From Wikipedia, the free encyclopedia
Dasaretët (greqishtja e lashtë: Δασαρῆται, Δασαρήτιοι - Dasáritai, Dasaritioí, Latin: Dassaretae, Dassaretii) ishin një fis ilir, banorë të krahinës Dasaretia, që përfshinte pjesën perëndimore të liqenit të Ohrit, Qarkun e Korçës, dhe te Beratit.[1][2] Në shek. IV p.e.r. emri dasarët del në këtë truall në vend të enkelejve. Bëjnë pjesë në mbretërinë Ilire. Vendi i tyre Dasaretia dhe qyteti më i fortë i kësaj krahine, Pelioni, përmenden në kohën e kryengritjes së mbretit ilir, Klitit kundër Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Në kohën e luftërave Iliro-Romake dhe Maqedono-Romake dasaretët kaluan herë në varësin maqedone e herë atë të mbretërisë ilire deri sa ranë përfundimisht, në vitin 168 p.e.r. nën sundimin romak. Në vitin 148 p.e.r., Dasaretia u përfshi në provincën romake të Maqedonisë, si një bashkësi (koinon) më vete, me qendër qytetin Lyhnid (Ohri). Në kohën e Dioklecianit, shek. III të e.r. u përfshi nën Provincën e Epirit të Ri. Qytetet tjera të dasaretëve ishin edhe Antipatrea (Berati), Kodrioni (Irmaj), si dhe Krysondiona, Gertundi, Keraka, Sationa, Bojoja, Bantia, Orgesa, Knidi (ende të palokalizuara).
Fiset ilire | |
• Albanët | • Autariatët |
• Arbët | • Ardianët |
• Atintanët | • Dalmatët |
• Dardanët | • Dasaretët |
• Daorsët | • Enkelejtë |
• Eordejët | • Japigët |
• Japodët | • Kaonët |
• Labeatët | • Mesapët |
• Molosët | • Paionët |
• Parathinët | • Penestët |
• Pirustët | • Taulantët |
• Thesprorët | • Shqiptarët |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.