xhudiste nga Kosova From Wikipedia, the free encyclopedia
Majlinda Kelmendi (lindi më 9 maj 1991)[2][3], është një xhudiste shqiptare nga Peja, Kosovë [4]. Në vitin 2013, Majlinda qëndronte në vendin e parë në renditjen ndërkombëtare nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos për kategorinë −52 kg [5].
Në vitin 2014, Majlinda u shpall xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë nga presidenti i FNXH, Marius Vizer. Më 24 dhjetor 2014, ajo u dekorua nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me titullin "Medalja Presidenciale e Meritave".
E lindur në Pejë, në Republikën e Kosovës, Kelmendi filloi të praktikonte artin e xhudos në vitin 1999, në qytetin e saj.[6][7] Trajneri i saj aktual është Driton Kuka. Në vitin 2009, Kelmendi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror për të rinj në Paris, Francë.[8] Në vitin 2010, ajo arriti vendin e 5-të në Kampionatin Botëror për të rinj në Maroko[9] dhe përfundoi e 9-a në kategorinë 52 kg në World Judo 2010 Championships në Tokio, Japoni.[10]
Në Kampionatin Botëror të Xhudos 2013, Kelmendi i dha Kosovës titullin e parë botëror në xhudo kur ajo mundi kandidaten e Brazilit Erika Miranda në ndeshjen e -52 kg për medaljen e artë në Rio de Zhaneiro. Fitorja e 22 vjeçares, e cila ishte kosovarja e parë lojtare e xhudos që fiton një medalje në një kampionat që prej Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në 2008-ën – nuk ishte një fitore e papritur pasi Kelmendi erdhi në Rio de Janeiro e renditur si "numri një" në kategorinë e saj pasi kishte fituar eventin prestigjioz të Masterave.[nevojitet citimi] Kelmendi ruajti titullin botërë në vitin 2014. Ajo humbi vetëm dy herë në vitin 2013 dhe kishte arritur ti mundte të gjithë në përballjet e tjera.[11] Ajo nuk arriti ta mbronte titullin e saj vitin pasardhës për shkak të një lëndimi.
Në shkurt të vitit 2016, ajo fitoi medaljen e artë në Grand Slam Paris, duke e bërë këtë titulin e tretë rradhazi pasi kishte fituar në 2014-ën dhe 2015-ën.[12] Dy muaj më vonë, ajo fitoi një medalje të artë në Kampionatin Europian të Xhudos në Kazan, Rusi.[13] Në Lojrat Olimpike 2016 ajo u bë atletja e parë kosovare që fitoi një medalje të artë, ose edhe thjeshtë një medalje, për Kosovën në Lojërat Olimpike. Kontradikta u ngritën kur raportet shfaqën se ajo nuk kishte pranuar të bënte një test kontrolli të dopingut të paskeduluar në qershor, në Francë ; trajneri i saj insistoi se ajo ishte e pastër dhe refuzimi kishte ardhur si pasojë e faktit që testuesi nuk kishte pasur një formë autorizimi nga WADA.[14]
Në vitin 2021, ajo fitoi një nga medaljet e bronzta në veprimtarinë e saj në Mjeshtrat Botërore të Xhudos 2021 të mbajtura në Doha, Katar.[15][16] Një muaj më vonë, ajo fitoi një nga medaljet e bronzta në rastin e saj në Grand Slam Xhudo Tel Aviv 2021 të mbajtur në Tel Aviv, Izrael.[17][18]
Viti | Garat | Shteti | Rezultati | Kategoria |
---|---|---|---|---|
16/11/2019 | Champions League Odivelas 2019 | Portugalia | 3-ta | - 52 kg |
24/10/2019 | Grand Slam Abu Dhabi 2019 | Emiratet e Bashkuara Arabe | 1-ra | - 52 kg |
26/08/2019 | World Championships Tokyo 2019 | Japonia | 3-ta | - 52 kg |
12/07/2019 | Grand Prix Budapest 2019 | Hungaria | 5-ta | - 52 kg |
22/02/2019 | European Games Minsk 2019 | Bjellorusia | 1-ra | - 52 kg |
22/02/2019 | Grand Slam Düsseldorf 2019 | Gjermania | 1-ra | - 52 kg |
24/01/2019 | Grand Prix Tel Aviv 2019 | Izraeli | 1-ra | - 52 kg |
07/10/2018 | Champions League Bukuresht 2018 | Rumania | 3-ta | - 52 kg |
09/11/2018 | Grand Prix Tashkent 2018 | Uzbekistani | 1-ra | - 52 kg |
27/10/2018 | Grand Slam Abu Dhabi 2018 | Emiratet e Bashkuara Arabe | 2-ta | - 52 kg |
29/08/2017 | World Championships Budapest 2017 | Hungaria | 5-ta | - 52 kg |
20/04/2017 | European Championships Warsaw 2017 | Polonia | 1-ra | - 52 kg |
11/02/2017 | Grand Slam Paris 2017 | Franca | 1-ra | - 52 kg |
07/08/2016 | Olympic Games Rio de Janeiro 2016 | Brazil | 1-ra | - 52 kg |
25/06/2016 | Grand Prix Budapest 2016 | Hungaria | 1-ra | - 52 kg |
21/04/2016 | European Championships Kazan 2016 | Rusia | 1-ra | - 52 kg |
06/02/2016 | Grand Slam Paris 2016 | Franca | 1-ra | - 52 kg |
01/11/2015 | Grand Slam Abu Dhabi 2015 | Emiratet e Bashkuara Arabe | 3-ta | - 52 kg |
17/10/2015 | Grand Slam Paris 2015 | Franca | 1-ra | - 52 kg |
10/10/2015 | World Cup Odivelas Lisabon 2015 | Portugalia | 1-ra | - 52 kg |
05/09/2015 | European Cup Bratislava 2015 | Sllovakia | 1-ra | - 52 kg |
31/10/2014 | Grand Slam Abu Dhabi 2014 | Emiratet e Bashkuara Arabe | 1-ra | - 52 kg |
25/08/2014 | World Championships Chelyabinsk 2014 | Rusia | 1-ra | - 52 kg |
21/06/2014 | Grand Prix Budapest 2014 | Hungaria | 1-ra | - 52 kg |
24/04/2014 | European Championships Montpellier 2014 | Franca | 1-ra | - 52 kg |
28/03/2014 | Grand Prix Samsun 2014 | Turqia | 1-ra | - 52 kg |
08/02/2014 | Grand Slam Paris 2014 | Franca | 1-ra | - 52 kg |
27/08/2013 | World Championships Rio de Janeiro 2013 | Brazili | 1-ra | - 52 kg |
25/05/2013 | Masters Tyumen 2013 | Rusia | 1-ra | - 52 kg |
25/04/2013 | European Championships Budapest 2013 | Hungaria | 3-ta | - 52 kg |
30/03/2013 | Grand Prix Samsun 2013 | Turqia | 1-ra | - 52 kg |
23/02/2013 | Grand Prix Dusseldorf 2013 | Gjermania | 1-ra | - 52 kg |
09/02/2013 | Grand Slam Paris 2013 | Franca | 2-ta | - 52 kg |
11/10/2012 | Grand Prix Abu Dhabi 2012 | Emiratet e Bashkuara Arabe | 1-ra | - 52 kg |
06/10/2012 | World Cup Istanbul 2012 | Turqia | 1-ra | - 52 kg |
29/09/2012 | World Cup Rome 2012 | Italia | 2-ta | - 52 kg |
Viti | Luftime | Fitore | Humbje | % e Fitoreve |
---|---|---|---|---|
2019 | 29 | 25 | 4 | 86,2 % |
2018 | 12 | 11 | 1 | 91,7 % |
2017 | 13 | 11 | 2 | 84,6 % |
2016 | 18 | 18 | 0 | 100,0 % |
2015 | 18 | 17 | 1 | 94,4 % |
2014 | 28 | 28 | 0 | 100,0 % |
2013 | 28 | 26 | 2 | 92,9 % |
2012 | 32 | 28 | 4 | 87,5 % |
2011 | 42 | 32 | 10 | 76,2 % |
2010 | 33 | 25 | 8 | 75,8 % |
2009 | 21 | 16 | 5 | 76,2 % |
2008 | 9 | 7 | 2 | 77,8 % |
Totali |
283 | 244 | 39 | 86,2 % |
Garat | ARI | ARGJEND | BRONZË |
---|---|---|---|
Olympic Games | 1 | 0 | 0 |
World Championships | 2 | 0 | 1 |
Continental Championships | 4 | 0 | 1 |
IJF World Tour: Masters/Grand Slam/Grand Prix | 18 | 3 | 2 |
World Cups/Continental Open | 4 | 3 | 3 |
Continental Championships U23 | 1 | 0 | 0 |
World Championships Juniors | 1 | 0 | 0 |
Continental Championships Juniors | 2 | 0 | 0 |
European Cup Seniors | 4 | 0 | 2 |
European Cup Juniors | 3 | 2 | 1 |
European Cup Cadets | 1 | 0 | 0 |
International Tournaments | 3 | 1 | 1 |
44 | 9 | 11 |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.