histori e trilluar, e vendosur me dhune, njerez te shantazhuar dhe te frikesuar nuk thuhet e verteta From Wikipedia, the free encyclopedia
Sanxhaku është një krahinë historike gjeo-politike, tanimë e ndarë nga kufiri mes Serbisë dhe Malit të Zi. Emri i rrjedh nga Sanxhaku i Novi Pazarit, një ish-njësi administrative e Perandorisë Osmane.[1] Mes 1878 dhe 1909, krahina kaloi nën administrimin austro-hungarez dhe më pas iu kthye shtetit osman. Më 1912 krahina u nda mes Mbretërisë Serbe dhe asaj të Malit të Zi.
Serbët i referohen pjesës veriore të krahinës me emrin e tyre historik Rashka. Qyteti më i populluar i krahinës është Novi Pazari, në Serbi. Ka një sipërfaqe prej 8.687 km katrorë dhe 530 000 banorë. Kryeqyteti është Pazari i Ri (Novi Pazari). Kufizohet me Serbinë, Malin e Zi, Republikën e Kosovës, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Shqipërinë. E përbëjnë këto komuna: Pazari i Ri, Tutini, Senica, Prepoli, Nova Varosh, Bellopoja, Rozhaja, Plava, Plevla dhe Berana.
Gjatë sundimit osman Sanxhak quhej 1. një flamur regjimenti, 2. ndarje administrative me kopetenca të ndryshme sipas periudhave të perandorisë.[2]
Nga viti 1455, territori i pjesës së ngushtë të Rashkës mesjetare hyri në përbërje të krahinës ushtarake të Shkupit, krahinës së parë Osmane të organizuar në territorin e Ballkanit. Me rënien e Bosnjës në vitin 1463, pushon ekzistenca e krahinës ushtarake të Shkupit, duke u formuar sanxhaku i Bosnjës.[3] Kështu, për herë të parë treva e Sanxhakut të sotëm hyn në kuadër të sanxhakut të Bosnjës. Ndarjet e reja administrative të viteve 1578-1584, krijojnë Vilajetin-Pashallëkun e Bosnjës dhe kështu kjo trevë hyn në kuadër të Bosnjës që ishte një nga shtatë sanxhaqet dhe përbënin Vilajetin e Bosnjës.
Rreth vitit 1790, territori i Sanxhakut të sotëm ndahet nga Sanxhaku i Bosnjës dhe formohet Sanxhaku i Jeni Pazarit (Pazarit të Ri), si njësi administrative-territoriale në kuadër të Vilajetit - Pashallëkut të Bosnjës. Kështu ishte deri në vitin 1817, kur është shpërndarë dhe përsëri do t’i kthehet Sanxhakut të Bosnjës, si pjesë përbërëse e tij. Në vitin 1863/64, përsëri u bënë ndarje të reja administrative (sipas modelit francez). Pra në vitin 1867, përsëri do të formohet Sanxhaku i Pazarit të Ri, me emërtimin Sanxhak, i cili, për shkak të ngulitjes prej kohësh, vazhdon të quhet edhe në ditët e sotme.[4]
Për shkak të rrethanave politike është bërë shpërndarja e sanxhakut, mirëpo banorët vendas të sanxhakut këtë ndarje ende nuk e kanë pranuar. Këshilli Antifashist Popullor për Çlirimin e Sanxhakut, në kuvendin e vet më 29 mars 1945, në Novi Pazar, konstaton që rrethet e Pribojit, Maleshevës, Zllatarit, Sjenicës, Dezhevës (Pazarit të Ri) dhe Shtavicës (Tutinit), pas Luftës Ballkanike, para krijimit të Jugosllavisë centraliste, i kanë takuar Serbisë, ndërsa rrethet e Plevlës (me ish-rrethin e Bolanicës) dhe Bjellopolës (me ish-rrethin e Llozanës) i kanë takuar Malit të Zi. Këshilli Antifashist i Çlirimit Popullor të Sanxhakut nuk sheh asnjë arsye që ashtu të mos jetë edhe sot, kur në bazë të vendimit të AVNOJ-it nga 29 XI 1943, ndërtohet Federata e re demokratike e Jugosllavisë.[5]
Në tërë Sanxhakun në vitin 1931 kanë ekzistuar vetëm 127 shkolla fillore katër-klasëshe. Shkollat kryesisht ishin në vendbanime të mëdha, ndërsa fshatrat malore, sidomos ato të Peshterit, ishin pothuajse pa asnjë shkollë, prandaj popullata kishte mbetur e paarsimuar. Në tërë Sanxhakun ekzistonin katër gjimnaze katërvjeçare (gjimnazi i ulët), të cilat herë punonin e herë ishin të mbyllur. Novi Pazari kishte vetëm një gjimnaz të ulët tetëvjeçar që zbret në katërvjeçar, kështu që vetëm Plevle kishte një gjimnaz tetëvjeçar në tërë Sanxhakun.[6]
Në Sanxhak situata ishte edhe më e rëndë për boshnjakët e sidomos për shqiptarët të cilët luftonin në mënyra të ndryshme kundër asimilimit. Deri në vitet ‘90 shekullit të kaluar, gjegjësisht fundi i viteve të 80-ta nuk kishim analiza, shkrime apo të dhëna të sakta për gjendjen dhe pozitën e popullsisë së Sanxhakut. Ndër të parët dhe të rrallët është autori Avdia Avdiq, i cili u mor me këtë problematikë. Për pozitën arsimore kulturore të Sanxhakut shkruan: “Për arsimin, kulturën dhe shëndetësinë në periudhën në me të dy luftërave botërore, është vështirë të flitet, posaçërisht nga viti 1930, kur popullata, pothuajse tërësisht ishte analfabete. Sanxhaku ka qenë i njohur jo vetëm si regjion i pazhvilluar, por edhe për prapambeturin në aspektin kulturor dhe arsimor. Në fshatra të tëra nuk ka pasur kush të lexojë ndonjë shkresë, gjë që është dashur të udhëtohet me orë të tëra. Novi Pazari ishte qyteti në Jugosllavinë e atëhershme më i madhi për nga numri i analfabetëve. Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 1931, 60% meshkujve të moshës mbi 10 vjeçare ishte e paarsimuar, ndërsa ajo e femrave ishte 92 %. Duhet pasur parasysh se bëhet fjalë për popullsinë e përgjithshme, mandej pjesa dërrmuese ishte popullsi fshatare, e cila jetonte në kushte të vështira jetësore. Dallimet e mëdha ishin edhe sipas qyteteve, p. sh., qarku i Tutinit, që ishte i banuar vetëm me shqiptarë dhe boshnjakë, shkalla e analfabetizmit ishte 89%, ndërsa ai i Novi Pazarit 63%. Posaçërisht në Sanxhak, popullsia myslimane (shqiptare dhe boshnjake) ishte e tëra pothuajse analfabete. Ishte rast i rrallë që ndonjë myslimane të jetë e arsimuar. Faktorët për një gjendje të tillë ishin të shumëfishtë, nga ai, popullsia myslimane nuk ka dashur ta pranojë shkrim leximin serb, ndërsa të vetin nuk e kishin, deri te ajo se myslimanëve nuk u duhet, posaçërisht femrave myslimane”.[7]
Gjatë luftës së dytë botërore Pazari i Ri ishte nën mbrojtjen e forcave vullnetare të rajonit. Më 4 nëntorë 1941 forcat e armatosura çetnike i sulmojnë vendasit të cilëve ju vijnë në ndihmë rreth 6 000 vullnetarë nga rrafshi i Kosovës, Drenica dhe rrafshi i Dugagjinit.
Nga ana e forcave ndihmëse ndër të tjrë bie Demë Ali Pozhari.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.