From Wikipedia, the free encyclopedia
Basadi Akkana (që do të thotë tempulli i "motrës së moshuar", basadi quhet edhe basti) është një tempull xhainist i ndërtuar në vitin 1181, gjatë sundimit të mbretit Hoysala Veera Ballala II. Basadi u ndërtua nga zonja xhainiste e përkushtuar Achiyakka (e quajtur edhe Achala Devi), gruaja e Chandramoulit, një ministër brahmin në oborrin e mbretërisë Hoysala. Hyjnia kryesore e tempullit është tirthankara (shenjt i hyjnizuar) i njëzet e tretë xhainist, Parshwanath.[1][2][3] Tempulli është i mbrojtur si një monument i rëndësisë kombëtare nga Archaeological Survey of India (ASI).[4]
Sipas historianit Adam Hardy, basadi është një ndërtim me një faltore e vetme e thjeshtë me një strukturë të sipërme (ekakuta vimana[5]) me një holl të mbyllur (mandapa). Materiali i përdorur është steatiti.[6] Shenjtërorja (garbhagriha) që bujt imazhin në këmbë të shenjtit-hyjni Parshwanath (nën shtatë kokat e një gjarpri si ombrellë) lidhet me hollin nëpërmjet paradhomës (vestibuli ose sukanasi).
Nga jashtë, hyrja për te holli bëhet nëpërmjet një verande streha e të cilës mbahet nga gjysëm-kolona të rrumbullakta. Sipas historianit të artit Percy Brown dhe Gerard Foekema, të gjitha këtë veçori zakonisht gjenden në tempujt Hoysala.[7][8] Sipas historianit Kamath, përdorimi i steatitit si materiali bazë ndërtimor ishte një teknikë që u adoptua nga paraardhësit e dinastisë Hoysala, dinastia perëndimore Chalukya.[9] Tempulli i cili është i drejtuar nga lindja është i rrethuar me një mur kufizues (prakara), ndërsa hyrja është nga jugu. Muret e jashtme të tempullit janë të thjeshtë, tipike për një basadi xhainist, duke i dhënë atij një pamje të kursyer. Tempulli qëndron mbi një bazë (adhisthana) që përfshinë pesë modanatura.[2]
Kulla mbi faltore (shikhara) është e thjeshtë, megjithatë mbi një projeksion në faqen lindore ështënjë panel skulpturor në reliev që paraqet një shenjt me ndihmësit e tij (yakshat, shpirtra mirë-dashës) në të dy krahët dhe një Kirtimukha (imazhe demoniakë) mbi kokën e tij, që është një punim mjeshtëror. Kulla përfshin tre radhë njëra mbi tjetrën, secila duke u zvogëluar në ngjitje. Sipër radhës së tretë është një strukturë si një kube. Kjo është pjesa më e madhe skulpturore në tempull me një sipërfaqe afërsisht 2 X 2 metra (amalaka, strukturë si "helmetë"). Forma e kubesë zakonisht ndjek atë të faltores (në formë katrore ose yllore).[10] Vestibuli ka gjithashtu një kullë të ulët që duket si një zgjatim i kullës kryesore mbi faltore. Gerard Foekema e konsideron atë "hunda" e kullës kryesore.[11] Vestibuli përmban dy skulptura yakshash, Dharnendra dhe Padmavati. Korniza e derës dhe trari mbi vestibul dhe shenjtërore janë dekorative dhe kanë panele në të dy krahët. Tavani i hollit mbahet nga katër kolona të mëdhë e të rrumbullakta në formë kambane të vendosura në qendër, që e ndajnë tavanin në nëntë pjesë. Pjesët e taveneve janë të pasura me relieve.[2][11]
Galeri imazhesh |
---|
|
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.