Paionët
From Wikipedia, the free encyclopedia
Paionët ose Peonët ishin një grup fisesh ilire që banonin në luginën e sipërme të Aksiosit (Vardari) dhe degëve të tij, duke u shtrirë në Lindje deri te lugina e Srymonit (Strimon) në kufi me fise trake në Perëndim në kufi me dardanët, penestët dhe dasaretët e Ilirisë. Përmenden për të parën herë nga Homeri si aleatë të trojanëve kundër akejve. Në fillim të shek. V p.e.r. u pushtuan nga persët dhe dy fise të tyre me urdhër të Darit u shërngulën në Azi. Në gjysmën e parë të shek. IV Peonët kishin krijuar mbretërinë e tyre , një ndër sundimtarët e të cilit ishte Agisi. Që nga kjo periudhë historia e peonëve është e lidhur me përpjekjet e vazhdueshme të shtetit maqedon për t'i nënshtruar. Kjo u arrit gjatë sundimit të Filipit II dhe sidomos të Aleksandrit të Madh. Megjithatë duke njohur qeverisjen e Maqedonisë, peonët vazhdonin të sundoheshin formalisht nga mbretëria e tyre. Vetëm pas nënshtrimit të plotë nga ana e Lismakut nuk bëhet më fjalë për mbretër peonë. Paspushtimit romak Paionia u nda midis krahinave II dhe III, nga të katër provincat autonome të Maqedonisë të krijuar nga pushtuesit. Me riorganizimin administartiv të perandorisë e në kohën e Dioklecianit, Paionia së bashku me Pelagoninë formonin një krahinë të veçantë të quajtur Maqedonia II ose Salutaris. [1]
Fiset ilire | |
• Albanët | • Autariatët |
• Arbët | • Ardianët |
• Atintanët | • Dalmatët |
• Dardanët | • Dasaretët |
• Daorsët | • Enkelejtë |
• Eordejët | • Japigët |
• Japodët | |
• Labeatët | • Mesapët |
• Paionët | |
• Parathinët | • Penestët |
• Pirustët | • Taulantët |
• Shqiptarët |
Demosteni thoshte për ta se "nuk janë mësuar të binden".