From Wikipedia, the free encyclopedia
Një mandapa (në gjuhën sanskrite मण्डप, në gjuhën hindi मंडप, në gjuhën maratha मांडव; e transliteruar gjithashtu edhe mantapa ose mandapam) në Arkitekturën Indiane është një sallon i jashtëm ose pavjon me kolona për kryerjen e ritualeve publike.[1]
Në Tempullin Hindu mandapa është një strukturë si verandë përmes gopuramit (kulla e portikut të zbukuruar) dhe të çon në tempull. Përdoret për kërcime dhe muzikë fetare dhe është pjesë përbërëse thelbësore e tempullit.[2] Salla e lutjeve ishte përgjithësisht e ndërtuar përballë Garbhagrihas (sanctum sanctorumit) së tempullit. Një tempull i madh mund të ketë shumë mandapa.[3] Nëse një tempull ka më shumë se një mandapa, secila është e vendosur për një funksion të ndryshëm dhe i jepet një emër që pasqyron funksionin e saj. Për shembull, një mandapa kushtuar martesës së shenjtë quhet kalyana mandapa.[4] Shpesh salla është e mbushur me kolona dhe kolonat janë të zbukuruara me skalitje të stërholluara.[5]
Në termat bashkëkohor, ajo përfaqëson gjithashtu një strukturë brenda të cilës kryhen martesa hindu. Nusja me dhëndrin rrethojnë një zjarr të shenjtë të ndezur nga prifti shërbyes në qendër të mandapas.
Kur një tempull ka më shumë se një mandapa, atyre u jipen emra të ndryshëm.[3][6]
Në Indonezi mandapa është e njohur si pendopo. Zakonisht, pendopot indonezianë janë ndërtuar kryesisht për komunitetet myslimane. Shumë xhaimi ndjekin dizajnin e pendopos, me një çati me shtresa që ti ngjajë Malit Meru. Në Gjuhën Tamile, kjo platformë është Aayiram Kaal Mandapam – një sallon i veçantë me njëmijë kolona pranë Vimanas së Koilt që përbën një pjesë të veçantë të planimetrisë klasike të Arkitekturës Dravidiane. Në gjuhën burmeze termi mandat, që ka rrjedhur nga fjala mandapa në gjuhën pali, është një platformë e hapur ose pavjon nga i cili njerëzit spërkasin ujë ndaj kalimtarëve gjatë festës budiste Thingyan. Një mandapa në Gjuhën Thai është një mondop. Ajo përfshihet shpesh në Artin dhe arkitekturën e tempullit Thai, si në formën e një Hor Trai (një biblioteke tempullore) ose si një altar i faltores si ai në Wat Chiang Man në Chiang Mai.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.