Taulantët, ishin fise Ilire, banorë të ultësirës bregdetare nga Auloni - Vlora deri në Dyrrah. Pra, ato jetonin dhe ne Borizani. Përmenden si fqinjë të Dyrrahut që nga shek. VI p.e.r. me qendën e tyre Sesaretia. Rreth vitit 430 p.e.r. shtrijnë përkohësisht sundimin e tyre edhe mbi Dyrrahun. Në shek IV u paraqitën si një bashkësi më vete në përbërjen e mbretërisë ilire: në vitin 335 p.e.r. morën pjesë në luftën e Peilonit kundër Aleksandrit të Maqedonisë. Pas kësaj mbreti i tyre Glauku u vu në krye të mbretërisë ilire, si themelues i një dinastie të re, duke pasur Klitin, përfaqësuesin e fundit të dinastisë së Bardhylit. Gjatë luftërave të mbretërisë ilire kundër Romës emri i Taulantëve nuk përfillet në burimet. Në tokat e tyre përmendet një fis tjetër, ai i parthinëve. Nënfis i taulantëve ishin edhe abrët (abri / abroi) për të cilët flet Hekateu i Miletit dhe Aristoteli. Taulantët konsiderohen "ilirë të vërtetë (ilyri proprie dicti) nga Pomponius Mela dhe Plini Plaku. Për herë të fundit taulantët shfaqen në kryengritjen kundër perandorit bizantin Honorit, i cili i shtypi me anë të mercenarëve Got. Një tjetër fis me emrin taulant ka banuar në jug të lumit Narenta - Neretva, si fqinjë me dalmatët dhe pyrejt. U pushtuan nga Roma më 168 dhe bënë kryengritje më 35. p.e.r.
Galauri: mbreti i parë i taulantëve. Pushtoi pa sukses Maqedoninë midis viteve 678–640 para Krishtit. [1]
Grabi I (shekulli V para Krishtit): është dëshmuar në një mbishkrim athinas, ai ka shumë të ngjarë të ketë qenë një personalitet me përgjegjësi të mëdha politike. Ai ndoshta ishte gjyshi i Grabos II . [2][3]
Bardhyli ishte themeluesi i dinastisë së parë të dëshmuar ilire. [6] Fushatat e tij antimaqedonase rezultuan të suksesshme në vitet 393, 372 dhe 359 para Krishtit pas të cilave pushtoi Epirin në aleancë me Dionisin e Sirakuzës.
Grabi II (r. 358–356 para Krishtit): hyri në aleancën athinase për t'i rezistuar fuqisë së Filipit në vitin 356 para Krishtit. [7]
Pleurati I (r. 356-335 para Krishtit): mbretëroi pranë bregdetit Adriatik në Ilirinë jugore. Në një përpjekje të tij në 344 para Krishtit, u përpoq të pengonte përparimet e Filipit në Iliri.
Pleuri (rc 337/336 pes): sundimtari ilir që bëri fushatë kundër Filipit II rreth vitit 337 para Krishtit. Nga disa studiues konsiderohet si mbret i Autariatëve ose Dardanëve. [8] Disa kanë sugjeruar se ai ishte i njëjtë me Pleuratus I; [9][10] Pleurias përmendet vetëm nga Diodorus (16.93.6), përndryshe ishte i paprovuar në burimet e lashta. [9]
Glauku: mbreti i Taulantëve. Ai ndihmoi Cleitus në Betejën e Pelionit në 335 para Krishtit, ngriti Pirron e Epirit dhe u përfshi në ngjarje të tjera në Ilirinë jugore në fund të shekullit IV para Krishtit. [12]
Beroja, mbretëreshë, bashkëshortja e Glaukut. E birësoi dhe e rriti Pirron e Epirit.
Monuni I, (r. 290–270 pes): mbretëroi gjatë pushtimeve galike të 279 pes. Ai preu statoret e tij prej argjendi në Dyrrhachion. [13]
Mytili, pasardhësi i Monunit I dhe ndoshta djali i tij (r. 270–?): Zhvilloi luftë kundër Epirit në vitin 270 para Krishtit. Ai preu monedhat e tij prej bronzi në Dyrrhachion. [13]
Marrëdhëniet përbrenda fisit te cilat mundoheshin qe qdo shtet ti prishte
Marrëdhëniet me fiset fqinje qe ishin te acaruara
Marrëdheniet e jashtme qe ishin duke u permirsuar
Gjatë fazës fillestare
Teritoret më të gjëra të qeveriura nga fisi
Eshtë vështirë të bëhet një kuifizim i saktë i vendbanimeve të taulantëve, ashtu sikurse edhe për fise të tjera ilire. Duket që në fillim të kohës së hekurit jetonin të papërqëndruar në fshatra dhe po ashtu në vendbanme të përhershme. Në të vërtetë sipas arkeologëve mund të konkludohet se shoqëritë e katundeve të kësaj kohe paraqesin një mbledhje të grupeve të shtëpiave të cilat ishin ndëtuar nga njësitë shoqërore përkatëse , si p.sh në bazë të një familjeje të madhe patriarkale apo prej një apo më shumë grupeve në sajë të lidhjeve të vëllëzërve të një familje.
Ndër vendbanimet e papërforcuara gjatë kohës së hekurit përhapen gjithjë e më shumë sisteme të përforcuara, ashtu që vendbanimet ngrihen në një element karakteristik të asaj kohe. Këto sisteme të ndërtesave plasoheshin më së shpeshti në hapësira mbi kodra pranë krahinave me fusha të gjëra e frytëdhënëse dhe në fushat me dheun e përshtatëshëm për mbielljen e dridhërave, njëherit këto paraqesin themelet e qarkut ekonomik të tyre.
Qarku ekonomik benda fisit përfshinte ekonomine bujqësore, blegtoriale dhe atë trashëgimore.
Këmbimet ekonomike brenda fisit ishin mall me mall ose mall me monedhë.
Cambi, Nenad; Čače, Slobodan; Kirigin, Branko, red. (2002). Greek influence along the East Adriatic Coast. Knjiga Mediterana (në anglisht). Vëll.26. ISBN9531631549. Undoubtedly the word Illyrian had a distinct political (hence to some extent also ethnic) meaning, when applied to the Illyrian kingdom of Sirrhas or Bardylis I, at thend of the 5th or the beginning of the 4th century BC to the fall of Genthius in 168 BC, regardless of the unsolvable problem of how many dynasties alternately occupied the throne and what was the origin and the actual expanse of the kingdom of each of them
The Illyrians by J. J. Wilkes, 1992, ISBN0-631-19807-5, p. 129, "No Illyrian production of coins is known before King Monunius struck his coins at Dyrrhachium (see figure 11), followed by Mytilus around ten years later..."
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.