vendbanim From Wikipedia, the free encyclopedia
Tuzi (malazisht: Тузи, Tuzi) është qytet në lindjen e Malit të Zi, pranë kufirit me Shqipërinë. Tuzi është qendra e Komunës së Tuzit dhe e pjesës së Malësisë së Madhe në Malin e Zi.
Tuzi | |
---|---|
Qytet | |
Koordinatat: 42°21′56″N 19°19′53″E | |
Shteti | Mali i Zi |
Komuna | Stampa:Country data Tuzi Tuz |
Themelimi i Komunës | 1 shtator 2018 |
Qeveria | |
• Kryetari | Nik Gjeloshaj (ASH) |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 237 km2 (92 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 43 m (141 ft) |
Popullsia (2011) | |
• Komuna | 11.422 |
• Dendësia (Komuna) | 48/km2 (120/sq mi) |
• Qyteti | 4.748 |
Emri i banorëve | Tuzjanë |
Zona kohore | ZKEQ (UTC+1) |
• Verës (DST) | OVEQ (UTC+2) |
Kodi postare | 81206 |
Prefiksi | +382 (0)20 |
Kodi ISO 3166 | ME-24 |
Targat | TZ |
Faqja zyrtare | tuzi.org.me |
Edhe pse nuk ka të dhëna historike për emrin "Tuz", banorët thonë se ai e ka marrë emrin nga themeluesi i tij dhe banori i parë, Llesh Tuzi, i cili u vendos aty në shekullin e 13-të.[1]
Sipas disa dokumenteve të një kishe lokale katolike, emri Tuzi është përdorur në vitin 1222.[1]
Qyteti i Tuzit ndodhet në rajonin e Malësisë. Është qyteti më i madh dhe më i rëndësishëm në rajon. Shqiptarët e Tuzit janë nga fiset e Hotit, Grudës, Trieshit dhe Kojës të zonës së Malësisë. Shqiptarët e Malësisë e konsiderojnë Tuzin si një qendër të rëndësishme kulturore dhe tradicionale për njerëzit e tyre. Edhe pse Tuzi është historikisht një qytet me shumicë shqiptare, atje ka edhe disa grupe të vogla etnike, si boshnjakë (myslimanë) dhe malazezë që janë vendosur atje më vonë.
Në vitin 1911, për herë të parë që nga koha e Gjergj Kastriotit, flamuri shqiptar u ngrit në majë të malit Deçiçit në Tuz gjatë Betejës së Deçiçit. Në betejë, Ded Gjo Luli udhëhoqi shqiptarët në fitore kundër osmanëve e cila shënoi një pikë kthese në vetëvendosjen shqiptare.
Tuzi është komunë me të drejta të plota që më, 1 shtator 2018. Zgjedhjet lokale Tuz 2019 u mbajtën më datë 3 mars, ku nga rezultatet paraprake, numrin më të madh të këshilltarëve e ka koalicioni Forumi shqiptar ASH-LDSH-UDSH me 16 të tillë.[2][3]
Tuzi ndodhet në veriperëndim të Liqenit të Shkodrës, 10 km nga Podgorica, dhe 130 km nga Tirana.
Sipas censusit të fundit të popullsisë të vitit 2011, në Tuz jetonin 5,016 banorë.
Numri i banorëve sipas censuseve[4] | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2003 | 2011 |
8.080 | 8.750 | 10.136 | 12.107 | 13.077 | 13.483 | 10.059 | 11.422 |
Për ngjarjet kulturore Tuzi ka ambientet e: QIK Malësia ku mbahen aktivitetet e ndryshme kulturore etj.
Tuzi ka një qendër shëndetësore, shkollën fillore "Mahmut Leka" dhe shkollën e mesme "25 maji". Në vitet e fundit Tuzi ndërtoi një shkollë të re fillore dhe një stadium futbolli. Skuafra e Klubit të Futbollit Deçiç të Tuzit lun në Ligën e Parë të Malit të Zi.
Përfaqësimit i mendimit politik tani po zgjohet nga një dremitje dhjetëvjeçare. Figurave politike nga brezat e rinj u mungojnë shpesh shkollimet politike. Vitin e fundit është artikuluar për herë të parë një formulim për të kërkuar të drejta që u përkasin.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.