From Wikipedia, the free encyclopedia
Ky artikull merret me Komunën e Shtimes. Për qytetin e Shtimjes shiko në faqen përkatëse.
Komuna e Shtimes është komunë në Kosovë, ndodhet në rrethin e Ferizajt ndërsa qendra administrative e komunës është qyteti i Shtimes.
Komuna e Shtimes ndodhet në qendër të Kosovës. Në jug, komuna kufizohet me komunën e Ferizajt, në verilindje me komunën e Lipjanit dhe në perëndim me komunën e Suharekës. Komuna ka gjithsej 23 fshatra dhe një sipërfaqe prej 134 km². Së bashku me komunat e Ferizajt, Kaçanikut, Hanit të Elezit dhe Shtërpcës, formon rrethin e Ferizajit.
Regjistrimi i vitit 2011 tregoi se komuna e shtimes kishte një popullsi prej 27.324 banorësh, nga të cilët 26.447 (96.79%) ishin shqiptarë, 750 ashkali, 49 serbë, 23 romë, 20 bosnjanë dhe 13 banorë që u përkasnin bashkësive tjetra etnike. [1]
Regjistrimi | 1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2011 |
---|---|---|---|---|---|---|---|
Banorët | 9834 | 10877 | 12513 | 15528 | 19952 | 23506 | 27324 |