gjuha turke e popullit turk From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjuha turke apo turqishtja ose tyrqishtja (turqisht Türkçe) është gjuhë turkike, që flitet në masë nga populli turk në Turqi, Qipro, Bullgari,Kosova, Greqi, Maqedoni e vende të tjera të ish-Perandorisë Osmane, si dhe nga miliona emigrantë në Bashkimin Evropian. Numri i saktë i folësve të turqishtes si gjuhë amtare nuk dihet, kryesisht për shkak të mungesës së të dhënave mbi gjuhët e minoritarëve.
Gjuha turke flitet edhe në Kosovë nga minoritarë turq në Prizren e gjetiu, por njëkohësisht edhe nga anëtarët e aristokracisë së vjetër osmane. Mbrojtja dhe përdorimi zyrtar i gjuhës turke në nivel komunal dhe nëpër shkolla është i sanksionuar me ligj. Universiteti i Prishtinës dhe kolegji "Mehmet Akif" në Prishtinë janë dy institucione ku mund të studiohet, përkatësisht mësohet gjuha turke. Ndërkaq një numër i madh i shkollave fillore dhe të mesme zhvillojnë mësim në gjuhën turke në mbarë vendin.
Alfabeti i gjuhës turke përmban 29 shkronja:
Të mëdha | ||||||||||||||||||||||||||||
A | B | C | Ç | D | E | F | G | Ğ | H | I | İ | J | K | L | M | N | O | Ö | P | R | S | Ş | T | U | Ü | V | Y | Z |
Të vogla | ||||||||||||||||||||||||||||
a | b | c | ç | d | e | f | g | ğ | h | ı | i | j | k | l | m | n | o | ö | p | r | s | ş | t | u | ü | v | y | z |
Shkronjat kanë vlerë të përafërt me ato shqipe, me këto dallime:
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.