Radika është lumë i cili buron në malin e Vracës, pjesë e maleve të Sharrit , në një lartësi mbidetare prej 2 200 m, në jugperëndim të Kosovës dhe pastaj në pjesën më të madhe rrjedh nëpër Maqedoninë e Veriut Perëndimore. Radika deri te grykëderdhja e tij në Lumin Drinit të Zi. Drin ka një gjatësi prej 67km.

Thumb
pamje e lumit Radika

Lumi Radika nga burimi i tij rrjedh si një prrua malorë me emrin Guri i Zi (Crni Kamen) , i cili rrjedh rrëzë malit Vraca, në pjesën jugore të Maleve të Sharrit, rrëzë majës malore të Vracës e Madhe (Golema Vraca) (2 582 m ). Prroni Guri i Zi (Crni Kamen) nga fillimi rrjedh në drejtim të perëndimit, nëpër trevën e Gorës, mandej gjarpëron rreth malit Vraca dhe mandej rrjedh drejt në jug drejt kufirit të Maqedonisë së Veriut ku bashkohet me rrjedhen tjetër të quajtur Qafa e Kadisë (maqedonisht: Цафа Кадис/Cafa Kadis) dhe nga kifiri I Maqedonisë së Veriut merr emrin Radikë, gjegjësishtë Radika e Epërme.

Radika e Epërme është e gjatë vetëm 8 km, dhe duke iu faleminderu intervenimit të njeriut tash pjesërisht i takon pellgut të Detit Egje, ndërsa rrjedha e poshtme e Radikës së Ulët rrjedh drejt Detit Adriatik. Në afërsi të fshatit Volkovë është ndërtuar sistemi i kanaleve i cli e merr nji pjesë të ujit dhe e dërgon në Liqenin e Mavrovës (të fshati i Hanet e Mavrovës) mandej me gypa nëntokësor në lumin Vardar. Radika e Poshtme me një gjatsi prej 44 km rrjedh në drejtim jugor, mandej kalon nëpr nëpër grykën e ngusht prej 1 km gjatësi ndërmjet Malit të Korabit dhe Deshatit nga ana perendimore dhe Bistrës.

Lugina e Radikës është jashtëzakonisht tërheqëse , në këtë luginë është manastiri njohur nga shqiptarët Rekalinjtë vendas si Kisha e Madhe ose Manastiri i Bigorit (maqedonisht: Бигорски манастир/Bigorski Manastir ose Св. Јован Бигорски/Sveti Jovan Bigroski), pastaj banja termale dhe shëruese Banja e Kosovratës, me ujë nxehtë prej 49 ° C, dhe me përbërje të madhe të squfurit. Në luginë shtrihen fshatrat piktoreske me arkitekturë origjinale popullore të Maqedonisë së Veriut Perëndimore, siq janë : Bitushë, Jançë, Garje, Lazaropolë etj. Pastaj Radika derdhet në lumin Drin , në jug të qytetit Dibër në të vërtetë derdhet pjesërisht në liqenin akumulues të Dibrës, e që mandej rrjedh si lumë me emrin Drin i Zi, në drejtim të Detit Adriatik.

• Në rrugën e tij rrjedhëse deri në Drinin e Zi, Lumi Radika merr katër degë të mëdha; Rimnicën, lumin e Mavrovës, lumin e Zheranicës dhe Rekën e Vogël.

• Uji I Radikës është shumë i ftohtë, i pastër dhe i kthjellët, ka një ngjyrë të errët të gjelbër, për shkak se përbën sasi të konsiderueshme të karbonat kalciumit.

• Radika, në përgjithësi i takon pellgut të Adriatikut, pellgu i tij përfshinë një sipërfaqe prej 665 km ², dhe nuk është i lundrueshëm .

•Lumi Radika ka potencial të madh hidroenergjetik, i cili pjesërisht shfrytëzohet në rrjedhën e sipërme të tij. Nëpërmjet kanaleve një pjesë e ujrave të Radikës drejtohen drejt liqenit të Mavrovës, të cilin e mbushin me ujë, dhe nga liqeni uji nëpërmjet kanaleve nëntokësore derdhet në lumin Vardar. Këtu është ndërtuar hidrocentrali Vërbes.

• Lugina e Radikës nga e kaluara historike nër te kalon rruga që lidh qytetet e Maqedonisë së Veriut perëndimore, Tetovën dhe Ohërin.

Trivia

Ky lum dhe kjo zonë ka hyre ne histori per krynegritjen madheshtore dhe te pashembullt qe malesia e asaj krahine i ben ekspeditave turke me vargjet:

"Hjaredin pasha po i vjen o Radikës...

o Malet e Dibrës..."

Problematika

Qeveria maqedonase ne vitin 2014 vendos ta devijoje per te ndertuar hidrocentrale, pa marre parasysh pasojat per popullsine vendase.

Referimet

  • Mala Prosvetina Enciklopedija, Botimi itretë (1985); Prosveta; ISBN 86-07-00001-2
  • Jovan Đ. Marković (1990): Enciklopedijski geografski leksikon Jugoslavije; Svjetlost-Sarajevo; ISBN 86-01-02651-6

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.