kryeqyteti dhe qyteti më i populluar i Rusisë From Wikipedia, the free encyclopedia
Moska (rusisht: Москва́) është kryeqyteti i Rusisë. Moska është një ndër qytetet më të vjetra dhe më të bukura të Rusisë, ndodhet në pjesën evropiane të Rusisë. Perandorët ose carët e kthyen qytetin në bazën e tyre të urdhrave deri në vitin 1712, kur kryeqytet i Rusisë u bë Saint Petersburg. Moska u rikthye në kryeqytet të Rusisë në vitin 1918 dhe shërbeu si kryeqyteti i ish-Bashkimit Sovjetik nga viti 1922 deri në vitin 1991. Moska ka qenë historikisht kryeqyteti i BRSS, Perandorisë Ruse, Regjimeve cariste dhe Dukatit Moskovit. Moska konsiderohet si një prej qyteteve më të gjelbra të Evropës dhe ka rreth 27 kilometra katrorë gjelbërim në parqe për person. Infrastruktura historike e kombinuar me zhvillimin modern të viteve të fundit e kanë bërë Moskën një prej destinacioneve më intriguese dhe tërheqëse të Evropës.
Moska | |
---|---|
Qytet Federal | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 10.126.424 |
Emri i banorëve | Moskovit/e |
{{{postal_code_type}}} | 101 te 129 |
Targat | 77, 99, 97, 177, 199, 197 |
Faqja zyrtare | www.mos.ru |
Gjatë viteve, Moska ka marrë një sërë emërtimesh si Roma e Tretë (Третий Рим), Guri i Bardhë (Белокаменная), Froni i Parë (Первопрестольная) dhe 40 Dyzetat (Сорок Сороков).
Një person nga Moska quhet Moskovit në Shqip ose Moskvich ne Rusisht.
Moska ka një histori të gjatë dhe dramatike. Përmendet për herë të parë në kronikat mesjetare të vitit 1147. U bë shpejt qyteti kryesor i princërve moskovitë. Moska u bë kryeqytet i perandorisë së re nga cari Ivani i Tmerrshëm në shekullin XVI. Qyteti është shkatërruar dhe rindërtuar disa herë përgjatë viteve. Ndërtesat e saj më të vjetra prej druri janë zhdukur në zjarre. Sa herë që qyteti e merrte veten pas hirit të flakëve, bëhej gjithmonë e më i bukur. Për çdo ndërtesë të Moskës thirreshin arkitektët më të mirë nga e gjithë bota për ta restauruar. Historia e rikonstruksionit të Moskës është një ndër arsyet që ajo ka absorbuar stile të ndryshme e të veçanta. Dukati i Madh i Moskës, shërbeu si forca kryesore në ecurinë e ribashkimit të Rusisë dhe luftën për pavarësi kundër Hordhisë së Artë (mongolëve). Moska gradualisht ribashkoi principatat ruse përreth saj dhe arriti të mbizotërojë trashëgiminë kulturore e politike të Rusisë së Kievit. Kah shekulli XVIII, vendi qe zgjeruar përmes pushtimeve, aneksimit dhe eksplorimit, duke u kthyer në Perandorinë Ruse, të tretën perandori më të madhe në histori, që shtrihej nga Polonia drejt lindjes deri në Oqeanin Paqësor dhe në Alaskë.
Për 30 vjet me radhë tunelet e Stalinit kanë qenë protagonistet e fshehtë të Luftës së Ftohtë.
Për një Moskë të dytë, qindra metra poshtë së parës, në të vërtetë është folur prej kohësh. Kanë folur për këtë ekspertë, njerëz që kishin dëgjuar diçka, por edhe të tjerë, të cilët nuk e kishin idenë fare. Në fakt, jo më kot thuhet se rusët i adhurojnë misteret. Faktikisht, rreth njëzet vjet më parë bëri bujë të madhe një artikull i shfaqur në të përjavshmen popullore "Argumente dhe Fakte".
Për herë të parë, drejtori i saj, Vladislav Starkov, vendosi të publikojë një përmbledhje për veprën misterioze të regjimit. Në tregim, qyteti antiatomik dukej një treg i madh i mbuluar, ku ishte shumë e thjeshtë të krijoje ato kontakte njerëzore që në Moskën e hierarkizuar në sipërfaqe nuk do të ishin kurrë të mundura: për shembull të kalonte afër balerina më e mirë e Bolshoj-it, madje edhe të buzëqeshte, në dyqanet e saj, si në ndonjë aeroport ndërkombëtar, shiteshin xhinse, vodka konsumohej me dëshirë dhe pa limit, madje një shitëse e vogël, në një cep të këtij qyteti të "vdekur", të ofronte me xhentilesë edhe banane.
Pikërisht aty mund të përshëndesje dhe shumë akademikë e njerëz të shquar, sikur të ishin shokët e t‘u prej kohësh. Me pak fjalë, të gjithë vëllezër me njëri-tjetrin, në fatin e tyre të përbashkët në qytetin e fshehtë të librit. Drejtori i revistës kishte qenë shumë i matur në tregimin e tij, nuk përshkruante as atmosferën, as pllakat dhe as ngjyrën e kaltër të qiellit të "improvizuar", por, megjithatë, jepte lajmin e madh. Qyteti ekzistonte. Ajo që të bënte përshtypje në rrëfimin e tij ishte dimensioni i bunkerit, i aftë që të mbante 120 mijë persona.
Tregimi të sugjeronte, edhe pse në mënyrë indirekte, një hipotezë politike që përbënte skandal, se qyteti i varrosur në zemër të Moskës mund të përdorej vetëm në rast të ndonjë sulmi të mundshëm sovjetik kundër Amerikës. Por, po ta mendosh mirë, ishte vërtet diçka e pamundur, sepse ata që do të arrinin të shpëtonin do të ishin vetëm zyrtarët e lartë të Kremlinit.
Me pak fjalë, do të ishte pamundur të mblidheshin 100 mijë persona për 20 minuta nga alarmi i "mbërritjes" së raketave, ndaj ata që do të përfitonin do të ishin drejtuesit e shtetit, të cilët mund të zbrisnin në bunkerin e "vogël" poshtë Sheshit të Kuq, duke marrë metronë private dhe duke u strehuar në qytetin sekret. Populli, si gjithmonë. Sigurisht që sekreti nuk mund t‘i tregohej para kohe mijëra njerëzve. Tregimi i "Argumente dhe Fakte" shtronte një sërë pyetjesh, sa interesante aq edhe të rrezikshme, sa drejtori i saj nga shumë veta u cilësua si një i çmendur për guximin e tepruar.
Shumë i kërkonin adresën e qytetit sekret, ndërsa ai përgjigjej si ndonjë fëmijë, që nuk i kishte mësuar akoma fjalët. Ndoshta e kishte kuptuar se i ishte futur një loje të rrezikshme. Artikulli ngjalli kureshtje aq të madhe, sa shumica e njerëzve filluan të mendonin se qyteti tjetër gjendej në një hapësirë të stërmadhe brenda Universitetit të Moskës, i kufizuar nga Akademia e KGB-së dhe nga një bllok shtëpish popullore, ku thuhej se banonin funksionarët e të njëjtës organizatë.
Të gjithë moskovitët mendonin një qytet-fantazmë me banesa luksoze, kinema, restorante, salla lojërash, rrugë, stalla, varreza dhe depozita të mëdha me veshje e ushqime, ku mund të jetoje pa problem për një çerekshekull. Thuhej se aty kishte intelektualë dhe shkencëtarë. Për të gjitha këto flitej 20 vjet më parë, por meqë nuk u gjet asnjë gjurmë nga qyteti tjetër, të gjitha argumentet u braktisën dhe ideja për ekzistencën e tij u harrua. Tani është e qartë se qyteti mister nuk ishte gjë tjetër veçse një bunker normal antibërthamor, në shërbim të nxënësve të shkollës së KGB-së.
Askush nuk e ka parë. Por të gjithë e dinë që ekziston. Quhet "Metro-2" dhe është metroja sekrete e Kremlinit. Misteri i fundit i regjimit sovjetik. Ajo u ndërtua me urdhër të Stalinit dhe shërbente për të evakuuar nomenklaturën në rast rreziku.
Megjithatë, një herë e kreu funksionin e saj, më 6 nëntor të vitit 1941, kur fati i Moskës varej në një fije peri, pasi trupat gjermane të gjeneralit Guderian ishin vetëm 30 kilometra larg kryeqytetit rus.
Por Stalini donte të organizonte një mbledhje solemne me rastin e përvjetorit të 24 të revolucionit, pikërisht në stacionin majakovskaja, ndoshta më i bukuri dhe më i famshmi i rrjetit të metrosë moskovitë. Këtë e bëri për t‘i treguar popullit të tij që qeveria sovjetike nuk e kishte braktisur Moskën.
Në të vërtetë, vetëm pak e dinin se në majokovskaja Stalini kishte mbërritur nga një rrjet i fshehtë i metrosë, duke u shfaqur papritur, pa dalë nga zyrat ku të gjithë e kishin parë vetëm pak orë më parë. Nga kishte mbërritur aty. Pyetje e gabuar. Metroja sekrete e Moskës gjithmonë ka qenë një tabu.
I pari që kishte guxuar të fliste rreth saj kishte qenë Vladimir Gonik në romanin e tij "Mbretëria e territ" në vitin 1992. Por ai pati probleme me inteligjencën ruse, se si i dinte të gjithë këto gjëra. Në të vërtetë, ai ishte një mjek ushtarak dhe kishte shërbyer në një spital të posaçëm të Ministrisë së Brendshme.
Mes pacientëve kishte pasur persona vërtet interesantë, që e kishin ndihmuar të zbulonte shumë gjëra. Shumë prej tyre i kishin treguar për punën që kishin bërë nën tokë. Ato tunele pa emër, stacionet e padukshme. Ato stacione, të njohura vetëm nga departamentet speciale të KGB-së, do të jenë në shërbim të publikut, se metroja e Moskës nuk mban më, sepse qyteti rus prej kohësh është në një krizë transporti.
Drejtuesit më të lartë të qytetit mendojnë se nëse nuk do të përdoren, atëherë do të jenë të kota dhe të panevojshme. Çdo linjë e metrosë të çonte në zona të rëndësishme, jashtë dhe brenda qytetit. Çdo anëtar i Byrosë Politike kishte bunkerin e tij, i cili ishte një apartament luksoz: të paktën 180 metra katrorë, me studio, dhomë ndenjjeje, kuzhinë dhe dhomë gjumi. Madje, apartamenti i Brezhnjevit ishte "binjak" me zyrën e tij në Kremlin.
Përveç këtyre, rrjeti i metrosë kishte edhe një linjë që lidhte Kremlinin me aeroportin e qeverisë.
Moska është qyteti më i populluar i Rusisë dhe njëkohësisht një nga më te populluarit në botë. Sipas regjistrimit të vitit 2002 qyteti kishte 10.382.754 banorë ndërsa sipas atij të vitit 2010 është 10.562.098 banorë. Duke llogaritur qytetin së bashku me rrethet numri shkon në 17.314.766 banorë sipas regjistrimit të 1 janar 2010. 86,8% e popullsisë është ruse; 3,36% nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik; 2,9% kaukaziane; 0,84% aziatike; 0,76% hebrenj dhe pjesa tjetër përbën 4,02%. Popullsia e Rusisë eshte pakësuar me 700,000 banorë çdo vit që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Edhe megjithëse popullsia e Rusisë është ulur përgjatë këtyre viteve ajo e Moskës rritet çdo vit.
Moska përshkohet nga lumi i Moskës, i cili përbëhet nga shumë degë, midis tyre Oka dhe Vollga. Degët më të mëdha të këtij lumi janë Yausa dhe Setun.
Ekziston një legjendë që thotë se Moska mbështetet në shtatë kodra. Në të vërtetë, kodrat janë vetëm një pjesë e territorit të Moskës, por pjesa më e lartë është ajo jugperëndimore e qytetit. Gjeografikisht, përkufizohet si “Teplostanskaya mbikodrinore”.
Pjesa qendrore e zonës së qytetit dhe ajo lindore janë më tepër të rrafshëta dhe të ulëta. Klima e Moskës është kontinentale, më tepër se në çdo qytet tjetër evropian. Temperaturat janë tepër të ulëta. Periudha e shirave zgjat nga prilli në nëntor, ndërsa periudha e borës nga nëntori në prill.
Klima e Moskës është kontinentale, më tepër se në çdo qytet tjetër evropian. Temperaturat janë tepër të ulëta. Periudha e shirave zgjat nga prilli në nëntor, ndërsa periudha e borës nga nëntori në prill.
Moska - Temperatura dhe reshjet mesatare mujore
Burimi: [1] |
Pamje e përgjithshme
Moska është një qytet me një ekonomi mjaft të zhvilluar duke u renditur si një nga qytetet më të zhvilluara evropiane dhe më gjerë. Të ardhurat nga Moska përbëjnë 20% te gjithë GDP-së së Rusisë (8,44 trilion rubla në 2008 ose $459 miliard).
Në vitin 2008 renditej si qyteti më i shtrenjtë në botë, ndërsa në vitin 2009 renditej si qyteti i tretë më i shtrenjtë në botë pas Tokios dhe Osakas, falë stabilitetit të Rublës dhe rritjes së çmimeve të pronave brenda qytetit. Moska është gjithashtu qendra e shumë kompanive me kapital të huaj që operojnë në Rusi dhe ndërkombëtarisht. Për të pestin vit radhazi, Moska është vlerësuar si qyteti me hotelet më të shtrenjtë në botë. Dhomat luksoze në kryeqytetin rus variojnë nga 480 dollarë amerikanë deri në 550 dollarë në natë, 67 më shumë se në vitin 2008. Sido që të jetë, këtu suitat marramendëse kushtojnë 80 dollarë më shumë se në destinacionin e dytë më të shtrenjtë në botë, në Abu Dhabi.
Në vitin 2008 Moska kishte 74 miliarderë, me një pasuri mesatare $5,9 bilion duke u renditur përpara New York-ut me 71 miliarderë. Megjithatë në vitin 2009 Moska kishte vetëm 27 miliarderë kundrejt 55 të New York-ut (Rusia humbi 52 miliarderë për shkak të recensionit). Kryesues i listës së vitit 2009 ishte Mikhail Prokhorov me $9,5 miliard dhe në vendin e dytë me $8,5 miliard gjendej Roman Abramovich. Kompania në pronësi të Prokhorov-it "ОНЭКСИМ" group zotëron asete të çmueshme në energjinë hidrogjenore, nanoteknologji, energji tradicionale, sektorin e metaleve të çmuara, ndërsa Abramovich, që pas shitjes së kompanisë së tij të naftës Sibneft tek gjiganti i gazit Gazprom në 2005, zotëron asete në industrinë e rëndë. Ai gjithashtu ka në pronësi edhe klubin e futbollit anglez Chelsea dhe një zonë në Hënë. Yelena Baturina mbetet ende gruaja më e pasur në Rusi, ajo është 45-vjeçe dhe është gruaja e dytë e kryebashkiakut Yuri Luzhkov. Në vitin 2008 i pari në këtë listë renditej Oleg Deripaska $28 me bilion, ndërsa sot ai renditet i dhjet-i me vetëm $3,5 bilion.
Një numër i madh festivalesh zhvillohen në Moskë, sipas traditës së kishës ortodokse. Krishtlindjet ortodokse fillojnë me meshën në mesnatën e 7 janarit. Pashkët ortodokse, të njohura si “Paskha”, festohen në mars ose në prill dhe fillojnë në mesnatë me një ceremoni në kishë, pas së cilës njerëzit hanë kekun e veçantë të kishës, si dhe vezë me ngjyrë.
Si një traditë shumëvjeçare, festivali i filmit i Moskës e ndryshon atmosferën e qytetit gjatë vjeshtës. Ndërsa “Festivali Rus i Dimrit” është më tepër një panair turistësh, në të cilin zhvillohen shfaqje të ndryshme folklori, lojëra dhe ku vodka konsumohet me shumicë. Ky festival festohet gjatë periudhës së 25 dhjetorit deri më 5 janar.
“Novy God” është “viti i ri rus” dhe është festivali më i rëndësishëm i vitit, në të cilin bëhen dhurata pa fund, shpesh të vendosura poshtë bredhit të Vitit të Ri. Moskovitët e lënë pas vitin e vjetër me vodka dhe e mirëpresin vitin e ri me shampanjë.
Pishinat publike janë disi dredharake, pasi të duhet një vërtetim mjeku, i cili të pohojë se jeni aq të shëndetshëm sa të mundeni të zhyteni. “Pishina Chaika” ofron vetë një kontroll të tillë. Në ditët me diell të verës mund të shkoni në Serebryaniy, në pjesën veriore të qytetit, për të ndjerë pak nga ngrohtësia e rërës.
“Banya” është një traditë e vjetër ruse dhe shumë moskovitë e kanë atë pjesë të rëndësishme të javës së tyre. Elementët kryesorë të saj janë një dhomë me avuj të nxehtë (e cila, siç thuhet me shaka, i bën finlandezët të duken të butë) dhe një kamxhik i mirë prej mështekne (sigurisht për vetitë e tij detoksifikuese). Banjat Sandunovskiye, me dhomat gotike dhe me atmosferën e përgjithshme aristokratike dekadente, janë vendi më i përshtatshëm “për të thekur” veten.
Rusia nuk mund të konceptohet pa ski në borë. Është aktivitet klasik, i cili do t’ju sjellë në kontakt me banorët vendës. Vendet më popullore dhe më tradicionale janë “Gorky Park” dhe “Izmaylovsky Park”.
Kremlini i Moskës është zemra e kryeqytetit rus. Rrugë kryesore të qytetit takohen në një pikë në Kremlin ose formojnë seri rrathësh të përqendruar rreth tij. Pallati i madh i Kremlinit dhe Pallati i Kongreseve janë vendet e zhvillimit të kongreseve të deputetëve të Rusisë.
Koleksionet e muzeve të Kremlinit janë të veçanta në llojin e tyre. Ato përmbajnë piktura të hershme ruse, ikona, fresko të shekujve të 12–17-të, karroca, slita dhe rroba ceremoniale kuajsh të shekujve të 16–19-të, tapete orientale dhe tapiceri evropiane perëndimore, artikuj nga argjendari ruse dhe evropiane, artikuj shtëpiakë, libra, porcelane, gurë të gdhendur dhe gjetje arkeologjike. Muzetë me famë botërore të Moskës dhe galeritë me koleksionet e tyre janë disa nga më të mëdhenjtë e më të rëndësishmit në mbarë botën. Ekspozita të ndryshme arti shpalosin bashkë të renë me klasiken, ashtu siç bënin dikur në kohërat para-revolucionare dhe derivohen nga degë të ndryshme të artit, si piktura, fotografia dhe skulptura.
Një nga muzetë e artit më të vizituar në Moskë është Galeria Tretyakov, e cila u hap nga Pavel Tretyakov, njeri shumë i pasur i artit, i cili dhuroi një koleksion privat shumë të madh. Kjo galeri është e ndarë në dy ndërtesa.
Tretyakovi i Vjetër, galeria e vërtetë në zonën Tretyakovskaya, në pjesën jugore të lumit të Moskës, përmban punimet tradicionale klasike ruse. Punimet e piktorëve pararevolucionarë të famshëm, si Ilya Repin, ashtu si edhe punimet e piktorëve rusë të ikonave, mund të gjenden në këtë galeri. Vizitorët mund të shikojnë edhe piktura të rralla origjinale të përpara shekullit të 15-të, të punuara nga ikonografi Andrei Rublev.
Tretyakovi i Ri, i krijuar gjatë epokës sovjetike, kryesisht përmban punimet e artistëve sovjetikë, si edhe koleksione kontemporane.
Një tjetër muze në qytetin e Moskës është edhe Muzeu Pushkin i Arteve Të Bukura, i cili është hapur nga i ati i Maria Tsvetaevas. Muzeu Pushkin është i afërt me Muzeun Britanik të Londrës, në hollët e të cilëve kryqëzohen punime të qytetërimit modern me skulptura antike. Ky muze përmban piktura të famshme nga çdo epokë e rëndësishme e artit perëndimor, punime nga Claude Monet, Paul Cezanne dhe Pablo Picasso.
Muzeu Historik Shtetëror i Rusisë është muze i historisë ruse, në të cilin përfshihen që nga reliket prehistorike e deri punimet e artit të dinastisë Romanov. Totali i objekteve në muze numëron miliona. Muzeu Politeknik u formua në vitin 1872 dhe është muzeu më i madh teknik në Rusi, i cili ofron një sërë shpikjesh historike dhe zhvillimesh teknologjike.
Moska është gjithashtu zemra e arteve ruse të performuara, përfshi këtu baletin dhe filmin. Në Moskë ekzistojnë 93 teatro, 132 kinema dhe 24 salla koncertesh. Midis shumë teatrove të Moskës dhe studiove të baletit, është edhe Teatri Bolshoi dhe Teatri Malyi, por edhe Moscow Art Theatre.
Salla Qendrore Shtetërore e Koncerteve është e famshme për performancat e baletit dhe estradës, si dhe është vendi i koncerteve të artistëve të mëdhenj. Është e pozicionuar pranë ndërtesës së Hotel Rossiya, më i madhi në Evropë.
Qendra Ndërkombëtare e Arteve të Performuara të Moskës u hap në vitin 2003 dhe njihet për performancat e muzikës klasike. Gjithashtu, ka organon më të madhe në Rusi. Në Moskë ka edhe dy cirqe të mëdha, Cirku Shtetëror i Moskës dhe Cirku i Moskës në bulevardin “Tsvetnoy”.
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Москва. |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.