From Wikipedia, the free encyclopedia
Nursultan (ose Nur-Sultan, kazakisht Нұр-Сұлтан/Нур-Султан; historisht Astana) është kryeqyteti i Kazakistanit. Është qyteti më i madh në Kazakistan, popullsia është 1.078.362 banorë (2019) dhe ka një sipërfaqe prej 710 km². Gjendet në veri-lindje të Kazakistanit në prefekturën Akmola. Kryetar i Bashkisë së Nursultanit është Baqyt Sultanow.
Astanaja
Нұр-Сұлтан/Нур-Султан | |
---|---|
Qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 1,078,362 |
{{{postal_code_type}}} | 010000–010015 |
Targat | Z, 01 |
Faqja zyrtare | www.astana.kz |
Prej vitit 1998 deri 2019 emri i qytetit isht Astana (shqip kryeqytet). Më 20 mars 2019 qyteti mori emrin Nursultan për nder të presidentit të vjetër të Kazakistanit Nursultan Nazarbayev.
Në vitin 1994, atëherë kur u krijua shteti i Kazakistanit kryeqyteti i u bë Almaty. Prej 1997 kryeqyteti i Kazakistanit u bë Nursultani.
Në vitin 2007, popullsia në Nursultan ishte 600.200 banorë. Në vitin 1999 Nursultani kishte 281.000 banorë (60% kazakë, 30% rusë, 10% ukrainas dhe gjerman). Në 2030 parashikohet të ketë mbi 1.000.000 banorë.
Nursultani ndodhet në qendër të Kazakistanit.
Arkitektura në Nursultan ka një cilësi të lartë. Astana është njeri ose më i bukur qytet në Azinë e mesme. Në Nursultan kanë punuar në ndërtimtari edhe shqiptarë nga Kosova.
Nursultan ka një klub futbolli FC Astana, cili luan në Premierligen kazake dhe ka fituar tre herë këtë ligë (2000, 2001, 2006). Ka një skuadër basketbolli, e quajtur Astana-Tigers, një skuadër ice-hockey e quajtur Barys Astana, e cila ka fituar ligën e ice-hockey të Kazakistanit në sezonin 2004/2005. Ka edhe një skuadër të famshme çiklistësh e quajtur Team Astana dhe ka marr pjesë dy herë në "Tour de France" (2006, 2007).
Nursultani ka Aeroportin Ndërkombëtar të Nursultanit, që u projektua nga arkitektin japonez Kisho Kurokawa. Po ashtu projektohet dhe një metro nëntokë, Astana Metro.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.