Luca Castellazzi

futbollistë italian From Wikipedia, the free encyclopedia

Luca Castellazzi

Luca Castellazzi (lindur më 19 korrik 1976) është një futbollist italian i cili luan me klubin italian Torino F.C.Serie A si portier.

Fakte të shpejta Të dhënat vetjake, Datëlindja ...
Luca Castellazzi
Thumb
Castellazzi me Interin në vitin 2011.
Të dhënat vetjake
Datëlindja19 korrik 1975 (49 vjeç)
VendlindjaGorgonzola, Itali
Gjatësia1.92 m (6 ft 4 in)
PozicioniPortier
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Torino
Numri13
Karriera me të rinjtë
1992–1994Monza
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1994–1995Varese18(0)
1995–1996Monza32(0)
1996–1999Padova57(0)
1999Pescara (huazim)3(0)
1999–2005Brescia106(0)
2002–2003Reggina (huazim)14(0)
2003Catania (huazim)18(0)
2005–2010Sampdoria101(0)
2010–2014Internazionale24(0)
2014–2016Torino0(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 21 dhjetor 2014
Mbylle

Karriera me klube

Karriera e hershme

Castellazzi filloi karrierën e tij në vitin 1993 me MonzënSerie B. Në sezonin 1994–95, ai u largua në formën e huazimit te Varese e cila luante në Serie C2, ku fitoi Kupën e Italisë për skuadrat e Serie C. Vitin tjetër, ai u rikthye tek Monza duke luajtur si titullar në Serie C1. Më pas u transferua tek PadovaSerie B. Megjithatë, Castellazzi ishte portieri i dytë i skuadrës mbrapa Walter Zengës. Ai bëri debutimin e tij në një ndeshje kundër Bresciës ku arriti të presë edhe një penallti.

Në janar 1999, Castellazzi u transferua tek Pescara. Ai nuk la shum gjurmë aty duke arritur të luaj vetëm tre ndeshje në të gjitha kompedicionet.

Brescia

Castellazzi u transferua tek Brescia në verën e vitit 2000, menjëherë pasi skaudra Biancoazzurri ishte ngjitur në Serie A. Ai bëri debutimin e tij më 21 janar 2001 në një ndeshje kundër Vicenzës. Në sezonin 2001–02, ai ishte portieri titullar për ndeshjet në Serie A, por në sezonin tjetër e humbi vendin e titullar kundër Matteo Serenit. Pasi u huazua tek Reggina dhe Catania në sezonin 2002–03, ai më në fund u bë portieri titullar në sezonin 2004–05, ku ai luajti në të 38 ndeshjet e Serie A. Castellazzi ishte portieri titullar i Brescias edhe në sezonin 2003–04, por e humbi vendin e titullarit në javën e katërt kundër Federico Agliardit, por e fitoi sërisht atë në javën e 23të.[1]

Sampdoria

Në 2005, pasi Brescia ra në Serie B, Castellazzi u ble nga Sampdoria. Ai do të luante vetëm në Kupën e Italisë dhe në Kupën UEFA, ai nuk do të luante në ligë sespe portieri i parë ishte Francesco Antonioli. Ai bëri debutimin e tij me Sampdorian më 5 nëntor 2005 kundër Steaua București në ndeshjen e fazës së grupeve të Kupës UEFA, me ndeshjen që u mbyll në barazimin 1–1. Në sezonin 2006–07, ai u bë portieri i parë i skuadrës pas largimit të Antoniolit nga skuadra.

Në fillimit të nëntorit, ai e humbi vendin e formacionit nga Gianluca Berti, por vetëm një muaj më vonë e fitoi sërisht atë. Në sezonin 2007–08, Castellazzi pati disa ndeshje jo të mira në javët e para të ligës duke u zëvëndësuar ndonjë herë nga i riu Antonio Mirante. Megjithatë, ai arriti të bëjë një sezon pozitiv duke ndihmuar skuadrën t'a përfundoj sezonin në vendin e gjashtë duke arritur në raundet kualifikuese të Kupës UEFA.

Në shkurt 2008, Castellazzi rinovoi edhe për dy vite të tjera kontratën e tij me Sampdorian. Më 13 prill 2008, në një ndeshje kundër Regginës, ai pësoi një dëmtim duke ndrydhur shpatullën pas një përplasje me sulmuesin e Regginës, Nicola Amoruso. Ai u kthye pas dëmtimit më 2 tetor 2008 për të luajtur në një ndeshje të Kupës UEFA kundër FBK Kaunas, që përfundoi me fitoren 2–1 për Sampdorian. Gjatë sezonit 2008–09, Castellazzi do të ishte lojtari kyç i skuadrës në Kupën e Italisë, ku arritën deri në finale duke u mundur me penallti nga Lazio me rezultatin 6–5, me Castellazzn që priti penalltinë e Tommaso Rocchit.[2][3][4]

Gjatë sezonit 2009–10, Castellazzi ishte një nga portierët më të mirë të sezonit. Por megjithatë ai e mbylli sezonin para kohe sepse në janar 2010 pësoi një dëmtim gju dhe u detyrua që të humbiste vendin e formacionit kundër Marco Storarit, i transferuar tek |Sampdoria në merkaton e dimrit të atij viti.

Inter

Më 17 qershor 2010, Castellazzi firmosi një kontratë dy vjeçare me Interin me një pagë sezonale 1 milion .[5][6] Ai e pranoi rolin e tij për të qënë portieri i dytë i skuadrës mbrapa brazilianit Júlio César. Më 21 gusht 2010, ai fitoi trofeun e parë në karrierën e tij, pasi Inter triumfoi në Superkupën e Italisë duke mundur në finale Romën me rezultatin 3–1.[7] Më 29 shtator 2010, Castellazzi luajti ndeshjen e tij të parë në Ligën e Kampioneve në fitoren 4–0 kundër Werder BremenitSan Siro.[8] Ai bëri edhe debutimin e tij në Serie A më 29 tetor 2010 në një ndeshje kundër Genoas të fituar 0–1, ku hyri në fushë duke zëvëndësuar të dëmtuarin Júlio César.[9][10] Më 2 nëntor 2010, ai luajti një tjetër ndeshje si titullar në humbjen 3–1 kundër TottenhamitWhite Hart Lane.[11] Pas kësaj dhe një dëmtim tjetër të Júlio César, Castellazzi filloi të luante në të gjitha ndeshjet e kampionatit dhe të Ligës së Kampioneve. Në fund të vitit, ai me Interin fitoi Kupën e Botës për Klube duke mundur në finale Mazemben me rezultatin 3–0.[12] Pas kësaj, ai fitoi edhe Kupën e Italisë më 29 maj 2011 duke mundur në finale Palermon me rezultatin 3–1.[13] Në sezonin 2011–12, Catelazzi koleksionoi 11 ndeshje (7 në Serie A, 2 në Ligën e Kampioneve dhe 2 në Kupën e Italisë).

Në fund të sezonit, Inter rinovoi kontratën e tij deri më 30 qershor 2014.[14] Në fillimin e sezonit 2012–13, ai zëvëndësoi të dëmtuarin Samir Handanovič në dy ndeshje të Ligës së Europës kundër Vasluit dhe në ndeshjet e para në ligë. Ai luajti si titullar në një ndeshje të Kupës së Italisë kundër Hellas Veronës. Ndeshja përfundoi me fitoren e Interit me rezultatin 2–0, por në minutën e 76 ai u detyrua të braktiste ndeshjen si pasojë të një dëmtimi, duke bërë që në vend të tij të vinte Rodrigo Palacio i cili bëri disa pritje të shkëlqyera.[15]

Në sezonin 2013–14, ai u bë portieri i tretë i skuadrës pas Handanovič dhe argjentinasit Carrizo, blerjes së re të klubit.

Trofe

Klube

Flamuri Inter

Referime

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.