From Wikipedia, the free encyclopedia
Mërgata shqiptare (ose Diaspora shqiptare), i njohur si Gurbeti ose Kurbeti, është term me të cilin përfshihen të gjithë shqiptarët të cilët jetojnë dhe veprojnë jashtë trojeve autoktone shqiptare.
Mërgata shqiptar me kalimin e kohës ka shkuar gjithnjë e më tepër duke u rritur. Edhe tek Shqiptarët, sikurse tek popujt tjerë të botës ka pasur migrim të popullsisë. Nga këta banorë që kanë migruar për shkaqe të ndryshme në vende të ndryshme të botës, shpesh herë janë krijuar grupe të organizuara në shoqata kulturore.
Në historinë e kombit shqiptar aktiviteti i këtyre grupeve të mërgatës, jo rrallë ka luajtur një rolë të madh në vendimet të ndryshme politike që janë marrë mbi qeverisjen e tokave Shqiptare. Po ashtu ka raste ku nga këto grupe janë iniciuar edhe veprime të cilat kanë ndikuar në gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Qendrat e mërgatës shqiptare kanë lëvizur varësisht nga zhvillimet e përgjithshme botërore. Kështu që nga fillimi i shekullit I në pjesë të ndryshme të Italisë së sotshme, bashkëvendësit janë organizuar në grupe të ndryshme, disa nga këto grupe në fillim kanë pasur ndikim në vendimet e Romës e me kalimin e kohës edhe kanë marrë pozicione qeverisëse në udhëheqjen e perandorisë Romake.
Fazë tjetër e krijimit të grupeve të diasporës është perandoria e Bizantit. Edhe këtu edhe pse në histori deri më tani nuk flitet për ndonjë organizim të diasporës, vetë fakti i prezencës së personave me prejardhje nga territoret shqiptare në qarqet e udhëheqjes së perandorisë Bizantine, lë të kuptoi për një formë të organizimit të këtyre personave në Stambollin e sotshëm.
Me pushtimin e Ballkanit nga Perandoria Osmane, diaspora në Itali organizohet në atë shkallë saqë këtu mund të flitet për një koloni. Në anën tjetër edhe diaspora në perandorin Osmane luan një rolë gjithnjë e më të madh.
Para shkatërrimit të perandorisë Osmane qendra e mërgatës nuk duket si e koncentruar në njërin nga metropolet po ajo disi shpërndahet dhe shkon duke u rritur ndikimi i saj. Këtu janë prezentë grupet e organizuara në Stamboll, Bukuresht dhe Misir në Egjiptin e sotshëm.
Gjatë zhvillimit industrial të Evropës Perëndimore si duket mërgata në këtë anë të botës nuk ka qenë aq prezentë dhe e organizuar. Kështu vërehet një organizim në Shtete e Bashkuara të Amerikës gjatë kohës më të re.
Me fillimin e kryengritjes në Kosovë, mërgata shqiptare në Evropën Perëndimore katapultohet për nga numri. Kjo rritje e numrit të mërgimtarëve ka sjellë nevojën e një organizimi i cili kryesisht është bërë në grupe në nivele të qyteteve të cilat kanë bashkëpunuar ndërmjet tyre në nivel të shtetit ku kanë qenë. Gjatë kësaj kohe financimi i këtyre gupeve është bërë vetëm nga vetë amtarët dhe ndikimi i shteteve ku ato grupe kanë vepruar ka qenë i vogël.
Pas luftës organizimi i mërgatës në Evropën Perëndimore bëhet kryesisht nga studentët ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se kjo ndihmohet edhe nga aktivistë atdhetarë.
Me zbulimin e internetit komunikimi i mërgatës me vendlindjen edhe pse nuk është në shkallën më të lartë ai zhvillohet në një masë të pa parë deri më tani.
Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Bosnje dhe Hercegovinë |
Shqiptarët janë pakicë etnike në Bosnje dhe Hercegovinë.[1] Sipas censusit të fundit të popullsisë në vitin 1991, në Bosnje dhe Hercegovinë jetonin 4,922 shqiptarë,[2] por sot llogaritet të jenë nga 8 deri në 12 mijë.[3][4]
Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Greqi |
Shqiptarët në Greqi ndahën në disa komunitete të ndryshme, si rezultat i valëve të ndryshme të mërgimit.
Shqiptarët mërguan për herë të parë në Greqi gjatë fundit të mesjetës (fundi i shekullit 13). Pasardhësit e popullsisë shqiptare që u vendos në Greqi gjatë mesjetës janë arvanitët. Sot, ata flasin një nën-dialekt të veçantë të toskërishtes, që njihet si arbërisht (me shkronja greke: αρbε̰ρίσ̈τ; greqisht: αρβανίτικα, arvanitika).
Shqiptarët çamë janë një grup që mërgoi gjatë së njëjtës periudhë në Greqi, që dikur banonin pjesën bregdetare të Epirit, të njohur si Çamëri, në Greqi veriperëndimore. Ata u dëbuan me dhunë nga nga Çamëria gjatë Luftës së Dytë Botërore nga grekët.
Krahas këtyre dy grupeve, një valë e madhe e mërgimtarëve nga Shqipëria u vendosën në Greqi, për shkaqe ekonomike, pas rënies së komunizmit (1991), dhe formuan komunitetin më të madh të mërgimtarëve në vend, i cili numëron nga 480,824[5] deri në 600,000 njerëz.
Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Kroaci |
Shqiptarët janë pakicë autoktone në Kroaci, të njohur nga Kushtetuta e Kroacisë. Si të tillë, ata zgjedhin një përfaqësues të veçantë për Parlamentin e Kroacisë, të ndarë me katër pakica të tjera.[6]
Në censusin e vitin 2011 në Kroaci jetonin 17,513 shqiptarë, ose 0.41% e popullsisë së përgjithshme. Sipas fesë, shqiptarët në Kroaci janë kryesisht myslimanë (9,594 ose 54.8% prej tyre) ose katolikë (7,109 ose 40.6% prej tyre).[7]
Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Mal të Zi |
Shqiptarët janë pakica më e madhe jo-sllave në Mal të Zi. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve në Mal të Zi është 30,439 banorë, që përfaqëson rreth 5% të popullsisë. Pakica shqiptare jeton kryesisht në pjesët juglindore dhe lindore të vendit, gjëgjësisht në komunat: Ulqin (71%), Plavë (19%), Tivar (6%), Podgoricë (5%) dhe Rozhajë (5%).[8] Qyteti më i madh shqiptar në Mal të Zi është Ulqini.
Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut |
Shqiptarët janë grupi i dytë më i madh etnik në Maqedoninë e Veriut. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve në Maqedoni është 509,083 banorë, që përfaqëson rreth 25% të popullsisë. Shqiptarët jetojnë kryesisht në pjesët veriperëndimore dhe perëndimore të vendit. Numri më i madh i shqiptarëve jeton në komunat: Tetovë (70%), Gostivar (67%), Dibër (58%), Strugë (57%), Kërçovë (55%), Kumanovë (26%) dhe Shkup (20%).[9]
Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Serbi |
Shqiptarët në Serbi janë një pakicë etnike, që përbëjnë një komunitet me nga 50,000 deri 80,000 banorë.[10][11][12][13] Sipas censusit të vitit 2002, në Serbi u deklaruan 61,647 shqiptarë (ose 0.82% e popullsisë), nga këto 59,952 (ose 1.10%) në Serbinë Qendrore dhe 1,695 (0.08%) në Vojvodinë.[14][15] Shumica e shqiptarëve bojkotuan censusin e vitit 2011, që rezultoi në regjistrimin e vetëm 5,809 shqiptarëve në Serbi.[16]
Shqiptarët në Serbi përbëjnë me shekuj në jug të vendit një popullsi autoktone. Ata sot, kryesisht jetojnë në Luginën e Preshevës, një trevë kufitare në mes Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, dhe sipas censusit të vitit 2002 në dy komuna përbëjnë shumicën e popullsisë, në komunën e Preshevës (89.10%) dhe të Bujanocit (54,69%), ndërsa përbëjnë një pakicë të konsiderueshme në komunën e Medvegjës (26.17%).[15]
Përveç këtyre trevave, shqiptarët jetojnë edhe në jugperëndim të Serbisë, gjegjësisht në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Popullsinë e Peshterrit e përbëjnë kryesisht boshnjakët që janë kryesisht pasardhës të shqiptarëve. Për shkak të çështjeve politike që lidhen me shqiptarët pas Luftës së Dytë Botërore, banorët shqiptar kanë deklaruar veten e tyre si boshnjakë për të shmangur diskriminimin. Gjuha shqipe ende flitet nga disa fshatarët shqiptarë në Peshterr.[17][18] Në Serbi është shumë e përhapur ndjenja antishqiptare, apo albanofobia.
Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Turqi |
Shqiptarët në Turqi përbëjnë një pakicë kombëtare në Turqi, e cila nuk është e njohur zyrtarisht. Kjo pakicë përbëhet nga shqiptarë të cilët erdhën në Turqi gjatë periudhës osmane, kryesisht shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e sotme, nga Çamëria, si dhe në numër më të vogël nga Shqipëria dhe Mali i Zi i sotëm, të cilët mërguan si pasojë e persekutimit serb dhe grek pas fillimit të Luftërave Ballkanike.[19] Numri i shqiptarëve në Turqi llogaritet të jetë nga 500 mijë deri në 1.3 milionë,[20] ndërsa sipas disa burimeve tjera nurmri i personave me prejardhje shqiptare është rreth 5 milionë.[21][22][23]
Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Austri |
Shqiptarët në Austri përbëjnë një komunitet mërgimtarësh me rreth 35,000[24] deri 85,000[25] banorë, shumica e të cilëve vijnë nga Kosova, ndërsa një pakicë vjen nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Sipas censusit të vitit 2001, në Austri jetojnë 28,212 folës amtarë të gjuhës shqipe.[26]
Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Itali |
Shqiptarët në Itali ndahën në dy komunitete, si rezultat i valëve të ndryshme të mërgimit.
Komuniteti i parë i shqiptarëve që u vendosën në Itali janë arbëreshët, të cilët sot jetojnë në Italinë jugore, gjëgjësisht në rajonet: Pulia, Bazilikata, Molize, Kalabria dhe Sicilia.[27] Arbëreshët u vendosën në Itali në mes shekujve 15 dhe 18, si pasojë e sundimit osman në Shqipëri. Numri i tyre varion nga 80,000 deri në 100,000.[28]
Komuniteti i dytë janë mërgimtarët shqiptarët që u vendosën në Itali pas rënies së komunizmit në Shqipëri, gjëgjësisht pas vitit 1990. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave të Italisë, më 1 janar 2014, në Itali banonin 502,546 banorë me origjinë nga Shqipëria.[29]
Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar |
Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar përbëjnë një komunitet prej 70,000 deri 100,000 banorësh.[30] Sipas censusit të vitit 2011, në Angli e Uells jetonin 13,415 banorë të lindur në Shqipëri dhe 28,446 të lindur në Kosovë,[31] në Skoci 196 nga Shqipëria dhe 215 nga Kosova[32] dhe në Irlandën Veriore 55 nga Shqipëria dhe 44 nga Kosova.[33]
Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Zvicër |
Shqiptarët në Zvicër janë që nga viti 1990 një ndër grupet më të mëdha të emigrantëve në vend, kryesisht të ardhur nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa një numër i vogël edhe nga Shqipëria. Aktualisht, Zvicra është kthyer në një nga qendrat më të rëndësishme të mërgatës shqiptare. Llogaritet të ketë nga 94,937 deri në 300,000 shqiptarë në Zvicër.
Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Egjipt |
Shqiptarët mërguan për herë të parë në Egjipt si ushtarë dhe mercenarë në gjysmën e dytë të shekullit 18, duke bënë emër dhe duke fituar respekt në luftën osmane për të dëbuar trupat franceze në vitet 1798–1801. Mehmet Ali Pasha (1769–1849) themeloi dinastinë shqiptare të Egjiptit, e cila zgjati deri në vitin 1952. Në shekullin 19 dhe fillimin e shekullit 20, shumë shqiptarë të tjerë u vendosën në Egjipt për arsye ekonomike dhe politike. Pas rënies së dinastisë, me Revulucionin egjiptian të vitit 1952, komuniteti shqiptar u zvogëlua dhe humbi ndikimin.
Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Siri |
Shqiptarët në Siri përbëjnë një komunitet prej rreth 5,000 deri 10,000 banorësh,[34][35] kryesisht të vendosur në Damask dhe në qytetet Hama, Halep dhe në Latakije.[36] Shqiptarët mërguan për të parën herë në Siri në kohën e Perandorisë Osman, gjëgjësisht nga fundi i shekullit 19 dhe fillimi i shekullit 20.[34] Vala më e madhe e mërgimit në Siri ishin vitet 1912–1913, ku shqiptarë mërguan për t’i shpëtuar represionit serb të kohës.[37]
Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Shtetet e Bashkuara |
Në Shtetet e Bashkuara jetojnë rreth 201,118 amerikanë me origjinë shqiptare.
Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Kanada |
Shqiptarët në Kanada përbëjnë një komunitet prej 31,030 banorësh, sipas censusit të vitit 2011.[38]
Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Australi |
Shqiptarët në Australi përbëjnë një komunitet prej 13,142 banorësh, sipas censusit australian të vitit 2011.[39] Shqiptarët filluan të nguliten në Australi nga fillimi i viteve 20-të, duke ndaluar me Luftën e Dytë Botërore. Ngulitja rifilloi në vitin 1950 si pasojë e mbarimit të luftës dhe fillimit të regjimit komunist në Shqipëri. Në fillim të viteve 1990, shqiptarë mërguan në Australi nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, si pasojë e luftërave dhe trazirave në Ballkan.
Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Argjentinë |
Shqiptarët në Argjentinë përbëjnë një komunitet prej rreth 50 mijë banorësh.[40] Shumica e shqiptarëve që mërguan në Argjentinë ishin arbëreshë nga Italia jugore, ndërsa rritja e numrit të mërgimeve kah Argjentina ndodhi në fillim të shekullit 20, me mbërritjen e rreth 20,000–30,000 shqiptarëve.[41]
Gjatë zhvillimeve historike nga Mërgata shqiptare janë themeluar shoqëri të ndryshme kulturore të cilat varësisht prej shkallës së zhvillimit të shoqërisë kanë pasur edhe gazetat e tyre. Në kohën më të re kjo bëhet duke prezantimin e fletëve elektronike dhe radio stacioneve elektronike. Disa gupe të mërgatës shqiptare që kanë arritur të organizohen në shoqëri kulturore janë:
Koha e Rilindjes Kombëtare | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.