From Wikipedia, the free encyclopedia
Prejardhja e serbëve në Kosovë individualisht është vështirë të përcaktohet. Vendbanimet e tyre që kanë pasur në Serbi deri më tani saktësisht nuk dihen por supozohet se vijnë nga pjesë të ndryshme të Ballkanit. Disa nga serbët e Kosovës kane jetuar për shume breza në Kosovë. "Nga dokumentet e Vatikanit shihet qartë veprimi i klerit ortodoksë serb në sllavizmin e shqiptarëve dhe në uzurpimin e kishave katolike, sidomos në Prizren, në Mitrovicë, Novobërd, në Mal të Zi etj., për çka edhe papa ka intervenuar pranë autoriteteve serbe".[1]. Terrori i Kishës ortodokse serbe ndaj shqiptarëve katolikë dhe ortodoksë, për t’i asimiluar, ka qenë në vazhdimësi i madh. Taksat e rënda kishtare e shtetërore, dhe detyrimet e tjera materiale e shpirtërore, siç ka qenë imponimi i klerit serb që edhe shqiptarët katolikë t’i pagëzojnë fëmijët e tyre në kishën ortodokse serbe me emra sllavë, kanë bërë që shumë shqiptarë kanë humbur përkatësinë fetare katolike dhe kombësinë e tyre shqiptare.[2].
Mirëpor shumica e tyre janë anëtarë të familjeve, të cilat kanë marrur tokën e shqiptarve të dhuruar nga organet e qeverisë Serbe të bazuara në Doktrinën e shejt serbe në atë kohë (1927) e që në Kosovë thuhej se bëhen "Reforma agrare". Si do që të jetë, numri i te ardhurve serbë nga territori i tashëm 2006 i Serbisë, ndër vite nuk mund të dihet saktësisht për shkak të pengesave politike në institucionet dhe entet e Serbisë, të cilat kanë mbledhur më parë (sikurse gjatë luftës së fundit ) të gjithë regjistrat, që kanë të bëjnë me te ardhurit dhe me Kosovën.
Si do që të jetë, nga ato pak shënime studiuesit janë të mendimit se "Vendosja e kolonistëve serbë dhe malazezë në Kosovë filloi që nga viti 1912, por u zbatua në mënyrë intensive gjatë viteve 1919 - 1924 si dhe atyre 1934 - 1941. Në atë periudhë, në Kosovë, u vendosen më se 39 mijë serbë dhe malazez dhe u krijuan 374 koloni, pëkatësisht vendbanime të reja sllave"[3]
Për sa i përket statistikave, punimi Reforma agrare dhe kolonizimi i Kosovës na jepë shënime të detaluara sa i përket veprimeve të instutucioneve serbe.[4]
Përbërja etnike e Kosovës sipas serbëve | |||||||||
Viti/Etnia | Total | Serb | % | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1948 | 728,436 | 189,869 | 23.6 | ||||||
1953 | 804,530 | 189,869 | 23.6 | ||||||
1961 | 966,026 | 227,016 | 23.5 | ||||||
1971 | 1,247,344 | 228,264 | 18.3 | ||||||
1981 | 1,585,333 | 209,498 | 13.2 | ||||||
1991 | 1,961,515 | 194,190 | 9.9 | ||||||
Burimi: Marina Blagojevic, “Kosovo Invisible Civil War” në Thanos Veremis dhe Evangelos Kofos, Kosovo: Avoiding Another Balkan War, ELIAMEP, Universiteti i Athinës, 1998 |
Demografia e Kosovës |
---|
Ilirët |
Dardanët |
Dyndja sllave |
Per. Osmane |
Shqipëria |
Kolonizimi |
Republika |
Kosova |
Sipas të dhënave të enteve serbe të cilët kanë mbajtur regjistra për familljet kolonizuese të cilave ju ipej toka e shqiptarve në territorin e Kosovës (kufinjtë e vitit 2006), në periudhën mes Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore, kolonët sllavë u vendosën në këto vendbanime si më poshtë:
Prishtinë: Badofci (13 familje), Ballabani (9), Barileva (13), Besia (2), Çagllavica (3), Dabisheci (17), Gllogovica (6), Hajkobilla (5), Hajvalia (48), Keçëkolla (5), Koliçi (4), Lebana (8), Makoci (3), Mareci (4), Nëntë Jugoviqët (66), Nisheci (9), ShkabajOrlloviqi (34), Prapashtica (26), Prishtina (70), Slivova (2), Teneshdolli (3), Truda (2) dhe Vranidolli (3).
Fushë-Kosovë: Batusa (1), Bardhi i Madh (23), Fushë Kosova (142), Graboci i Poshtëm (20), Harilaqi (18), Henci (2), Krivova (25), Miradia e Epërme (80), Nakarada (3), Pomozotini (1), Sllatina e Madhe (33) dhe Vrogolia (11).
Drenas: Abria e Epërme (1), Arllati (8), Baica (11), Dobrasheci (12), Domaneku (10), Fushtica e Poshtme (12), Gllanasella (27), Gllobari (15), Komarani (91), ndërsa në lokalitetin Ostrok (8), Karratica e Epërme (5), Karratica e Poshme (18), Krikova (21), Likoshani (4), Llapushniku (31), Negroci (9), lokaliteti Negroci -Llapushniku (29), Pokleku (10), Polluzha (11), Çikatova e Re (163), Çikatova e Vjetër (2), Sankoci (5), Shtrubullova (2), Tërsteniku (22), Zabeli i Poshtëm (16) dhe lokaliteti Zabeli - Krivova (26).
Obiliqi: Babimoci (1), Lokaliteti Bakshia-Nëntë Jugoviqët (48); Breznica (58), Palaj (3), Dobrosella (34), Hadja (4), Dardhishta (15), Lajthishta (4), Llazareva (17), Mazgiti (11), Millosheva (68), Miniera e Kosovës (9), Obiliqi (122), Plemetini (6), Raskova (6) dhe Siboci (7).
Podujevë: Bajçina (12), Balloci (71), Batllava (28), Bellopoja (39), Bërveniku (7), Braina (6), Bradashi (24), Burica (4), Dobërdoli (28), Dobratini (11), Dumnica e Epërme (1), Dumnica e Poshtme (137) , Dumoshi (12), Dyzi (4), Gërdoci (9), Gllamniku (43), Halabaku (5), Herrtica (36), Kaçibegu (7), Katunishta (23), Kërpimehu (21), Konusheci (24), Kushevica (13), Letanci (5), Livadica (33), Lupçi i Poshtëm (14), Llapashtica e Epërme (63), Llapashtica e Poshtme (21), Llausha (30), Lluga (3), Luzhani (9), majaci (8), Merdari (33), Metërgoci (39), Metohia (7), Miroci (14), Murgulla (4), Obrança (42), Orllani (56), Pakashtica (28), Penuha (11), Perani (21), Përpollci (5), Podjeva (157), Pollata (1), Potoku (3), Radujeci (31), Repa (54), Revuçi (33), Sallabaja (5), Sfeçla (48), Siboci i Epërm (38), Siboci i Poshtëm (9), Sllatina (1), Surkishi (17), Shajkoci (17), Shakovica (8), Shtedimi (15), Tërrnava (22), Turuçica (37) dhe Zakuti (15).
Lipjani: Akllapi (3), Babushi i Muhaxhirëve (17), Baica (4), Banulla (9), Bregu i Zi (9), Bujani (8), Dobraja e Madhe (6), Dobraja e Vogël (10), Gadime e Epërme (5), Gadime e Poshtme (9), Gllogoci (3), Gracka (82), Hallaçi i Vogël (6), Lepia (4), Lipjani (10), Llugaxhia (3), Lluga (34), Magurja (11), Mareci (8), Medveci (13), Poturoci (17), Qyqylaga (12), Radeva (6), Ribari i Madh (1), Rubofci (4), Rufci i Ri (40), Shala (Sedllari) (1), Suhadolli (125), Topliçani (5), Vërsheci (13), Vrella e Goleshit (111).
Ferizaj: Babushi i Serbëve (6), Bibaj (13), Cërnilla (12), Doganaj (4), Ferizaj (36), Gaçka (rreth 20 familje), Gërlica (7), Gremja (23), Komogllava (5), Kosharja (13), Lloshkobarja (26), Mirashi (22), Mirosala (16), Muhoci (19), Nekudini (5), Nerodimja (8), Nerodimja e Poshtme (1), Papazi (23), Pleshina (25),* Pojatishta (22), Prelezi i Jerlive (37), Prelezi i Muhaxhirëve (7), Rahovica (15), Raka (33), Sazlia (10), Slivova (15), Softoviqi (20), Sojeva (14), Katuni i Vjetër (39), Surqina (10), Talinoci i Jerlive (5), Talinoci i Muhaxhirëve (25), Tankosiqi (119), Tërni (2), Varoshi (13) dhe Zaskoku (20).
Shtime: Gllavica (6), Godanci i Poshtëm (14), Gjurkoci (9), Petroviqi (Lagjja e Pajtimit) (22), Muzeqina (3), Raçaku (1), Rashinca (15), Shtimja (3) dhe Vojnofci (8).
Kaçanikut: Elezaj (9), Gabrica (1), Kaçaniku i Vjetër (29), Reka (10) dhe Stagova (3).
Skënderaj: Buroja (39), lokaliteti Çubrel-Llaushë-Vitakë (8), Izbica (8), Klina e Epërme (41), Klina e Mesme (7), lokaliteti Kodra e Tomës në trekëndëshin Tërnafc-Prekaz-Klinë (51), Klladërnica (1), Kosieri i Ri (20), Kallica (48), Kuçica (2), Likoci (1), Luboveci (9), lokaliteti Kolena-Lubovec (2), Makërmali (11), Mikushnica (26), Fshati i Ri (Novosella) (13), Padalishta (1), Polaci i Ri (55), Polluzha (13), Prekazi i Epërm (22), Prekazi i Poshtëm (9), Radisheva (2), Skënderaj (Serbica) (55), Tërnafci (8), Turiçeci (25), Vitaku (12) dhe Vojniku (32).
Vushtrri: Akrashtica (3), Beçiqi (10), Bivolaku (8), Brusniku (8), Bukoshi (58), Cecelia (5), Dalaku (14), Druari (26), lokaliteti Druari-Resniku (35), Dobërlluka (6), Dubofci (8), Dumnica e Epërme (9), Dumnica e Llugave (15), Dumnica e Poshtme (19), Galica (6), Graca (6), lokaliteti Graca-Stanofci i Epërm (28), Hercegova (46), Jezera (Liqeni) (41), Kollo (15), Mavriqi (5), Nedakoci (12), Novolani (32), Maxhunaj (8), Pantina (16), Pestova (15), Resniku (6), Ropica (5), Samadrexha (29), Sllakofci (1), Sllatina (7), Smrokonica (1), Stanofci i Epërm (5), Stanofci i Poshtëm (9), Studimja e Poshtme (8), Svërçaku i Epërm (19), Svërçaku i Poshtëm (52), Shalci (16), Shtitarica (1), Taraxha (15), Tërllobuçi (1), Lumi i Madh (28), Vërnica (17), Vilanci (17), Vushtrria (shumë familje), Zagora (21) dhe në lokalitetin Zhilivoda-Siboci (6).
Mitrovicë: Brabaniqi (3), Gushafci (7), Kçiqi i Madh (2), Kopriva (2), Lisica (2), Lushta (13), Mitrovica (30), Pirqa (12), Shipoli (45), Shupkoci (1), Suhadolli i Epërm ( 10), Frashëri (Svinjari) (14), Vaganica (12), Vërnica (10), Vinarci i Poshtëm (6) dhe Zhabari i Poshtëm (3).
Kamenicë: Berivojca (30), Bozhevci (1), Bratilloci (1), Busovata (2), Dajkoci (6), Drenoci (14), Firiqeja (2), Gllogoci (1), Hajnoci (2), Hodonoci (10), Hogoshti (7), Kamenica (6), Karaçeva e Eperme (11), Kollolleçi (29), Kopërnica (5), Koretini (68), Miganofci (1), Moçari (1), Muçivërci (13), Çarakofci (8), Rubofci (6), Rogana (21), Shipashnica e Poshtme (12), Strelica (2), Cfirca (3), Tërstena (2) dhe Topanica (27).
Viti: Ballanca (11), Begunca (3), Binça (2), Buzoviku (37), Budrika e Epërme (2), Devaja (3), lokaliteti Devaja-Vrapçiqi (17), Drobeshi (39), Gërmova (50), Gërçari (3), Gjylekari (16), Goshica (40), Kabashi (34), Mogilla (21), Podgorci (3), Pozherani (54), Radivojci (1), Ramjani i Epërm (18), Ramnishta (9), Remniku (19), Sadovina e Çerkezëve (62), Sadovina e Jerlive (11), Shasharja (12), Sllatina e Epërme (17), Smira (13), Tërpeza (13), Tërsteniku (1), Vërboci (3), Vitia (25) dhe Zhitia (9).
Istogu: Banica (27), Banja (42), Bellopoja (14), Caralluka (5), Dobrusha (234), Dragalefci (7), Dreja (4), Dubova e Vogël (7), Dubrava (103), Gurrakoci (33), Istogu (15), Kaliçani (28), Kashica (3), Kërrnina (37), Kovrraga (31), Lluga (1), Llukaci i Begut (8), Llukaci i Thatë (2), Lubova (84), Lubozhda (11), Muzhevina (6), Orobërda (97), Prekalla (1), Prigoda (11), Rakoshi (32), Sërbobrani (30), Shalinovica (20), Staradrani (9), Studenica (4), Suhogërla (Syrigana) (2), Shushica (70), Tomoci (5), Tuçepi (39), Uça (1), Veriqi (62), Vrella (16), Zallçi (25) dhe Zhakova (7).
Klinë: Biça (17), Bokshiqi (14), Budisallci (12), Caraviku (8), Çabiqi (4), Deiqi (14), Dollci (2), Dollova (13), Dranoshiqi (29), Dërsniku (3), Gjyrgjeviku i Madh (7), Gjyrgjeviku i Vogël (28), Gllareva (13), Grabanica (5), në lokalitetin Arat e Gjata (24), Gremniku (4), Jagoda (43), Jashanica (73), Kërnica (24), Klinafci (18), Klina (14), Këpuzi (44), Krysheva (23), Pjetërqi i Epërm (15), Pjetërqi i Poshtëm (13), Pogragja (7), Qeskova (6), Qypeva (5), Radulloci, Renoci (10), Jashanica-Resniku (52), Shtupeli (41), Stupa (25), Ujmiri (6), Videja (19), Lokaliteti Zajm-Deiqi-Videja-Drenoc (51), Volljaka (6), Zabërgja (1), Zajmi (12), Zllakuçani (23) dhe në lokalitetin Klina-Zallkuçani (41).
Malishevë: Banja (18), Bellanica (14), Bubaveci (14), Bubli (11), në lokalitetin Mirusha-Carravrana (25), Carralluka (22), Damaneku (10), Jançishta (1), Lashkadrenoci (24), Kjeva (9), Lladroviqi (20), Llazica (42), Lubizhda (23), Malisheva (20), Millanoviqi (Shkoza) (4), Mirusha (12), Mleçani (26), Pagarusha (3), Lokaliteti Mleçan-Plloçicë (20), Plloçica (9), Panorci (25), lokaliteti Panorci-Bubli (31), Seniku (8), Shkarashniku (9), Tërpeza (23), Lokaliteti Tërpeza-Arllati (19), Turjaka (8) dhe në lokalitetin Vërmica-Bellanica (9).
Rahoveci: Bellacërka(19), lokaliteti Bellacërka-Xërxa-Gexha-Radosta (119), Bërnjaça (11), Brestofci (2), Celina (1), Çifllaku (20), Deja (12), Gexha (8), Kramoviku (7), lokaliteti Kramovik-Çifllak (23), Krusha e Madhe (41), Mrasori (3), Nushpala (13), Radosta (20), Rahoveci (9), Ratkoci (21), në lokalitetin Ratkoci-Vranjaku-Nushpala (24), Saroshi (11), Sopaniçi (31), Vranjaka (7) dhe Xërxa (46).
Gjakova: Babaj Bokës (3), Bardhaniqi (11), në lokalitetin Bardhaniqi-Llugaxhia (26), Batusha (27), Beci (82), Berjahu (5), Bardosana (24), Bishtazhini (5), në lokalitetin Bishtazhin-Lipovec-Smaç (33), Biteshi i Poshtëm (41), Biteshi i Epërm (36), Brekoci (36), Brovina (3), lokaliteti Brovinë-Morinë (37), Cërmjani (37), në lokalitetin Varret e Cermjanit (6), në lokalitetini Drini-Cërmjani (13), Dallashaj (25), Damjani (20), Deva (16), Doblibare (28), Dobrixha (30), Dobroshi (9), në fushën Kallavaj ndërmjet Dobroshit e Junikut (92), Doli (17), në lokalitetin Doli-Zhubi (111), Dujaka (11), Firaja (4), Firza (33), Gërçina (12), Gërgoci (16), Gradisha (44), Gjakova (26), Fusha e Gjakovës (42), lokaliteti Nakaradë afër Gjakovës (59), lokaliteti Goden-Zulfaj (7), Guska (7), Hereçi (66), në lokalitetin Malet e Hereçit (58), Jabllanica (15), në lokalitetin Jabllanicë-Luti-Nevxhe-Vardishtë (27), Jahoci (21), Janoshi (22), Kodralia (14), në lokalitetin Kodralia - Neci (39), Korenica (55), Kralani (37), Kusari (6), Kushaveci (6), Lipoveci (18), Llugaxhia (11), në lokalitetin Bardhoq-Llugaxhia (26), Lugbunari (122), Marmulli (79), lokaliteti Milena-Rezina (19), Meja-Orizë (31), Meça (37), në lokalitetin Meça-Cërmjani (43), Moglica (9), në lokalitetin Moglica-Raça-Doli (39), Mulliqi (13), Morina (5), Neci (77), Nivokazi (19), Novosella e Epërme (2), Novosella e Poshtme (8), Osek Hyla (21), Osek Pasha (2), Pacaj (7), Palabardhi (4), Plançori (26), Ponosheci (51), Popoci (5), Qerimi (3), Raça (35), Radoniqi (128), Rakoci (37), Rogova (47), Rracaj (22), Rrypaj (7), Sheremeti (34), Shishmani (34), Shishmani i Bokës (11), Skivjani (27), Smaqi (17), Smolica (19), Stublla (21), Trakaniqi (8), Ujzi (14), Vogova (20), Vraniqi (32), Zidi i Sadik Agës (5), Zhabeli (8), Zhdrella (7) dhe Zhubi (7).
Prizren: Dushanova (100), Grazhdaniku (4), Hatmaxha (5), Hoça e Qytetit (16), Kabashi (14), Kabashi i Hasit (9), Lokaliteti Korisha-Kabashi (11), Kushnini (8), Landovica (2), Lugishta (14), në lokalitetin Lugishtë-Kabash (10), Lutogllava (37), Shumadia e Re (55), Petrovasella (14), Prizreni (shumë familje), Romaja (6), Trepetnica, Tupeci (18), Vërmica (3), Vllashnja (20) dhe Zhuri (4).
Suharekë: Dubrava (3), Duhla (30), lokaliteti Goranca-Novaci (4), Grejkoci (11), Gjinoci (15), Javori (3), Leshani (7), Nëpërbishti (2), Reshtani (7), Savrova (4), Semetishti (7), Studençani (17), Suhareka (5), Tërni (17) dhe Topliçani (26).
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.