fshat në Kosovë From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjinoc është një vendbanim në komunën e Therandës, Kosovë.
Gjinoc | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 3.400 |
Shtrihet rreth 5 km. në jug të Therandës. Është vendbanim fushor i tipit të grumbulluar, përveç disa shtëpive që janë mjaft larg njëra - tjetrës.
Është vendbanim i vjetër shqiptar. Gjinoci i hershëm ishte me afër rrugës kryesore Prizren-Therandë. Nga aty janë tërhequr më lart ku është sot Gjinoci për shkak të burimeve të ujit. Në afërsi të fshatit, afër lumit Sopi, te Gjinoci i Vogël është një kodër që quhet Tume. Aty më herët janë gjetur dëshmi materiale iliro-dardane. Mirepo, nuk janë bërë gjurmime arkeologjike.
Toponim me rëndësi është vendi, ara të punuara që e quajnë Magjerc në jugperëndim të fshatit. Mendohet se aty ka qenë vendbanimi i hershëm Magjerci. Mirëpo, ky toponim më tepër i takon fshatit Gelancë. Në pjesën veri-jug të fshatit të quajtur Llucia ka qene një kishë e vjetër ilire. Aty tani janë gurë të varreve dhe gurë të themeleve, eshtra të dimenzioneve të mëdha, unaza etj.
Lagjet - Familjet: Haxhiaj, Haziraj, Hajdaraj, Hamzaj, Muharreinaj, Sallahaj, Zenelaj, Zeçiri, Berisha, Rexhepaj, Asllani, Seferaj, Alijaj, Gashi, Maksutaj, Neziraj etj.
Mikrotoponimet më karakteristike: Tuma, Maxherci, Llocia, Zabeli i Sylejman Agës, Lluga e Asllan Agës, Livadhet e Gata, Luga e Puninit, Pazhiku, Oborvishta, Arat e Kuqe, Arat ner Drum, Livadhet e Verdlia, Livadhet e Buta, Drumi i Gjakovës, Udha e Shkupit, Arat te Brodi, Zabeli i Mehmetit, Zakuta, Zabeli i Qavave, Arrnica, Reka e Thatë, Tarazhda etj.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.