Iván Zamorano

futbollist kilian From Wikipedia, the free encyclopedia

Iván Zamorano

Iván Luis Zamorano Zamora (i lindur më 18 janar 1967 në Santiago) është sulmues kilian i pensionuar. Së bashku me Elías Figueroan dhe Marcelo Salasin, janë ikonat e futbollit kilian.

Fakte të shpejta Të dhënat vetjake, Emri i plotë ...
Iván Zamorano
Thumb
Të dhënat vetjake
Emri i plotëIván Luis Zamorano Zamora
Datëlindja18 janar 1967 (58 vjeç)
VendlindjaSantiago, Kili
Gjatësia1.78 m (5 ft 10 in)
PozicioniSulmues
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1985–1988Cobresal31(8)
1985–1986Cobreandino (huazim)29(27)
1988–1990St. Gallen56(34)
1990–1992Sevilla59(21)
1992–1996Real Madrid137(77)
1996–2001Internazionale102(26)
2001–2003América63(33)
2003Colo-Colo14(8)
Gjithsej454(233)
Karriera ndërkombëtare
2000Kili Olimpik5(6)
1987–2001Kili69(34)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase
Mbylle

Ai ka qenë pjesë e kombëtares kiliane dhe ka luajtur në Kampionatin Botëror 1998. Ai ka luajtur për disa klube, si Sevilla apo Real Madrid C.F.. Ai gjithashtu a luajtur edhe për ekipin e Interit. Me ekipin e Realit të Madritit ka fituar titullin e kampionit në Spanjë në sezonin 1994-95. Në këtë vit ai ka qenë golashënuesi më i mirë. Me ekipin e Interit ka fituar Kupën UEFA. Në vitin 2004, Zamorano është përfshirë në FIFA 100, listë e futbollistve më të mirë, e përpiluar nga Pele.

Karriera

Zamorano karrierën e filloi në Trasandino, e më pastaj në vitin 1985 kaloi në CobresalKili. Në vitin 1988 u transferua në Evropë në ekipin zviceran FC St. Gallen. Për 3 sezona sa i kaloi në Zvicër ai shënoi 34 gola në 56 ndeshje.[1] Në vitin 1991 Zamorano debutoi në Primera División me ekipin e Sevillës, për të cilin luajti 59 ndeshje dhe shënoi 21 goals, derisa u shit në Real Madrid për 5 milion dollaarë. Me Realin e Madridit, në mes të viteve 1992-96, Zamorano fitoi një herë kampionatin spanjoll, një Kupë të Mbretit dhe një Superkupë të Spanjës. Në vitin 1995, nën drejtimin e Jorge Valdanos, Zamorano e ndihmoi Realin të shpallej kampion i Spanjës. Në këtë sezon, ai shënoi 27 gola - përfshirë edhe 4 gola kundër rivalit kryesor Barcelonës. Këtë sezon ai e fitoi Trofeun Pichichu çmim që i jipet golashënuesit më të mirë në Spanjë. Në sezonat 1992-93 dhe 1994-95, ai fitoi EFE Trofeun, trofe që i jipet lojtarit më të mirë latino-amerikan që luan në Spanjë, e që jipet nga agjensia e lajmeve EFE.[2] Për Realin e Madridit, Zamorano luajti 137 ndeshje dhe shënoi 77 gola.

Pas 5 sezonave të kaluara në Ligën Spanjolle, Zamorano luajti 4 sezona në Serie A për ekipin e Interit, prej 1996 deri më 2000. Ai ishte bashkëlojtar me Youri Djorkaeffin, Diego Simeonen, Javier Zanettin e Ronaldon. Në ekipin e Interit, ishte sulmuesi kryesor derisa në ekip erdhi Ronaldo. Me ardhjen e Ronaldos, Zamorano ishte i detyruar ta lëshonte fanelën me numrin 9, e të mirrte fanelën me numrat '1+8', duke e bërë teknikisht edhe atë me numër '9-të'. Në maj të vitit 1998, Interi e fitoi Kupën UEFA, duke e mundur ekipin e Lazios në finale me rezultat 3-0. Në këtë ndeshje Zamorano shënoi golin e parë. Zamorano shënoi gol edhe në finalen e vitit paraprak, në finalen e vitit 1997 kundër Schalke 04, mirëpo Interi humb pas ekzekutimit të penaltive.

Në vitin 2001, Zamorano kalon në Meksikë për të luajtur për Club American, për dy sezona.

Në vitin 2003, pas 16 viteve lojë aktive, Zamorano e mbylli karrierën në ekipin Colo-Colo.

Ekipi kombëtar

Për kombëtaren e Kilit, Zamorano luajti 69 ndeshje, duke shënuar 34 gola. Ka debutuar më 19 qershor 1987 në moshën 20 vjeçare, në miqësoren me Perunë.

29 prill 1997 ai shënoi 5 gola në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin botëror 1998 kundër Venezuelës, në fitoren 6-0.

Lojërat olimipike verore 2000, ai fitoi medaljen e bronztë dhe ishte golashënuesi më i mirë i turneut me 6 gola.

Ndeshja e fundit ndërkombëtare e tij ka qenë miqësorja kundër kombëtares së Francës më 1 shtator 2001, të cilën Kili e fitoi me rezultat 2-1[3].

Nderet dhe titujt

Ekipor

Më shumë informacion Sezoni, Ekipi ...
Sezoni Ekipi Titulli
1987Kili CobresalKampion i Kilit
1993Spanja Real MadridKupa e Mbretit
1993Spanja Real MadridSuperkupa e Spanjës
1995Spanja Real MadridLA Liga
1998Italia InternazionaleUEFA Cup
2002Meksika Club AmericaKampion i Meksikës
Mbylle

Personale

  • Trofeu EFE: 1993, 1995
  • Pichichi Trophy (golashënuesi më i mirë): 1995

Statistika

Më shumë informacion Performancat në klub, Liga ...
Performancat në klub Liga Kupa Kontinentale Gjithësej
SezoniKlubiLiga NdeshjeGolaNdeshjeGola NdeshjeGola NdeshjeGola
Kili LigaCopa Chile Amerikë Jugore Gjithësej
1985CobresalKapionati kilian20
198631
1986CobreandinoLiga e dytë e Kilit2927
1987CobresalKampionati kilian2981413
19881414
Zvicër LigaSchweizer Cup Evropë Gjithësej
1988-89St. GallenSuperliga171010
1989-90332343
1990-9161
Spanjë LigaCopa del Rey Evropë Gjithësej
1990-91SevillaLa Liga29921
1991-92301221
1992-93Real MadridLa Liga34264675
1993-9436116442
1994-9538283053
1995-9629122054
Itali LigaCoppa Italia Evropë Gjithësej
1996-97Internazionale MilanoSerie A31764102
1997-9813220103
1998-9925932
1999-003075140
2000-012120
Meksikë LigaKupa Amerikë Veriore Gjithësej
2000-01AméricaPrimera División1711
2001-02351840
2002-03114
Kili LigaCopa Chile Amerikë Jugore Gjithësej
2003Colo-ColoPrimera División148
GjithësejKili 74433128
Zvicër 563453
Spanjë 1969819122114
Itali 10125187245
Meksikë 633340
Gjithësej karriera 49023373504919612302
Mbylle

Trivia

  • Zamorano e ka pasur nofkën Bam Bam, dhe Iván el Terrible(Ivani i frikshëm).
  • Në Inter, Zamorano e ka veshur fanellën me numër 9, derisa një marrëveshje me sponzorin Nike, ia dha këtë numër Ronaldos. Kur u bë kjo marrëveshje, Zamoranos iu dha fanella me numër 18, duke e vendosur një plus midis numrave(1+8=9).
  • Gjatë Kampionatit botëror 1998, këngëtarja Madona, e quajti Zamoranon seks simbol i kampionatit.

Jeta aktuale

Është i martuar me modelen argjentinase María Alberó. Fëmija i parë, vajza e vogël Mia Pascale u lind më 28 janar 2006.

Aktualisht Zamorano është duke punuar si ndihmës-trejner i kombëtares kiliane U-18. Mendohet se në të ardhmen do të mund të drejtojë kombëtaren kiliane. Ai është edhe si gjurmues i lojtarëve të rinjë për ekipin e Interit.

Referimet

Lidhje të jashtme

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.