fshat në Kosovë From Wikipedia, the free encyclopedia
Gelancë është një vendbanim në komunën e Therandës, Kosovë.
Gelancë | |
---|---|
Fshat |
Ky vendbanim shtrihet rreth 8 km në jug të Therandës. Është vendbanim i tipit të grumbulluar, në një pjesë të rrafshët, që thuhet se afër ishte tokë moçalike. Këtu takohen dy lumenjtë Shushica dhe Lumi i Bardhë që bashkohen në këtë fshat. Lartësia mbidetare është 381 m.
Në këtë lokalitet, përkatësisht në pjesën qendrore të fshatit janë zbuluar disa varreza të vjetra me gurë të mëdhenj dhe në to është gjetur një unazë.
Në veri të këtij lokaliteti ka ekzistuar vendbanimi i vjetër i quajtur Tarazhda. Tarazhda përmendet në kartën e shenjëtërve Mihal dhe Gabriel te Prizreni të vitit 1348 gjatë caktimit të mexhëve me fshatin Nistra. Lokaliteti i Tarazhdës është shtrirë prej Gjinocit kah Gelanca, Caparci e deri në Novak. Sot, ato pjesë kryesisht janë vreshta.
Mikrotoponimet më karakteristike në këtë vendbanim: Pojatina, Leska, Tarazhda, Atava, Kopliku, Masbregu etj.
Në burimet e shkruara e hasim si vendbanim në një hartë austriake të hartuar më vonë në bazë të shënimeve të vitit 1689. Thuhet se banorët e parë në këtë vendbanim ishin disa familje rome. Disa familje të vjetra shqiptare myslimane e katolike ishin shpërngulur nga ky vendbanim, ndërsa, familjet e sotme kryesisht kanë ardhur nga Grejkoci (prona të të cilëve ishin këto toka), pastaj nga Budakova, Gurkuqi (Maqiteva), Çadraku, nga Dardhishta (Krushica) e Poshtme është familja Jashari, Jezerci dhe një familje nga Luma etj.
Me emrin Glançe, përkatësisht Galanqa është e regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893, të vitit 1896 dhe të vitit 1900.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.