Pepe

futbollist portugez From Wikipedia, the free encyclopedia

Pepe

Képler Laveran Lima Ferreira (lindur më 26 shkurt 1983), i njohur si Pepe, është një ish futbollist profesionist portugez i cili luante si qëndër-mbrojtës. Ai konsiderohet si një nga qëndër-mbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij.[2][3][4]

Fakte të shpejta Personal information, Emri i plotë ...
Pepe
Thumb
Personal information
Emri i plotë Képler Laveran Lima Ferreira[1]
Data e lindjes 26 shkurt 1983 (42 vjeç)
Vëndi i lindjes Maceió, Brazil
Gjatësia 1.87 m (6 ft 2 in)
Pozicioni(et) Mbrojtës
Karriera rinore
1995–2001 Corinthians Alagoano
Karriera e lartë*
Vitet Team Apps (Gls)
2001–2002 Marítimo B 14 (1)
2002–2004 Marítimo 63 (3)
2004–2007 Porto 64 (6)
2007–2017 Real Madrid 229 (13)
2017–2018 Beşiktaş 33 (5)
2019–2024 Porto 132 (7)
Total 535 (35)
Karriera ndërkombëtare
2007–2024 Portugalia 141 (8)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve
Mbylle

Pepe e nisi karrierën e tij si profesionist te Marítimo në Portugali. Pas dy vitesh, ai kaloi te Porto ku u dallua me performancat e tij, duke fituar disa trofe. Në vitin 2007, Pepe u transferua te Real Madridi me të cilën përjetoi vitet më të suksesshme në karrierë. Gjatë kohës së tij në Madrid, Pepe konsiderohej një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Ai zhvilloi 334 ndeshje me Los Blancos, duke fituar 13 trofe, përfshirë UEFA Ligën e Kampioneve tre herë. Pas kësaj, ai luajti një sezon me Beşiktaşin në Turqi para se të rikthehej te Porto.

Pepe u lind dhe u rrit në Brazil por vendosi të luante për Portugalinë. Ai ka luajtur gjithsej 139 ndeshje që nga debutimi i tij në vitin 2007. Pepe ka marrë pjesë në katër edicione të FIFA Kupës së Botës dhe pesë edicione të UEFA Kampionatit Evropian, duke fituar edicionin e vitit 2016.

Karriera me klube

Marítimo

Pepe nisi të luaj futboll me klubin lokal Corinthians Alagoano në vitin 1995. Gjashtë vite më pas, në moshën 18 vjeç, ai dhe shoku i ekipit Ezequias udhëtuan në Portugali për të firmosur me Marítimon, një klub nga Madeira; ata e shpenzuan shumicën e sezonit të parë duke luajtur me ekipin B.[5]

Pepe u ngjit në ekipin e parë në sezonin 2002–03, duke qënë titullar i padiskutueshëm nën drejtimin e trajnerit ukrainas Anatoliy Byshovets. Ai luajti disa role në mbrojtje si dhe u aktivizua si mesfushor-mbrojtës. Megjjthatë, para nisjes së sezonit, Pepe u stërvit me Sportingun për dy javë si pjesë e tratativës për t'a transferuar mbrojtësin në Lisbonë.[6] Ky transferim nuk u krye dhe Pepe u rikthye te Marítimo.

Në sezonin 2003–04, Pepe e ndihmoi ekipin të kualifikohej në Kupën UEFA pas një vendi të 4të në kampionat, duke kontribuar me 30 ndeshje dhe 1 gol.

Porto

Në maj 2004, Pepe u transferua te Porto për 1 milion €.[7] Ai luajti më së shumti si rezervë në sezonin e tij të parë në klub, me trajnerin Víctor Fernández i cili pëlqente mbrojtësit veteran Pedro Emanuel, Jorge Costa dhe Ricardo Costa. Në sezonin 2005–05, Pepe shkëlqeu nën drejtimin e trajnerit Co Adriaanse, i cili luajti me formacionin 3–4–3, ku Pepe ishte mbrojtjesi i vetëm natyral. Në atë sezon, Porto fitoi kampionatin dhe kupën.[8][9]

Real Madrid

2007–2010: Debutimi dhe dëmtimet e shumta

Thumb
Pepe në stërvitje me Real Madridin.

Më 10 korrik 2007, Real Madrid siguroi transferimin e Pepes nga Porto për 30 milion €, me lojtarin i cili firmosi një kontratë pesë-vjeçare.[10] Sezoni i tij i parë në Madrid u kushtëzua nga dëmtimet, duke bërë që ai të luante vetëm 19 ndeshje në kampionat, e cila u fitua nga klubi për herë të 31të.[11] Në nëntor 2007, Pepe u përfshi në një zënkë me shokun e ekipit Javier Balboa, i cili u pezullua.[12] Ndeshja e tij më e mirë ishte fitorja 1–0 kundër BarcelonësCamp Nou, ku ai u shpall lojtari më i mirë.[13]

Pepe vazhdoi të vuante me dëmtimet edhe në sezonin 2008–09. Më 21 prill 2009, ai u përfshi në një incident me sulmuesin e Getafes, Javier Casquero; disa minuta nga fundi dhe me rezultatin 2–2, Pepe shkaktoi një faul brënda zone ndaj Casqueros dhe u përjashtua me karton të kuq.[14] Gjatë kohës që Casquero ishte në tokë, Pepe e goditi në këmbë dhe në kurriz. Në momentin që po tërhiqej nga Casquero, Pepe e shkeli me këmbë disa herë si dhe goditi në fytyrë lojtarin tjetër Juan Ángel Albín. Për këto veprime, Pepe u ndëshkua me dhjetë ndeshje pezullim, gjë që mbylli sezonin e tij para kohe.[15]

Pepe e fitoi vendin e titullarit gjatë sezonit 2009–10. Ai shënoi golin e parë me klubin më 4 tetor 2009 në humbjen 2–1 në transfertë kundër Seviljes.[16] Më 12 dhjetor, në fitoren 3–2 kundër ValenciasMestalla, Pepe u rrëzua keq pas një dueli ajëror, duke u nxjerr nga fusha e lojës me barrelë; ekzaminimet treguan se ai kishte këputur ligamentin e kryqëzuar anterior të gjurit të djathtë,[17] dëmtim që e detyroi të humbiste pjesën e mbetur të sezonit.[18]

2010–2014: Partneriteti me Sergio Ramos dhe triumfi në Ligën e Kampioneve

Thumb
Pepe duke luajtur në Derbin e Madridit kundër Atléticos.

Në sezonin 2010–11, Pepe luajti në qëndër të mbrojtjes sëbashku me bashkkombasin Ricardo Carvalho.[19] Më 2 tetor 2010, Diario AS raportoi se lojtari kishte bërë kërkes për t'u larguar nga klubi.[20] Sipas gazetës, lojtari kishte bërë një sakrificë financiare për t'u transferuar te Reali në vitin 2007, duke sakrifikuar rrogën e tij për kryerjen e transferimit; Pepe paguhej vetëm 1.8 milion €, duke qënë lojtari me rrogën më të ulët.[21] Edhe ky sezon u kushtëzua nga dëmtimet e vazhdueshme,[22] duke regjistruar vetëm 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Pepe u aktivizua si mesfushor-mbrojtës në muajt e fundit të sezonit. Më 27 prill 2011, në ndeshjen e parë gjysëm-finale të Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës, Pepe u përjashtua me karton të kuq për një ndërhyrje ndaj mbrojtësit kundërshtar Dani Alves.[23] Megjjthatë, përsëritjet treguan se Pepe nuk kishte bërë kontakt me Alvesin, i cili u kritikua masivisht nga media për këtë simulim.[24] Ai u kritikua edhe nga figura të njohura si Rio Ferdinand, Michael Owen dhe Rory McIlroy.[25] Një ditë më pas, UEFA e la në fuqi kartonin e kuq të Pepes, i cili u pezullua me një ndeshje, duke humbur ndeshjen e kthimit në Camp Nou; Real Madrid u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 3–1.[26]

Më 12 korrik 2011, pas disa muajsh negociata,[27] Pepe firmosi një kontratë të re me klubin deri në vitin 2016.[28] Goli i tij i parë për sezonin 2011–12 erdhi më 6 nëntor në fitoren tenistike 7–1 kundër Osasunës në kampionat.[29] Në ndeshjen e parë të çerek-finales së Kupës së Mbretit kundër Barcelonës, Pepe shkeli dorën e Lionel Messit pasi ky i fundit ishte i rrëzuar në fushë pas një ndërhyrje.[30][31] Ky veprim i Pepes, i cili gjithashtu kishte pasur një përplasje me Cesc Fàbregas, u kritikua ashpër nga media spanjolle.[32] Pepe deklaroi se ky incident, i cili nuk u pa nga gjyqtari, ishte "jo i qëllimshëm".[33] Më 23 janar, Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit e shpalli të pafajshëm në lidhje me këtë incident.[34]

Thumb
Pepe duke kryer nxehje para fillimit të ndeshjes, 5 mars 2016.

Më 21 prill 2012, Pepe u përfshi në një tjetër incident në barazimin 1–1 kundër Villarrealit në transfertë; Reali e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarë, kurse Pepe u ndëshkua me karton të verdhë. Pas ndeshjes, ai u dëgjua duke ofenduar gjyqtarin José Luis Paradas Romero.[35] Për këtë veprim, ai u pezullua me dy ndeshje.[36] Gjatë sezonit 2011–12, Pepe krijoi një dyshe të fuqishme në mbrojtje me spanjollin Sergio Ramos. Ai u aktivizua në 45 ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë 29 në kampionat, kompeticion që u fitua për herë të 32të nga Reali.[37]

Më 19 gusht 2012, në ndeshjen hapëse të kampionatit për sezonin 2012–13 kundër Valencias, Pepe u përplas me shokun e ekipit Iker Casillas në aksion që solli golin e barazimit të Valencias.[38] Ai u dërgua në spital dhe u la i lirë një ditë më pas.[39] Gjatë këtij sezoni, marrëdhënja e Pepes me trajnerin José Mourinho u përkeqësua, duke bërë që ai t'a humbiste vendin në formacion kundrejt mbrojtësit të ri francez Raphaël Varane.[40] Ai ishte në stol në finalen e Kupës së Mbretit 2013 kundër Atlético Madridit, duke u përfshirë në një zënkë me trajnerin Diego Simeone.[41]

Në sezonin 2013–14, Pepe shënoi pesë gola në të gjitha kompeticionet, duke vendosur një rekord personal. Ai u aktivizua në 11 ndeshje në Ligën e Kampioneve, me Realin që arriti La Deciman, titullin e 10të. Pepe u komplimentua nga trajneri i ekipit Carlo Ancelotti, i cili e quajti portugezin një lojtar shumë të rëndësishëm.[42]

2014–2017: Vitet e fundit dhe largimi

Gjatë sezonit 2014–15, Pepe fitoi UEFA Super Kupën në gusht dhe FIFA Kupën e Botës për Klube në dhjetor. Në sezonin 2015–16, Pepe luajti nëntë ndeshje në Ligën e Kampioneve dhe 31 në të gjitha kompeticionet. Më 9 janar 2016, ai luajti ndeshjen e 300të me Realin në fitoren 5–0 kundër Deportivos në kampionat.[43][44] Më 28 maj, Pepe u aktivizua si titullar në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Atlético Madridit në San Siro; Reali fitoi ndeshjen pas gjuajtjeve të penalltive.[45]

Pepe e shpenzoi shumicën e sezonit 2016–17 jashtë fushës për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme. Ai u aktivizua vetëm në 13 ndeshje në kampionat që u fitua nga Reali për herë të 33të.[46][47] Në Ligën e Kampioneve, Pepe luajti 3 ndeshje me Realin që u shpall sërisht fitues, duke mposhtur Juventusin në finale.[48] Në qershor 2017, Pepe konfirmoi se do të largohej nga klubi.[49]

Beşiktaş

Më 4 korrik 2017, klubi turk Beşiktaş njoftoi transferimin e Pepes me parametra zero.[50] Ai firmosi një kontratë dy-vjeçare me rrogë 9.5 milion € në sezon si dhe një bonus 4,500 € për çdo ndeshje të luajtur.[51] Ai shënoi golin e parë me klubin më 13 gusht në fitoren 2–0 kundër AntalyasporitSüper Lig.[52]

Më 19 prill 2018, në ndeshjen e dytë të gjysëm-finales së Kupës së Turqisë kundër Fenerbahçes, Pepe mori kartonin e parë të kuq me Beşiktaşin për një ndërhyrje të gabuar ndaj brazilianit Souza. Ndeshja më pas u ndërprer pasi trajneri i ekipit u godit me një send të hedhur nga tifozët; Fenerbahçe e fitoi ndeshjen 3–0 në tavolinë.[53]

Më 17 dhjetor 2018, Pepe ndërpreu kontratën me klubin me konsensus, duke u bërë sërisht lojtar i lirë.[54]

Rikthimi te Porto

Më 8 janar 2019, Pepe u rikthye te Porto pas më shumë se një dekade duke firmosur një kontratë deri në qershor 2021.[55] Ai debutoi një javë më pas në fitoren 2–1 kundër Leixões në çerek-finalen e kupës.[56] Porto e mbylli sezonin 2018–19 me një vend të dytë në kampionat si dhe finalist në kupë. Në sezonin 2019–20, Porto fitoi kampionatin dhe kupën, me Pepen i cili kontriboi me 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet.[57]

Më 12 tetor 2020, Pepe u emërua kapiteni i ri i ekipit pas largimit të mesfushorit Danilo Pereira te Paris Saint-Germain.[58] Pas kësaj, ai e rinovoi kontratën me klubin deri në vitin 2023.[59]

Më 25 tetor 2023, Pepe luajti në fitoren 4–1 në transfertë kundër Royal Antwerp në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve; në moshën 40 vjeç dhe 241 ditë, ai theu rekordin 17-vjeçar të italianit Alessandro Costacurta si lojtari më i vjetër që luan në këtë kompeticion.[60] Në ndeshjen e kthimit më 7 nëntor, Pepe shënoi një nga golat e fitores 2–0, duke thyer rekordin e Manfred Burgsmüller (1988) si lojtari më i vjetër që shënon në Ligën e Kampioneve.[61] Më 13 dhjetor, Pepe luajti dhe shënoi në fitoren 5–3 kundër Shakhtar Donetsk, duke zgjeruar të dy rekordet në 40 vjeç e 289 ditë.[62] Në mars 2024, në ndeshjen e parë kundër Arsenalit, ai u bë lojtari i parë mbi moshën 40 vjeç që luan në një ndeshje me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve.[63]

Kariera ndërkombëtare

2007–2010: Natyralizimi dhe debutimi me Portugalinë

Pepe nuk luajti me asnjë ekip moshash të Brazilit. Megjithatë, sipas babait të tij, Pepe u telefonua nga trajneri i Brazilit Dunga në vitin 2006 në lidhje me një thirrje të mundshme, por Pepe e refuzoi, duke i thënë që do të luante për Portugalinë sapo të merrte pasaportën.[64] Ai e mori pasaportën më 7 gusht 2007 dhe u ftua 23 ditë më pas për ndeshjen kualifikueset e UEFA Euro 2008 kundër Polonisë. Pepe nuk mundi të luante në këtë ndeshje për shkak dëmtimi;[65] debutimi i tij erdhi më 21 nëntor në barazimin pa gola kundër Finlandës në ndeshjen e fundit kualifikuese.

Në finalet e turnamentit, Pepe u aktivizua në të gjitha ndeshjet e ekipit. Ai shënoi golin e parë ndërkombëtar në fitoren 3–0 kundër Turqisë në fazën e grupeve.[66] Portugalia u eliminua në çerek-finale nga Gjermania.

Gjatë kualifikueseve të FIFA Kupës së Botës 2010, Pepe u aktivizua shpesh si mesfushor-mbrojtës nga trajneri Carlos Queiroz. Pavarësisht se pësoi një dëmtim madhor me Real Madridin, ai u zgjodh në listën me 23 lojtar që do të luanin në turnament. Në turnament, ai luajti në barazimin pa gola kundër Brazilit në fazën e grupeve dhe në humbjen 1–0 kundër Spanjës në raundin e 16-tave.

2011–2016: Fitimi i vendit të titullarit dhe suksesi në Euro 2016

Pepe luajti vetëm katër ndeshje në Kualifikueset e UEFA Euro 2012, kjo për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme te Reali. Ai u thirr nga trajneri Paulo Bento në listën e lojtarëve që do të luanin në turnament; në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve, Pepe shënoi me kokë në fitoren 3–2 kundër Danimarkës.[67] Në ndeshjen gjysëm-finale kundër Spanjës, ai ishte një nga dy lojtarët që shënoi me penallti në humbjen 4–2 nga gjuajtjet e penalltive.[68]

Dy vite më pas, Pepe luajti në FIFA Kupën e Botës 2014 në Brazil. Në ndeshjen e parë të fazës së grupeve kundër Gjermanisë, ai u përjashtua me karton të kuq në pjesën e parë për shkak se goditi me kokë sulmuesin kundërshtar Thomas Müller.[69][70] Portugalia e humbi ndeshjen 4–0 dhe u eliminua që në fazën e grupeve.

Në finalet e UEFA Euro 2016, Pepe u dallua për performancat e tij përgjatë turnamentit, duke qënë vendimtar për Portugalinë që u shpall fitues i kompeticionit për herë të parë në histori. Ai luajti gjashtë nga shtatë ndeshjet, duke humbur vetëm ndeshjen gjysëm-finale kundër Uellsit për shkak të një lodhje muskulore. Në finalen e madhe kundër Francës, ai u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, me Portugalinë që fitoi 1–0.[71] Analisti i Sky Sports dhe Football Paradise, Juuso Kilpeläinen, e lavdëroi performancën e tij, duke thënë se Pepe ishte i saktë dhe i disiplinuar.[72][73]

2017–2021: Ndeshja e 100të me ekipin kombëtar

FIFA Kupën e Konfederatave 2017, Pepe shënoi në minutat shtesë të kohës së rregullt për t'a dërguar ndeshjen në kohën shtesë, aty ku Portugalia fitoi 2–1; ata e mbyllën turnamentin në vendin e tretë, duke marrë medaljen e bronzit.[74]

Pepe ishte pjesë e ekipit që do të luante në FIFA Kupën e Botës 2018 në Rusi. Në ndeshjen e parë në fazën e grupeve kundër Spanjës, Pepe u rrëzua nga sulmuesi kundërshtar Diego Costa, i cili më pas mori topin dhe shënoi. Goli u rishikua nga sistemi VAR, i cili e konsideroi të rregullt; Portugalia barazoo 3–3. Në ndeshjen e dytë kundër Marokut, Pepe simuloi sërisht, duke u rrëzuar pas një prekje nga mbrapa nga mbrojtësi kundërshtar Medhi Benatia. Ish mbrojtësi anglez Rio Ferdinand e quajti simulimin e tij "të turpshëm".[75] Ai gjithashtu u kritikua nga Didier Drogba, i cili deklaroi se portugezi e kishte përsëritur disa herë këtë veprim.[75]

Pepe shënoi golin e vetëm të ekipit të tij në humbjen 2–1 kundër Uruguajit në raundin e 16-tave, një rezultat që solli eliminimin e Portugalisë nga turnamenti.[76] Më 6 shtator 2018, në ndeshjen e parë të tij pas mbarimit të turnamentit, Pepe regjistroi ndeshjen e tij të 100të me Portugalinë në miqësoren kundër Kroacisë, duke shënuar golin e barazimit 1–1.[77]

Turnamenti i rradhës në të cilën Pepe mori pjesë ishte UEFA Euro 2020, e cila u zhvillua një vit me vonesë për shkak të pandemisë së COVID-19. Në moshën 38 vjeç, ai ishte lojtari më i vjetër në turnament, kjo edhe falë mospjesmarrjes së suedezit Zlatan Ibrahimović, i cili pësoi një dëmtim pak para nisjes së turnamentit.[78] Portugalia u eliminua në raundin e 16-tave nga Belgjika.

2022–2024: Vitet e fundit dhe tërheqja

Në tetor 2022, Pepe u përfshi në listën paraprake me 55 lojtarë të Portugalisë në FIFA Kupën e Botës 2022.[79] Pas kësaj, ai u përfshi në listën përfundimtare me 26 lojtarë.[80] Më 6 dhjetor, Pepe shënoi në fitoren madhore 6–1 kundër Zvicrës në raundin e 16-tave. Me këtë gol, Pepe vendosi disa rekorde: në moshën 39 vjeç e 283 ditë, ai u bë shënuesi më i vjetër i Portugalisë në këtë kompeticion, lojtari më i vjetër që shënon në një ndeshje me eliminim direkt si dhe lojtari i dytë më i vjetër që shënon në këtë kompeticion, mbrapa kamerunasit Roger Milla.[81]

Në maj 2024, Pepe ishte një nga 26 lojtarët e thirrur për të luajtur në UEFA Euro 2024; ky ishte edicioni i pestë i Kampionatit Evropian që ai merrte pjesë.[82] Në ndeshjen e parë në grup kundër Republikës Çeke, Pepe u bë lojtari më i vjetër që luan një ndeshje në këtë kompeticion në moshën 41 vjeç e 113 ditë.[83]

Profili i lojtarit

Pepe konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij.[84] Në kulmin e tij, ai ishte një mbrojtës i shkathët, agresiv dhe fizikisht i fuqishëm, i cili njihej për energjinë e tij dhe ndërhyrjet e ashpra. Falë peshës dhe gjatësisë së tij, ai ishte një lojtar efikas në duelet ajërore në mbrojtje dhe në sulm. Pavarësisht se roli i tij natyral është qëndër-mbrojtës, ai është aktivizuar disa herë si mesfushor-mbrojtës në kombëtare.

Pavarësisht aftësive të tij si mbrojtës, Pepe ēshtë kritikuar për tendencën e tij për të marrë kartonë të panevojshëm,[85][86] duke treguar shpesh sjellje dhe dhunshme dhe antisportive,[87] veçanërisht në vitet e tij të para te Reali.[88] Ai gjithashtu është akuzuar si një lojtar që simulon dhe kryen ndërhyrje agresive.[89][75] Me vazhdimin e karrierës, Pepe u lavdërua për lidershipin e tij,[90][91] inteligjencën taktike,[92] jetëgjatësinë në fushë dhe vazhdimësinë.[93][94][95] Në vitin 2016, Pepe fitoi lëvdata nga Jermaine Jenas, i cili vuri në dukje atleticizmin e tij dhe kontrollin e topit.[96]

Jeta personale

Pepe është i martuar me Ana Sofia Moreirën, të cilën e njohi në Porto në vitin 2007. Çifti sëbashku ka dy vajza.[97]

Statistikat e karrierës

Klube

Redaktuar më 21 prill 2024[98][99]
Më shumë informacion Klubi, Sezoni ...
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kombëtare Kontinenti Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Marítimo 2001–02 Primeira Liga 400040
2002–03 Primeira Liga 29200292
2003–04 Primeira Liga 30110311
Gjithsej 63310643
Porto 2004–05 Primeira Liga 151105[a]01[b]0221
2005–06 Primeira Liga 241405[a]2333
2006–07 Primeira Liga 254008[a]01[c]0344
Gjithsej 6465018220898
Real Madrid 2007–08 La Liga 190103[a]02[d]0250
2008–09 La Liga 260005[a]01[d]0320
2009–10 La Liga 101106[a]0171
2010–11 La Liga 261408[a]0381
2011–12 La Liga 291509[a]02[d]0451
2012–13 La Liga 2812011[a]11[d]0422
2013–14 La Liga 3047111[a]0485
2014–15 La Liga 272106[a]04[e]0382
2015–16 La Liga 211109[a]0311
2016–17 La Liga 132203[a]000182
Gjithsej 2291324171110033415
Beşiktaş 2017–18 Süper Lig 232506[a]01[f]0352
2018–19 Süper Lig 103007[g]2175
Gjithsej 3355013210527
Porto 2018–19 Primeira Liga 132303[a]02[h]0212
2019–20 Primeira Liga 251209[i]01[h]0371
2020–21 Primeira Liga 272406[a]03[j]0402
2021–22 Primeira Liga 211309[k]000331
2022–23 Primeira Liga 240504[a]03[j]0360
2023–24 Primeira Liga 221407[a]21[c]0343
Gjithsej 13272103821002019
Gjithsej karriera 52134561140723074242
Mbylle
  1. Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  2. Ndeshje në UEFA Super Kupë
  3. Ndeshje në Supertaça Cândido de Oliveira
  4. Të gjitha ndeshjet në Supercopa de España
  5. Një ndeshje në UEFA Super Kupë, një ndeshje në Supercopa de España, dy ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
  6. Ndeshje në Superkupa e Turqisë
  7. Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  8. Të gjitha ndeshjet në Taça da Liga
  9. Dy ndeshje në UEFA Liga e Kampioneve, shtatë ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
  10. Dy ndeshje në Taça da Liga, një ndeshje në Supertaça Cândido de Oliveira
  11. Pesë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, katër ndeshje në UEFA Ligën e Evropës

Kombëtarja

Redaktuar më 1 korrik 2024[100][101]
Më shumë informacion Ekipi kombëtar, Viti ...
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Portugalia 200710
2008121
2009111
201060
201170
2012121
201380
201480
201530
2016131
2017111
2018112
201950
202050
2021100
2022101
202310
202460
Gjithsej1408
Mbylle

Golat me kombëtaren

Redaktuar më 1 korrik 2024[101]
Rezultatet e Portugalisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Pepe.
Më shumë informacion Nr., Data ...
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Pepe
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
17 qershor 2008Stade de Genève, Gjenevë, Zvicër4 Turqia1–02–0UEFA Euro 2008
29 shtator 2009Stadiumi Ferenc Puskás, Budapest, Hungari21 Hungaria1–01–0Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010
313 qershor 2012Arena Lviv, Lviv, Ukrainë41 Danimarka1–03–2UEFA Euro 2012
41 shtator 2016Estádio do Bessa, Porto, Portugali78 Gjibraltari5–05–0Ndeshje miqësore
52 korrik 2017Otkrytiye Arena, Moskë, Rusi86 Meksika1–12–1 p.k.sh.FIFA Kupa e Konfederatave 2017
630 qershor 2018Fisht Olympic Stadium, Sochi, Rusi99 Uruguaji1–11–2FIFA Kupa e Botës 2018
76 shtator 2018Estádio Algarve, Faro/Loulé, Portugali100 Kroacia1–11–1Ndeshje miqësore
86 dhjetor 2022Lusail Iconic Stadium, Lusail, Katar132  Zvicra2–06–1FIFA Kupa e Botës 2022
Mbylle

Trofe

Klube

Porto
  • Primeira Liga: 2005–06, 2006–07, 2019–20, 2021–22
  • Taça de Portugal: 2005–06, 2019–20, 2021–22, 2022–23, 2023–24
  • Taça da Liga: 2022–23
  • Supertaça Cândido de Oliveira: 2006, 2020, 2022
  • Kupa Ndërkontinentale: 2004
Real Madrid

Kombëtarja

Personale

  • Lojtari i Muajit i Primeira Ligës: prill 2006[102]
  • Ekipi i Turnamentit i UEFA Kampionatit Evropian: 2008,[103] 2012,[104] 2016[105]
  • Ekipi i Sezonit i La Ligës nga Goal: 2010–11[106]
  • Atleti më i mirë portugez jashtë shtetit nga CNID: 2014
  • Ekipi i Sezonit i ESM: 2013–14
  • Ekipi i Sezonit i Süper Lig: 2017–18[107]
  • Mbrojtësi i Sezonit i Süper Lig: 2017–18
  • Ekipi i Sezonit i Primeira Ligës: 2019–20, 2020–21, 2021–22, 2022–23
  • Mbrojtësi i Muajit i Primeira Ligës: shtator 2020, tetor 2020, prill 2023
  • Çmimet Quinas de Ouro – Lojtari më i mirë portugez që luan në Portugali: 2020

Referime

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.