Komuna e Dibrës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Dibër është një komunë në pjesën perëndimore të Republikës e Maqedonisë së Veriut. Dibër quhet edhe qyteti ku gjendet vendodhja e komunës. Komuna Dibrës është pjesë e Rajonit jugperëndimor.
Remove ads
Gjeografia
Qyteti i Dibrës ndodhet në pjesën më perëndimore të Republikës e Maqedonisë së Veriut në përgjithësi pranë kufirit me Shqipërinë. Kryeqyteti i Shkupit është 131 km larg, dhe qyteti më i afërt është Struga (52 km) dhe Gostivari (71 km).Atë e përbën fusha e dibres ndërmjet malit Deshat (Krcin), liqeni i Dibrës dhe lugina e Drinit të zi që derdhet në liqenin e sipërpërmendur. Në fakt, fusha përfaqson një terracë relievi të gjerë, që lëshohet nga lugina e Drinit të zi. Dibra ndodhet në lartësi mbidetare prej 625 metra.
Komuna e Dibrës kufizohet me Komunat:Mavrovës dhe Radostushës në veri-lindje, Komuna e Kërçovës ne juglindje,Komuna e Qendrës Zhupa në jug dhe në vijën kufitare shtetrore me Shqipërinë. Në Dibër kryqëzohen: rruga rajonale që përshkon Gostivarin, Hanet e Mavrovës, Dibrën, Lukovën, Strugën si dhe ajo që lidh Dibrën me pikën kufitare të Bllatës(për në Shqipëri).
Dibra është e rrethuar nga:
- Mali Bistra
- Mali Jabllanica
- Mali Stogovo
- Mali Deshat
Remove ads
Ekonomia
Sipërfaqja e Komunës Dibër ka një pozitë të atillë ku bashkohen kanjonet apo luginat piktoreske të lumenjve Radika (Lum)dhe Drini i Zi, të cilët derdhen në liqenin e Dibrës. Ajo është e rrethuar nga malet e Jablanicës, Stogovës dhe Kërçinit(Deshat). Liqeni i Dibrës shtrihet nga HEC “Globoçica”, nëpër luginën e lumit Drin i zi dhe atë të Radikës deri të banjat e Kosovrastit, me gjatësi maksimale prej 22 km dhe sipërfaqe prej 13 km2, ndërsa vëllimi i përgjithshëm i ujit është 520 miljon m3 ujë. HEC Spilja, për një vit prodhon mesatarisht 300 milion kw/h energji elektrike. Uji i Liqenit të Dibrës shfrytëzohet edhe për ujitje, nëpërmjet sistemit hidromeliorativ në Fushën e Dibrës. Dibra ka dy burime termoninerale: në fshatrat Banisht dhe Kosovrasti, të cilat janë të njohura si vende shërimi dhe numërohen ndërmjet banjave me aftësi shëruese më të njohura në Evropë (për shërimin e shumë sëmundjeve). Bartës i turizmit banjor në Dibër është OSHR “Banjat e Dibrës” me mbi 150 të punësuar dhe me kapacitet prej 700 shtretër – dhe atë në hotelet në fshatin Kosovrast, Banjisht dhe Venec(në qytet). Në vit realizohen mesatarisht rreth 60.000 buajtje. Potencialet natyrore të shprehura në vlera relievike, hidrografike dhe pejsazho-ambientale, mundësojnë zhvillim e turizmit banjor, liqenor, malor e rekreativ me rëndësi rajonale e lokale. Në teritorin e Komunës Dibër ndodhet relievi i vetëm i gipsit në Republikë, i cili shtrihet në gjatësi prej 9 km. Xehja e gipsit është e kualitetit të lartë(99%), me përmbajtje të gipsit të pastër, dhe për nga kualiteti rënditet ndërmjet atyre më kualitativë në botë.
Remove ads
Demografia
Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Komunën e Dibrës te madhe jetojnë 19542 banorë:
- Shqiptarët = 11,348 (58.1%)
- Maqedonët = 3,911 (20.0%)
- Turqit = 2,684 (13.7%)
- Romët = 1,080 (5.5%)
- Të tjerët.
Mother tongues in the municipality include:
- Shqiptarët = 12,051 (61.6%)
- Maqedonët = 5,973 (30.5%)
- Turqit = 1,358 (6.9%)
- Romët = 50 (0.25%)
Zhvillimi demografik i komunës së Dibrës brenda kufijve të sotëm.[1]
Vendbanimet
- Ama
- Banishta
- Bohmova
- Gajrja
- Hotishani
- Kojnarja
- Kosovrasti i Poshtëm
- Kosovrasti i Epërm
- Krivca
- Mogorçe
- Osoji
- Rajçica
- Sollokiqi
- Spasi
- Taraniku
- Tatar Elevca
- Zhepishti
Komuna e Dibrës i përfshin këto vendbanime:
Selia: Dibra dhe vendbanimet: Ama | Banishta | Bohmova | Gajrja | Hotishani | Kojnarja | Kosovrasti i Epërm | Kosovrasti i Poshtëm | Krivca | Mogorçe | Osoji | Rajçica | Sollokiqi | Spasi | Taraniku | Tatar Elevca | Zhepishti
Remove ads
Shiko edhe
Referime
Lidhje të jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads