Komuna e Skënderajit

komunë në Kosovë From Wikipedia, the free encyclopedia

Komuna e Skënderajit

Ky artikull merret me Komunën e Skënderajit. Për qytetin e Skënderajit shiko në faqen përkatëse.

Thumb
Pozita e komunës së Skënderajit në hartën e Kosovës

Komuna e Skënderajit është një komunë në Kosovë. Ndodhet në Rajonin e Mitrovicës. Selia administrative e komunës është qyteti i Skënderajit.

Gjeografia

Komuna e Skënderajit ndodhet në pjesën qendrore të Kosovës. Në juglindje, kufizohet me komunën e Drenasit, në jug-perëndim me komunën e Klinës, në verilindje me Vushtrrinë dhe Mitrovicën, në veri me Zubin Potokun dhe në veriperëndim me komunën e Burimit. Zona e komunës ka një sipërfaqe prej 378 km². Së bashku me komunat Mitrovica e Veriut dhe Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Albanikut, Zubin Potokut dhe Zveçanit, formon Rajonin e Mitrovicës .

Popullsia

Regjistrimi i vitit 2011 tregoi se komuna e Skënderajit kishte një popullsi prej 50,858, prej të cilëve 50.685 (99.66%) u deklaruan shqiptarë, 50 si serbë, 42 si boshnjakë, dhjetë si Ashkali dhe shtatë si pjesëtarë të kombësive të tjera.

Më shumë informacion Regjistrimi, Banorët ...
Regjistrimi 1948 1953 1961 1971 1981 1991 2011
Banorët [1] 23774 26166 30308 36650 46927 55471 50858
Mbylle

Vendbanime

Komuna e Skjënderajit ka gjithsej 49 vendbanime.

Shih edhe

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.