Shqiptarët në Kosovë

From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Shqiptarët e Kosovës, janë grupi më i madh etnik në Kosovë. Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011 në Kosovë banojnë 1,616,869 shqiptarë, ose rreth 93% e popullsisë së Kosovës.[1] Mërgues shqiptarë nga Kosova jetojnë në numër të madh në Evropën perëndimore (posaçërisht në Zvicër dhe Gjermani) dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fakte të shpejta Popullsia e përgjithshme, Rajone me popullsi të konsiderueshme ...
Remove ads
Remove ads

Kultura

Për më shumë informacione shikoni artikullin Kultura në Kosovë

Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë janë të lidhur ngusht në aspektin kulturor. Traditat dhe zakonet ndyshojnë nga vendi në vend brenda Kosovës. Shqiptarët e Kosovës flasin dialektin gegëshqipes, ndërsa gjuha e institucioneve shtetërore, arsimit, librave dhe medias është shqipja standarde.

Arsimi është i mudësuar në të gjithë nivelet: fillor, i mesëm dhe i lartë. Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" është universiteti publik dhe më i rëndësishëm i Kosovës. Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani" është biblioteka kryesore dhe më e madhe në Kosovë, e vendosur në Prishtinë.

Institucionet më të rëndësishme të kulturës në Kosovë janë: Teatri Kombëtar i Kosovës, Qendra Kinematografike e Kosovës, Galeria e Arteve e Kosovës, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve "Shota" dhe Kosovafilmi. Ndërsa institucionet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore janë: Muzeu i Kosovës, Instituti Arkeologjik i Kosovës dhe Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve.

Feja

Për më shumë informacione shikoni artikullin Feja në Kosovë

Shumica e shqiptarëve të Kosovës janë myslimanë, kryesisht synitë. Një pakicë e shqiptarëve janë katolikë të ritit romak.

Remove ads

Shqipëtar të famshëm në Kosovë

Thumb
Azem dhe Shote Galica

Para 1950

Remove ads

Të tanishëm

Shiko dhe

Lidhje të jashtme

Loading content...
Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads