From Wikipedia, the free encyclopedia
Turqishtja osmane ose osmanishtja (osmanisht: لسان عثمانى Lisân-ı Osmânî; shqiptimi Turkish: [liˈsaːnɯ osˈmaːniː]; turqisht: Osmanlı Türkçesi) ishte varianti standard i turqishtes që përdorej në kohën e Perandorisë Osmane. Osmanishtja huazon në të gjitha aspektet nga arabishtja dhe persishtja, dhe shkruhet në alfabetin osman, të ngjajshëm me alfabetin arab. Gjatë kulmit të fuqisë osmane, fjalët nga persishtja dhe arabishtja përbënin deri në 88% të fjalorit të osmanishtes,[3] gjërsa fjalët me prejardhje arabe mbizotëronin ndaj fjalëve me prejadhje turke.[4]
Turqishtja osmane | |
---|---|
لسان عثمانی Lisân-ı Osmânî | |
Rajoni | Perandoria Osmane |
Folës amtare | rr. shekullit XV; u zhvillua në turqishten moderne në 1928[1] |
Familje gjuhësore | Turkike
|
Format e hershme | Turqishtja e vjetër anatolike
|
Alfabeti turko-osman | |
Statusi zyrtar | |
Gjuhë zyrtare në |
|
Kodet gjuhësore | |
ISO 639-2 | ota |
ISO 639-3 | ota |
Linguist List | ota Ottoman Turkish |
Glottolog | otto1234 Ottoman Turkish |
Perandoria Osmane ishte në kulmin e saj, kultura turke osmane duke përfshirë gjuhën u zhvillua gjithashtu në zonat e pushtuara |
Rrjedhimisht, osmanishtja ishte kryesisht e pakuptueshme për turqit e klasave të ulta dhe të fshatrave, të cilët ishin pak të arsimuar dhe vazhduan të përdornin turqishten kaba (turqisht: kaba Türkçe, "turqishte e papërpunuar, pa shije"), e cili përdorte shumë pak huazime dhe është baza e gjuha së sotme turke.[5] Deri në kohën e Tanzimatit është njohur thjeshtë si turqisht (تركچه Türkçe ose تركی Türkî), ndërsa pas tij filloi të quhet osmanisht (لسان عثمانى lisân-i Osmânî ose عثمانلیجه Osmanlıca).[6] Në gjuhën e sotme turke njihet si Osmanlıca ose Osmanlı Türkçesi.
Në një kuptim social dhe pragmatik, ka pasur (të paktën) tre variante të osmanishtes:
|
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.