Remove ads
fshat në Kosovë From Wikipedia, the free encyclopedia
Senik është një vendbanim në komunën e Malishevës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrat Besfort dhe Sanik
Senik
Sanik | |
---|---|
Fshat |
Fshati Senik
Shtrihet rrëze maleve,jo larg Gredinës së Lladroviqit.Është vendbanim kodrinoro-malor i tipit të dendur,rreth 10 km në lindje të Malishevës.
Sipërfaqja:7.1 km2.
Fshati ka 258 ha tokë të punueshme bujqësore (ara),63 ha livadhe dhe kullota,367 ha pyje dhe 20 ha djerrina.
Lagjet:Zulfaj,Brahaj,Jonuzaj,Halitaj,Ramaj,Sahitaj.
Është vendbanim i vjetër.Ketë e dëshmojnë varrezat e fshatit në të cilat janë gjetur mbishkrime me shkronja latine.Në fshat janë zbuluar varrezat të vjetra,të mbuluara me rrasa dhe me skelet të dimenzionit të madh.
Sipas traditës,thuhet se banorët kanë jetuar ose i kanë pasur shtëpitë më afër fshatit Bellanicë.
Aty sot ekzistojnë varrezat të cilat quhen Varret e Senikut.
Sipas një burim arkivor,fshati në vitin 1913 kishte 50 shtëpi,nga të cilat trupat serbe dogjën 30 shtëpi.Në shenjë hakmarrjeje,pushteti jugosllav më 9 prill 1945 kishte djegur fshatin pjesërisht dhe kishte vrarë 20 persona,në mesin e tyre 12 nga Seniku,të tjerët nga Damaneku,Astrazubi,Shkrashniku dhe disa kalimtar rasti.Ndërsa sipas Regjistrimit të kolonive,në vitin 1936,u kolonizuan 30 familje kolone me 131 anëtarë.Gjatë të kaluares historike,popullsia e këtij fshati është shpërngulur në shumë vende.Në Turqi janë shpërngulur në vitin 1932 një familje me 22 anëtarë,më 1954 dy familje (Izmir) dhe një familje në Shqipëri.
Shënimet statistikore- Fshati në kuadrin e Bajrakut të Astrazubit,në vitin 1879 kishte 22 shtëpi (20 shqiptare,2 rome);
Më 1913 kishte 271 banorë;
Më 1918 kishte 25 shtëpi shqiptare me 145 banorë;
Më 1921 kishte 38 shtëpi me 222 banorë;
Në vitin 1948 kishte 43 shtëpi me 314 banorë;
Më 1953 kishte 43 shtëpi me 354 banorë;
Më 1961 kishte 48 shtëpi me 452 banorë (422 shqiptarë,2 serbë,8 të tjerë);
Më 1971 kishte 63 shtëpi me 647 banorë shqiptarë;
Më 1981 kishte 84 shtëpi me 880 banorë shqiptarë;
Fshati në vitin 1999 kishte 129 familje me 1407 banorë.
Nga sulmet e paramilitarëve,ushtarëve dhe policore serbe në vitin 1998-99 janë djegur dhe shkatërruar 30 shtëpi banimi dhe dy objekte ekonomike (punëtori të zdruktarisë),dy shitore.Mulliri i fshatit është dëmoluar,ndërsa 70 shtëpi janë granatuar.Janë vrarë 14 banorë të këtij fshati dhe 5 mysafirë.
Më 1998 është zhdukur një foshnje në djep (nip i Senikut)
Popullata në afenzivën e vitit 1998,të pushtetit serb është strehuar më malet e Gradinës së Lladroviqit.Në vitin 1999,popullat (gratë,fëmijët dhe pleqtë) janë dëbuar në Shqipëri,të rinjët ishin të angazhuar në luftë kundër armikut.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.