From Wikipedia, the free encyclopedia
Bajram bej Haxhiu i njohur edhe si Xha Bami (Lushnjë, 3 maj 1877 - 11 gusht 1972) ishte patriot, atdhetar, nacionalist, veprimtar i çështjes kombëtare shqiptare dhe Anëtar në Komisionin Nismëtar të Thirrjes dhe Organizimit të Kongresit të Lushnjes.
Familja Haxhiu është një familje autoktone, intelektuale, fisnike, patriotike, atdhetare, arsimdashëse e sportdashëse e qytetit të Lushnjes. Bajram bej Haxhiu ose Xha Bami ashtu siç njihet nga të gjithë lushnjarët lindi më 3 maj 1877 në Lushnjë. Bajram bej Haxhiu shkollën fillore dhe të mesme i bëri në gjuhën turke në Lushnje dhe të lartën për financë në Kolegj në Stamboll, ku u njoh me patriotët e mëdhenjë të kombit shqiptarë. Idetë e tyre atdhetare bënë që Bajram Haxhiu gjatë gjithë jetës dhe lëvizjes së tij patriotike t’ja kushtonte atdheut dhe çështjes kombëtare shqiptare. Bajram Haxhiu shkrim e lexim shqipë i ka mësuar autodidakt.[1]
Bajram Haxhiu është një nga udhëheqësit kryesor të lëvizjeve antiosmane në Lushnje në fillim të shekullit XX dhe mori pjesë aktive në demonstratën e majit 1906 në qytetin e Lushnjës. Për këto veprimtari ai u arrestua dhe u dënua nga qeveria Osmane. Pas daljes nga burgu Bajrami nuk u ndal por përsëri vazhdoi të merrte pjesë në lëvizjen antiosmane. Bajram Haxhiu ishte një nga organizatorët në demostratën antiosmane të 17 janarit 1909 në Lushnje. Bajram Haxhiu bashkëpunoi edhe me çetat kryengritëse të Myzeqesë për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të Shqipërisë për Pavarësi. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 përkrahu qeverinë e Ismail Qemalit duke luftuar kundërshtarët e saj serbë dhe kuislingët e Esat Pashë Toptanit. Bajram Haxhiu nuk u pajtua me pushtimin e Shqipërisë nga ushtritë ndërluftuese të Luftës së Parë Botërore. Kur u pushtua qyteti i Lushnjës, Bajrami u ngrit me armë kundër austro-hungarezëve, të cilët nisën të ndërtonin hekurudhën “Dekovil” e cila kalonte përmes qytetit me stacion në qëndër të Lushnjes. Për qëndrueshmërinë dhe kundërvënien që bëri Bajram Haxhiu, pushtuesit austo-hungarezë morën masa te ashpra ndaj tij. Bajramin e internuan në Shkodër, ku kishte rezidencën komanda e përgjithshme e kësaj ushtrie, për ta patur më mirë nën mbikëqyrj.[2]
Pas Luftës së Parë Botërore,Bajram Haxhiu nuk e ndali veprimtarinë e tij patriotike kundër vendimeve antishqiptare të Konferencës së Parisit për copëtimin e Shqipërisë në favor të vëndeve fqinje. Kjo situatë e re politike shtroi para shqiptarëve detyrën e ruajtjes së Pavarësisë e cila ishte tronditur shumë nga shtetet ndërluftuese të Luftës së Parë Botërore si dhe qëndrimi i shteteve fqinjë.Për këtë duhej që shqiptarët të ruanin me çdo kusht tokat e teritorit të Shqipërisë dhe ndaj patriotët kërkuan mbledhjen e një kongresi kombëtar shqiptar, që tu bënte thirrje shqiptarëve që të ngriheshin në këmbë dhe ta mbronin me gjak atdheun.Mbledhjen e kongresit e morën përsipër patriotët e qytetit të Lushnjës duke filluar nga organizimi, sigurimi i qetësisë gjatë mbledhjes,garantimi i kushteve të delegatëve si dhe organizimi i forcave vullnetare të mbrojtjes deri në përfundimin e plotë me sukses të tij.Bajram Haxhiu ishte Anëtarë në Komisionin Nismëtar të Thirrjes dhe Organizimit të Kongresit të Lushnjës. Bajram Haxhiu ishte caktuar nga Komisioni Nismëtar me detyrën për shpërndarjen e postës në Durrës,Kavajë,Peqin dhe Elbasan. Haxhiu kontribuoj shumë në letërkëmbimin midis Aqif Pashë Elbasanit dhe personaliteteve të tjera.Ai u vu në shërbim të qeverisë që nxorri kongresi dhe e përkrahu atë gjatë gjithë kohës që ajo i qëndroi besnike vendimeve të Kongresit të Lushnjës.[3]
Bajram Haxhiu përkrahu gjithashtu Luftën e Vlorës më 1920 për përzënien e ushtrive pushtuese italiane nga Shqipëria. Bajram Haxhiu në prill të vitit 1922 ishte anëtarë në komisionin e zgjedhjeve të para vendore për Bashkinë Lushnje. Në vitet ’30 Bajram Haxhiu punoi si tagrambledhës në Zyrën e Financave në Lushnje. Bajram Haxhiu ishte një besimtarë myslimanë i devotshëm dhe në vitet ’30 ka qënë një nga kontribuesit financiar për ndërtimin e Xhamisë së re të Lushnjes.[4]
Pushtimin e Shqipërisë nga fashistët italian në prill të 1939 nacionalisti Bajram Haxhiu e priti me urrejtje. Në vitin 1945 regjimin diktatorial komunist që u instalua në Shqipëri Bajram Haxhiu e kundërshtoi që në fillim e deri sa jetoi. Bajram bej Haxhiu ishte një nga pronarët më të mëdhenjë të qytetit të Lushnjes dhe që nga Reforma Agrare u shpronësua krejtësisht. Më 25 maj 1951 Bajram Haxhiu ishte i dyti në Lushnje që u cilësua “Kulak”. Më 9 maj të vitit 1967 me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Qytetit të Lushnjes Bajram Haxhiu përsëri u shpronësua pa asnjë pagesë pjesa e vetme që i kishte mbetur bahçeja deri në afërsi të gazhdares ekzistuese.[5]
Bajram Haxhiu u nda nga jeta më 11 gusht 1972 në Lushnjë në moshën 95 vjeç,duke u lënë në harresë nga regjimi diktatorial komunist dhe duke mos iu vlerësuar puna e tij gjatë gjithë jetës dhe lëvizjes së tij patriotike në shërbim të atdheut.[6]
Në 75 vjetorin e Kongresit të Lushnjes, Bajram Haxhiu (pas vdekjes) u dekorua nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sali Berisha me Urdhërin e Klasit të Parë me dekretin nr.1008 datë 18.01.1995 me motivacionin “Eshtë shquar për veprimtari patriotike në organizimin dhe mbrojtjen e punimeve të Kongresit Kombëtarë të Lushnjes”. Për nder të patriotit rruga ne lagjen “Kongresi i Lushnjes”,pranë shtëpisë muze Kongresi i Lushnjes dhe që vazhdon drejt qendrës së qytetit të Lushnjes, mban emrin “Bajram Haxhiu”. Në qytetin e Lushnjes në vitin 2010 është vendosur busti i patriotit Bajram Haxhiu. Në 4 shkurt 2020 në 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet familja e patrioti Bajram Haxhiu u nderuar nga Kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj me Çertifikatë Mirënjohjeje me motivacionin “Për aktivitetin e çmuar dhe kontributin e vyer në shpalljen e Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë.Bajram Haxhiu është i ati i sportistit Abdurrahman Roza Haxhiu dhe veprimtarit të çështjes kombëtare Qerim Haxhiu.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.