Remove ads
futbollist brazilian From Wikipedia, the free encyclopedia
Júlio César Soares Espíndola (i lindur më 3 shtator 1979 në Rio de Janeiro) është një futbollist brazilian i cili luan skuadrën portugeze Benfica në Primeira Liga. César ka qënë gjithashtu edhe portier i kombëtares braziliane që nga viti 2003 dhe deri në vitin 2014 ka luajtur 87 ndeshje, dhe e ka përfaqsuar atë në tre Kupa Bote, në tre Kupa Konfederatash dhe në dy Copa América.
Júlio César me Interin ne vitin 2011 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Júlio César Soares de Espíndola | ||
Datëlindja | 3 shtator 1979 (45 vjeç) | ||
Vendlindja | Duque de Caxias, Brazil | ||
Gjatësia | 1.88 m (6 ft 2 in) | ||
Pozicioni | Portier | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Benfica | ||
Numri | 20 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
Grajau CC | |||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1998–2005 | Flamengo | 130 | (0) |
2005–2012 | Internazionale | 228 | (0) |
2005 | → Chievo (Huazim) | 0 | (0) |
2012– | Queens Park Rangers | 24 | (0) |
2014– | → Toronto FC (Huazim) | 6 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2003– | Brazil | 86 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 24 prill 2014 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 19:00, 19 shtator 2013 (UTC) |
Në vitin 2009, Júlio César u shpall portieri i tretë më i mirë në botë, mbrapa Iker Casillas dhe Gianluigi Buffon sipas IFFHS.[1] Gjithashtu Júlio César ka fituar cmimin për portierin më të mirë të Serie A në vitet 2009 dhe 2010.[2] Júlio César ka qënë një nga 28 lojtarët të nominuar për të fituar Topin e Artë për vitin 2009. Ai përfundoi në vendin e 21 me 5 pikë.[3] Pseudonimi i Júlio César është "Kapësi i ëndërrave" që i referohet pritjeve të pakapëshme që bënë në ndeshje.
Júlio César filloi karrierën e tij si profesionist në vitin 1997 për të zëvendësuar portierin veteran Clemer. Në sezonin tjetër, ai luajti disa ndeshje dhe arriti të fitoj vendin e titullarit. Nga viti 2000, ai ishte zgjedhja e parë. Júlio César e fitoi katër herë Campeonato Carioca. Forma e tij mbreslënëse arriti deri aty saqë fitoi vendin në kombetare në vitin 2003 dhe u bë portieri i parë në vitin 2004. Ai ishte portieri i parë në Copa América. Gjatë kohës ku luante për Flamengon, ai u bë lojtari më i preferuar i tifozëve. Ai shprehu dashurinë e tij për Flamengon. Júlio César u largua nga Flamengo në vitin 2005 duke luajtur 130 ndeshje në ligë dhe 163 ndeshje në të gjitha kompedicionet. Gjatë periudhës së qëndrimit te klubi brazilian, Júlio César fitoi një Copa Mercosul në vitin 1999, një Copa dos Campeões në vitin 2001, katër Campeonato Carioca në vitet 1999, 2000, 2001 dhe 2004, tre Taça Guanabara në vitet 1999, 2001 dhe 2004 dhe trofeu Taça Rio e fituar në vitin 2000.
Júlio César firmosi një kontratë tre vjeçare me Interin.[4] Inter për të blerë portierin brazilian pagoi 2,5 milion €.[5]
Júlio César u pasi firmosi me Interin u huazua për një kohë të shkurtër te Chievo Verona. Te Chievo Verona, ai duhej të luftonte me portierin veteran Luca Marchegiani që të ishte portieri numër një në portën e Veronës. Gjatë gjashtë muajve të tij te Chievo, ai nuk arriti dot të luaj asnjë ndeshje sepse zgjedhja e parë e portës ishte Marchegiani. Pavarësisht se nuk luajti asnjë ndeshje me Chievon, Júlio César u thirr rregullisht nga Brazili, por duke qënë zgjedhja e dytë, sepse portieri i parë ishte Nelson Dida i cili luante me Milanin.[6]
Júlio César u rikthye te Interi në sezonin 2005–06 i cili u hap me finalen e Superkupës italiane. Portieri titullar ishte Francesco Toldo i cili luajti si titullar në këtë finale. Júlio César ishte portieri revervë. Inter fitoi trofeun dhe Júlio César e nisi aventurën e tij te Interi me trofe. Ai në sezonin e parë me Interin luajti 29 ndeshje në Serie A duke pësuar 23 gola, katër ndeshje në Kupën e Italisë dhe shtatë në Ligën e Kampioneve. Gjithsej luajti 40 ndeshje dhe pësoi 31 gola.
Në sezonin 2006–07, trajneri i ri i skuadrës, Roberto Mancini, e vendosi titullar portierin brazilian duke e lënë italianin Toldo në stol. César arriti të presë dy penallti në Serie A; një kundër Ascolit dhe Sienës. Interi e përfundoi sezonin në sezonin 2006–07 në vendin e tretë mbrapa Juventusit dhe rivalëve të qytetit Milanit. Ai luajti 32 ndeshje në ligë duke pësuar 30 gola, nuk zhvilloi asnjë ndeshje në Kupën e Italisë dhe në Ligën e Kampioneve luajti 6 ndeshje dhe pësoi 5 gola. Gjithsej luajti 38 ndeshje dhe pësoi 35 gola.
Në sezonin 2007–08, Júlio César ishte sërisht portieri i parë i skuadrës. Ai në sezonin 2007–08 arriti të fitoj titullin e tij të tretë që ditën kur arriti në Itali. Më 25 gusht 2008, Júlio César fitoi Superkupën e Italisë kundër Romës. Inter fitoi me penallti 6-5 pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim. Meritën për këtë fitoren e kishte pikërisht Júlio César i cili priti penalltinë vendimtare të mbrojtësit brazilian Juan. Ai me Interin luajti 35 ndeshje në Serie A duke pësuar 24 gola, nuk luajti asnjë ndeshje në Kupën e Italisë dhe në Ligën e Kampioneve luajti 8 ndeshje duke pësuar 7 gola. Gjithsej luajti 44 ndeshje dhe pësoi 32 gola. Ky ishte sezoni më i mirë i Júlio César në aspektin personal pasi vendosi një rekord për mesataren e pësimit të golave.
Në sezonin 2008–09, Júlio César fitoi kampionatin të katert dhe të 17të në historinë e klubit. Në korrik 2009, Julio Cesar u zgjodh nga ESPN Brasil si lojtari më i mirë i sezonit 2008–09. Ai gjithashtu mori Futebol Premio no Mundo (Futboll në Çmimin Botëror).[7] Në vitin 2009, ai ishte një nga kanditatet për të fituar Topin e Artë por doli në vendin e 21të. Në Serie A, Júlio César luajti 36 ndeshje dhe pësoi vetëm 28 gola, në Kupën e Italisë luajti vetem 1 ndeshje dhe nuk pësoi asnjë gol, kurse në Ligën e Kampioneve luajti 7 ndeshje dhe pësoi 8 gola.
Sezoni 2009–10 do të ishte sezoni me i shkëlqyer për Júlio César, sepse falë pritjeve të tij Interi arriti të fitote Tripletën. Në nëntor 2009, ai firmosi rinovimin e kontratës me deri në vitin 2014.[8][9] Inter fitoi Serie A vetëm në javën e fundit pasi mposhti me rezultatin 1–0 Sienën dhe e fitoi kampionatin me vetëm dy pikë përpara Romës. Interi triumfoi në Kupën e Italisë sërisht përball Romës me rezultatin 1–0 falë golit të Diego Militos. Në këtë ndeshje, Júlio César bëri disa pritje të mira. Në Ligën e Kampioneve, Júlio César ishte lojtari më i rëndësishëm dhe i mirë për Interin pasi me pritjet e tij fantastike kundër Çelsit, Barcelonës dhe Bayern München i dha Interit trofeun. Fale tij, Inter fitoi kompedicionin pas plot 45 vitesh. Në Serie A, Júlio César luajti 38 ndeshje dhe pësoi vetëm 34 gola, në Kupën e Italisë luajti dy ndeshje dhe nuk pësoi asnjë gol, kurse në Ligën e Kampioneve luajti 13 ndeshje dhe pësoi 9 gola.
Sezonin 2010–11, Júlio César e nisi me fitimin e Superkupës Italiane kundër Romës me rezultatin 3–1.[10] Me trajnerin e ri Benitez, Júlio César ishte sërisht portieri titullar. Për performancat fantastike të tij në Ligën e Kampioneve në sezonin e shkuar, Júlio César fitoi çmimin "UEFA Portieri i Vitit", si dhe "Serie A Portieri i Vitit" për herë të dytë rresht. Ai gjithashtu mori numrin një në fanellën e tij duke ja lënë numrin 12 Luca Castellazzit; kjo erdhi si pasojë të lënjes së karrierës nga veterani Toldo.[11] Më 18 dhjetor 2010, Júlio César fitoi me Interin Kupën e Botës për Klube. Gjatë dy ndeshjeve të zhvilluara në Abu Dabi, Júlio César e mbajti portën e paprekur. Ai në fund të sezonit fitoi edhe Kupën e Italisë. Megjithatë, ai ra nga forma duke bërë disa gabime të pafalëshme në Ligën e Kampioneve, por pavarësisht kësaj ai vazhdonte të ishte titullar në kombëtaren braziliane. Në Serie A, Júlio César luajti 25 ndeshje dhe pësoi vetëm 21 gola, në Kupën e Italisë luajti 3 ndeshje dhe pësoi 2 gola, kurse në Ligën e Kampioneve luajti 7 ndeshje dhe pësoi 15 gola.
Sezoni 2011–12 do të ishte sezoni më i keq i karrierës së tij te Interi. Zikaltrit nuk arrtën të fitonin asnjë trofe, pasi në Serie A përfunduan në vendin e gjashtë duke mos arrtiur të kualifikoheshin në Ligën e Kampioneve për sezonin tjetër. Në këtë sezon, brazilini priti tre nga shtatë penalltitë e akorduar kundër Interit. Më 1 tetor, ai luajti ndeshjen e 200të në Serie A në humbjen 3–0 të Interit në San Siro kundër Napolit; gjithashtu ai u ndëshkua edhe me karton të verdhë për protesta të një penalltie të dhënë në favor të Napolit që solli edhe golin e dytë.[12] Kjo gjë solli kritika për portierin brazilian i cili besohej se nuk kishte formën që zotëronte në sezonin 2009–10.[13] Inter firmosi me portierin slloven Samir Handanović nga Udinese për t'i marrë vendin si portieri i parë.[14] Në Kupën e Italisë, Inter u eleminua në cerek–finale nga Napoli falë dy golave të sulmuesit Edinson Cavani.[15] Në Ligën e Kampioneve, Inter kaloi fazën e grupeve në vendin e parë, por u eleminua që në raundin e parë me eleminim direkt. Në javën e fundit kundër Milanit në Serie A, Júlio César luajti ndeshjen e 300të me Interin. Në Serie A, ai luajti 33 ndeshje dhe pësoi 43 gola, në Kupën e Italisë nuk luajti asnjë ndeshje, kurse në Ligën e Kampioneve luajti 6 ndeshje dhe pësoi 6 gola.
Në fillim të sezonit 2012–13, Interi e prishi kontratën me Júlio César duke e lënë atë të lirë të transferoheshe falas. Ai i dha lamtumirën klubit një ditë më vonë pas firmosi me skuadrën angleze, përpara ndeshjes së play-off në Ligën e Europës kundër rumunëve të Vaslui, duke thënë: "Kanë qënë shtatë vite të bukura dhe të suksesshme, por, një ditë, aventura ime me fanellën e Interit do të merrte fund unë do të doja të falenderoja të gjithë ju tifozëve për mbështetjen që më keni dhënë dhe ju uroj të keni më shumë sukses për të shijuar".[16]
Gjithsej me Interin në ligë, Júlio César luajti 228 ndeshje dhe pësoi 203 gola, në Kupën e Italisë luajti 10 ndeshje dhe pësoi 6 gola, kurse Ligën e Kampioneve luajti 54 ndeshja dhe pësoi 54 gola. Gjithsej, Júlio César luajti 300 ndeshje dhe pësoi 273 gola dhe priti 10 nga 27 penalltitë që u dhanë kundër Interit gjatë kohës kur ka qënë në fushë.
Më 29 gusht 2012, Júlio César konfirmoi se ai do të transferoheshe te klubi anglez i Premier Ligës, Queens Park Rangers.[17][18] Ai firmosi një kontratë katër vjeçare me klubin dhe doli i përlotur nga zyrat e Queens Park Rangers pasi firmosi kontratën. Ai debutoi me Queens Park Rangers më 15 shtator 2012 kundër Çelsit. Në atë ndeshje ai bëri disa pritje fantastike kundër Fernando Torres dhe Ramires duke i dhënë barazimin 0–0 QRP-së. Ai pas asaj ndeshje e la në stol portierin e kombëtares angleze, Robert Green duke fituar vendin e titullarit. Edhe pse pësoi shumë gola (41 gjithsej), Júlio César arriti të bëj superpritje kundër lojtarëve të Manchester United, Arsenalit, dhe Çelsit. Shkaktari kryesor i statiskës negative të portierit brazilian ishte mbrojtja e dobët e skuadrës, që në fund të sezonit, ra nga kategoria.
Më 28 prill 2013, Queens Park Rangers u rrëzua në Football League Championship pas një barazimi 0–0 kundër Reading në stadiumin Madejski. Júlio César impresionoi në Loftus Road pavarësisht se klubi luftonte për mbijetesë, ai vazhdoi të thirrej edhe nga trajneri i ri i kombëtares Luiz Felipe Scolari.
Pas rënjes së klubit nga Premier Liga, César u la jashtë skuadrës. Pavarësisht kësaj, ai nuk mundej të largohej nga klubi deri në fund të sezonit 2013–14 dhe hapjes së merkator verore.[19] Më 4 janar 2014, ai luajti ndeshjen e parë për sezonin 2013–14 pas përjashtimit nga skuadra, kundër Evertonit në raundin e tretë të FA Cup, me QPR-rë që humbi me rezultatin 4–0.[20]
Më 7 shkurt 2014, Júlio César konfirmoi se ai kishte firmosur një kontratë huazimi me klubin e MSL, Toronto.[21] Lëvizja u bë në mënyrë që portieri të luante më shumë, për të qënë edhe i gatshëm për të përfaqsuar Brazilin në Kupën e Botës 2014, pasi te QPR u zëvëndësua nga Robert Green si portieri i parë i skuadrës.[22] César bëri debutimin e tij me skuadrën në ndeshjen hapëse të sezonit 2014 kundër Seattle Sounders më 15 mars, me ndeshjen që u mbyll me fitoren 2–1 jashtë fushës falë golave të shënuar nga transferimi i ri i klubit Jermain Defoe.[23] Gjatë javës së shtatë të kampionatit, Júlio César u nderua me çmimin "MLS Pritja e Javës" për pritjen e tij ndaj sulmuesit David Texeira të FC Dallas.[24]
Karriera e Júlio César në kombëtaren braziliane filloi në vitin 2003 ku ishte zgjedhja e dytë e portës pas portierit të AC Milan, Nelson Dida. Ai u thirr për të luajtur në 2003 Kupën e Konfederatave, por gjatë gjithë turnamentit ishte portieri rezerv.
Ai debutoi më 8 shtator 2004 në Copa América 2004 në fitoren e Brazilit 1-0 kundër Kilit. César luajti në të gjitha ndeshjet e turnamentit dhe në finale kundër Argjentinës, pasi koha e rregullt sëbashku me kohën shtesë, në gjuajtjet e penalltive arriti të presë penalltitë e Andrés D'Alessandro dhe Gabriel Heinze duke ndihmuar Brazilin të fitonte titullin e shtatë në histori.
César luajti vetëm dy ndeshje në kualifikueset e Kupës së Botës 2006. Në Kupën e Botës 2006, ai nuk luajti asnjë ndeshje pasi portieri i parë ishte Nelson Dida. Në vitin 2006, Júlio César nuk luajti asnjë ndeshje me kombëtare.
Ai gjatë vitit 2007 luajti tetë ndeshje dhe pesoi vetëm tre gola. Në kualfikueset e Kupës së Botës 2010, César luajti 17 ndeshje dhe pësoi 11 gola.
Më ardhjen e trajnerit Dunga, Júlio César u bë titullar i portës braziliane. Më 15 tetor 2008, në fund të ndeshjes ku Brazili barazoi me rezultatin 0–0 kundër Kolumbisë, Júlio César e theu rekordin e portierit Cláudio Taffarel duke qënduar 492 minuta pa pësuar gol.
Júlio César ishte titullar në Kupën e Konfederatave 2009 ku Brazili ishte në Grupin B. Ai pësoi tre gola kundër Egjiptit, por në ndeshjet e tjera kundër SHBA-së dhe Italisë ku Brazili i fitoi të dyja ndeshjet me rezultatin 3–0, Júlio César e ruajti portën e paprekur. Në gjysmë–finale, Brazili u ndesh kundër Afikës së Jugut ku fitoi me rezultatin 1–0 me Golin e Daniel Alves në minutën e 88të. Në këtë ndeshje, Júlio César bëri disa pritje të mira. Në finale Brazili u ndesh kundër SHBA-së ku fitoi me rezultatin 3–2. Júlio César fitoi trofeun e tij të dytë me Brazilin që nga dita e debutimit të tij.
Júlio César ishte portieri titulllar në Kupën e Botës 2010, ku në tre ndeshjet e fazës së grupeve pësoi dy gola. Brazili u kualifikua për në fazën tjetër me shtatë pikë në vendin e parë. Në raundin e 16, Brazili u ndesh kundër Kilit ku fitoi me rezultatin 3–0. Në këtë ndeshje Júlio César bëri disa pritje të mira. Në çerek-finale Brazili u ndesh kundër Hollandës ku humbën me rezultatin 1–2 falë dy Golave aksidental të Wesley Sneijder.
Në Copa América 2011 Júlio César pësoi katër gola në tre ndeshje për shkak të mbrojtjes së dobët të Brazilit. Në çerek-finale Brazili u ndesh kundër Paraguajit. Koha e rregullt sëbashku me shtesën u mbyllën në barazim pa gola. Në gjuajtjet e penalltive, Júlio César priti penalltinë e Édgar Barretos. Ai e mbajti portën e paprekur në dy nga katër ndeshje të luajtura, më sakt kundër Venezuelës në Grupin B dhe kundër Paraguajit në çerek-finale.
Júlio César ishte pjesë e 23 lojtarëve të thirrur nga trajneri Luiz Felipe Scolari për të luajtur në Kupën e Konfederatave 2013. Kjo ishte hera e tretë që ai luante në këtë kompedicion pas edicioneve të 2005 dhe 2009. Ai luajti në të gjitha ndeshjet në këtë kompedicion ku në fazën e grupeve pësoi vetëm dy gola kundër Italisë. Në gjysme-finalen kundër Uruguajit, Júlio César priti në minutën e 14të një penallti të goditur nga Diego Forlan dhe të shkaktuar nga David Luiz. Në fund të ndeshjes, Júlio César u emërua si lojtari i ndeshjes.[25][26] Në finale Brazili u ndesh kundër Spanjës. Júlio César ishte një nga lojtarët më të mirë të ndeshjes pasi bëri disa superpritje kundër Pedros, David Villës dhe Andrés Iniesta dhe gjithashtu kuptoi anën e penalltisë së goditur nga Sergio Ramos, por topi doli jashtë. Në fund të ndeshjes, Júlio César fitoi cmimin Doreza e Artë për portierin më të mirë të turnamentit me Brazilin që fitoi me rezultatin 3–0.
Më 11 shtator 2013, ishte vetë trajneri Luiz Felipe Scolari që konfirmoi se Júlio César do të thirrej patjetër për të luajtur në Kupën e Botës. Në listën e 23 lojtarëve, ai zgjodhi fanellën me numër 12 që e kishte mbajtur edhe kur ka qënë pjesë e Interit. Në ndeshjen debutuese kundër Kroacisë, César pësoi gol që në minutën e 11të pas një gabimit të Marcelos i cili shënoi në portën e tij, megjithatë Brazili arriti të ringrihej dhe të fitonte ndeshjen me rezultatin 3–1.[27] Në ndeshjen e dytë, ai e mbajti portën e paprekur në ndeshjen kundër Meksikës ku Brazili nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola.[28] Brazili fitoi ndeshjen e tretë në grup me rezultatin 4–1 kundër Kamerunit duke e mbyllur Grupin A në vendin e parë me shtatë pikë.[29] Në ndeshjen e parë të raundit me eleminim direkt, Brazili u përball me Kilin ku koha dhe koha shtesë u mbyllën në barazimin 1–1, megjithatë, Júlio César do të ishte heroi i Brazilit pasi do të priste dy penalltitë e para të Mauricio Pinillas dhe Alexis Sánchezit duke udhëhequr skuadrën drejt fitores me rezultatin 3–2 duke shkuar në çerek–finale.[30] Pas ndeshjes ai u shpall lojtari i ndeshjes për performancën e tij.[31]
Në çerek–finale, Brazili u ndesh kundër Kolumbisë ku fitoi 2–1 me golat e mbrojtësve David Luiz dhe Thiago Silva duke u kualifikuar për në gjysmë-finale; megjithatë në minutën e 78të kur rezultati ishte 2–0, Júlio César shkaktoi një ndërhyrje të gabuar ndaj sulmuesit Carlos Bacca në zonë duke shkaktuar penallti dhe duke u ndëshkuar me karton të verdhë. James Rodríguez shënoi duke shkurtuar diferencën 2–1.[32] Më 8 korrik, në gjysmë-finalen kundër Gjermanisë, Brazili pësoi humbjen më të thellë në histori pasi u mund me rezultatin 7–1 duke u eleminuar nga turnamenti, me Gjermaninë që shënoi katër gola në vetëm shtatë minuta.[33] Në finalen e vogël, Júlio César luajti sërisht titullar me Brazilin që u mposht nga Hollanda me rezultatin 3–0.[34]
Redaktuar më 22 shkurt 2014 [35][36][37][38][39]
Skuadra | Liga | Kupa[40] | Continental[41] | Total | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
Flamengo | 1997 | 0 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 |
1998 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | |
1999 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
2000 | 16 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 17 | 0 | |
2001 | 26 | 0 | 6 | 0 | 0 | 0 | 32 | 0 | |
2002 | 16 | 0 | 0 | 0 | 5 | 0 | 21 | 0 | |
2003 | 37 | 0 | 9 | 0 | 0 | 0 | 46 | 0 | |
2004 | 34 | 0 | 11 | 0 | 0 | 0 | 45 | 0 | |
Total | 130 | 0 | 28 | 0 | 5 | 0 | 163 | 0 | |
Chievo | 2004–05 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
Total | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
Internazionale | 2005–06 | 29 | 0 | 4 | 0 | 7 | 0 | 40 | 0 |
2006–07 | 32 | 0 | 0 | 0 | 6 | 0 | 38 | 0 | |
2007–08 | 35 | 0 | 1 | 0 | 8 | 0 | 44 | 0 | |
2008–09 | 36 | 0 | 2 | 0 | 7 | 0 | 45 | 0 | |
2009–10 | 38 | 0 | 3 | 0 | 13 | 0 | 54 | 0 | |
2010–11 | 25 | 0 | 4 | 0 | 10 | 0 | 39 | 0 | |
2011–12 | 33 | 0 | 1 | 0 | 6 | 0 | 40 | 0 | |
Total | 228 | 0 | 15 | 0 | 57 | 0 | 300 | 0 | |
Queens Park Rangers | 2012–13 | 24 | 0 | 2 | 0 | – | 26 | 0 | |
2013–14 | 0 | 0 | 1 | 0 | – | 1 | 0 | ||
Total | 24 | 0 | 3 | 0 | 0 | 0 | 27 | 0 | |
Karriera në total | 382 | 0 | 46 | 0 | 62 | 0 | 490 | 0 |
Reduktuar më 1 korrik 2013 [42][43][44]
Kombëtarja Braziliane | ||
---|---|---|
Viti | Ndeshje | Gola |
2004 | 9 | 0 |
2005 | 2 | 0 |
2006 | 0 | 0 |
2007 | 8 | 0 |
2008 | 10 | 0 |
2009 | 17 | 0 |
2010 | 7 | 0 |
2011 | 10 | 0 |
2012 | 1 | 0 |
2013 | 13 | 0 |
2014 | 9 | 0 |
Total | 86 | 0 |
Ndeshjet dhe Golat me kombëtaren | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|
# | Data | Vendi | Kundërshtari | Rezultatin | Goli | Kompedicioni |
2004 | ||||||
1. | 8 korrik 2004 | Arequipa, Peru | Kili | 1–0 | 0 | Copa América 2004 |
2. | 11 korrik 2004 | Arequipa, Peru | Kosta Rika | 4–1 | 0 | Copa América 2004 |
3. | 14 korrik 2004 | Arequipa, Peru | Paraguaji | 1–2 | 0 | Copa América 2004 |
4. | 18 korrik 2004 | Piura, Peru | Meksika | 4–0 | 0 | Copa América 2004 |
5. | 21 korrik 2004 | Lima, Peru | Uruguaji | 1–1 | 0 | Copa América 2004 |
6. | 25 korrik 2004 | Lima, Peru | Argjentina | 2–2 | 0 | Copa América 2004 |
7. | 18 gusht 2004 | Port-au-Prince, Haiti | Haiti | 6–0 | 0 | Ndeshje Miqësore |
8. | 5 shtator 2004 | São Paulo, Brazil | Bolivia | 3–1 | 0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2006 |
9. | 8 shtator 2004 | Berlin, Gjermani | Gjermania | 1–1 | 0 | Ndeshje Miqësore |
2004–2005 | ||||||
10. | 9 shkurt 2005 | Hong Kong | Hong Kongu | 7–1 | 0 | Ndeshje Miqësore |
2005–2006 | ||||||
11. | 9 tetor 2005 | La Paz, Bolivia | Bolivia | 1–1 | 0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2006 |
2006–2007 | ||||||
12. | 24 mars 2007 | Gothenburg, Suedi | Kili | 4–0 | 0 | Ndeshje Miqësore |
13. | 27 mars 2007 | Stockholm, Suedi | Gana | 1–0 | 0 | Ndeshje Miqësore |
2007–2008 | ||||||
14. | 22 gusht 2007 | Montpellier, Franca | Algjeria | 2–0 | 0 | Ndeshje Miqësore |
15. | 12 shtator 2007 | Boston, Shba | Meksika | 3–1 | 0 | Ndeshje Miqësore |
16. | 14 tetor 2007 | Bogotá, Kolumbia | Kolumbia | 0–0 | 0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
17. | 17 tetor 2007 | Rio de Janeiro, Brazil | Ekuadori | 5–0 | 0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
18. | 18 nëntor 2007 | Lima, Peru | Peruja | 1–1 | 0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
19. | 21 nëntor 2007 | São Paulo, Brazil | Uruguaji | 2–1 | 0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
20. | 6 shkurt 2008 | Dublin, Irlanda | Irlanda | 1–0 | 0 | Ndeshje Miqësore |
21. | 26 mars 2008 | Londra, Anglia | Suedia | 1–0 | 0 | Ndeshje Miqësore |
22. | 31 maj 2008 | Seattle, Shba | Kanada | 3–2 | 0 | Ndeshje Miqësore |
23. | 15 qershor 2008 | Asunción, Paraguaji | Paraguaji | 0–2 | 0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
24. | 18 qershor 2008 | Belo Horizonte, Brazil | Argjentina | 0–0 | 0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
2008–2009 | ||||||
25. | 7 shtator 2008 | Santiago, Kili | Kili | 3–0 | 0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
26. | 10 shtator 2008 | Rio de Janeiro, Brazil | Bolivia | 0–0 | 0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
27. | 10 tetor 2008 | San Cristóbal, Venezuela | Venezuela | 4–0 | 0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
28. | 15 tetor 2008 | Rio de Janeiro, Brazil | Kolumbia | 0–0 | 0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
29. | 19 nëntor 2008 | Brasília, Brazil | Portugalia | 6–2 | 0 | Ndeshje Miqësore |
30. | 10 shkurt 2009 | Londra, Angli | Italia | 2–0 | 0 | Ndeshje Miqësore |
31. | 29 mars 2009 | Quito, Ekuador | Ekuadori | 1–1 | 0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
32. | 1 prill 2009 | Porto Alegre, Brazil | Peru | 3–0 | 0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
33. | 6 qershor 2009 | Montevideo, Uruguaji | Uruguaji | 4–0 | 0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
34. | 10 qershor 2009 | Recife, Brazil | Paraguaji | 2–1 | 0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
35. | 15 qershor 2009 | Bloemfontein, Afrika e Jugut | Egjipti | 4–3 | 0 | FIFA Kupa e Konfederatave 2009 |
36. | 18 qershor 2009 | Pretoria, Afrika e Jugut | Amerika | 3–0 | 0 | FIFA Kupa e Konfederatave 2009 |
37. | 21 qershor 2009 | Pretoria, Afrika e Jugut | Italia | 3–0 | 0 | FIFA Kupa e Konfederatave 2009 |
38. | 25 qershor 2009 | Johannesburg, Afrika e Jugut | Afrika e Jugut | 1–0 | 0 | FIFA Kupa e Konfederatave 2009 |
39. | 28 qershor 2009 | Pretoria, Afrika e Jugut | Amerika | 3–2 | 0 | FIFA Kupa e Konfederatave 2009 |
2009–2010 | ||||||
40. | 12 gusht 2009 | Tallinn, Estonia | Estonia | 1–0 | 0 | Ndeshje Miqësore |
41. | 5 shtator 2009 | Rosario, Argjentina | Argjentina | 3–1 | 0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
42. | 9 shtator 2009 | Salvador, Brazil | Kili | 4–2 | 0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
43. | 11 tetor 2009 | La Paz, Bolivia | Bolivia | 1–2 | 0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
44. | 14 tetor 2009 | Campo Grande, Brazil | Venezuela | 0–0 | 0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
45. | 14 nëntor 2009 | Doha, Katar | Anglia | 1–0 | 0 | Ndeshje Miqësore |
46. | 17 nëntor 2009 | Muscat, Oman | Omani | 2–0 | 0 | Ndeshje Miqësore |
47. | 2 mars 2010 | Londra, Angli | Irlanda | 2–0 | 0 | Ndeshje Miqësore |
48. | 2 qershor 2010 | Harare, Zambia | Zimbabveja | 3–0 | 0 | Ndeshje Miqësore |
49. | 15 qershor 2010 | Johannesburg, Afrika e Jugut | Koreja e Veriut | 2–1 | 0 | 2010 FIFA Kupa e Botës |
50. | 20 qershor 2010 | Johannesburg, Afrika e Jugut | Bregu i Fildishtë | 3–1 | 0 | 2010 FIFA Kupa e Botës |
51. | 25 qershor 2010 | Durban, Afrika e Jugut | Portugalia | 0–0 | 0 | 2010 FIFA Kupa e Botës |
52. | 28 qershor 2010 | Johannesburg, Afrika e Jugut | Kili | 3–0 | 0 | 2010 FIFA Kupa e Botës |
53. | 2 korrik 2010 | Port Elizabeth, Afrika e Jugut | Hollanda | 1–2 | 0 | 2010 FIFA Kupa e Botës |
2010–2011 | ||||||
54. | 9 shkurt 2011 | Saint-Denis, Francë | Franca | 0–1 | 0 | Ndeshje Miqësore |
55. | 27 mars 2011 | Londra, Angli | Skocia | 2–0 | 0 | Ndeshje Miqësore |
56. | 4 qershor 2011 | Goiânia, Brazil | Hollanda | 0–0 | 0 | Ndeshje Miqësore |
57. | 3 korrik 2011 | La Plata, Argjentina | Venezuela | 0–0 | 0 | 2011 Copa América |
58. | 9 korrik 2011 | Córdoba, Argjentina | Paraguaji | 2–2 | 0 | 2011 Copa América |
59. | 13 korrik 2011 | Córdoba, Argjentina | Ekuadori | 4–2 | 0 | 2011 Copa América |
60. | 17 korrik 2011 | La Plata, Argjentina | Paraguaji | 0–0 (0–2 pen.) | 0 | 2011 Copa América |
2011–2012 | ||||||
61. | 10 gusht 2011 | Stuttgart, Gjermani | Gjermania | 2–3 | 0 | Ndeshje Miqësore |
62. | 5 shtator 2011 | London, Angli | Gana | 1–0 | 0 | Ndeshje Miqësore |
63. | 7 tetor 2011 | San José, Costa Rica | Kosta Rika | 1–0 | 0 | Ndeshje Miqësore |
64. | 28 janar 2012 | St. Gallen, Zvicër | Bosnja | 2–1 | 0 | Ndeshje Miqësore |
2012–2013 | ||||||
65. | 6 shkurt 2013 | Londra, Angli | Anglia | 1–2 | 0 | Ndeshje Miqësore |
66. | 21 mars 2013 | Gjeneva, Zvicër | Italia | 2–2 | 0 | Ndeshje Miqësore |
67. | 26 mars 2013 | Londra, Angli | Rusia | 1–1 | 0 | Ndeshje Miqësore |
68. | 2 qershor 2013 | Rio de Janeiro, Brazil | Anglia | 2–2 | 0 | Ndeshje Miqësore |
69. | 9 qershor 2013 | Porto Alegre, Brazil | Franca | 3–0 | 0 | Ndeshje Miqësore |
70. | 15 qershor 2013 | Brasilia, Brazil | Japonia | 3–0 | 0 | FIFA Kupa e Konfederatave 2013 |
71. | 19 qershor 2013 | Fortaleza, Brazil | Meksika | 2–0 | 0 | FIFA Kupa e Konfederatave 2013 |
72. | 22 qershor 2013 | Salvador, Brazil | Italia | 4–2 | 0 | FIFA Kupa e Konfederatave 2013 |
73. | 26 qershor 2013 | Belo Horizonte, Brazil | Uruguaji | 2–1 | 0 | FIFA Kupa e Konfederatave 2013 |
74. | 30 qershor 2013 | Rio de Janeiro, Brazil | Spanja | 3-0 | 0 | FIFA Kupa e Konfederatave 2013 |
2013–2014 | ||||||
75. | 7 shtator 2013 | Brasília, Brazil | Australia | 6–0 | 0 | Ndeshje Miqësore |
76. | 10 shtator 2013 | Foxborough, Shtetet e Bashkuara | Portugalia | 3–1 | 0 | Ndeshje Miqësore |
77. | 20 nëntor 2013 | Toronto, Shtetet e Bashkuara | Kili | 2–1 | 0 | Ndeshje Miqësore |
2014 | ||||||
78. | 5 mars 2014 | Johannesburg, Afrika e Jugut | Afrika e Jugut | 5–0 | 0 | Ndeshje Miqësore |
79. | 3 qershor 2014 | Goiânia, Brazil | Panama | 4–0 | 0 | Ndeshje Miqësore |
80. | 6 qershor 2014 | São Paulo, Brazil | Serbia | 1–0 | 0 | Ndeshje Miqësore |
81. | 12 qershor 2014 | São Paulo, Brazil | Kroacia | 3–1 | 0 | 2014 FIFA Kupa e Botës |
82. | 17 qershor 2014 | Fortaleza, Brazil | Meksika | 0–0 | 0 | 2014 FIFA Kupa e Botës |
83. | 23 qershor 2014 | Brasília, Brazil | Kameruni | 4–1 | 0 | 2014 FIFA Kupa e Botës |
84. | 28 qershor 2014 | Belo Horizonte, Brazil | Kili | 1–1 (3–2 pen.) | 0 | 2014 FIFA Kupa e Botës |
85. | 4 korrik 2014 | Fortaleza, Brazil | Kolumbia | 2–1 | 0 | 2014 FIFA Kupa e Botës |
86. | 8 korrik 2014 | Belo Horizonte, Brazil | Gjermania | 1–7 | 0 | 2014 FIFA Kupa e Botës
|
Júlio César është martuar me aktoren dhe modelen braziliane Susana Werner. Sëbashku ata kanë dy femijë; Cauet që ka lindur në vitin 2002 dhe Giulia që ka lindur në vitin 2005.[56][57]. Të dy femijët e Júlio César shkojn në shkollë ACS Hillingdon International School. Në vitin 2010, Julio Cesar ishte përfshirë në një aksident me makinë kur ai humbi kontrollin e makinës së tij Lamborghini. Ai është i sponsorizuar nga Asics.[58] Júlio César është katolik.[59]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.