futbollist kilian From Wikipedia, the free encyclopedia
Alexis Alejandro Sánchez Sánchez (Spanjisht: [aˈleksis ˈsantʃes]; lindur më 19 dhjetor 1988), i njohur thjesht si Alexis, është një futbollist profesionist kilian i cili luan si sulmues për klubin francez Marseille dhe kombëtaren kiliane.
Sánchez në aksion me Kilin (2017) | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Alexis Alejandro Sánchez Sánchez | ||
Datëlindja | 19 dhjetor 1988 | ||
Vendlindja | Tocopilla, Kili | ||
Gjatësia | 1.69 m (5 ft 7 in)[1] | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Udinese | ||
Numri | 70 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2004–2005 | Cobreloa | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2005–2006 | Cobreloa | 47 | (12) |
2006–2011 | Udinese | 95 | (20) |
2006–2007 | → Colo-Colo (huazim) | 32 | (5) |
2007–2008 | → River Plate (huazim) | 23 | (4) |
2011–2014 | Barcelona | 88 | (39) |
2014–2018 | Arsenal | 122 | (60) |
2018–2020 | Manchester United | 32 | (3) |
2019–2020 | → Internazionale (huazim) | 22 | (4) |
2020–2022 | Internazionale | 57 | (12) |
2022–2023 | Marseille | 35 | (14) |
2023–2024 | Internazionale | 23 | (2) |
2024– | Udinese | 0 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2006–2008 | Kili U21 | 18 | (4) |
2006– | Kili | 148 | (48) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 20 gusht 2022 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 30 mars 2022 |
Sánchez e nisi karrierën e tij si profesionist në moshën 17 vjeç me Cobreloan, duke luajtur një sezon me klubin para se të kalonte në Itali për t'u transferuar te Udinese. Ai fitoi trofetë e tij të parë në sezonet e ardhshëm, duke fituar kampionate rresht me Colo-Colon dhe River Platen, ekipe ku ai luajti në huazim. Në vitin 2008, ai u rikthye te Udinese, duke u bërë një lojtar i rëndësishëm në formacion në sezonin e tij të parë të plotë. Pas tre sezoneve në Itali, Sánchez u transferua te Barcelona për 30 milion €, duke u bërë lojtari kilian më i shtrenjtë i të gjitha kohërave.[2]
Në sezonin e tij të parë te Barcelona, Sánchez shkëlqeu në sulm, duke formuar një treshe sëbashku me Lionel Messin dhe David Villën, duke ndihmuar ekipin të fitonte Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës, UEFA Super Kupën, dhe FIFA Kupën e Botës për Klube. Kjo treshe shënoi 82 gola sëbashku në sezonin e ardhshëm, duke ndihmuar ekipin të fitonte La Ligan, si dhe të ruante titullin e Supercopa de España. Në sezonin e tij të tretë, Sánchez pati sezonin e tij më të mirë në aspektin personal, duke shënuar 21 gola dhe asistuar 14 të tjerë. Pas mbërritjes së brazilianit Neymar në verën e vitit 2013, Sánchez u transferua një vit më pas në Premier Ligë te Arsenal për 35.8 milion €.
Te Arsenali, Sánchez u bë shpejtë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, duke arritur shifra dyshe si në gola ashtu dhe në asiste. Ai fitoi një FA Community Shield dhe dy Kupa FA, duke shënuar në të dyja finalet. Në sezonin 2016–17, Sánchez shënoi 31 gola dhe asistoi 14 të tjerë, duke regjistruar sezonin e tij më të mirë në karrierë, si dhe u nominua për FIFPro World XI. Megjithatë, pasi humbi "frymëzimin" për të vazhduar më tej, ai firmosi me klubin rival Manchester United në një marrëveshje shkëmbyese në vitin 2018.[3]
I njohur gjërësisht si "El Niño Maravilla" (Fëmija e Mrekullive),[4] Sánchez ka qënë një lojtar i rregullt i Kilit që nga viti 2006 dhe ka luajtur 132 ndeshje, duke u bërë lojtari me më shumë ndeshje i të gjitha kohërave në kombëtare.[5] Me 43 gola, ai është edhe lojtari me më shumë gola në historinë e Kilit.[6] Ai e ka përfaqsuar vendin e tij në dy edicione të FIFA Kupës së Botës, katër edicione të Copa Américas dhe një edicion të FIFA Kupës së Konfederatave. Ai luajti një rol vendimtar në rrugën e Kilit në finalen e Kupës së Konfederatave 2017, si dhe ishte udhëheqësi i ekipit që fitoi trofeun e parë ndërkombëtar në Copa América 2015, duke shënuar penalltinë vendimtare në finalen me Argjentinën.[7]
I lindur në Tocopilla, Sánchez është një produkt i akademisë së famshme të C.D. Cobreloa, ku ai ishte shok skuadre me lojtarë si Charles Aránguiz dhe Eduardo Vargas, të dy pjesë e kombëtares së Kilit sëbashku me të.[8] Në shkurt 2005, ai u bë pjesë e ekipit të parë nga trajneri Nelson Acosta.[9][10]
Sánchez bëri debutimin e tij si profesionsit në shkurt gjatë një ndeshje ndaj Deportes Temuco,[11] kurse goli i tij i parë erdhi më 18 mars në fitoren 2–1 ndaj Deportes Concepción.[12] Duke luajtur në një ndeshje të Copa Libertadores kundër Once Caldas në moshën 16 vjeç, Sánchez u bë një nga lojtarët më të rinjë që ka debutuar në këtë turnament.[13]
Pas një sezoni mbreslënës me Cobreloan, Sánchez tërhoqi vëmëndjen e klubit italian të Serie A Udinese, e cila e bleu atë për 1.7 milion £ më 21 prill 2006.[14] Megjithatë, Udinese e huazoi menjëherë lojtarin për një sezon te klubi kilian Colo-Colo.[15]
Sánchez debutoi për Colo-Colon më 23 qershor 2006 në barazimin 1–1 kundër Antofagasta; goli i tij i parë erdhi më 29 tetor në Derbin e futbollit kilian kundër Universidad de Chile, duke ndihmuar ekipin të fitojë 4–2.[16] Performancat e tij pozitive i siguruan një vend në formacionin titullar, duke fituar duelin me veteranin Mario Cáceres; pas kësaj, Sánchez u bë partneri i Humberto Suazo në sulm. Më 1 nëntor, ai shënoi një dopietë në barazimin 4–4 ndaj Deportes La Serena në kampionat,[17] e cila u pasua nga goli i parë në kompeticionet kontinentale kundër ekipit nga Kosta Rika Alajuelense në një fitore shkatërrimtare 7–2 në Copa Sudamericana.[18] Colo-Colo arriti deri në finale të turnamentit ku u mposht nga meksikanët e Pachucës.[19] Më 23 dhjetor 2006, Sánchez fitoi trofeun e tij të parë si profesionist pasi luajti si titullar në finalen e Torneo Clausurës kundër Audax Italiano të cilën ekipi i tij e fitoi 3–2.
Në sezonin e ardhshëm, më 23 mars 2007, Sánchez shënoi golat e tij të parë në Copa Libertadores kundër Caracas në Cúcuta,[20] duke regjistruar një tregolësh në fitoren 4–0.[21] Më 12 maj, Sánchez shënoi golin e parë dhe të vetëm në kampionat gjatë një fitore 3–1 në shtëpi ndaj Santiago Wanderers;[22] kjo fitore ishte vendimtare në garën me Universidad Católica për titullin kampion, të cilën Colo-Colo e siguroi pas fitores 1–0 në Monumental ndaj Palestino në javën e fundit, duke regjistruar titullin e 26të në histori.[23]
Pas performancave të tij mbreslënëse me Kilin në Kupën e Botës nën-20 (duke arritur vendin e tretë me José Sulantay si trajner) dhe mbarimit të huazimit me Colo-Colon, Sánchez u huazua sërisht, këtë herë te klubi argjentinas River Plate.[24]
Pas një sezoni të suksesshëm në Argjentinë, Sánchez u largua nga Amerika e Jugut për t'u transferuar te Udinese në Itali në korrik 2008; atje, ai gjeti kilianin tjetër Mauricio Isla.[25] Në debutimin e tij jo-zyrtar, Sánchez u shpall lojtari më i mirë i fitores 3–0 kundër Bassanos.[26] Më 14 shtator, ai luajti ndeshjen e parë në Serie A në distafën 1–0 kundër Juventusit, kurse në kompeticionet evropiane debutoi katër ditë më vonë në ndeshjen kundër gjermanëve të Borussia Dortmund. Më 19 tetor, Sánchez shënoi golin e parë në kampionat kundër Lecces. Pas kësaj, ai nuk shënoi në disa ndeshje, duke bërë që të merrte kritika nga shtypi. Kritikat morën fund pas golit në minutën e 92të kundër Bolonjës më 8 shkurt 2009, duke u shpallur edhe lojtari më i mirë.[27]
Në sezonin e ardhshëm, Sánchez luajti një rol të rëndësishëm për Udinesen në Coppa Italia, duke qënë lojtar kyç në ekipin që eliminoi Milanin, duke asistuar golin e fitores të shënuar nga Gökhan Inler.[28] Në ndeshjen e dytë të gjysëm-finales, Sánchez u shpall lojtari më i mirë kundër Romës, të cilës i shënoi në minutën e 81të, duke regjistruar golin e tij të parë në kupë; megjithatë, Roma u kualifikua në finale me rezultatin e përgjithshëm 2–1.[29] Ai e mbylli sezonin 2009–10 me 6 gola në 36 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Më 27 shkurt 2011, Sánchez shënoi katër gola në fitoren tenistike 7–0 të Udineses ndaj Palermos, edhe pse luajti vetëm për 52 minuta.[30] Kjo gjë bëri që ai të thyente rekordin e Marcelo Salas dhe Iván Zamoranos për numrin e golave të shënuar nga një lojtar kilian në një ndeshje të Serie A. Performanca e tij në atë ndeshje u vlerësua nga trajneri i ekipit Francesco Guidolin, i cili disa vite më vonë deklaroi: "Në fund të pjesës së parë j'u ktheva senatorëve dhe i thash atyre që duhet të jemi njerëz të mirë dhe se nuk ishte nevoja që ta kthenim në goleadë. Megjithatë, në fushë ishin dy-tre djemë që nuk më dëgjuan, Sánchez mbi të gjithë. Pas çerek orëshit të parë mu desh t'a zëvëndësoja sepse përndryshe ai do të kishte shënuar 10 gola."[31]
Gjatë sezonit të tij të suksesshëm te Udinese, Sánchez dhe sulmuesi italian Antonio Di Natale u bënë një dyshet më të mirë në Serie A; ata sëbashku shënuan 39 gola, dy më pas se rekordi personal i dyshes Alessandro Del Piero–David Trezeguet në sezonin 2007–08. Si njohje për këto arritje, Sánchez u shpall talenti më premtues i sezonit 2011 nga përdoruesit e FIFA.com, në një sondazh ku bënin pjesë edhe lojtarët Gareth Bale, Javier Pastore, Ganso dhe Neymar.[32] Ai u rendit i 56ti dhe i 24ti mes sulmuesve në edicionin e majit 2011 të Castrol Performance Index.
"Unë jam një adhurues i madh i Ronaldos. Dua të mbaj të njëjtin numër. Ai mbajti numrin 9 këtu dhe ishte shumë i suksesshëm."
—Sánchez rreth qëllimit për t'i ngjarë Ronaldos, të cilin e konsideron si “lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave.”[33][34]
Më 20 korrik 2011, Barcelona njoftoi se kishte rënë dakord t'i paguante Udineses 26 milion € (plus 11.5 milion € në bonuse të ndryshme) për shërbimet e Sánchez, i cili u bë kiliani i parë që luan për Katalanasit.[35][36][37] Transferimi i tij u mikprit nga Pep Guardiola, i cili deklaroi: "Sánchez është shumë i ri. Ai mund të luaj në të tre pozicionet e sulmit, por ai shfaq aftësi mbrojtëse intensive, është i drejtpërdrejtë nga ajo që më kanë thënë dhe një djal i mirë."[36] Transferimi u finalizua pesë ditë më vonë kur ai kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe firmosi një kontratë pesë-vjeçare.[38] Gjatë prezantimit të tij, Sánchez tha: "Dua të mësojë nga lojtarët si Lionel Messi dhe Xavi Hernández–dhe dua t'a ndihmojë klubin të fitojë më shumë trofe."[38]
Sezoni i parë i Sánchez në Spanjë u kushtëzua nga disa dëmtime të vogla. Ai debutoi më 14 gusht kundër rivalëve të Real Madridit në ndeshjen e parë të Supercopa de España 2011, duke pësuar një dëmtim në kofshë pas një ndërhyrje të gabuar të Marcelos.[39] Barcelona fitoi me rezultatin e përgjithshëm 5–4, duke bërë që Sánchez të sigurojë trofeun e tij të parë në Spanjë.[40] Ai u rikthye dy javë më vonë në ndeshjen e UEFA Superkupës Evropiane 2011 kundër Portos, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 61të; Barcelona fitoi ndeshjen me rezultatin 2–0, duke bërë që Sánchez të regjistronte trofeun e dytë.[41] Sánchez më pas luajti titullar në ndeshjen hapëse të La Ligës kundër Villarrealit në shtëpi, duke shënuar golin e parë në fitoren 5–0.[42] Një javë më vonë, më 10 shtator, ai u nxorr me barrelë pas 30 minutash lojë pas një dueli me Dani Estrada në ndeshjen e kampionatit kundër Real Sociedadit.[43] Ai u rikthye më 1 nëntor në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve jashtë fushe ndaj Viktoria Plzeň.[44] Më 10 dhjetor, Sánchez shënoi golin e barazimit të përkohshëm për Barcelonën në fitoren 3–1 si vizitor në El Clásico kundër Real Madridit.[45] Më 14 shkurt 2012, ai shënoi golat e tij të parë në Ligën e Kampioneve në formën e një dopiete në fitoren 3–1 në transfertë ndaj gjermanëve të Bayer Leverkusen.[46]
Për sezonin 2012–13, më 2 tetor 2012, Sánchez shënoi golin e parë sezonal në fitoren 2–0 jashtë fushe kundër Benficës në Ligën e Kampioneve.[47] Më 10 shkurt 2013, ai shënoi golin e parë në La Liga për sezonin e ri në fitoren 6–1 kundër Getafes në Camp Nou.[48] Nga shkurti e më pas, Sánchez shënoi në ndeshjet kundër Deportivo de La Coruñas, Majorkës, Athletic Bilbaos, Real Betis, Atlético Madridit dhe Espanyolit për t'a mbyllur kampionatin me tetë gola.[49] Barcelona e fitoi titullin kampion duke mbledhur plot 100 pikë, një rekord në futbollin spanjoll.[50]
Më 26 tetor 2013, Sánchez shënoi golin e fitores në triumfin 2–1 të Barcelonës kundër Real Madridit në Camp Nou, në një ndeshje të vlefshme për edicionin 2013–14 të La Ligës.[51] Më 5 janar 2014, Sánchez shënoi tregolëshin e parë për Barcelonën në fitoren 4–0 kundër Elches.[52] Ai e mbylli sezonin 2013–14 me 21 gola në të gjitha kompeticionet, duke vendosur një rekord personal;[53] 19 nga këto gola u shënuan në La Liga.[54]
Më 10 korrik 2014, Sánchez firmosi një kontratë afat-gjatë me Arsenalin në një transferim që kushtoi 31.7 milion £.[55][56][57] Atij j'u dha fanella me numrin 17, e cila ishte e mbrojtësit Nacho Monreal, që në fund mori numrin 18 që ishte i lirë. Në një deklaratë të publikuar nga klubi, Sánchez deklaroi se ishte "shumë i lumtur që do të bashkohej me Arsenalin, një klub që ka trajner të mirë, lojtarë ekipi fantastik, dhe mbështetje të madhe në botë dhe një stadium të madh në Londër."[56] Ai mori vlerësime edhe nga trajneri Arsène Wenger, i cili tha se kiliani ka "prodhuar në mënyrë të vazhdueshme performanca të cilësisë së lartë për disa sezone dhe të gjithë ne jemi të entuziasmuar që ta shohim atë të integrohet në skuadrën e Arsenalit."[56] Sánchez zhvilloi paraqitjen e tij të parë me Arsenalin më 2 gusht 2014, duke u aktivizuar si zëvëndësues në fitoren 5–1 kundër Benficës në turnamentin para-sezonal Emirates Cup.[58]
Sánchez luajti ndeshjen e tij të parë zyrtare për klubin më 10 gusht kundër Manchester Cityt në Community Shield, duke u aktivizuar në pjesën e dytë si zëvëndësues; Arsenali fitoi ndeshjen 3–0.[59] Më 16 gusht, ai debutoi edhe në Premier Ligë në ndeshjen ndaj Crystal Palace, duke asistuar golin e barazimit të Laurent Koscielnyt në një fitore 2–1 në shtëpi.[60] Goli i tij i parë me Arsenalin erdhi më 27 gusht në ndeshjen kundër Beşiktaş, duke mposhtur portierin kundërshtar Tolga Zengin me një gjuajtje të ulët; ky gol i dha fitoren 1–0 ekipit si dhe i siguroi një vend në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve me rezultatin e përgjithshëm 1–0.[61] Pas ndeshjes, trajneri Wenger ishte plot me vlerësime për lojtarin, duke thënë: "Ai pati një lojë të mirë, jo vetëm nga ana teknike por edhe nga ana luftarake. Ai ishte i qëndrueshëm, i rrezikshëm dhe tregoi shpirt të madh luftarak, cilësi këto që do të jenë shumë të rëndësishme në Premier Ligë."[1] Goli i tij i parë në kampionat erdhi katër ditë më vonë në barazimin 1–1 kundër skuadrës së sapongjitur Leicester City.[62] Ky gol më pas u pasua nga një tjetër në ndeshjen e rradhës kundër kampionëve në fuqi të Manchester Cityt; Sánchez shfaqi një teknikë të përkryer me një gjuajtje volley me pjesën e jashtëme të këmbës së majtë e cila mposhti portierin Joe Hart në një fitore 2–2 në Emirates Stadium.[63]
Sánchez shënoi golin e katërt për Arsenalin me një goditje dënimi në disfatën 2–1 kundër Southampton në Kupën e Ligës.[64] Më 1 tetor, ai shënoi golin e parë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve në fitoren 4–1 kundër Galatasarayt, duke asistuar gjithashtu edhe dy nga tre golat e Danny Welbeck.[65] Shtatëmbëdhjetë ditë më vonë, ai shënoi dhe asistoi në barazimin 2–2 kundër Hull Cityt në shtëpi. Në ndeshjen e rradhës në kampionat, Sánchez shënoi një dopietë kundër Sunderlandit, duke përfituar nga gabimet e bëra nga mbrojtësi Wes Brown dhe ish portieri i Arsenalit Vito Mannone.[66] Më 1 nëntor, Sánchez shënoi një tjetër dopietë, këtë herë në suksesin 3–0 në Burnley; me këtë dopietë, ai arriti në shifrën dhjetë gola në të gjitha kompeticionet.[67][67] Sánchez vazhdoi formën e tij të mirë me një tjetër gol në Ligën e Kampioneve, këtë herë në fitoren 2–0 kundër Borussia Dortmund, që i siguroi Arsenalit kualifikimin në fazën me eliminim direkt.[68] Më 3 dhjetor, kiliani i dhuroi Arsenalit një fitore minimale kundër Southampton falë një goli të shënuar në minutën e 89të.[69]
Më 26 dhjetor, Sánchez shënoi golin e parë të ekipit të tij në fitoren 2–1 në shtëpi ndaj Queens Park Rangers dhe më pas asistoi golin e çekut Tomáš Rosický; para kësaj, ai fitoi një penallti pasi u hodh në zonë nga Armand Traoré, por gjuajtja e tij u prit nga portieri kundërshtar Robert Green.[70] Në ndeshjen e parë për vitin 2015, Sánchez shënoi dhe asistoi golat e parë në Kupën FA kundër Hull Cityt, ekipi finalist i vitit të kaluar, duke ndihmuar Arsenalin të kalojë me sukses raundin e tretë; gjatë kësaj ndeshje, ai asistoi golin e Per Mertesacker në minutën e 82të, para se dy minuta më vonë të zëvëndësohej nga Chuba Akpom.[71] Në ndeshjen e rradhës të Arsenalit në Premier Ligë, Sánchez u përfshi në të tre golat e fitores 3–0 kundër Stoke Cityt; ai fillimisht asistoi golin e Laurent Koscielnyt dhe më pas shënoi një dopietë vetë. Paraqitja e tij u vlerësua nga legjenda e klubit Thierry Henry, i cili e quajti atë "blerjen më të mirë të Arsenalit në gjashtë vitet e fundit."[72]
Më 4 mars, Sánchez iu dha fund një serie prej tetë ndeshjesh pa gol duke shënuar një golin e dytë në fitoren 2–1 ndaj QPR 2–1 në Loftus Road.[73][74] Një muaj më vonë, në suksesin 4–1 kundër Liverpoolit, Sánchez u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes pasi shënoi golin e tretë të ekipit të tij.[75]
Më 18 prill, Sánchez shënoi të dy golat e Arsenalit në fitoren 2–1 në shtesë kundër Reading në gjysëm-finalen e Kupës FA.[76] Tetë ditë më vonë, ai ishte lojtari i vetëm i Arsenalit që u përfshi në Ekipin e Vitit të PFA.[77] Më 4 maj, Sánchez shënoi dopietën e rradhës në suksesin 3–1 si vizitor ndaj Hull Cityt.[78] Në fund të muajit, ai u votua PFA Lojtari i Vitit i Tifozëve për vitin 2015.[79]
Sánchez shënoi golin e 25të sezonal më 30 maj në finalen e Kupës FA kundër Aston Villës në Wembley Stadium, me një gjuajtje nga distanca, duke ndihmuar Arsenalin të triumfojë 4–0; ai gjatë ndeshjes asistoi edhe golin e sulmuesit Theo Walcott. Ai u bë kiliani i parë që shënon gol në një finale të Kupës FA që nga George Robledo, i cili në vitin 1952 për Newcastle United.[80] Ai e përfundoi sezonin duke fituar çmimin "Lojtari i Sezonit i Arsenalit".[81]
Sánchez e nisi sezonin 2015–16 duke luajtur si zëvëndësues në humbjen 2–0 kundër West Ham United në javën hapëse të Premier Ligës.[82] Një javë më vonë, në ndeshjen e parë si titullar, Sánchez shënoi në fitoren 2–1 kundër Selhurst Park; goditja e tij me kokë u devijua nga Damien Delaney dhe përfundoi në rrjetë, megjithatë, në fund, j'u quajt mbrojtësit si autogol.[83]
Më 26 shtator 2015, Sánchez i dha fund një serie prej dhjetë ndeshjesh pa gol në Premier Ligë duke shëuar tregolëshin e parë për Arsenalin në fitoren 5–2 kundër Leicester City. Kjo e bëri atë lojtarin e parë që shënon tregolësh në Serie A, La Liga dhe Premier Ligë.[84] Sánchez shënoi golin e parë në Ligën e Kampioneve për sezonin e ri disa ditë më vonë, në distafën 3–2 ndaj Olympiacos, duke mposhtur portierin Roberto me një gjuajtje me kokë pas krosimit të Theo Walcott.[85] Në ndeshjen e rradhës në kampionat, e fundit para fazës së kombëtareve, Sánchez shënoi për të tretën ndeshje rresht, duke realizuar një dopietë brënda 20 minutash në suksesin 3–0 të Arsenalit ndaj Manchester United në Emirates Stadium, duke u ngjitur në vendin e dytë në kampionat.[86] Pas rikthimit nga grrumbullimi me kombëtaren, Sánchez vazhdoi formën e tij pozitive, duke shënuar falë një asisti të Mesut Özil në fitoren 3–0 kundër Watford në Vicarage Road, duke e mbajtur Arsenalin në vendin e dytë në kampionat; ky ishte gjithashtu goli i gjashtë në tre ndeshjet e tij të fundit në Premier Ligë.[87][88]
Pas një periudhe të shkurtër jashtë për shkak dëmtimi, Sánchez u rikthye në aksion më 30 janar 2016 në ndeshjen e raundit të katërt të Kupës FA kundër Burnley, duke shënuar golin e dytë të Arsenalit pas një krosimi të ulët nga Alex Oxlade-Chamberlain.[89] Më 5 mars, Sánchez shënoi golin e tij të parë në Premier Ligë që nga tetori i vitit të kaluar në derbin e Londrës së Veriut kundër rivalëve të Tottenham Hotspur, duke shënuar golin e barazimit 2–2 në minutën e 76të që i mbajti Topçinjtë ende në garë për titullin kampion.[90] Në muajin prill, Sánchez shënoi në katër ndeshje rresht në kampionat, respektivisht kundër Watford, West Ham, Crystal Palace dhe West Bromwich Albion (dopietë).[91]
Gjatë prezantimit të fanellave të reja për sezonin 2016–17, Arsenali njoftoi se Sánchez do të ndërronte numrin e fanellës nga 17 në 7, numër që u la bosh pas largimit të çekut Tomáš Rosický.[92] Sánchez shënoi golin e parë të Arsenalit për sezonin e ri si dhe asistoi një tjetër në fitoren 3–1 si vizitor kundër Watford.[93] Goli i tij i parë në Ligën e Kampioneve erdhi më 13 shtator në barazimin 1–1 ndaj Paris Saint-Germain në fazën e grupeve, duke i siguruar Arsenalit një pikë në kryqytetin francez.[94][95] Sánchez vazhdoi me formën pozitive gjatë shtatorit duke shënuar kundër Hull Cityt dhe asistuar në fitoren 3–0 kundër Çelsit.[96][97] Pas kësaj, ai shënoi një dopietë në fitoren 4–1 kundër Sunderlandit në Stadium of Light; me këto gola, ai arriti në shifrën 50 gola me Arsenalin në 106 ndeshje në të gjitha kompeticionet.[98][99] Më 3 dhjetor, ai u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes kundër West Ham, duke shënuar tre gola dhe asistuar një tjetër në fitoren 5–1 në London Stadium.[100] Më 22 janar 2017, Sánchez shënoi penalltinë e parë për Arsenalin (dy të parat i kishte humbur) kundër Burnleyt në një fitore 3–1, e cila e ngjiti ekipin në vendin e dytë në Premier Ligë.[101][102] Ai shënoi golin e parë në Kupën FA të atij sezoni në fitoren 5–0 kundër Lincoln City në çerek-finale, duke arritur 21 gola në të gjitha kompeticionet.[103] Pas kësaj, Sánchez shënoi golin e fitores në suksesin 2–1 kundër Manchester Cityt, duke dërguar Arsenalin në finalen e Kupës FA për të tretën herë në katër vitet e fundit.[104][105]
Më 13 prill, Sánchez ishte një nga gjashtë të nominuarit për çmimin prestigjoz PFA Lojtari i Vitit.[106] Në muajin pasardhës, ai u shpall lojtari i sezonit i Arsenalit për të dytën herë.[107] Ai e mbylli sezonin duke u shpallur lojtari më i mirë në fitoren 2–1 kundër Çelsit në finalen e Kupës FA 2017, duke shënuar një nga golat e ekipit të tij; me këtë sukses, Arsenali e fitoi Kupën FA për herë të 13të, një rekord, kurse trajneri Arsène Wenger për herë të 7të, gjithashtu një rekord.[108] Sánchez e mbylli sezonin me 24 gola në Premier Ligë dhe 30 gola në të gjitha kompeticionet, duke u bërë lojtari i parë që nga Robin van Persie në sezonin 2011–12 që shënon 20 ose më shumë gola në kampionat.
Sánchez u rikthye nga Kupa e Konfederatave 2017 i dëmtuar, duke bërë që të mos luajë në triumfin e ekipit ndaj Çelsit në FA Community Shield 2017 dhe në fitoren 4–3 kundër Leicester City në ndeshjen e parë të Premier Ligës. Ai luajti ndeshjen e tij të parë për sezonin e ri në humbjen 4–0 kundër Liverpoolit.[109] Përgjatë merkatos verore, kishte një rritje të zërave rreth së ardhmes së tij, me shumë raportime që tregonin se lojtari kishte dëshirë të largohej me qëllim për të luajtur në Ligën e Kampioneve.[110] Një kalim te Manchester City në ditën e fundit të merkatos ishte e pasuksesshme pasi oferta e Arsenalit për Thomas Lemar, zëvëndësuesin e kilianit, u refuzua.[111]
Ai shënoi golin e parë të sezonit në fitoren 3–1 të Arsenalit në Ligën e Evropës kundër Köln, duke mposhtur portierin Timo Horn me një gjuajtje nga jashtë zone.[112] Sánchez gjithashtu luajti edhe në fitoren minimale 1–0 kundër Doncaster Rovers në Kupën e Ligës, duke asistuar golin e Theo Walcott me një krosim të saktë.[113]
Sánchez shënoi golin e parë në Premier Ligë për sezonin e ri në fitoren 5–2 kundër Evertonit, duke asistuar gjithashtu edhe golin e mesfushorit Mesut Özil.[114] Ky gol u pasua nga një tjetër në fitoren 2–0 kundër Tottenham më 18 nëntor,[115] kurse një javë më vonë, ai shënoi golin polemizues në kohën shtesë në fitoren 1–0 ndaj Burnley.[116] Ai vazhdoi formën e tij pozitive duke shënuar për të tretën ndeshje rresht në fitoren shkatërrimtare 5–0 kundër Huddersfield Town.[117] Më 22 dhjetor, Sánchez shënoi me kokë golin e parë të ekipit të tij në barazimin 3–3 kundër Liverpoolit, në ndeshjen e fundit si vendas për vitin 2017.[118] Një javë më vonë, në ndeshjen e fundit për vitin 2017, Sánchez shënoi dy golat e tij të fundit si lojtar i Arsenalit në fitoren 3–2 në transfertë ndaj Crystal Palace.[119]
Më 22 janar 2018, Manchester United njoftoi transferimin e Sánchez në një marrëveshje shkëmbyese që pa armenin Henrikh Mkhitaryan të kalonte te Arsenali.[120] Ai firmosi një kontratë katër-vjeçare dhe mori fanellën me numrin 7.[121][122] Sánchez bëri debutimin e tij për ekipin në fitoren 4–0 kundër Yeovil Town në raundin e katërt të Kupës FA,[123] duke u bërë kiliani i parë që luan një ndeshje zyrtare për Manchester United.[124] Ai shënoi golin e parë për klubin e tij të ri më 2 shkurt në fitoren 2–0 ndaj Huddersfield Town; goli erdhi pas një reboundi nga penalltia e tij, e cila ishte pritur nga portieri Jonas Lössl.[125]
Sánchez regjistroi golin e parë të sezonit 2018–19 më 6 tetor në fitoren 3–2 me përmbysje ndaj Newscastle United, duke shënuar golin e tretë dhe të fitores në minutën e 90të pasi ekipi i tij kishte pësuar dy gola në dhjetë minutat e para.[126]
Më 29 gusht 2019, Sánchez kaloi te klubi italian Inter në formë huazimi për sezonin 2019–20.[127] Ai deklaroi se nuk ishte penduar që ishte transferuar te Manchester United, por shtoi se do të të dëshironte që të luante më shumë.[128] Debutimi i tij me klubin erdhi më 14 shtator në fitoren 1–0 në shtëpi kundër ish klubit të Udinese, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 80të.[129] Dy javë më pas, Sánchez regjistroi golin e parë me klubin në suksesin 3–1 në transfertë ndaj Sampdorias, duke marrë edhe një karton të kuq për simulim në pjesën e dytë.[130] Kjo ishte fitorja e gjatë e Interit në gjashtë javët e para të kampionatit, duke barazuar nisjen më të mirë tyre në histori të vendosur në sezonin 1966–67.[131] Në tetor, gjatë kohës që ishte pjesë e ekipit kombëtar, Sánchez pësoi një dëmtim të rëndë në kyçin e këmbës, duke qëndruar jashtë fushave të lojës për rreth tre muaj.[132] Ai u rikthye në stërvite në ditët e para të vitit 2020 dhe luajti ndeshjen e parë pas rikthimit më 14 janar në fitoren 4–1 kundër Cagliarit në kupë.[133][134]
Më 6 gusht 2020, Interi njoftoi se kishte siguruar shërbimet e Sánchezit si lojtar i lirë falas; ai firmosi për tre vite.[135]
Më 9 gusht 2022, Marseille njoftoi se kishte arritur një marrëveshje në parim për transferimin e Sanchez, nëse lojtari do të kalonte me sukses vizitat mjekësore.[136] Një ditë më pas, ai firmosi një kontratë dy-vjeçare me mundësi rinovimi për një vit të tretë.[137]
Sánchez bëri debutimin e tij për kombëtaren më 27 prill 2006 në një ndeshje ndaj Zelandës së Re.[138] Ai më pas u thirr nga trajneri José Sulantay për të përfaqsuar kombëtaren nën-20 në Kupën e Botës 2007 që u zhvillua në Kanada, ku ata përfunduan të tretët.[138][139]
Pas pjesmarrjes së tij në Kupën e Botës për të rinjë, Sánchez shënoi golin e tij të parë me kombëtaren e parë në humbjen 2–1 ndaj Zvicrës më 7 shtator 2007.[140] Ai shënoi tre gola në fushatën e suksesshme kualifikuese të Kilit për Kupën e Botës 2010, në të cilën ai u thirr dhe luajti në të tre ndeshjet e fazës së grupeve dhe në ndeshjen e raundit të 16-tave.[138][141] Ai më pas luajti edhe në Copa América një vit më pas, duke shënuar një gol në barazimin 1–1 në fazën e grupeve ndaj Uruguajit,[142] me Kilin që arriti në çerek-finale. Më 15 nëntor 2013, Sánchez shënoi të dy golat e fitores 2–0 të Kilit ndaj Anglisë në Wembley, duke përsëritur arritjen e legjendës Marcelo Salas në vitin 1998.[143]
Sánchez shënoi katër herë për Kilin në fushatën kualifikuese për Kupën e Botës 2014.[144]
Më 13 qershor 2014, Sánchez shënoi golin e parë të Kilit në Kupën e Botës 2014 si dhe dhuroi një asist në fitoren 3–1 kundër Australisë në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.[145] Në ndeshjen e raundit të 16-tave, Sánchez shënoi golin e barazimit në barazimin 1–1 ndaj vendit organizator Brazilit. Megjithatë, ai ishte një nga tre lojtarët kilian që gabuan në gjuajtjet e penalltive, kjo pasi gjuajtja e tij u prit nga portieri me Kilin që u mposht 3–2 dhe u eliminua nga turnamenti.[146]
Sánchez ishte një nga 23 lojtarët që luajtën për Kilin në Copa América 2015.[147] Ai asistoi golin e Eduardo Vargas në fitoren 2–0 ndaj Ekuadorit në ndeshjen hapëse të turnamentit,[148] dhe më pas shënoi me kokë në fitoren 5–0 ndaj Bolivisë në ndeshjen e tretë të grupit, të cilën Kili e fitoi me 7 pikë; ai u zëvëndësua në përfundim të pjesës së parë sëbashku me Arturo Vidalin për t'u shplodhur.[149]
Sánchez u shpall lojtari më i mirë në ndeshjen me karakter të keq dhe plot polemika ndaj kampionëve në fuqi të Uruguajit.[150] Në ndeshjen gjysëm-finalen ndaj Perusë, ai dhuroi asistin e golit të Eduardo Vargas duke ndihmuar Kilin të përparonte në finale me rezultatin 2–1.[151] Në finale, Sánchez shënoi penalltinë e fundit në fitoren nga gjuajtjet e penalltive ndaj Argjentinës, duke e ekzekutuar me stilin Panenka.[152]
Më 9 tetor 2015, në ndeshjen e parë kualifikuese të Kilit për Kupën e Botës 2018, Sánchez shënoi në fitoren 2–0 ndaj Brazilit, duke ndihmuar Kilin të regjistroj fitoren e parë ndaj Seleçãos që nga viti 2000.[153] Katër ditë më vonë, në ndeshjen e dytë kualifikuese, ai shënoi një dopietë në fitoren 4–3 ndaj kombëtares rivale të Perusë.[154]
Një vit më vonë, Sánchez u përzgjodh në ekipin që do të mbronte titullin e Copa Américas në Copa América Centenario në Shtetet e Bashkuara.[155] Më 14 qershor, Kili u ndesh kundër Panamasë dhe i nevoitej vetëm një barazim për të kaluar më tej; Panamaja fillimisht kaloi në avantazh para se Sánchez dhe Vargas të shënonin secili nga një dopietë për t'i dhënë Kilit fitoren 4–2 dhe avancimin në fazën me eliminim direkt.[156]
Katër ditë më vonë, ai shënoi sërisht dhe asistoi edhe dy herë të tjera në fitoren shkatërrimtare 7–0 në Levi's Stadium ndaj Meksika, duke i dhënë fund rekordit të tyre prej 22 ndeshjeve pa humbje.[157] Në gjysëm-finale, Kili mposhti Kolumbinë 2–0;[158] në këtë ndeshje, Sánchez u bë lojtari i dytë – pas Claudio Bravos – që arrin 100 ndeshje me kombëtaren.[159]
Në një përsëritje të finales së vitit të kaluar, Kili u përball me Argjentinën.[160] Të dy ekipet e mbyllën kohën e rregullt me një lojtar më pak, që përfundoi në barazim 0–0. Kili u shpall fituese sërisht nga gjuajtjet e penalltive, duke fituar 4–2. Sánchez u shpall lojtari më i mirë i turnamentit.[161]
Në ndeshjen e parë të Kilit në Kupën e Konfederatave 2017 më 18 qershor, Sánchez, i cili ishte rikuperuar nga një dëmtim në kyçin e këmbës, erdhi nga stoli dhe asistoi golin e parë të takimit të shënuar nga Vidal në një fitore 2–0 ndaj Kamerunit.[162] Katër ditë më pas, Sánchez u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Kilit pas golit të shënuar në barazimin 1–1 ndaj Gjermanisë, në atë kohë fituesja në fuqi e Kupës së Botës; goli i tij i dha Kilit avantazhin e përkohshëm në ndeshje.[163] Ky ishte goli i tij i 38të me kombëtaren, duke kaluar sulmuesin Marcelo Salas, si dhe ndeshja e tij e 112të, duke barazuar portierin Bravo si lojtari me më shumë ndeshje për Kilin.[164] Kili eliminoi Portugalinë në gjysëm-finale nga gjuajtjet e penalltive, duke u kualifikuar në finale,[165] ku u mposhtën nga Gjermania; Sánchez ishte pranë golit të barazimit në kohën shtesë, me goditjen e tij të dënimit që u prit nga portieri gjerman Marc-André ter Stegen.[166][167]
Më 17 qershor, në ndeshjen e parë të Kilit në Copa América 2019, Sánchez shënoi në fitoren komode 4–0 ndaj Japonisë.[168] Në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve ndaj Ekuadorit tre ditë më pas, Sánchez shënoi sërisht, duke i dhënë Kilit fitoren 2–1 dhe një vend në çerek-finale.[169] Në çerek-finale, Kili u përball ndaj Kolumbisë, dhe pas një barazimi pa gola në kohën e rregullt dhe shtesë, La Roja fitoi me penallti; Sánchez shënoi penalltinë që vulosi fitoren e tyre.[170] Kili u eliminua në gjysëm-finale në mënyrë surprizë nga Peruja.[171]
Në tetor të atij viti, Sánchez pësoi një dëmtim në ligamentin e këmbës gjatë barazimit 0–0 të Kilit në miqësoren ndaj Kolumbisë në Alicante.[172]
Sánchez është një lojtar i shpejtë, krijues dhe me intensitet të lartë pune, i cili njihet veçanërisht për energjinë dhe aftësitë në fushë.[173][174][175] Edhe pse është këmbë-djathtë, falë aftësive të tij me të dyja këmbët, Sánchez është i aftë të luajë në çdo pozicion përpara, në çdo krah, ose në qëndër të fushës; përgjatë karrierës së tij, ai është pozicionuar si sulmues i dytë, si anësor, si numër 9 fallco, ose si mesfushor sulmues;[176][177][178][179] së fundmi, ai ka luajtur në një pozicion më të avancuar në sulm, duke u vendosur në qëndër, ndonjëherë edhe si sulmuesi kryesor.[180] Sánchez gjithashtu zotëron aftësi të shkëlqyera teknike dhe shpejtësi, të cilat e bëjnë atë një driblues të mirë, veçanërisht në rastet një-kundër-një, dhe e lejojnë të krijojë hapsira, si për të shënuar ashtu edhe për të dhënë asiste për shokët e ekipit.[173][174][181][182][183][184] Sánchez është gjithashtu i saktë në gjuajtjet e lira dhe goditjet e dënimit.[185]
Në tetor 2015, Sánchez u emërua ambasador i kompanisë së telekomunikacionit Huawei.[186] Ai u shfaq në një reklamë në melodinë e Blondies "One Way or Other" për Huawein e cila bëri debutimin e saj në nëntor 2016.[187]
Në shkurt 2017, Sánchez firmosi një marrëveshje sponsorizimi me Pepsin.[188]
Në mars 2017, ai u nderua me një statujë të tijën në qytetin e tij të lindjes Tocopilla.[189]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kupa e Ligës | Kontinenti | Tjetër | Gjithsej | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Division | Apps | Goals | Apps | Goals | Apps | Goals | Apps | Goals | Apps | Goals | Apps | Goals | ||
Cobreloa | 2005 | Primera División | 35 | 3 | — | — | 3[a] | 0 | — | 38 | 3 | |||
2006 | 12 | 9 | — | — | — | — | 12 | 9 | ||||||
Gjithsej | 47 | 12 | — | — | 3 | 0 | — | 50 | 12 | |||||
Colo-Colo | 2006 | Primera División | 18 | 4 | — | — | 9[b] | 1 | — | 27 | 5 | |||
2007 | 14 | 1 | — | — | 7[a] | 3 | — | 21 | 4 | |||||
Gjithsej | 32 | 5 | — | — | 16 | 4 | — | 48 | 9 | |||||
River Plate | 2007–08 | Primera División | 23 | 4 | — | — | 8[c] | 0 | — | 31 | 4 | |||
Udinese | 2008–09 | Serie A | 32 | 3 | 2 | 0 | — | 9[d] | 0 | — | 43 | 3 | ||
2009–10 | 32 | 5 | 4 | 1 | — | — | — | 36 | 6 | |||||
2010–11 | 31 | 12 | 2 | 0 | — | — | — | 33 | 12 | |||||
Gjithsej | 95 | 20 | 8 | 1 | — | 9 | 0 | — | 112 | 21 | ||||
Barcelona | 2011–12 | La Liga | 25 | 12 | 7 | 1 | — | 6[e] | 2 | 3[f] | 0 | 41 | 15 | |
2012–13 | 29 | 8 | 6 | 2 | — | 9[e] | 1 | 2[g] | 0 | 46 | 11 | |||
2013–14 | 34 | 19 | 9 | 2 | — | 9[e] | 0 | 2[g] | 0 | 54 | 21 | |||
Gjithsej | 88 | 39 | 22 | 5 | — | 24 | 3 | 7 | 0 | 141 | 47 | |||
Arsenal | 2014–15 | Premier League | 35 | 16 | 6 | 4 | 1 | 1 | 9[e] | 4 | 1[h] | 0 | 52 | 25 |
2015–16 | 30 | 13 | 3 | 1 | 1 | 0 | 7[e] | 3 | 0 | 0 | 41 | 17 | ||
2016–17 | 38 | 24 | 5 | 3 | 0 | 0 | 8[e] | 3 | — | 51 | 30 | |||
2017–18 | 19 | 7 | 0 | 0 | 2 | 0 | 1[i] | 1 | 0 | 0 | 22 | 8 | ||
Gjithsej | 122 | 60 | 14 | 8 | 4 | 1 | 25 | 11 | 1 | 0 | 166 | 80 | ||
Manchester United | 2017–18 | Premier League | 12 | 2 | 4 | 1 | — | 2[e] | 0 | — | 18 | 3 | ||
2018–19 | 20 | 1 | 3 | 1 | 0 | 0 | 4[e] | 0 | — | 27 | 2 | |||
Gjithsej | 32 | 3 | 7 | 2 | 0 | 0 | 6 | 0 | — | 45 | 5 | |||
Internazionale (huazim) | 2019–20 | Serie A | 0 | 0 | 0 | 0 | — | 0 | 0 | — | 0 | 0 | ||
Gjithsej karriera | 439 | 143 | 51 | 16 | 4 | 1 | 91 | 18 | 8 | 0 | 593 | 178 |
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Kili | 2006 | 5 | 0 |
2007 | 4 | 1 | |
2008 | 9 | 2 | |
2009 | 9 | 5 | |
2010 | 7 | 4 | |
2011 | 11 | 2 | |
2012 | 8 | 0 | |
2013 | 11 | 8 | |
2014 | 13 | 4 | |
2015 | 14 | 5 | |
2016 | 15 | 5 | |
2017 | 13 | 3 | |
2018 | 5 | 2 | |
2019 | 7 | 2 | |
Gjithsej | 131 | 43 |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.