Ky artikull merret me Komunën e Malishevës. Për qytetin e Malishevës shiko në faqen përkatëse.

Thumb
Pozita e komunës së Malishevës në hartën e Kosovës

Komuna e Malishevës është një komunë në Kosovë, ndodhet në rrethin e Prizrenit ndërsa selia administrative e komunës është qyteti i Malishevës.

Gjeografia

Komuna e Malishevës ndodhet në pjesën qendrore të Kosovës. territori i komunës kufizohet me Drenasin në verilindje, Lipjanin në lindje, Suharekën në juglindje, Rahovecin në jug-perëndim dhe Klinën në veriperëndim. Ka gjithsej 43 fshatra në komunë. Zona e përgjithshme e komunës ka një sipërfaqe prej 361 km². Së bashku me komunat e Prizrenit, Suhareka, Mamushës dhe Sharrit (Dragashit), formon rrethin e Prizrenit.

Popullsia

Regjistrimi i vitit 2011 tregoi 54.613 banorë në komunën e Malishevës, 54.501 (99.79%) prej të cilëve ishin shqiptarë, 31 (0.06%) nga të cilët ishin romë dhe ashkali, dhe 15 (0.03%) nga të cilët ishin boshnjakë , 8 banorë i u përkisnin kombësive të tjera dhe 58 nuk kanë dhënë asnjë përgjigje në lidhje me kombësinë.

Më shumë informacion Regjistrimi, Banorët ...
Regjistrimi 1948 1953 1961 1971 1981 1991 2011
Banorët [1] 17355 18528 21646 28681 36808 47817 54613
Mbylle

Vendbanime

Territori i komunës së Malishevës përmban gjithsej 44 vendbanime.

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Referime

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.