Remove ads
From Wikipedia, the free encyclopedia
Boshnjakët janë një grup etnik me origjine nga rajoni i Bosnjes qe eshte sot pjese e Bosnjes dhe Hercegovines dhe nga rajoni i Sanxhakut qe eshte sot pjese e Serbise dhe e Malit te Zi. Ata jetojne gjithashtu në Kroaci, Shqiperi, Kosovë e Maqedoni e Veriut.
Sot, termi "boshnjak" (bošnjak) në gjuhë të ndryshme të botës u drejtohet kryesisht popullsisë myslimane që banon apo ka banuar më parë në territorin e sotëm të Bosnjës dhe Hercegovinës. Tërësia e banorëve te B dhe H së sotme në gjuhën Serbo-Kroate është bosanci, që në shqip do të përkthehej "bosnianë", term i cili faktikisht nuk përdoret, dhe zëvendësohet gabimisht me "boshnjak".
Ardhja e boshnjakëve në Shqipëri nuk ka një datë te saktë, por daton aty rreth viteve 1878-1883 vit kur filloi dhe emigrimi i boshnjakëve. Emigrimi i boshnjakëve u be ne tre faza: 1878-1883, 1883-1890 dhe 1891-1897. Shkaqet e këtij emigracioni ishte kryesisht lufta Austro-Hungareze me Turqine.
Sipas tregimeve të të moshuarve ardhja e boshnjakëve në Durrës u bë për arsye të një avarie të anijes së tyre që ishte drejtuar për në Turqi dhe u bë i pa mundur udhetimi për në Turqi. Një gjë është e qarte qe boshnjakët gjetën një mikpritje të veçantë nga vendasit dhe zhvilluan marëdhënie të mira gjatë gjith kohës,ata u integruan në kulturat e njëri-tjetrit. Ne Shqipëri erdhën një popullsi boshnjake që banonte në një vend midis qyteteve kryesore të zonës Mostar, Çaplin, Stolac si dhe disa qytete dhe fshatra Çetinje, Pocitel, Trebinje etj.
Ndër familjet e para që erdhën ishin familjet e Sabliqëve, Guzinëve, Kadragiqëve, Sfinjarëve, Tikvinëve, Tabakoviqëve, Kllariqëve, Miceviqëve, Ramiqëve, Zuriqëve etj. Pjesa më e madhe e tyre u vendosën në periferi të qytetit të Shijakut në vendin e quajtur kodrat e Koxhasit dhe të Borakes. Pjesa më e madhe e këtyre familjeve ishin familje qytetare dhe intelektuale, më vonë erdhën edhe të tjerë boshnjakë të fshatrave përreth Mostarit, Çaplinit etj. dhe u vendosën në fshatin, që u quajt Borake, që ishin kryesisht bujk, blektorë dhe fermer te zotë.
Boshnjakët morën pjesë në luftën e Shkodrës ku ranë në fushën e betejës Sali Molla dhe Sali Zyriqi, Ali Ramiqi mori pjesë në luftën e rrushbullit, Omer Shehoviqi mori pjesë në luftën e Vlorës. Në 1939, Sulejman Hafizi ose Sulejman Kadra që drejtoi bashkë me patriotët e tjerë qëndresën kundër Italis fashiste në Shëngjin të Lezhës. Pas lufte boshnjakët u kthyen në jetën e tyre duke i shërbyer vendit me ndihmën e tyre në çdo fushë. Sot është një komunitet që ka mundur të ruaj gjuhën zakonet e tij.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!); Parametri |journal=
është injoruar (Ndihmë!){{cite book}}

(Ndihmë!)Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.