Pirustët
From Wikipedia, the free encyclopedia
Pirustët, ishin fise ilir, banorë të krahinës së sotme të Pukës, Kukësit, Tropojës, një pjese të Matit e të Mirëditës. Deri më 168 p.e.r. bënin pjesë në Mbretërinë Ilire dhe përmenden nga Livi ndër fiset që mbetën të pavaruara pas shkatërrimit të saj nga romakët. Pavarësinë e ruajtën edhe në vitin 54 p.e.r. kur Cezari i detyroi të paguanin një dëmshpërblim. Në vitet 6-9 morën pjesë në kryengritjen e madhe ilire kundër pushtimit romak nën udhëheqjen e Batos së Desidistëve (Desidiateve) dhe ishin ndër të fundit që u nënshtruan.
Fiset ilire | |
• Albanët | • Autariatët |
• Arbët | • Ardianët |
• Atintanët | • Dalmatët |
• Dardanët | • Dasaretët |
• Daorsët | • Enkelejtë |
• Eordejët | • Japigët |
• Japodët | |
• Labeatët | • Mesapët |
• Paionët | |
• Parathinët | • Penestët |
• Pirustët | • Taulantët |
• Shqiptarët |
Për herë të fundit përmenden në shek. II të e.r. nga Ptolemeu. Pirustët përmenden si minatorë dhe për punimin e metaleve, e sidomos të bakrit. Në një mbishkrim të shek. III të e.r. përmendet një fshat i pirustëve, të shpërngulur nga romakët në zonat minerare të Dakisë.
Se kush janë pirustët, dyshimin e parë e jep vetë përkthimi i fjalës. Studiuesit kanë parë një lidhje të drejtpërdrejtë midis pirustëve dhe dardanëve, përmes përkthimit të drejtpërdrejtë të fjalës. Pirus dhe dardhë (cfarë lidhje kanë fjalët "pirus" dhe "dardhë" me njëra-tjetrën?), nga mendohet se vijnë të dy emërtimet, janë forma latine dhe ilire të së njëjtës fjalë.
Ptolemeu, gjeografi i njohur i shekullit II i vendos pirustët në lindje të Durrësit (duhet cituar burimi nga eshte marre), domethënë përafërsisht në territoret që ne jemi mësuar t'i quajmë piruste (kush është mësuar ti quajë piruste këto territore? Duhet cituar burimi, nëse ka), në krahinat e Matit dhe Mirditës, ndërsa historiani antik Straboni, duke folur për rebelimin pirust kundër Cezarit, e vendos këtë popullësi, fqinjë me panonianët, domethënë të shtyrë shumë në very (ne veri te kujt? Duhet cituar burimi, nese ka). Dihet se pirustët ishin të lidhur shumë me artin e nxjerrjes së mineraleve dhe përpunimin e metaleve. Njihen tashmë burimet e arit, argjendit dhe bakrit, që ndodheshin në territoret që më vonë u quajtën Mirditë (vetëm në Mirditë ka burime bakri? Po Puka, Kukesi?), por vendburimet më të mëdha metalifere gjendeshin në Dardani, në territoret e Kosovës dhe të Serbisë së sotme. Nëse kemi të bëjmë me të njejtin popull, atëherë pa drojë mund të themi se jemi (kush??) pasardhësit e Dardanit antik, i cili pasi udhëhoqi pellazgët (popullsi parailire) trojanë në luftë për mbrojtjen e qytetit dhe pas rënies së Trojës iku dhe u vendos në territoret që u quajtën të tijat, siç ikën të tjerë dhe themeluan Trojën e tyre në brigjet e Venecias dhe të Butrintit tonë.
Në gjendjen e sotme të dijeve, në literaturën historike ndeshim fiset ilire të pirustëve dhe të dardanëve, fqinjë me njëri tjetrin, që nuk përmenden se kanë bërë luftë njëri me tjetrin, as nuk përmenden për ndonjë marrëdhënie të veçantë midis tyre. Dardanët patën mbretërinë dhe mbretërit e vet, disa prej të cilëve njihen, si dhe udhëhoqën për dhjetra vjet federatën ilire, duke dhënë dinastinë ilire të Bardhylit.
Ndërsa njohuritë për pirustët janë më tepër të karakterit të materialeve arkeologjike, nuk njihet ndonjë sundimtar pirust, as roli i tyre në federatën e ilirëve, madje mund të thuhet se historia filloi të shkruajë për ta vetëm në vitin 54, kur u rebeluan kundër romakëve. Ndonëse të ndriçuar vonë prej historisë, pirustët u njohën si kampinonë të luftës dhe të xehtarisë dhe popullsi me nivel të lartë zhvillimi shoqëror.