Daorsët
From Wikipedia, the free encyclopedia
Daorsët ishin një fis ilir pasardhës të Daorsës, bijës së Ilirit dhe Galateas. Ata që banonin në rrjedhën e sipërme të Narones (Neretva e sotme). Bënin pjesë në Mbretërinë Ilire në kohën e Gentit. Gjatë luftës III iliro-romake u hodhën në anën e romakëve. Kryeqendra e daorsëve ishte Daorsoni qytet i themeluar në shek.IV-III p.e.s. në vendin e quajtur Oshanicë. Qyteti mbrohej me mure të tipit poligonal si në Lis. Nga mesi i shek.II p.e.s. daorsët prenë monedha që mbajnë emrin e bashkësisë së tyre fisnore.