Komuna e Zveçanit

komunë në Kosovë From Wikipedia, the free encyclopedia

Komuna e Zveçanit

Ky artikull merret me Komunën e Zveçanit. Për qytezën Zveçani shiko në faqën përkatëse.

Thumb
Pozita e komunës së Zveçanit në hartën e Kosovës

Komuna e Zveçanit është një komunë në Kosovë, ndodhet në rrethin e Mitrovicës ndërsa selia administrative e komunës është qyteti i Zveçanit.

Gjeografia

Komuna e Zveçanit ndodhet në veri të Kosovës. Në jug, komuna kufizohet me Mitrovicën e Jugut dhe Mitrovicën e Veriut . Në territorin e komunës ka gjithsej 35 fshatra[1] dhe një sipërfaqe të përgjithshme prej 122.4 km². Së bashku me komunat Albanikut, Mitrovicës, Skënderaj, Vushtrria dhe komunën Zubin Potok, formon rrethin e Mitrovicës.

Regjistrimi i popullsisë në komunën e Zveçanit nuk u mbajt në vitin 2011, kështu që të dhënat aktuale të popullsisë bazohen në vlerësime. Në vitin 2015, OSBE vlerësoi një popullsi prej 16,650 banorësh, bazuar në deklaratat e vetë komunitetit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në listën zgjedhore të vitit 2013 përfshiheshin 10.012 votues; në këtë numër përfshihen edhe njerëzit që jetojnë jashtë vendit. [2] Një vlerësim tjetër nga viti 2009 tregoi një popullsi prej 7.500 banorësh.

Më shumë informacion Regjistrimi, Banorë ...
Regjistrimi 1948 1953 1961 1971 1981 1991 2009
Banorë [1] 6417 7890 9166 10095 9710 10030 7481
Mbylle

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.