komunë në Zvicër From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjeneva ose Zheneva (dʒɨˈniːvə; fre.: Genève ʒənɛv, ger.: Genf (help·info) [gɛnf], ita.: Ginevra [dʒiˈneːvra], rom.: Genevra) është qytet në Zvicër, gjendet në skajin perendimor të liqenit Léman. Në termin e popullsisë, është qyteti i dytë i Zvicrës më i populluar pas Zyrihut. Është kryeqyteti i Kantonit të Genevës. Në dhjetor të vitit 2015, komuna e Gjenevës numëronte 201.164 mes 490.578 që numëron kantoni[1]. Zona metropolitane e qytetit formon një aglomerat kufitar të qujatur : « Grand Genève », i cili kufizohet me kantonin Vaud dhe departamentet franceze Ain dhe Haute-Savoie, për një total të 1.242.601 banorëve[2] ·[3]. Emblema e qytetit është shadërvani me një lartësi prej 140 m.
Gjeneva
Genève | |
---|---|
Qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 201 164 |
Faqja zyrtare | ville-geneve |
Me 22 organizata ndërkombetare dhe më shum se 250[4] organizata jo qeveritare (OJQ), Gjeneva është qyteti që mirëpret më së shumti organizata ndërkombëtare në botë[5]. Selia evropiane e Kombeve të Bashkuara, Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK), Organizata botërore e tregtisë (OBT), Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH), l'Organizata Evropiane për Kërkime Bërthamore (CERN), janë pjesë e organizatave ndërkombëtare.
Gjeneva dhe New York-u janë dy qendrat e bashkpunimit ndërkombëtar më të rëndësishmet në botë, Gjeneva është më e rëndesishmja në numër të takimeve. Zyra e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë (ZKBGJ) është qendra e diplomacisë shumëpalëshe më aktive në botë[6] dhe ishte skena e shumë negociatave historike.
Gjeneva është vendi i dytë finaciar i shtetit pas Zyrihut. Konsiderohet si qyteti më i rëndesishëm në botë në aspektn e menaxhimit ndërkombëtar të pasurisë private dhe rradhitet ne vendin e parë në botë per tregtinë e naftës para Londrës[7]. Duke marr parasysh në të njëjtën kohë rolin politik dhe ekonomik, është pjesë e « qyteteve botërore ». Sipas një studimi të vitit 2011 i bërë nga Mercer Consulting[8], Gjeneva është një nga metropolet që ofron cilësinë më të mirë të jetës në botë.
Gjuha zyrtare e qytetit është frengjishtja. Gjeneva ka regjistruar 2,9 milion pagesa për natë nëpër hotele vetëm në vitin 2008[9], që kontribuon në karakteristikën e saj si « qytet botëror ».
Gjeneva shtrihet në skajin jug-perëndimor të liqenit Léman, mbi dy lumenjtë e Rhône, në qendër të një pellgu të rrethuar nga malet që gjenden të gjithë në teritorin francez si : Voirons, Salève, Môle, Vuache (departamenti i Haute-Savoie) dhe Malet Jura (pjesë e cila gjendet në departamentin Ain). Në limanin e Gjenevës gjenden dy gurë të quajtur Gurët e Nitonit, dy shkëmbinj emergjent të liqenit Léman dhe që datojnë nga fundi i periodës akullnajore.
Shkolla ështe obligim deri 16 vjet.
Shkolla fillore (école primaire) deri 13 vjet. Cikli i orientimi (cycle d'orientation) deri 16 vjet.
Pastaj vjen Gjimnazi ose Shkollat profesionale.
Universiteti i Gjënevës i krijuar nga Kalvini në vitin 2009 mbushi plot 450 vjet.