Kombëtarja kiliane e futbollit

From Wikipedia, the free encyclopedia

Kombëtarja kiliane e futbollit

Kombëtarja kiliane e futbollit përfaqson Kilin në futbollin ndërkombëtar dhe kontrollohet nga Federata Kiliane e Futbollit, organi qeverisës i futbollit në Kili. Ekipi zakonisht njihet me pseudonimin La Roja (E kuqja), dhe aktualisht ka trajner kolumbianin Reinaldo Rueda. Ata kanë marrë pjesë në nëntë edicione të FIFA Kupës së Botës, duke qënë shteti organizator në vitin 1962 ku ata e mbyllën në vendin e tretë, duke arritur rezultatin e tyre më të mirë në një Kupë Bote.

Fakte të shpejta Shoqata, Konfederata ...
Kili
Thumb
ShoqataFederación de Fútbol de Chile (FFCh)
KonfederataCONMEBOL (Amerika e Jugut)
TrajneriMartin Lasarte
KapiteniGary Medel
Më shumë ndeshjeAlexis Sánchez (132)
Më shumë golaAlexis Sánchez (43)
StadiumiEstadio Nacional Julio Martínez Prádanos
Kodi I FIFAsCHI
Thumb
Thumb
Thumb
Thumb
E para ngjyrë
Thumb
Thumb
Thumb
Thumb
E dyta ngjyrë
Rënditja e FIFAs
Aktual17 (28 nëntor 2019)
Më i lartë3 (prill–maj 2016)
Më i ulët84 (dhjetor 2002)
E para ndërkombëtare
Argjentina 3–1 Kili
(Buenos Aires, Argjentinë; 27 maj 1910)
Fitorja më e madhe
Kili 7–0 Venezuela
(Santiago, Kili; 29 gusht 1979)
Kili 7–0 Armenia
(Viña del Mar, Kili; 4 janar 1997)
Meksika 0–7 Kili
(Santa Clara, Kaliforni, Shtetet e Bashkuara; 18 qershor 2016)
Humbja më e madhe
Brazili 7–0 Kili
(Rio de Janeiro, Brazil; 17 shtator 1959)
Kupa e Botës
Paraqitjet9 (E para 1930)
Rezultati më i mirëVendi i tretë (1962)
Copa América
Paraqitjet38 (E para në 1916)
Rezultati më i mirëKampionë (2015, 2016)
FIFA Kupa e Konfederatave
Paraqitjet1 (E para në 2017)
Rezultati më i mirëFinalist (2017)
Medal record
Regjistri i Medaljeve Olimpike
Futbolli i burrave[1]
BronziSidnej 2000Ekipi
Mbylle

Kili ishte kampione në fuqi e Copa Américas, pasi fituan edicionin e vitit 2015 në shtëpi, ata mbrojtën titullin në mënyrë të suksesshme një vit më pas në Shtetet e Bashkuara. Para kësaj, ata kanë qënë finalist katër herë në këtë kompeticion. Si rezultat i triumfit të tyre në Copa América 2015, Kili u kualifikua në Kupën e Konfederatave 2017, ku u mposhtën në finale nga Gjermania.

Historia

1895–1950: Themelimi dhe dekadat e para

Federación de Fútbol de Chile është federata e dytë më e vjetër në Amerikën e Jugut. Ajo u themelua në Valparaíso më 19 qershor 1895.[2] Kili ishte një nga katër shtetet e para që themeluan konfederatën CONMEBOL. Sëbashku me Argjentinën, Brazilin dhe Uruguajin, ata morën pjesën në edicionin e parë të Kampionatit Amerikano Jugor në vitin 1916, e cila më vonë u riemërua në Copa América.[3]

Më 12 tetor 1926, Kili shënoi golin e parë nga goditja e këndit në historinë e Copa Américas në një ndeshje ndaj Bolivisë.[4] Katër vite më vonë, ata ishin një nga trembëdhjetë shtetet që garuan në edicionin e parëFIFA Kupës së Botës. Ekipi pati një nisje të mirë, duke mposhtur Meksikën dhe Francën pa pësuar gol.[5][6] Në ndeshjen ndaj Francës, Guillermo Subiabre u bë lojtari i parë që humbet një penallti në një Kupë Bote. Në ndeshjen e tretë dhe të fundit të grupit, ata u mposhtën 3–1 nga Argjentina, duke e mbyllur grupin në vendin e dytë, gjë që solli edhe eliminimin nga turnamenti.[7]

Kupën e Botës 1950, Kili arriti një fitore 5–2 ndaj Shteteve të Bashkuara, por megjithatë u eliminua sërisht në fazën e grupeve.[8]

1951–1999: Kupa e Botës 1962 dhe El Maracanazo

Kili ishte vendi organizator i Kupës së Botës 1962, ku arritën edhe rezultatin më të mirë në historinë e tyre. Ata u mposhtën 4–2 nga Brazili (që në fund u triumfoi) në gjysëm-finale,[9] dhe më pas fitoi 1–0 ndaj Jugosllavisë në finalen e vogël për vendin e tretë.[10]

Kupën e Botës 1974, Kili u eliminua në fazën e grupeve, duke barazuar dy ndeshje dhe humbur një.[11] Në këtë turnament, Carlos Caszely u bë lojtari i parë në historinë e Kupës së Botës që përjashtohet me karton të kuq; kjo gjë ndodhi në ndeshjen ndaj Gjermanisë Perëndimore.[12]

Një skandal i njohur i El Maracanazo ndodhi më 3 shtator 1989. Gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 1990Stadiumin Maracanã të Rio de Janeiros, Brazili po kryesonte 1–0 ndaj Kilit, e cila kishte nevojë të fitonte. Poritieri kilian Roberto Rojas u rrëzua në tokë me një dëmtim të dukshëm në ball. Një fishekzjarr ishte hedhur në fushë nga tifozja braziliane e quajtur Rosenery Mello do Nascimento, e cila ra rreth një metër larg Rojasit.[13] Pas Rojas u nxorr me barrelë nga fushë, lojtarët kilian dhe trajneri pretenduan se kushtet për të vazhduar lojën nuk ishin të sigurta, duke refuzuar të riktheheshin në fushë, me lojën që u ndërpre. Megjithatë, një filmim i ndeshjes tregoi se fishekzjarri i hedhur nga tifozja nuk e kishte prekur fare portierin Rojas. FIFA i dhuroi fitoren në tavolinë Brazilit, kurse Kili u përjashtua nga kualifikueset e Kupës së Botës 1994. Rojas u përjashtua përjetë nga futbolli, por më pas u fal në vitin 2001.[14]

2000–vazhdon: Dy herë kampionë të Copa Américas

Më 19 korrik 2007, Federata Kiliane e Futbollit pezulloi gjashtë lojtarë nga kombëtarja për shkak të thyerjes së rregullave displinore gjatë turnamentit të Copa América. Lojtarët, të cilët ishin Jorge Valdivia (kapiten), Álvaro Ormeño, Rodrigo Tello, Jorge Vargas, Pablo Contreras dhe Reinaldo Navia, u dënuan për 20 ndeshje dhe asnjëri prej tyre nuk do të kishte mundësi të bëhej kapiten në të ardhmen.[15] Trajneri Nelson Acosta dha dorëheqjen pasi ekipi u eliminua nga turnamenti. Kili ishte kualifikuar në çerek-finale pas një fitore 3–2 kundër Ekuadorit dhe një barazimi 0–0 ndaj Meksikës. Por dy humbje, një prej tyre 6–1 ndaj Brazilit, vulosën fatin e Acostës. Vëndin e tij e zuri ish trajneri i Argjentinës Marcelo Bielsa, i cili do të drejtonte ekipin në kualifikueset e Kupës së Botës 2010.[16]

Kili u rendit i dyti gjatë kualifikueseve në zonën CONCACAF, duke marrë vetëm një pikë më pak se Brazili i vendit të parë. Gjatë këtyre kualifikuese, Kili arriti një fitore historike 1–0 ndaj Argjentinës, duke regjistruar fitoren e parë ndaj tyre në histori.[17] Në Kupën e Botës 2010 që u zhvillua në Afrikën e Jugut, Kili u eliminua në raundin e 16-tave nga Brazili.[18] Pas përfundimit të turnamentit, trajneri Bielsa rinovoi deri në vitin 2015. Ai më pas deklaroi se do të hiqte dorë nga roli i tij nëse Jorge Segovia do të zgjidhej presidenti i Federatës Kiliane të Futbollit. Ai i qëndroi kësaj deklarate, edhe pse zgjedhja e Segovias u anullua, duke bërë që në shkurt 2011 të jepte dorëheqjen.[19] Bielsa u zëvëndësua nga Claudio Borghi.[20]

Pas një vargu performancash negative dhe pas kritikave të rënda, Borghi dha dorëheqjen nga posti në nëntor 2012. Një muaj më pas, Jorge Sampaoli zuri vendin e tij, duke vendosur një rekord të reja te La Roja; ai arriti 10 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje në 15 ndeshjet e para si trajner i Kilit. Ekipi arriti të kualifikohej në Kupën e Botës 2014 pas një vendi të tretë të arritur në kualifikuese. Në turnament, Kili u eliminua sërisht në raundin e 16-tave nga i njëjti kundërshtar, këtë herë nga gjuajtjet e penalltive.[21]

Copa América 2015, Kili fitoi 2–0 ndaj Ekuadorit në ndeshjen e parë, e cila u pasua me një barazim ndaj Meksikës. Ekipi fitoi grupin A me shtatë pikë dhe me 10 gola të shënuar, me shumë se çdo ekip tjetër. Kili më pas mposhti Uruguajin në çerek-finale dhe Perunë në gjysëm-finale. Në finalen e madhe ndaj Argjentinës, Kili fitoi 4–1 me penallti pasi koha e rregullt dhe shtesa përfunduan në barazim pa gola, duke regjistruar trofeun e parë të Copa Américas.[22]

Në janar 2016, vetëm gjashtë muaj nga triumfi në turnament, Jorge Sampaoli dha dorëheqjen nga posti i tij si trajner i Kilit.[23] Ai u zëvëndësua nga një tjetër trajner, Juan Antonio Pizzi,[24] i cili udhëhoqin ekipin drejt triumfit në Copa America Centenario në verën e vitit 2016, duke mposhtur sërisht Argjentinën nga gjuajtjet e penalltive.[25]

Fanellat

Thumb
Uniformat e Kilit në vitin 2017; varianti i ngjyrës së kuqe te fanella dhe të shkurtrat.

Fanella e parë e Kilit është zakonisht me ngjyrë të kuqe, të shkurtra blu dhe çorape të bardha. Fanellat që përdoren në transferta janë zakonisht të bardha, me të shkurtra të bardha dhe çorape blu. Uniforma me ngjyrat e kuqe, bardhë dhe blu u prezantua për herë të parë në Kampionatin Amerikano Jugor 1947, paraardhësi i Copa América. Kjo unifromë me këto ngjyra është përdorur që nga ajo kohë. Në vitin 2016, ngjyra e kuqe u vendos te të shkurtat për herë të parë si një variant tjetër.

Në gusht 2010, Puma fitoi kontratën për t'u bërë prodhuesi zyrtar i uniformave të Kilit për vitet 2011–15, duke paguar 3 milion $ në vit. Kontrata gjithashtu përfshinte që ata të prodhonin edhe uniformat e gjyqtarëve dhe topat në kompeticionet vendore të Kilit. Prodhuesi i mëparshëm i Kilit, nga viti 2004 e deri në 2010, ishte Brooks Sports.[26]

Puma ndërpreu kontratën me Kilin pas përfundimit të Copa América 2015. Pas kësaj, Federata Kiliane e Futbollit nënshkroi një marrëveshje me kompaninë amerikane Nike. Marrëveshja do të zgjasë deri në Kupën e Botës 2022.[27]

Stadiumi

Thumb
Estadio Nacional në mbrëmje.

Kili i luan ndeshjet kualifikuese në Estadio Nacional Julio Martínez Prádanos. Stadiumi ndodhet në Santiago, më saktësisht në komunën e Ñuñoas. Ndërtimi i stadiumit filloi në shkurt 1937 dhe përfundoi në dhjetor 1938; stadiumi u hap zyrtarisht më 3 dhjetor 1938. Kapaciteti sipas regjistrimit zyrtar është 49,000 spektator, por në raste kur ka pasur kërkesa të larta ka kaluar edhe shifrën 75,000 spektator.[28] Një shëmbull konkret do të ishte dhe ndeshja gjysëm-finale e Kupës së Botës 1962 ndaj Brazilit, ku mbi 76,000 tifozë e ndoqën takimin. Pjesmarrja rekord është 85,262; kjo rekord u regjistrua më 26 dhjetor 1962 në ndeshjen midis Universidad Católica dhe Universidad de Chile.

Në këtë stadium janë luajtur katër finale të Copa Américas, finalja e Kupës së Botës 1962 dhe finalja e Kupës së Botës për të rinjë 1987.

Rivalitetet

Argjentina

Kili ka një rivalitet me Argjentinën,[29] duke luajtur më shumë ndeshje në histori ndaj tyre (90). Kili është gjithashtu ekipi i tretë me të cilën Argjentina është përballur më shumë. Ndeshja e parë midis tyre u luajt më 27 maj 1910 në Buenos Aires.[30] Kili ka një rekord shumë negativ përball Argjentinës, duke fituar vetëm 8 herë në histori.[31] Fitorja e tyre e parë në ndeshje zyrtare erdhi në tetor 2008 në kualifikueset e Kupës së Botës 2010.[32]

Peruja

Rivaliteti i futbollit Kili–Peru njihet në gjuhën spanjolle me emrin Clásico del Pacífico (Derbi i paqsorit).[33] Ky rivalitet konsiderohet si një nga rivalitetet më të ashpëra në futboll.[34] Gazetari Greg Duke i CNN World Sport e ka renditur mes dhjetë rivaliteteve më të mëdhaja të botës së futbollit.[35] Rivaliteti ndërmjet këtyre dy shteteve buron nga marrëdhënjet historike politike, problemet me kufinjtë dhe Lufta e Paqsorit,[36][37][38] duke bërë që ndeshjet midis tyre të prodhojnë një nga atmosferat më intensive në historinë futbollistike të Amerikës së Jugut.[34]

Kili u përball për herë të parë me Perunë në Kampionatin Amerikano Jugor 1935, duke u mposhtur 1–0.[39]

Trajnerët

Trajneri i parë i Kilit ishte Carlos Fanta, i cili e drejtoi ekipin në vitin 1917. Trajneri i parë i huaj i Kilit ishte uruguajiani Julián Bértola,[40] i cili mori detyrën në vitin 1918, duke zëvëndësuar Fantën. Që nga ndeshja e parë e deri tani, Kili pa pasur 44 trajnerë të ndryshëm.[41] Trajnerët që e kanë qënë më shumë se një herë në krye të ekipit janë Fernando Riera, Francisco Hormazábal, Luis Alamos, Pedro Morales, Orlando Aravena dhe Nelson Acosta.[41]

Lojtarët

Skuadra aktuale

19 lojtarët e mëposhtëm u thirrën për ndeshjen miqësore ndaj Perusë më 19 nëntor 2019.[42] Megjithatë, ekipi zgjodhi të mos zhvillonte ndeshjen për të mbështetur lëvizjen sociale në Kili.[43]

Ndeshjet dhe golat janë përditsuar më 15 tetor 2019 pas ndeshjes ndaj Guineas.

Më shumë informacion Nr., Pozita ...
Nr. Pozita Lojtari Mosha Ndeshje Gola Klubi
GK Claudio Bravo (1983-04-13) 13 prill 1983 (41 vjeç) 123 0 Anglia Manchester City
GK Gabriel Arias (1987-09-13) 13 shtator 1987 (37 vjeç) 12 0 Argjentina Racing

DF Gary Medel (kapiten) (1987-08-03) 3 gusht 1987 (37 vjeç) 126 7 Italia Bologna
DF Mauricio Isla (1988-06-12) 12 qershor 1988 (36 vjeç) 115 4 Turqia Fenerbahçe
DF Guillermo Maripán (1994-05-06) 6 maj 1994 (30 vjeç) 24 2 Franca Monaco
DF Miiko Albornoz (1990-11-30) 30 nëntor 1990 (34 vjeç) 14 2 Gjermania Hannover 96
DF Sebastián Vegas (1996-12-04) 4 dhjetor 1996 (28 vjeç) 9 1 Meksika Morelia
DF Francisco Sierralta (1997-05-06) 6 maj 1997 (27 vjeç) 2 0 Italia Udinese

MF Arturo Vidal (1987-05-22) 22 maj 1987 (37 vjeç) 115 28 Spanja Barcelona
MF Charles Aránguiz (1989-04-17) 17 prill 1989 (35 vjeç) 78 7 Gjermania Bayer Leverkusen
MF Erick Pulgar (1994-01-15) 15 janar 1994 (31 vjeç) 24 1 Italia Fiorentina
MF Diego Valdés (1994-01-30) 30 janar 1994 (31 vjeç) 13 1 Meksika Santos Laguna
MF Lorenzo Reyes (1991-06-13) 13 qershor 1991 (33 vjeç) 10 1 Meksika Atlas
MF Esteban Pavez (1990-01-05) 5 janar 1990 (35 vjeç) 8 0 Emiratet e Bashkuara Arabe Al-Nasr
MF Claudio Baeza (1993-12-23) 23 dhjetor 1993 (31 vjeç) 4 0 Meksika Necaxa
MF Felipe Gallegos (1991-12-03) 3 dhjetor 1991 (33 vjeç) 0 0 Meksika Necaxa

FW Felipe Mora (1993-08-02) 2 gusht 1993 (31 vjeç) 5 1 Meksika UNAM
FW Jean Meneses (1993-03-16) 16 mars 1993 (31 vjeç) 2 1 Meksika León
FW Christian Bravo (1993-10-01) 1 tetor 1993 (31 vjeç) 2 0 Uruguaji Montevideo Wanderers
Mbylle

Rekordi në kompeticione

FIFA Kupa e Botës

  Kampionë     Finalist     Vendi i tretë    Vendi i katërt  

Më shumë informacion Rekordi në FIFA Kupën e Botës, Rekordi në Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës ...
Rekordi në FIFA Kupën e Botës Rekordi në Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës
Viti Raundi Pozicioni Ndsh Fitore Barazime Humbje Gsh Gp KPB Ndsh Fitore Barazime Humbje Poz
Flamuri 1930 Faza e grupeve 5të 3 2 0 1 5 3 Të ftuar
Flamuri 1934 U tërhoq U tërhoq
Flamuri 1938
Flamuri 1950 Faza e grupeve 9të 3 1 0 2 5 6 U kualifikua automatikisht
Flamuri 1954 Nuk u kualifikua 4 0 0 4 1 10
Flamuri 1958 4 1 0 3 2 10
Flamuri 1962 Vendi i tretë 3të 6 4 0 2 10 8 U kualifikua si vendi organizator
Flamuri 1966 Faza e grupeve 13të 3 0 1 2 2 5 5 3 1 1 14 8
Flamuri 1970 Nuk u kualifikua 4 1 2 1 5 4
Flamuri 1974 Faza e grupeve 11të 3 0 2 1 1 2 5 3 1 1 6 2
Flamuri 1978 Nuk u kualifikua 4 2 1 1 5 3
Flamuri 1982 Faza e grupeve 22të 3 0 0 3 3 8 4 3 1 0 6 0
Flamuri 1986 Nuk u kualifikua 9 5 2 2 18 12
Flamuri 1990 4 2 1 1 9 4
Flamuri 1994 U përjashtua U përjashtua
Flamuri 1998 Raundi i 16-tave 16të 4 0 3 1 5 8 16 7 4 5 32 18
Flamuri Flamuri 2002 Nuk u kualifikua 18 3 3 12 15 27
Flamuri 2006 18 5 7 6 18 22
Flamuri 2010 Raundi i 16-tave 10të 4 2 0 2 3 5 18 10 3 5 32 22
Flamuri 2014 9të 4 2 1 1 6 4 16 9 1 6 29 25
Flamuri 2018 Nuk u kualifikua 18 8 2 8 26 27
Flamuri 2022 Për t'u vendosur Për t'u vendosur
FlamuriFlamuriFlamuri 2026
Gjithsej Vendi i tretë 9/23 33 11 7 15 40 49 147 62 29 56 218 194
Mbylle

FIFA Kupa e Konfederatave

  Kampionë     Finalist     Vendi i tretë    Vendi i katërt  

Më shumë informacion Rekordi në FIFA Kupën e Konfederatave, Viti ...
Rekordi në FIFA Kupën e Konfederatave
Viti Raundi Pozicioni Ndsh Fitore Barazime* Humbje Gsh Gp
Flamuri 1992 Nuk u kualifikua
Flamuri 1995
Flamuri 1997
Flamuri 1999
Flamuri Flamuri 2001
Flamuri 2003
Flamuri 2005
Flamuri 2009
Flamuri 2013
Flamuri 2017 Finalist 2të 5 1 3 1 4 3
GjithsejFinalist1/10513143
Mbylle

Copa América

Më shumë informacion Rekordi në Kampionati Amerikano Jugor, Viti ...
Rekordi në Kampionati Amerikano Jugor
Viti Raundi Pozicioni Nd F B* H Gsh Gp
Flamuri 1916 Vendi i katërt4të3012211
Flamuri 1917 Vendi i katërt4të3003010
Flamuri 1919 Vendi i katërt4të3003112
Flamuri 1920 Vendi i katërt4të301224
Flamuri 1921 U tërhoq
Flamuri 1922 Vendi i pestë5të4013110
Flamuri 1923 U tërhoq
Flamuri 1924 Vendi i katërt4të3003110
Flamuri 1925 U tërhoq
Flamuri 1926 Vendi i tretë3të4211146
Flamuri 1927 U tërhoq
Flamuri 1929 Nuk mori pjesë
Flamuri 1935 Vendi i katërt4të300327
Flamuri 1937 Vendi i pestë5të51131213
Flamuri 1939 Vendi i katërt4të4103812
Flamuri 1941 Vendi i tretë3të420263
Flamuri 1942 Vendi i gjashtë6të6114415
Flamuri 1945 Vendi i tretë3të6411155
Flamuri 1946 Vendi i pestë5të5203811
Flamuri 1947 Vendi i katërt4të74121413
Flamuri 1949 Vendi i pestë5të72141014
Flamuri 1953 Vendi i katërt4të63121010
Flamuri 1955 Finalist2të5311198
Flamuri 1956 Finalist2të5302118
Flamuri 1957 Vendi i gjashtë6të6114917
Flamuri 1959 Vendi i pestë5të6213914
Flamuri 1959 Nuk mori pjesë
Flamuri 1963
Flamuri 1967 Vendi i tretë3të522186
GjithsejFinalist22/29103331555166219
Mbylle
Më shumë informacion Rekordi në Copa América, Viti ...
Rekordi në Copa América
Viti Raundi Pozicioni Nd F B* H Gsh Gp
1975 Faza e grupeve6të411276
1979 Finalist2të9432136
1983 Faza e grupeve5të421182
Flamuri 1987 Finalist2të430193
Flamuri 1989 Faza e grupeve5të420275
Flamuri 1991 Vendi i tretë3të7322116
Flamuri 1993 Faza e grupeve9të310234
Flamuri 1995 Faza e grupeve11të301238
Flamuri 1997 Faza e grupeve11të300315
Flamuri 1999 Vendi i katërt4të621387
Flamuri 2001 Çerek-finale7të420255
Flamuri 2004 Faza e grupeve10të301224
Flamuri 2007 Çerek-finale8të4112411
Flamuri 2011 Çerek-finale5të421154
Flamuri 2015 Kampionë1rë6420134
Flamuri 2016 Kampionë1rë6411165
Flamuri 2019 Vendi i katërt4të621377
Flamuri Flamuri 2020 Të kualifikuar
Flamuri 2024
Gjithsej2 tituj17/178033163112292
Mbylle

Rekordet dhe statistikat

Më shumë ndeshje

Thumb
Alexis Sánchez është lojtari me më shumë ndeshje (132) dhe golashënuesi më i mirë (43) në historinë e Kilit.
Redaktuar më 15 tetor 2019[44]
Lojtarët me të trashë jan ende aktiv, të paktën në nivel klubesh.
Më shumë informacion Nr., Emri ...
Nr. Emri Periudha Ndeshje Gola
1. Alexis Sánchez 2006– 132 43
2. Gary Medel 2007– 126 7
3. Claudio Bravo 2004– 123 0
4. Arturo Vidal 2007– 115 28
Mauricio Isla 2007– 115 4
Gonzalo Jara 2006–2019 115 3
7. Jean Beausejour 2004–2019 107 6
8. Eduardo Vargas 2009– 91 38
9. Leonel Sánchez 1955–1967 84 23
10. Jorge Valdivia 2004–2017 79 7
Mbylle

Më shumë gola

Redaktuar më 15 tetor 2019[45]
Lojtarët me të trashë jan ende aktiv, të paktën në nivel klubesh.
Më shumë informacion Nr., Emri ...
Nr. Emri Periudha Gola Ndeshje Mes.
1. Alexis Sánchez 2006– 43 132 0.33
2. Eduardo Vargas 2009– 38 91 0.42
3. Marcelo Salas 1994–2007 37 70 0.53
4. Iván Zamorano 1987–2001 34 69 0.49
5. Arturo Vidal 2007– 28 115 0.24
6. Carlos Caszely 1969–1985 26 48 0.54
7. Leonel Sánchez 1955–1967 23 84 0.27
8. Jorge Aravena 1983–1989 22 36 0.61
9. Humberto Suazo 2005–2013 21 60 0.35
10. Juan Carlos Letelier 1979–1989 18 57 0.32
Mbylle

Trofe

Tituj të vegjël

  • Miqësore
    • Fitues: Kupa e Kanadasë 1995
    • Fitues: Kupa e Kinës 2017

Shiko gjithashtu

  • Kombëtarja kiliane për gra e futbollit
  • Kombëtarja kiliane nën-20 e futbollit
  • Kombëtarja kiliane nën-17 e futbollit
  • Futbollisti Amerikano Jugor i Vitit

Referime

Lidhje të jashtme

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.