From Wikipedia, the free encyclopedia
Panchakuta Basadi (ose Basadi Panchakoota) është i vendosur në fshatin Kambadahalli të distriktit Mandya në shtetin indian Karnataka, në Indinë jug-perëndimore. Është një nga shembujt më të përsosur të Arkitekturës Dravidiane të jugut të Indisë së varietetit të të dinastisë perëndimore Ganga, i lidhur me besimin dhe ikonografinë xhaine.[1][2] Sipas historianit K.R. Srinivasan, kompleksi tempullor, që u ndërtua nga mbretërit e dinastisë perëndimore Ganga i përket periudhës midis viteve 900-1000 të e.s.. Historiani Sarma megjithatë i cakton një datë më të hershme të shekullit të VIII bazuar në gjurmët e hershme të ndikimeve Pallava-Pandya dhe Chalukya-Pallava.[3] Kambadahalli (emri i të cilit në gjuhën kannada fjalë për fjalë do të thotë "fshati me kolonë") që gjendet 18 km nga qyteti i famshëm i trashëgimisë xhainiste Shravanabelagola, në autostradën Mandya-Shravanabelagola, e ka marë emrin e tij nga kolona Brahmadeva (Manastambha) e ngritur përbaqllë kompleksit tempullor.[4] Nga mbishkrimet, mësohet se kompleksi tempullor ka qenë rinovuar gjatë shekujve të fundit, duke përfshirë atë gjatë sundimit të perandorisë Hoysala.[5] Monumenti është i mbrojtur nga Archaeological Survey of India (ASI) si një "monument kombëtar". Srinivasan e përshkruan atë si një "pikë referimi në arkitekturën e Indisë së jugut".[2][3][6]
Tempulli është ndërtuar në dy faza. Në fazën e parë, u ndërtuan tre faltore (trikutachala). Faltorja qendrore është e drejtuar nga veriu, një faltore është e drejtuar nga perëndimi ndërsa tjetra nga lindja. Faltorja qendrore ka një Shikhara katrore të quajtur Brahmachhanda girva-shikhara. Faltoret e drejtuara nga perëndimi dhe lindja kanë shikhara të quajtura Rudrachhanda griva-shikhara dhe Vishnuchhanda griva-shikhara përkatësisht.[1] Dizajni i shikharave flet për shijen artistike të ndërtuesve. Ato janë tre-përmasore, me rreshtin e parë (tala) që është sa një e treta e lartësisë së përgjithshme të kullës dhe rreshti i dytë sa gjysma e lartësisë së të parës.[3] Secila nga tre faltoret ka vestibule individuale (gjysëm holle ose ardha-mantapa) që janë të hapura në një hollë të zakonshëm të hapur të quajtur mahamantapa ose navaranga, tavani i të cilës është i mbajtur nga katër kolona qendrore të zbukuruara. Në hyrje të faltoreve (bilpitha) gjendet gardianët në "tetë drejtimet" (ashtadikpalaka; ashta - "tetë", dik - "drejtim", palaka - "mbajtës") me bashkëshortet dhe mjetet e tyre (vahana)[2][5]
I gjithë kompleksi është i orientuar drejt kolonës mbresëlënëse Brahmadeva nga veriu. Faltorja kryesore qendrore bujtë imazhin e Adhinatha-s, tirthankara i parë xhainist (shenjtë mësues). Faltorja e drejtuar nga perëndimi (djathtas) dhe ajo e drejtuar nga lindja (majtas) kanë imazhe të tirthankarëve më të vonë, Shantinatha dhe Neminatha përkatësisht. Imazhet duket se janë prej steatiti të mirë-lëmuar dhe mund të jenë zëvendësime të mëvonshme.[1] Sipas Robert J. Del Bonto i cili drejtoi kërkimet në sit, dy faltoret që përbëjnë shtesa të mëvonshme janë një ndërtim binjak, janë anësore (të drejtuara nga njëra-tjetra), kanë vestibule individuale dhe një mandapa të mbyllur dhe të hapur në një verandë të përbashkët me kolona (mandapa e hapur). Kritiku i artit M. H. Dhaky i quan ato "Basadi Shantinatha" dhe i konsideron një shembull të mirë të fazës "përfundimtare" në artin Ganga.[7] Tempulli paraqet skulptura të rafinuara të Yaksha-ve (shpirtëra mirëdashës mashkullorë) dhe Yakshi-ve (kundërpjesët femërore) xhainiste periudhave të dinastisë perëndimore Ganga dhe asaj Hoysala.[2][5] Sipas kritikut të artit dhe historianit S. Settar, përgjithësisht, kolonat Brahmadeva të gjetura përballë tempujve të vjetër xhainistë nuk bartin skulptura të Brahma Yaksha-s ose të zotit Brahma, por e marin zanafillën nga Manastambha (stambha do të thotë "kolonë") dhe kanë imazhe të Sarvanubhuti Yaksha-s. Baza e kësaj kolone është katrore dhe paraqet dekorime varësesh të përdredhura dhe në krye mban një imazh të ulur të drejtuar nga lindja të Siddhayika-s.[4][8] Kompozimi i përgjithshëm i tempullit, sipas Sarma-s, është "i kthjellët në strukturë dhe funksion" pa ndonjë mbi-dekorim të theksuar.[3]
Galeri imazhesh |
---|
|
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.