Remove ads
fshat në Kosovë From Wikipedia, the free encyclopedia
Lladroviqi është një vendbanim në komunën e Malishevës, Kosovë. Pas vitit 1999, fshati është i njohur edhe me emrin Bardh. Shtrihet 9.5 kilometra në pjesën lindore të Malishevës, në anën e majtë të rrugës rajonale Malishevë-Duhël. Është vendbanim me konfiguracion malor.[1]
Fshati ka shkollën fillore nëntëvjeçare. Burimet kryesore për jetesë sigurohen nga bujqësia, blegtoria, diaspora dhe nga veprimtari të tjera.
Fshati Lladroviq është vendbanim i lashtë dardan i tipit të gjyteteve. Në pjesën e sipërme të fshatit gjenden gërmadhat e Gjytetit-Gradinës. Kultura materiale në këtë lokalitet është shumë e pasur dhe shtrihet nga periudha pararomake deri në fillimin e periudhës bizantine. Kalaja i përket teknikës së ndërtimit rural ilir.
Deri në vitin 1766 nuk ka shënime të dokumentuara për këtë vendbanim. Mund të ketë qenë i regjistruar nën ndonjë tjetër emër ose të ketë qenë i braktisur për një kohë të gjatë. Për herë të parë është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të viteve 1893, 1896 dhe 1900. Gjatë sundimit osman, nga ky fshat kanë humbur banorë dhe nuk janë kthyer më.
Sipas një dokumenti arkivor, Lladroviqi në vitin 1913 kishte rreth 100 shtëpi. Ushtria serbe i kishte djegur të gjitha dhe kishte vrarë 20 banorë të tij. Gjatë sundimit bullgar (Lufta e Parë Botërore), 5 banorë të këtij fshati kanë vdekur nga uria. Fshati është djegur pjesërisht edhe një herë në vitin 1918. Shumë banorë të këtij fshati janë shpërngulur në fshatra të tjera të Kosovës. Një familje nga ky fshat është shpërngulur në Turqi para 200 vitesh dhe, nga kontaktet me pasardhësit e saj, ata flisnin ende gjuhën shqipe.
Lagjet kryesore në këtë fshat janë: Kajtazi, Rrahmani, Jetaj, Bellani dhe Kerolli të fisit Krasniq, pastaj lagjet: Neziri, Godeni dhe Hasanmahmuti, të shpërngulur. Banorët e mëhallës Shaqiri dhe Hasani janë shpërngulur para disa dekadash në disa fshatra të komunës së Klinës. Mikrotoponimet më karakteristike janë: Çesta, Arat e Bellanëve, Boshnjake, Dubovishta, Gërhnabare, Bellavodë, Kupran, Gllavicë, Bllagun, Kërshina, Pipi Gatë, Elqenabare, Kroni Kalit, Gradina, Guri Shpum, Strana, Gryka e Sedllarit, Udha e Korieve, Llaze, Kroni Kallaxhurve, Udha e Bardhit, Kallaxhureqi.
Viti i regjistrimit | Numri i popullsisë | Numri i shtëpive |
---|---|---|
1913 | 328 | - |
1918 | 160 | 31 |
1921 | 221 | 30 |
1948 | 376 | 65 |
1953 | 401 | 70 |
1961 | 423 | 62 |
1971 | 545 | 68 |
1981 | 668 | 74 |
1999 | 1016 | 128 |
Gjatë Luftës së fundit në Kosovë, më 1-11 qershor 1999, ushtria serbe ka granatuar 20 shtëpi dhe ka rrënuar 3 të tjera. Gjatë viteve 1998-99 janë vrarë 4 persona. Popullata ka qëndruar nëpër male deri më 12 qershor, në vendin e quajtur Livadhi i Butë.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.