fshat në Kosovë From Wikipedia, the free encyclopedia
Peqan është një vendbanim në komunën e Therandës, Kosovë.
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Peçan | |
---|---|
Fshat |
Peqani është fshat që ndodhet në veri të Therandës rreth 2 km larg , e i cili njihet si një ndër fshatrat më të vjetër të kësaj komune. Koncentrimi më i madh i shtëpive të banimit ndodhet në luginë i rrethuar nga të gjitha anët me kodrina.
Fshati është i lidhur me rrugë të asfaltuar me qytetin. Rrugët tjera që lidhen me vendbanimet tjera si: me Bllacë, janë të pa-asfaltuara. Fshati ka shkollën e ndërtuar me vetëkontributin e banorëve para 17 viteve me sipërfaqe 1162 metra katror, vlen të theksohet se kontribuesi më i madh ishte Zymer (Arif) Arifaj , dhe për her të fundit është rinovuar gjatë vitit 2009 nga Kfori Austriak dhe Ministria e Arsimit.
Mikrotoponimet më karakteristike: Gallusha, Rrushullaz, Kopaça, Llokaq, Servishte , Ara e Hasanit , Kreshat , Vrella , Pllaci , Te Domi , Qeshmja Madhe etj.
Në këtë vendbanim sot jetojnë këto familje: Gashi , Grulaj , Arifaj , Elshani, Sopaj, Krasniqi , Bytyçi, Fetiu, Hoxha, Fetaj, Fondaj, Karaxha, Latifi, Sakaj , Hysenaj , Latifi , Ramshaj , Bytyçi , Sakaj , Shahinaj etj
rreth vitit 1879 kishte 49 shtëpi (48 shqiptare, 1 serbe (shqiptare katolike, e regjistruar si serbe nga Jastrebovi)
; sipas regjistrimit të vitit 1913 - 835 banorë
; në vitin 1918 - 90 shtëpi shqiptare myslimane me 648 banorë
; në vitin 1921 -98 shtëpi me 302 banorë
; në vitin 1948 - 124 shtëpi me 887 banorë
; në vitin 1953 -144 shtëpi me 941 banorë
; në vitin 1961 - 141 shtëpi me 1008 banorë shqiptarë
; në vitin 1971 - 162 shtëpi me 1394|banorë shqiptarë
; në vitin 1981 - 204 shtëpi me 1885 banorë shqiptarë.
Ky vendbanim para agresionit serb, sipas shënimeve të marra në terren, në vitet 1998-99 kishte 220 shtëpi me rreth 2624 banorë shqiptarë (1289 meshkuj dhe 1326 femra). Lufta e fundit për fshatin ishte një katastrofë e vërtetë. Nga kjo luftë fshati doli tërësisht i shkretëruar. Nga rreth 380 objekte sa kishte fshati, janë shkatërruar: 138 të kategorisë së V, 172 të kategorisë së IV, ndërsa pjesa tjetër ishin e kategorive me dëmtime më të pakta. Vetëm 15 shtëpi shpëtuan nga dëmtimet. Dëme shumë të mëdha pësuan edhe shkolla e fshatit, rrjeti elektrik, xhamia u shkatërrua tërësisht dhe shumë dëme të tjera në bujqësi dhe veprimtari të tjera. Më 24 mars 1999 popullata u dëbua nga fshati. Pas qëndrimit 10 ditësh në Pagarushë, pjesa më e madhe u strehua në Shqipëri. Nga ky fshat janë vrarë 15 banorë të tij, në mesin e të cilëve 7 dëshmorë.
Dega kryesore e ekonomisë së këtij fshati është bujqësia, pastaj biznesi privat, punësimi në botën e jashtme, punësimi në sektorin publik etj. Është njëri ndër fshatrat që ka më së shumti mërgimtarë.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.