![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/c/c6/Iliria.jpg/640px-Iliria.jpg&w=640&q=50)
Penestët
From Wikipedia, the free encyclopedia
Penestët ishin fise ilir, banorë të krahinës Penestia në luginën e sipërme të Drinit të Zi e rreth saj. Përmenden për herë të parë më 170-169 p.e.r. dhe luajnë një rol të rëndësishëm në luftën III romako-maqedone. Treva e penestëve përfshihej në mbretërinë ilire. Më 169 p.e.r. Perseu për t'u lidhur me mbretërinë ilire, hyri në tokat e Penestëve, pushtoi qytetet e tyre dhe dëboi këndej garnizonet romake. Në trojet e penestëve kishte 14 qytete e kështjella, prej të cilave njihen me emrin Uskana, që ishte edhe kryeqendra e krahinës, Oinoni dhe Draudaku. Pas vitit 168 p.e.r. emri i penestëve e i qyteteve të tyre nuk përmenden më.
Fakte të shpejta
Fiset ilire | |
![]() | |
• Albanët | • Autariatët |
• Arbët | • Ardianët |
• Atintanët | • Dalmatët |
• Dardanët | • Dasaretët |
• Daorsët | • Enkelejtë |
• Eordejët | • Japigët |
• Japodët | • Kaonët |
• Labeatët | • Mesapët |
• Molosët | • Paionët |
• Parathinët | • Penestët |
• Pirustët | • Taulantët |
• Thesprorët | • Shqiptarët |
Mbylle