Remove ads
fshat në Kosovë From Wikipedia, the free encyclopedia
Mushtisht është një vendbanim në komunën e Therandës, Kosovë.
Mushtisht | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 3.394 |
{{{postal_code_type}}} | 23050 |
Mushtishti është një fshat që shtrihet afro 10 km në juglindje të Therandës. Shtrihet rrëzë malit të Sharrit në një luginë. Është një ndër fshatrat e mëdhenj të Kosovës. Nëpër fshat kalojnë dy lumenj që në bazë të gurëve në shtratin e tyre të bardhë dhe të zi e kanë marrë emrin Lumi i Bardhë dhe Lumi i Zi. Ka katër gryka të bjeshkës nga ato degë formohen dy lumenjë, ka një sipërfaqe prej 3.450 hektar,përbëhet nga Bjeshka, fusha dhe vendbanimi.
Si kufi të katundit të sotëm Mushtisht, në kartën serbe të vitit 1348, përmendet "Lesheva Rudina", përkatësisht "Leshev Dol", pastaj "Behshin Dol' gjithashtu "selishta Gona Beloga" (do të thotë Gjon Bardhi), përkatësisht "Tanushev Las" etj.
Municipiumi: Municipiumi shtrihej në territorin e fshatrave Mushtisht, Popolan e Sopijë. Në këtë lokalitet janë zbuluar gërmadhat e një vendbanimi të gjerë antik. Është lokalitet i lashtë dardan, ky regjion ka qenë i banuar dendur edhe me vendbanime të tjera. Vendbanim i theksuar, në një fazë" të zhvillimit ka pasur statusin e municipiumit.
Mikrotoponimet më karakteristike: Guri i Përgjakun, Ravnagora -(Rrafsh nalta) Kryqi, maja e Zezë, Tuma, Gradaca-(Qytezë) Livadhet e Epërme, Livadhet e Poshtme, Tre Koritat, Nëntë Koritat, maja e Shqiponjave-2092 lartësia mbidetare. Qafa e Sefcit, Balta-(bllata) e Qajes, Guri i Musës, Prroni i Thatë, Vrella-(burimi) Mali i Bilallit, Maqurishte-(magur ishte) Gradina, Uji i Verdhë, Solillat-(livadhi i krypës) Buzhiçeva, Ledina e Gatë,Puçi-valla, Çuk'arka, Zavoj, Matozi, Ara e vukasnit,Presedeli, Konaku i Fanës, Presllopi, Guri i Hortit, Tropi, Bigori; Lluki, Llokme, Çeshmja e Feratit, Ara e Selimit, Vlla'seni, Zhagi i Trent-(Përroi i çmendur) Bashqet, Fusha e Nikës, Koç'ishtet, Balka, Sel'zarnik, Bjeshka e Çajës, Guri i Zi, Guri i Bubrrecit, Ashta e Keçe, Nerezina-( Rreze'ina),Lesh'ica, Buka, Llazi, Guri gatë, Trash'evina, Ram'nishte, Gryka e rrush'enicës, Ploshe, Or'mni, Shirinat-(gjërishte) Bra'neshi, Arat mi dubovë, Padeshi, Rrafshi i Ufllave,Vërte'shka, Koka e popit,( Popova gllava),tani Antena,740 m.lartësi mbidetare, etj.
BYTYQI (Tahiri, Xhemajliu, Malaj, Jemini, Hamitaga, Basha, Aliu, Haliti, Avdylaga ,Hamiti, Halitjaha, Emerllahu, Muharremi, Durmishi, Jakupi, Zeçiri, Fejza)
SOPAJ (Osmani, Tahiri, Salihu, Sadiku, Behluli, Hajdari, Bajrami, Selimi).
GASHI, KRASNIQI, SHALA, Ajazi, Hamza, Hoxha, Ramadani.
KABASHI (Abazi, Mustafa, Ibrahimi),
Rreth vitit 1879, fshati kishte 104 shtëpi. Një burim historik nga viti 1903 përmend se, përveç familjeve shqiptare, aty banonin edhe 72 familje serbe. Në vitin 1905, fshati numëronte 160 shtëpi; ndërsa në vitin 1913 kishte 1,711 banorë. Sipas regjistrimit të vitit 1919, fshati kishte 192 shtëpi me gjithsej 1,444 banorë, nga të cilët 100 shtëpi ishin të banuara nga serbë me 710 banorë, dhe 91 shtëpi nga shqiptarë me 734 banorë.
Regjistrimi i vitit 1921 raportonte 186 shtëpi me 1,561 banorë, ndërsa në vitin 1928 kishte 190 shtëpi me po aq banorë. Deri në vitin 1948, numri i shtëpive ishte rritur në 276, dhe fshati kishte 2,346 banorë. Në vitin 1953, fshati kishte 317 shtëpi dhe 2,541 banorë; ndërsa në vitin 1961, me 368 shtëpi, fshati kishte 2,816 banorë, përfshirë 1,427 shqiptarë, 1,328 serbë, 16 malazezë dhe 5 të tjerë.
Në vitin 1971, numri i shtëpive arriti në 422 me 3,307 banorë, ndërsa në vitin 1981, fshati kishte 502 shtëpi me 4,155 banorë, ku 2,980 ishin shqiptarë, 1,173 serbë, dhe një malazez. Gjatë regjistrimit serb të vitit 1991, u regjistruan 995 banorë serbë, 1 malazez dhe 1 person tjetër, ndërsa popullata shqiptare e bojkotoi regjistrimin duke operuar me administratë paralele.
Para luftës së viteve 1998-1999, fshati numëronte rreth 510 shtëpi me afro 5,500 banorë shqiptarë dhe 185 shtëpi serbe me 1,200 banorë. Sipas të dhënave të Kuvendit Komunal në vitin 2000, pas përfundimit të luftës, fshati kishte 5,642 banorë. Më 3 prill 1999, forcat serbe dogjën 1,050 ndërtesa banimi dhe ndihmëse, dhe më vonë u dogjën edhe shtëpitë serbe. Xhamia e fshatit, e ndërtuar në vitin 1702, u rrënua nga serbët lokalë më 4 prill 1999, ndërsa edhe librat e bibliotekës së fshatit dhe ato private u shkatërruan. Pas luftës, u rrënua edhe kisha ortodokse.
Gjatë luftës së vitit 1999, 84 luftëtarë nga Mushtishti u angazhuan në UÇK, kryesisht në Brigadën 123, Batalioni i II Budakovë, dhe njësi të tjera të Zonës Operative të Pashtrikut. Nga këta, 3 luftëtarë u vranë, 12 civilë u vranë, dhe 6 janë ende të zhdukur. Më 3 prill 1999, popullata shqiptare u dëbua me forcë nga serbët, duke u detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe të shpërngulen në Shqipëri. Falë luftës së UÇK-së dhe ndihmës së SHBA-së dhe NATO-s, popullsia shqiptare u kthye në vatrat e veta pas më pak se tre muajve dhe filloi ndërtimin e jetës dhe shtetit të saj të pavarur më 2008.
Mushtishti për dallim nga fshatrat tjera të trojeve tona,ka pasur një zhvillim dhe një civilizim më të avancuar si në aspektin kombëtar, ekonomik, kulturor, arsimor, bujqësor,etj. Për faktin që mbështetet mbrapa nga malet e veta që i takojn masivit të SHARRIT, me mbi 400 lloje bimësh të ndryshme, tash më kemi edhe atllasin botanik nga biologu i përkushtuar z.Xhavit Malaj, një e veçant nga Flora e kemi halorin e llojit Gjingjër, që rritet në lartësinë mbidetare nga 1.800 m. deri në 2.092 m.kurse nga Fauna Rrushqe'bullin (latinisht -RIS, nga familje e maces së egër, e cila peshon nga 30–40 kg. Është endemik në Ballkan. Katër gryka të bjeshkës, Uji të pijshëm, me rrjedhje-gravitacion prej 50 vitesh,Shtëpi kulture, zyra e ofiqarisë, Post-telekom, Stacion Policie, Ambulanta,Shkolla fillore 9 vjeqare, Ishte gjimnazi dy vjeqar nga 1977 deri 1990.Fabrika e tekstilit,ishte kooperimi - Bujqësor,nga 16 mullijë me ujë, vetëm një është akoma aktivë.13 ura betoni,1 druri. Ka një fushë bujqësore të gjërë me mbi 1.000 hektar,e tëra me mundësi vaditje.Ofiçina metalike, pllace, betonjerka, prodhim i elementeve të betonit, SOPI, restaurante, dy Pishina, shitore -super markete ushqimore, tekstile dhe një vargë zejesh të ndryshme zanatlijësh.
Një krahasim:
Kur Mushtishti ka qenë komune, para dhe gjatë luftës së dytë botrore, Theranda (Suhareka) nuk ka qenë.
Kur ka pasur Mushtishti 6 dyqane të ndryshme zejtarësh,Theranda (Suhareka) ka pasur vetëm një. Hidroelektran-Prodhim energjie me ujë, tip mulliri, në vitin 1956, e ngritur nga dy persona të kualifikuar elektrik: Riza Halitjaha dhe Hamzi Behluli, të ndihmuar nga Ibrahim Ajazi dhe tjerë.Drita një kohë ka pasur vetëm qendra e fshatit,më pas edhe ç'do shtëpi...Ndërkohë që Suhareka nuk ka pasur.etj.
Teritor gjeografik Mushtishti ka 3450 hektar, Ndërsa Suhareka, ka 1950 hektar, sipas statistikës së ministris së mjedisit e vitit 2009...Tokë bujqësore, Ujë të pijës, lumenjë, pyje-bjeshk, dy xhami,etj.
Gjatë historisë rruga kryesore që ka lidhë Ferizajin, Prizrenin, Kuksin,etj.Ka kaluar nëpër fshatrat rrëz maleve të Sharrit: Jezerc, Budakovë, Vraniqë, Mushtisht, Grykas-(Grejkoc),Korishë, Prizren, Kukës,etj.
Pas luftës së dytë botërore me coptimin e tokave Shqiptare,(qeveria Jugosllave - Serbe) për sigurinë e vetë, duke ju shmangur rrezikut nga afërsia e maleve, që mund ta përdorë këtë rrugë rrëz maleve lëvizja kaçake Shqiptare, me urdhër, me (vullnetar me zor,me dhunë) nga popullsia vendase shqiptare, falasë (angari) me segmente ç'do fshat, ka ndërtuar rrugën e re fushore, Prizren -Suharekë -Shtimje -Prishtinë.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.