From Wikipedia, the free encyclopedia
High Mobility Multipurpose Wheeled Vehicle (HMMWV) (sq: Mjet Shumëqëllimësh me Rrota i Lëvizshmërisë së Lartë), i njohur si Humvee, është një autoblindë me 4-rrota lëvizëse e prodhuar nga AM General.[1] Ai zëvendësoi mjete më të vogla të quajtura xhipa si: M151, dhe M561 "Gama Goat". Kryesisht pëdoret nga ushtria e SHBA, por ashtu përdoret edhe nga shumë vende përfshirë edhe nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ai ka edhe versione civile. Përhapja e Humvee-s në luftën e gjirit persik ndihmoi në promovimin e markës civile Hummer.
Mjet shumëqëllimësh me rrota i lëvizshmërisë së lartë (High Mobility Multipurpose Wheeled Vehicle) (HMMWV) | |
---|---|
Një HMMWV i Trupave të Marinës Së SHBA në mars 2005, duke kaluar një terren të vështirë në Khost, Afganistan. | |
Tipi | I pablinduar: Mjet i lehtë transporti ushtarak I blinduar: Mjet i lehtë transporti i blinduar |
Vendi i origjinës | SHBA |
Historia e shërbimit | |
Në shërbim | 1984–sot |
Historia e Prodhimit | |
Prodhuesi | AM General |
Kostoja njësi | I pablinduar: $65,000 I blinduar: $140,000 |
Prodhuar më | 1984–sot |
Numri ndërtuar | 281,000 |
Variante | 2- ose 4-dyer kamion |
Specifikimet | |
Pesha | 2,340–2,680 kg peshë e përgjthshme |
Gjatësia | 4.6 m |
Gjërësia | 2.16 m |
Lartësia | 1.8 m, e ulshme në 1.4 m |
Motorri | me 8 cilindra me naftë (diesel) 6.2 Litra ose 6.5 Litra V8 turbo diesel 6.5 Litra V8 turbo diesel: 190 kf (142 kW) në 3,400 rpm / 515 N·m në 1,700 rpm |
Transmisioni | 3-shpejtësi automatike |
Suspensioni | 4x4 Të pavarura |
Kapaciteti i karburantit | 95 litra |
Shpejtësia | 89 km/h me peshë maksimale Mbi 113 km/h shpejtësia maksimale |
Humvee përdor suspension të pavarur dhe nyje të përshtatura shpërndarëse që të ketë 40 cm lartësi nga toka. Mjeti ka frena me disk në të katërta rrotat dhe suspension në formë dopio-bige në të katër rrotat. Disqet e frenave nuk janë montuar tek rrotat si në veturat e zakonshme, por në brendësi, të vendosura jashtë çdo diferenciali. Diferenciali i përparmë dhe i prapmë janë të tipit Torsen dhe diferenciali qëndror është i zakonshëm. Ka të paktën 17 variante të HMMWV në shërbim me Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. HMMWV-të shërbejnë si transportues ngarkese/trupash, platforma mitralozi, ambulanca, mbajtës të raketave M220 TOW, lëvizës të topave obus M119 howitzer, Platforma Pjedestali Stinger M1097 Avenger, mjet për mbështetje ajërore të drejtpërdrejtë MRQ-12, tërheqës për kabinat e jetesës S250, dhe role të tjera. HMMWV është në gjendje të ecë në ujë normalisht në thellësi 76 cm, ose 1.5 m me pajisje shtesë të instaluara.
Pajisje shtesë opsionale përfshijnë një çikrik (me kapacitet maksimal 2,700 kg) dhe koracë shtesë. Në modelet M1025/M1026 dhe M1043/M1044 mbajtës armatimi mund të montohet mitralozi M134, granatahedhësi Mk 19, mitralozi i rëndë M2 Browning, mitralozi M240 dhe mitralozi i lehtë M249. HMMWV model M1114 "i mbi blinduar", i prezantuar në 2004, mund të mbajë të njëjtat armë si më lart.[2] Përveç këtyre, M1114, M1116 dhe M1117 kanë një sistem armatimi me telekomandë ku qitësi mund të qëndrojë brenda në mjet pa ekspozuar fare trupin i quajtur CROWS.
Në Vitet 1970, Forcat tokësore të SHBA arritën në përfundimin se kamionët civilë të përshtatur për përdorim ushtarak nuk i plotësonte nevojat e ushtrisë. Në 1977, Lamborghini zhvilloi Cheetah, model i cili u përpoq të arrinte kërkesat e kontratës me Ushtrinë. Në 1979, ushtria nxorri specifikimet për një Mjet Shumëqëllimësh me Rrota i Lëvizshmërisë së Lartë, ose HMMWV. në korrik të po atij viti, AM General (pjesë e American Motors Corporation) filloi punën paraprake të projektimit, dhe më pak se një vit më vonë, po testohej prototipi i parë.
Në qershor 1981, ushtria i dha AM General një kontratë për zhvillimin e disa prototipëve të tjerë që ti dorëzoheshin qeverisë për testime të tjera, dhe kompanisë iu dha leja fillestare të prodhojë 55,000 HMMWV për tu dorëzuar në 1985. HMMWV pa për herë të parë luftë në Operation Just Cause, në pushtimin amerikan të Panamasë në 1989.
HMMWV u bë kali i punës për forcat e SHBA-ve në të gjithë botën. Më shumë se 10,000 u përdorën nga forcat e koalicionit në Luftën Irakut.
HMMWV u projektua në fillim kryesisht për transport të lehtë ngarkesash dhe trupash mbrapa vijave të frontit, dhe jo si mjet luftarak në frontin e luftimit. Si Jeep më parë, versioni bazë i HMMWV nuk kishte koracë ose mbrojtje ndaj rreziqeve kimike, biologjike, radiologjike ose bërthamore. Në Betejën e Mogadishu në Somali u pësuan humbje të mëdha në mjete për shkak të luftës urbane. Megjithatë, humbjet ishin relativisht të ulëta në operacionet konvencionale, si Lufta e Gjirit Persik. HMMWV nuk u projektua ti bëjë ballë armëve të lehta të zjarrit, jo më pak mitrolozët dhe granatat-raketë (RPG antitank). Gjithësesi HMMWV ishte shumë praktik në luftën urbane.
Pas betejave në Somali, ushtria njohu nevojën për një HMMWV më të mbrojtur dhe AM General zhvilloi M1114, një HMMWV i blinduar që arrinte të ndalonte armët e lehta. M1114 ka qënë në prodhim të limituar që prej 1996, duke pasur përdorim të limituar në Ballkan përpara angazhimit në Lindjen e Mesme. Ky model ishte më i fuqishëm, me një motor më të madh me turbocharger, kondicioner, dhe sistem suspensioni me të fortë. Më kryesorja, ai ishte plotësisht i binduar me çelik të fortësuar dhe xham antiplumb. Me rritjen e sulmeve të drejtpërdrejta në lufimet guerrilase në Irak, AM General e përqëndroi fuqinë prodhuese tek modeli i ri.
Në dhjetor 2004, Secretari i Mbrojetjes së SHBA Donald Rumsfeld u kritukua nga trupat e SHBA dhe familjet e tyre për mos pasjen e HMMWV-e të pajisura mirë.[3] Rumsfeld tha se, para lufte, pjesët e koracuara prodhoheshin në numër të vogël. Pasi roli i forcave amerikane në Irak ndryshoi nga luftimi ndaj Ushtrisë Irakene në luftë kundër luftëtarëve guerrilas. Ndaj edhe filloi zhvillimi i koracave më të avancuara. Gjithësesi, këto blinde ishin më efektive ndaj çdo lloj sulmi, ato peshonin nga 680 deri në 1000 kg.[4]
Shumica e HMMWV-ve mbajnë mirë ndaj sulmeve anësore, kur shpërthimi shpërndahet në të gjitha drejtimet, por ofron mbrojtje të ulët kur ekspozohet në shpëthimin e një mine nën trupin e kamionit.
Një disavantazh i blindimit të rëndë të HMMWV është që kur gjatë një sulmi apo aksidenti, dyert e blinduara rëndë priren të ngecin të mbyllura, duke i lënë trupat në mjet të ekspozuar.[5] Për këtë arsye, HMMWV-të po pajisen me çengelë në dyer, në mënyrë që një mjet tjetër ta shqyejë derën, duke i liruar trupat brenda.[6]
Ushtari që përdor armën në pjesën e sipërme të kamionit është shumë i ekspozuar. Për këtë arsye, shumë HMMWV janë pajisur me mburoja në pjesën e armës, ashtu si M113 APC në Vietnam. Vendi i mitralierit mbrohet nga pllaka çeliku të larta 46–61 cm me dritare antiplumb. Përveç kësaj, disa HMMWV janë pajisur me stacione luftimi të komanduara CROWS, ku mitralozi mbi mjet komandohet nga mitralieri i cili qëndron në sediljen e prapme të mjetit i paekspozuar.
Një tjetër dobësi e HMMWV është vetë madhësia e tij, e cila e ka limituar dislokimin e tij në Afganistan sepse është shumë i madh për transport ajror. Përmasat e tij kanë shfaqur probleme në manovrimin e tij në situata të ndryshme.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.