Remove ads
From Wikipedia, the free encyclopedia
Shqiptarët janë pakica më e madhe jo-sllave në Mal të Zi. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve në Mal të Zi është 30,439 banorë, që përfaqëson rreth 5% të popullsisë. Pakica shqiptare jeton kryesisht në pjesët juglindore dhe lindore të vendit, gjëgjësisht në komunat: Ulqin (71%), Plavë (19%), Tivar (6%), Podgoricë (5%) dhe Rozhajë (5%).[1]
| |||||||||||||||||||||||||||||||||
Popullsia e përgjithshme | |||||||||||||||||||||||||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
30,439 shqiptarë 4.91% e popullsisë së Malit të Zi (censusi 2011) 32,671 folës amtarë të gjuhës shqipe 5.27% e popullsisë së Malit të Zi (censusi 2011) | |||||||||||||||||||||||||||||||||
Rajone me popullsi të konsiderueshme | |||||||||||||||||||||||||||||||||
Mali i Zi | |||||||||||||||||||||||||||||||||
Komuna e Ulqinit | 14076 | ||||||||||||||||||||||||||||||||
Komuna e Tuzit | 7831 | ||||||||||||||||||||||||||||||||
Komuna e Tivarit | 2515 | ||||||||||||||||||||||||||||||||
Komuna e Podgoricës | 1707 | ||||||||||||||||||||||||||||||||
Komuna e Gucisë | 1642 | ||||||||||||||||||||||||||||||||
Komuna e Rozhajës | 1158 | ||||||||||||||||||||||||||||||||
Komuna e Plavës | 833 | ||||||||||||||||||||||||||||||||
Komunat tjera | 677 | ||||||||||||||||||||||||||||||||
Gjuhët | |||||||||||||||||||||||||||||||||
Shqip (dialekti gegë) · Malazezisht | |||||||||||||||||||||||||||||||||
Fetë | |||||||||||||||||||||||||||||||||
Islami · Katolicizmi |
Qyteti më i madh shqiptar në Mal të Zi është Ulqini, selia e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, institucionit më të lartë të vetë-qeverisjes së shqiptarëve në këtë vend.
Bazuar në të dhënat zyrtare të regjistrimeve të popullsisë, të organizuara gjatë Mbretërisë Jugosllave, në vitin 1921 folës amtarë të gjuhës shqipe ishin 16,838 banorë (8.45% e popullsisë), ndërsa në vitin 1931 ishin 18,098 banorë (5,03%). Nga viti 1948 deri në vitin 2003, kur regjistrimet u organizuan nga RSF dhe RF Jugosllavia, u shtua dhe deklarimi i përkatësisë etnike.
Në vitin 1948 në Mal të Zi jetonin 19,425 shqiptarë (5.15% e popullsisë), 23,460 (5.58%) shqiptarë ishin në vitin 1953, 25,803 (5.47%) në vitin 1961, 35,671 (6.74%) në vitin 1971, 37,735 (6.46%) në vitin 1981, 40,415 (6,57%) në vitin 1991 dhe 31.163 (5.03%) në vitin 2003.[2] Në regjistrimin e fundit të organizuar nga Mali i Zi në vitin 2011 numri i shqiptarëve ishte 30,439 (ose 4,91% e popullsisë).
Shqiptarët në Mal të Zi janë popullsi autoktone. Pas zgjerimit territorial të Malit të Zi kah territoreve të banuara me shqiptarë në vitin 1878, shqiptarët për herë të parë bëhen shtetas të atij vendi. Shqiptarët që kanë marrë shtetësi malazeze kanë qenë myslimanë dhe katolikë, ndërsa kanë jetuar në qytet Tivar dhe Ulqin me rrethinat e tyre, në bregun e lumit Buna dhe të Liqenit të Shkodrës, si dhe në Triesh.[3]
Pas luftërave ballkanike, në përbërje të Malit të Zi kanë hyrë treva të reja të banuara me shqiptarë. Mali i Zi atëherë ka fituar një pjesë të Malësisë, gjëgjësisht Hotin dhe Grudën, me Tuzin si qendër, Anën e Malit, Plavën, Gucinë, Krajën, Rugovën, Pejën dhe Gjakovën. Në trevat e Plavës, Gucisë dhe Pejës, autoritetet vendore malazeze kanë kryer në muajt e parë të vitit 1913 krime të mëdha ndaj popullsisë shqiptare myslimane.[3]
Me krijimin e Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, pas Luftës së Parë Botërore, shqiptarët në Mal të Zi kanë qenë të diskriminuar dhe të privuar nga të drejtat e tyre. Pozita e shqiptarëve do të përmirësohet disi në Jugosllavinë e Titos. Në mesin e shekullit XX, në Mal të Zi kanë banaur rreth 20,000 shqiptarë, ndërsa numri i tyre do të rritet deri në fund të atij shekulli. Nga fundi i shekullit XX numri i shqiptarëve ka filluar të bie si pasojë e migrimeve.[3]
Shqiptarët në Mal të Zi janë të përhapur në pjesët juglindore dhe lindore të vendit. Komuna e Ulqinit, e përbërë nga Ulqini me rrethinë dhe Ana Malit, është e vetmja komunë ku shqiptarët janë shumicë (71% e popullsisë). Shqiptarët janë shumicë edhe në Malësi (ku bën pjesë Trieshi, Hoti, Gruda dhe Koja), sot pjesë e territorit të Komunës urbane të Tuzit, njësi e Komunës së Podgoricës, e cila vazhdimisht kërkon që të fitoj statusin e komunës, por pa sukses.[4] Gjithashtu një numër të madh i shqiptarëve jeton në trevat: Plavë e Guci (Komuna e Plavës, 19%), Tivar e Krajë (Komuna e Tivarit, 6%) dhe Rozhajë (Komuna e Rozhajës, 5%).
Vendbanimi më i madh shqiptar është Ulqini, ndërsa pas vjen Tuzi.
Kulturalisht, shqiptarët në Mal të Zi janë të lidhur ngushtë me shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë. Flamuri i përbashkët, himni kombëtar, historia e përbashkët, këngët popullore, gjuha, etj. janë vetëm disa nga veçoritë që vërtetojnë lidhjen e ngushtë mes shqiptarëve në Mal të Zi dhe atyre në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.
Shqiptarët e Malit të Zi flasin dialektin gegë të gjuhës shqipe, gjëgjësisht variantin veriperëndimor të tij, ndërsa sipas censusit 2011, në Mal të Zi jetojnë 32,671 folës amtarë të gjuhës shqipe (ose 5.27% e popullsisë).[1]
Sipas nenit 13 të Kushtetutës së Malit të Zi, gjuha shqipe (së bashku me gjuhët serbe, boshnjake dhe kroate) është gjuhë në përdorim zyrtar, e njohur zyrtarisht si gjuhë minoritare.[5]
Sipas përkatësisë fetare shqiptarët në Mal të Zi janë shumica myslimanë (73.13%), ndërsa pjesa tjtër janë katolikë (26.13%).[1] Megjithëse janë të ndarë në dy besime fetare rrallë herë ka pasur konkurrencë ose grindje ndërmjet shqiptarëve të Malit të Zi për këtë temë.
Shqiptarët myslimanë janë të përhapur në të gjithë territoret me popullsi shqiptare, kurse katolikët janë me shumë të përhapur në Malësi, në Shestan dhe në fshatrat afër lumit Buna. Shqiptarët e Ulqinit, Tivarit, Plavës dhe Rozhajës janë shumica myslimanë, ndërsa shqiptarët e Podgoricës, gjëgjësisht Malësisë, janë shumica katolikë.
Jeta fetare e shqiptarëve myslimanë organizohet nga Bashkësia Islame e Malit të Zi, e cila përfshinë të gjithë territorin e Malit të Zi, ku jo vetëm shqiptarët janë anëtarë, por edhe pakicat e tjera myslimane.[6] Shqiptarët katolikë i takojnë Kryedioqezës së Tivarit, e cila përfshinë të gjithë territorin e Malit të Zi, përceç Bokës së Kotorit, ku përveç shumicës së anëtarëve shqiptarë, përfshihet edhe një numër i vogël i sllavëve ortodoksë. Kryeipeshkvi aktual, Rrok Gjonlleshaj, është shqiptar etnik.[7]
Qeveria e Malit të Zi mundëson arsimimin në gjuhën shqipe në shkollat fillore dhe të mesme, ndërsa nga viti 2004 ekziston dhe dega e mësuesië në gjuhën shqipe në Universitetin e Malit të Zi.[3]
Arsimi fillor në gjuhën shqipe realizohet në 12 shkolla fillore: nga 4 në Ulqin e Tuz, 2 në Plavë e nga 1 në Tivar e Rozhajë. Arsimi i mesëm në gjuhën shqipe realizohet në Gjimnazin e Tuzit, Shkollën e mesme të kombinuar "Beqo Bashiq" në Plavë dhe Shkollën e mesme të kombinuar "Vëllazërim-bashkim" në Ulqin, si dhe në gjimnazin privat "Drita" në Ulqin".[8]
Ekonomia e zonave të banuara me shqiptarë është pasive përveç zonës së Ulqinit e cila ka burim kryesor turizmin. Si pasojë e ngërçit ekonomik të zonave të banuara me shqiptarë, por edhe e shumicës së territorit të Malit të Zi, emigrimi vjen si mundësia e vetme për një jetë më të mirë. Mendohet se në SHBA jetojnë më shumë shqiptarë me origjinë nga Malësia sesa në vetë Malësi.[9]
Megjithatë, në vitet 2011–2012, shqiptarët janë ende një nga pakicat më problematike në Mal të Zi: problemi më serioz në zonat e shqiptarëve mbetet papunësia e lartë (edhe në vendbanimet në afërsi të kryeqytetit, siç është Tuzi), e cila vjen si pasojë e diskriminimit në tregun e punës, veçanërisht në sektorin publik, ku vetëm 2.8% janë shqiptarë.[7]
Shqiptarët në Mal të Zi nuk janë mirë të organizuar politikisht, ndërmjet tyre ekziston një përçarje e madhe politike, që e tregon numri i madh i partive nacionale shqiptare.[10] Partia e parë politike e krijuar nga shqiptarët e këtij vendi është Lidhja Demokratike në Mal të Zi, e krijuar nga Mehmet Bardhi në vitin 1990.
Shumica e shqiptarëve mbështesin integrimin e vendit në BE dhe kanë pikëpamje anti-jugosllave: gjatë referendumit të vitit 2006 në Komunën e Ulqinit, ku shqiptarët në atë kohë përbënin mbi 72% të popullsisë, 88.50% e votuesve votuan për pavarësinë e Malit të Zi. Në përgjithësi, ishte zëri i pakicës shqiptare që i dha vendit shkëputjen nga Jugosllavia.[7]
Nga viti 2008 vepron dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, institucionit më të lartë të vetë-qeverisjes së shqiptarëve në këtë vend. Kryetari aktual i KKSH-ës është Genci Nimanbegu.
+ Mehmet Beci , komandant i ushtrisë për mbrojtjen e Ulqinit
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.