From Wikipedia, the free encyclopedia
Pjetër Mazreku ose Pietro Massarecchius (italisht: Pietro Massarecchi, Latin: Petrus Massarecchius; 1584 - 1634-5)[1][2] ka qenë një prelat arbëror i Kishës Katolike Romake. Si vizitor apostolik, la të shkruara relacione mbi gjendjen e të krishterëve zotërimet rumeliote të Perandorisë Osmane si dhe është autor i një fjalorthi etimologjik të gjuhës shqipe.[3]
U lind në Prizren. Ai shërbeu si kryepeshkop i Tivarit nga viti 1624 deri në vitin 1635,[4] ndërsa në vitin 1631 u bë vizitor apostolik i Hungarisë, Serbisë dhe Sllavonisë. [5] Më 1634 u shugurua administrator apostolik i Serbisë.[6] Nga viti 1642 deri në vdekjen e tij shërbeu si peshkop i Prizrenit.
Mazreku dinte shumë gjuhë dhe shkroi një fjalor etimologjik të gjuhës shqipe.[3] Çmohet nga historiani hungarez Antal Molnár si nismëtari që i dha trajtë formësimit të kombit arbëror, para se Lufta e Madhe Austro-Turke t'ia ndryshonte ekuilibrat konfesional rajonit.[7]
Emri i tij shkruhej në latinisht dhe italisht si Mazzaretus, Massarechio, Maserecho, Masarecho, Masserecco, Massarecius, etj.[8] Në shqip emri i tij shkruhet Pjetër Mazreku.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.