove ads
kryeqyteti dhe qyteti më i populluar i Finlandës From Wikipedia, the free encyclopedia
Helsinki (dëgjo (help·info), dëgjo (help·info)) (suedisht: Helsingfors) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Finlandës. Ai ndodhet në rajonin Uusimaa, në Finlandën jugore, në bregun e Gjirit të Finlandës, një krah i Detit Balltik. Helsinki ka një popullsi prej 650,222 banorë (2018). Helsinki ndodhet rreth 80km në veri të Talin, Estoni, 400km në verilindje të Stokholmit, Suedi, dhe 300km në perëndim të Shën Petersburgut, Rusi. Helsinki ka lidhje të ngushta historike me këto tre qytete.
Helsinki
Helsinki – Helsingfors | |
---|---|
Helsingin kaupunki Helsingfors stad Qyteti i Helsinkit | |
Nofka(t): 'Stadi (për Helsinkianët), Hesa (për ata që nuk banojnë në qytet),[1] Vajza e Baltikut, Perla e Detit Baltik | |
Koordinatat: 60°10′15″N 24°56′15″E | |
Shteti | Finlanda |
Rajoni | Uusimaa |
Nën-rajoni | Helsinki i Madh |
Charter | 12 qershor 1550 |
Kryeqytet | 8 prill 1812 |
Qeveria | |
• Kryetari | Juhana Vartiainen (KOK) |
• Organi drejtues | Këshilli i Qytetit të Helsinkit |
Sipërfaqja | |
• Kryeqytet | 715,48 km2 (276,25 sq mi) |
• Sipërfaqe tokësore | 213,75 km2 (82,53 sq mi) |
• Sipërfaqe ujore | 501,74 km2 (193,72 sq mi) |
• Sipërfaqe urbane | 680,12 km2 (262,60 sq mi) |
• Metro | 3.697,52 km2 (1.427,62 sq mi) |
Popullsia (31 mars 2021) | |
• Kryeqytet | 656.250 |
• Dendësia | 3.070,18/km2 (7.951,7/sq mi) |
• Popullsia urbane | 1.268.296 |
• Dendësia urbane | 1.900/km2 (4.800/sq mi) |
• Metro | 1.526.694 |
• Dendësia metro | 412,9/km2 (1.069/sq mi) |
Emri i banorëve | helsinkiläinen (finlandisht) helsingforsare (suedisht) Helsinkasit (shqip) |
Zona kohore | UTC+02:00 (EET) |
• Verës (DST) | UTC+03:00 (EEST) |
Prefiksi | +358-9 |
Faqja zyrtare | www.hel.fi |
Helsinki është kryeqyteti më verior i një shteti anëtar të BE-së. Pas Kopenhagës dhe Stokholmit, Helsinki është komuna e tretë më e madhe në vendet nordike. Finlandishtja dhe suedishtja janë të dyja gjuhë zyrtare.
Helsinki është qendër e madhe politike, arsimore, financiare, kulturore dhe kërkimore e Finlandës, si dhe një nga qytetet kryesore të Evropës veriore. Përafërsisht 70% e kompanive të huaja që operojnë në Finlandë ndodhen në zonën e Helsinkit. Bashkia pranë e Vantaa është vendi i Aeroportit të Helsinkit, me shërbime të shpeshta në destinacione të ndryshme në Evropë dhe Azi.
Dimërat në Helsink janë më të nxehta sesa në veri dhe sezona e borës është më e shkurtë. Gjatë dimrit, temperaturat janë të larta sesa në veri të vendin. Temperaturat mesatare në janar dhe shkurt janë rreth -5 °C[2] Për shkak të gjerësisë, ditët zgjasin 5 orë dhe 48 minuta rreth largësisë së diellit në dimër. Gjatë largësisë së diellit në verë, ditët zgjasin 18 orë dhe 57 minuta.[3]
Temperaturat mesatare prej qershorit deri në gusht janë rreth 19 deri në 22 °C. Temperatura më e lartë në qendrën e qytetit ishte 33.1 °C më 18 korrik 1945, ndërsa më e ulëta ishte −34.3 °C më 10 janar 1987.[4]
Finlandishtja dhe suedishtja janë gjuhë zyrtare në komunën e Helsinkut. Shumica apo 81.9%[5] flasin Finlandisht. Pakica apo 5.9% flasin Suedisht. Rreth 12.2% të popullsisë flasin gjuhë amtare sesa finlandishtja dhe suedishtja.
Folësit e gjuhës finlandeze e tejkaluan folësit e gjuhë suedeze në vitin 1890, për t'u bërë shumica e popullsisë së qytetit. Gjatë kësaj kohe, popullsia e Helsinkut ishte 61,530.[6] Në atë kohë, popullsia e Helsinkit ishte 61.530.[7]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.