Kosova deklaroi pavarësinë e saj me 17 shkurt 2008. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, u dërguan letra në drejtim të të gjitha qeverive të botës për njohjen e saj. Njohjet e para filluan menjëherë pas disa orësh, ndërsa më 18 shkurt 2008, Afganistani ishte shteti i parë që njohu Kosovën shtet të pavarur. Më 8 mars 2008, ministri i parë i jashtëm që e vizitoi Kosovën ishte Carl Bildt, Ministër i Jashtëm i Suedisë[1].

Thumb

Deri më 4 shtator 2020, 116 nga 193 shtete anëtare të OKB-së kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës dhe 3 shtete që nuk janë anëtare të OKB. Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian gjithashtu e kanë njohur Kosovën (23 nga 28); Anëtarët e BE-së vendosin individualisht se a do ta njohin Kosovën, ndërsa BE-ja ka dërguar misionin EULEX për të siguruar paqe, mbikëqyrje të jashtme. Njëzetekatër (24) anëtarë të NATOs nga njëzetetetë (28) gjithsej e kanë njohur Kosovën.

Hyrje

Shtetet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, janë të ndara sa i përket pavarësisë së Kosovës. SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, njohën pavarësinë e Kosovës, Rusia e ka kundërshtuar dhe konsideruar ilegal aktin e pavarësisë [2], ndërsa Republika Popullore e Kinës ka shprehur brengosjen e saj me këtë akt. Me 15 maj 2008, Rusia, Kina dhe India, lëshuan një deklaratë të përbashkët, në të cilën ftojnë për negociata të reja në mes të autoriteteve të Beogradit dhe Prishtinës[3].

Nga fqinjët e Kosovës, Republika e Shqipërisë, Republika e Maqedonisë dhe Mali i Zi e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Republika e Maqedonisë ka ngritur çështje e vijëzimit të kufirit mes saj dhe Kosovës, tani e diskutuar vetëm me Prishtinën kurse më parë vetëm me qeverinë e Beogradit. Komisioni i përbashkët i Republikës të Maqedonisë dhe Kosovës për Demarkacion të kufirit filloi operimet më 25 mars 2008 në Shkup.[4] Qeveria e Serbisë si reagim kundër shteteve që kanë njohur Republikën e Kosovës ka thirrur në konsultime ambasadorët e vet nga shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Por në korrik 2008, ambasadorët e saj në shtetet e BE-së u rikthyen[5]. Serbia akuzoi liderët kosovarë për tradhëti të lartë.

Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç, me 15 gusht 2008, zyrtarisht dërgoi një kërkesë në OKB, për të kërkuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth aktit të pavarësisë së Kosovës. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në takimin e saj në shtator 2008[6] vendosi ta çojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. GJND vendosi më 22 korrik 2010 se deklarata e pavarsisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën nderkombetare, me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Në 7 shtator 2011 në tabloidin serbë "Blic" thuhej se dy shtete kishin tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës, sipas "Blic" Omani dhe Guinea-Bissau. Këtë lajm e mbështeti ditën tjetër edhe ministri i punëve të jashtme të Serbisë Vuk Jeremiç por shpejtë u zbulua se këto ishin informacione spekulative dhe mashtrime të diplomacisë serbe. Zëvëndëskryeministri i Parë i Kosovës Behgjet Pacolli ka pasur të një bisedë telefonike me presidentin e Guinea-Bissau, Malam Bacai Sanhá, i cili i ka rikonfirmuar njohjen nga Guinea-Bissau. Republika e Kosovës më datë 30 janar 2011 ka marrë notë verbale nga Sulltanati i Omanit, me nr. të referencës 7102/700710/181/2011 dhe të nënshkruar nga lartmadhëria e Tij Sulltani Qaboos Bin Said dërguar presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ku thuhet se: “Njohim pozitën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë drejt pavarësisë së Kosovës dhe Qeveria e Sulltanatit të Omanit e mirëpret anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ku Kosova dëshiron të marrë pjesë”. Omani ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën, ku ambasadori i Kosovës në Londër Muhamet Hamiti është akredituar si ambasador jo rezident në Oman. Më 20 shtator 2011 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj kanë marr konfirmimin nga Ministri i Punëve të Jashtme i Sulltanatit të Omanit, Yusuf bin Alawi bin Abdulla për njohjen e plotë të pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.[7] PE miraton rezolutën për Kosovën, 5 vendet ta njohin Koosvën

Strasburg, 7 shkurt 2013 - Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë për Kosovën duke i i hapur kështu rrugën marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes BE dhe Kosovës. Në dokumentin për Kosovën të paraqitur nga eurodeputeja Urlike Lunaçek para komitetit për Politikë të Jashtme të PE-së, thuhet se Bashkimi Evropian mund të lidhë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën, edhe pse pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. Eurodeputetja deklaroi se nuk mund të pranohet ndarja e Kosovës. Projekt-rezoluta po ashtu u bën thirrje pesë anëtareve evropiane që të pranojnë shtetin e ri. Ndërkaq, dokumenti për Serbinë kërkon që këtij shteti t’i jepet sa më parë data e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me kusht që Beogradi të plotësojë kushtet themelore dhe të vazhdojë procesin e reformave. Njëri nga kushtet e BE-së për Serbinë, është Kosova. Autoritetet evropiane u kanë vënë kusht atyre serbe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, nëse duan të avancojnë në procesin e integrimit[8]

Në Bruksel u zhvillua takimi i presidentëve të Kosovës dhe Serbisë Bruksel, 7 shkurt 2013 - Në kabinetin e shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, të mërkurën është mbajtur takimi i presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Atifete Jahjaga dhe Tomisllav Nikoliq. Ky ishte takimi i parë ndërmjet liderëve të të dyja shteteve dhe, në masë të madhe, është parë si hap tutje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Në prag të tij, Eshton ka takuar ndarazi Nikolliqin dhe më pas Jahjagën. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se takimi me homologun nga Serbia, Tomisllav Nikolliq, ka qenë konstruktiv dhe në nivel të barabartë. Ajo ka bërë me dije se në takim i është dhënë mbështetje procesit të dialogut midis dy vendeve, i cili tashmë është në zhvillim e sipër. Dialogu është rruga e vetme për zgjidhjen e të gjitha çështjeve në mes të dy vendeve të pavarura, ka thënë Jahjaga gjatë një konference me gazetarë të mbajtur në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel pas takimit. “Takimi i sotëm paraqet rrjedhë normale të të gjithë procesit dhe takim të nivelit më të lartë shtetëror. Shpreh falënderim për baroneshën Ashton për ndërmjetësimin dhe për harmonizimin e agjendës për takim. Po ashtu falënderoj edhe Shtetet e Bashkuara për mbështetjen”, ka thënë Jahjaga. Ajo ka deklaruar se, gjatë takimit, i ka bërë me dije presidentit serb se Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe me integritet të plotë territorial. Sipas Jahjagës, statusi i Kosovës është mbyllur.[9]

Fakte dhe statistika të njohjes së Republikës së Kosovës

  • Është njohur nga 116 nga gjithsej 193 shtete anëtare të OKB-së, apo nga 55.95% e tyre.
  • Është njohur nga 3 (nga gjithsej 5) shtete anëtare të përhershme të KS të OKB-së, apo nga 60% e tyre.
  • Është njohur nga 5 (nga gjithsej 10) shtete anëtare të përkohshme të KS të OKB-së, apo nga 50% e tyre. Vlen për kohën kur është shpallur pavarsia.
  • Është njohur nga 23 (nga gjithsej 28) shtete të Bashkimit Evropian, apo nga 82.14% e tyre.
  • Është njohur nga 26 (nga gjithsej 30) shtete të NATO-s, apo nga 85.71% e tyre.
  • Është njohur nga 36 (nga gjithsej 56) shtete të OSBE-s, apo nga 64.29% e tyre.
  • Është njohur nga 34 (nga gjithsej 47) shtete të Këshillit të Evropës, apo nga 72.34% e tyre.
  • Është njohur nga 32 (nga gjithsej 57) shtete të Kooperimit Islamike, apo nga 63.16% e tyre.
  • Është njohur nga 10 (nga gjithsej 22) shtete të Ligës Arabe, apo nga 50% e tyre.
  • Është njohur nga të gjitha vendet e G7.
  • Shtetet që e kanë njohur deri më tani Kosovën përbëjnë 72.53% të PBB-së botërore.[10]

Qëndrimi i shteteve rreth pavarësisë së Kosovës

Thumb
Harta e vendeve që kanë njohur pavarësin e Kosovës (Sipas 4 shtatorit 2020)
  Kosova
  Shtetet që kanë njohur Kosovën
  Shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën

Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara që njohin Kosovën si shtet të pavarur

Radhitur sipas datës së njohjes së Republikës së Kosovës.

Më shumë informacion NO., Shteti ...
NO. Shteti Data e njohjes
1 Afganistani Afganistani [11] 18 shkurt 2008
2 Kosta Rika Kosta Rika [12] 18 shkurt 2008
3 Shqipëria Shqipëria [13] 18 shkurt 2008, de facto që më 21 tetor 1991
4 United Kingdom Mbretëria e Bashkuar [14] 18 shkurt 2008
5 Shtetet e Bashkuara të Amerikës Shtetet e Bashkuara të Amerikës [15] 18 shkurt 2008
6 Franca Franca [16] 18 shkurt 2008
7 Turqia Turqia [17] 18 shkurt 2008
8 Australia Australia [18] 19 shkurt 2008
9 Senegal Senegali [19] 19 shkurt 2008
10 Gjermania Gjermania [20][21] 20 shkurt 2008
11 Letonia Letonia [22] 20 shkurt 2008
12 Estonia Estonia[23] 21 shkurt 2008
13 Italia Italia [24] 21 shkurt 2008
14 Danimarka Danimarka [25] 21 shkurt 2008
15 Luksemburgu Luksemburgu [26] 21 shkurt 2008
16 Peru Peru [27] 22 shkurt 2008
17 Belgjika Belgjika [28][29] 25 shkurt 2008
18 Polonia Polonia [30] 26 shkurt 2008
19 Zvicra Zvicra [31][32][33] 27 shkurt 2008
20 Austria Austria [34] 27 shkurt 2008
21 Republika e Irlandës Irlanda [35][36][37] 29 shkurt 2008
22 Suedia Suedia [38] 4 mars 2008
23 Netherlands Holanda [39] 4 mars 2008
24 Islanda Islanda [40] 5 mars 2008
25 Sllovenia Sllovenia [41] 5 mars 2008
26 Finlanda Finlanda [42] 7 mars 2008
27 Japonia Japonia [43][44] 18 mars 2008
28 Kanadaja Kanada [45] 18 mars 2008
29 Monako Monako [46] 19 mars 2008
30 Hungaria Hungaria[47] 19 mars 2008
31 Kroacia Kroacia 19 mars 2008
32 Bullgaria Bullgaria 20 mars 2008
33 Lihtenshtajni Lihtenshtajni[48] 25 mars 2008
34 South Korea Korea Jugore [49] 28 mars 2008
35 Norvegjia Norvegjia [50] 28 mars 2008
36 Marshall Islands Ishujt Marshall [51] 17 prill 2008
37 Nauru Nauru [52] 23 prill 2008
38 Burkina Faso Burkina Faso [53] 24 prill 2008
39 Lituania Lituania [54] 6 maj 2008
40 San Marino San Marino [55] 11 maj 2008
41 Czech Republic Republika Çeke [56] 21 maj 2008
42 Flamuri Liberia [57] 30 maj 2008
43 Sierra Leone Siera Leone [58] 13 qershor 2008
44 Kolumbia Kolumbia [59] 7 gusht 2008
45 Belize Beliza [60] 7 gusht 2008
46 Malta Malta [61] 21 gusht 2008
47 Samoa Samoa [62][63] 15 shtator 2008
48 Portugalia Portugalia [64][65] 7 tetor 2008
49 Mali i Zi Mali i Zi [66] 9 tetor 2008
50 Maqedonia e Veriut Maqedonia e Veriut [67] 9 tetor 2008
51 Emiratet e Bashkuara Arabe Emiratet e Bashkuara Arabe [68] 14 tetor 2008
52 Malaysia Malajzia [69][70][71] 30 tetor 2008
53 Federata Mikroneziane Mikronezia [72][73][74] 5 dhjetor 2008
54 Panama Panamaja [75] 16 janar 2009
55 Flamuri Maldivet [76] 19 shkurt 2009
56 Flamuri Palau [77] 9 mars 2009
57 The Gambia Gambia [78] 7 prill 2009
58 Flamuri Arabia Saudite [79] 20 prill 2009
59 Flamuri Komoros [80] 18 maj 2009
60 Bahrain Bahrain [81] 19 maj 2009
61 Jordan Jordan [82] 7 korrik 2009
62 Flamuri Republika Domenikane [83] 10 korrik 2009
63 New Zealand Zelanda e Re [84] 9 nëntor 2009
64 Malawi Malevia [85] 16 dhjetor 2009
65 Mauritania Mauritania [86] 12 janar 2010
66 Flamuri Suazilendi [87] 12 prill 2010
67 Vanuatu Vanuatu [88] 28 prill 2010
68 Flamuri Xhibuti [89] 11 maj 2010
69 Somalia Somalia [90] 19 maj 2010
70 Honduras Honduras [91] 3 shtator 2010
71 Kiribati Kiribati [92] 21 tetor 2010
72 Flamuri Tuvalu [93] 18 nëntor 2010
73 Flamuri Katari [94] 4 janar 2011
74 Guinea-Bissau Guinea-Bissau [95] 10 janar 2011
75 Oman Omani [96] 4 shkurt 2011
76 Andorra Andora [97] 8 qershor 2011
77 Guinea Guinea [98] 12 gusht 2011
78 Nigeri Nigeri [98] 16 gusht 2011
79 Benin Benini [99] 17 gusht 2011
80 Flamuri Shën Lucia [100] 19 gusht 2011
81 Flamuri Gaboni [101] 9 shtator 2011
82 Bregu i Fildishtë [102] 21 shtator 2011
83 Kuwait Kuvajti [103] 11 tetor 2011
84 Ghana Gana [104] 23 janar 2012
85 Haiti Haiti [105] 10 shkurt 2012
86 Brunei Brunei[106] 25 prill 2012
87 Flamuri Çadi[107] 1 qershor 2012
88 Flamuri Papua Guinea e Re[108] 3 tetor 2012[109]
89 Burundi Burundi[110][111] 16 tetor 2012
90 East Timor Timori Lindor[112] 9 nëntor 2012
91 Flamuri Saint Kits dhe Nevis[113] 14 nëntor 2012
92 Fiji Fixhi[114] 14 nëntor 2012
93 Dominica Dominika[115] 11 dhjetor 2012
94 Pakistan Pakistani[116] 24 dhjetor 2012
95 Guyana Guajana[117] 16 mars 2013
96 Tanzania Tanzania[118] 5 qershor 2013
97 Flamuri Jemeni[119] 11 qershor 2013
98 Egjipti Egjipti[120] 26 qershor 2013
99 Flamuri Grenada[121] 25 shtator 2013
100 Flamuri Libia[122] 25 shtator 2013
101 Thailand Tajlanda[123] 26 shtator 2013
102 Flamuri El Salvador[124][125] 4 tetor 2013
103 Flamuri Tonga[126][127] 15 janar 2014
104 Flamuri Lesoto[128][129] 11 shkurt 2014
105 Ishujt Solomon[130] 13 gusht 2014
106 Antigua and Barbuda Antigua dhe Barbuda 20 maj 2015
107 Suriname Surinami[131] 8. Korrik 2016.
108 Singapore Singapori[132] 1. Dhjetor 2016.
109 Bangladesh Bangladeshi[133] 27. Shkurt 2017.
110 Madagaskari Madagaskari 25 nëntor 2017
111 Barbados Barbadosi[134] 15 shkurt 2018
112 Izraeli Izraeli[135][136] 4 shtator 2020
Mbylle

Shtetet që kundërshtojnë njohjen e Republikës së Kosovës

Qëndrimi i Organizatave Qeveritare Ndërkombëtare

Më shumë informacion Organizata, Shënim ...
OrganizataShënim
1Kombet e Bashkuara OKBRusia si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kundërshton ashpër pavarësinë e Kosovës. Shanset e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë janë të zbehura.
2Bashkimi Evropian BEShtetet deklarohen individualisht. Bashkimi Evropian me 18 shkurt u prononcua rreth deklaratës së Kuvendit të Kosovës.[137] Bashkimi Evropian po instalon misionin e vet në Kosovë me emrin EULEX. Ky mision përfshin përfaqësuesin special, 2000 policë dhe këshilltarë juridikë.[138][139]
3Bashkimi Evropian Parlamenti Evropian Parlamenti Evropian me 30 maj 2008, shpalli se e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Ishte hera e parë që flamuri i Kosovës, u paraqit zyrtarisht në institucionet e Bashkimit Evropian.[140][141]
4FMNMe 15 korrik 2008, FMN ka lëshuar një deklaratë, ku njeh ndarjen e Kosovës nga Serbia. FMN ka marrë një kërkesë zyrtare nga Kosova për antarësim.[142] Fondi Monetar Ndërkombëtar ndihmon Kosovën teknikisht dhe monitoron zhvillimin ekonomik.[143]
5NATO NATONATO udhëheq KFOR-in i cili nën mandatin që i siguron Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, ka nën kontroll sigurinë e Kosovës që nga qershori i vitit 1999.[144]
6OICOrganizata e Konferencës Islamike me 57 shtetet e përkrahin pavarësinë e Kosovës. Në një deklaratë të 14 marsit 2008, Organizata motivon shtetet që individualisht ta njohin Republikën e Kosovës.[145] Azerbejxhani, Egjipti, Indonezia dhe Sudani kanë kundërshtuar reptësisht pavarësinë e Kosovës.[146] Në seancën përmbyllëse të Ministerialit të Organizatës së Konferencës Islamike, mbajtur në Dushanbe, Taxhikistan, ku mori pjesë edhe zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ilir Meta, ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare miratuan Rezolutën e re “mbi situatën në Kosovë”. Kjo rezolutë, e iniciuar nga Shqipëria dhe miratuar me unanimitet të plotë nga 57 shtetet anëtare të OKI-t, ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe përbën një sukses të madh për Kosovën dhe njohjen e saj të mëtejshme.[147]
7OSBEShtetet deklarohen individualisht për njohjen apo mosnjohjen e Kosovës[148] Kosova duhet të jetë multietnike është qëndrim i OSBE-së.[149] Serbia ka kërkuar që OSBE të mos e pranojë Kosovën[148]
Mbylle

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.