Remove ads
Non Gratta From Wikipedia, the free encyclopedia
Sali Berisha (i lindur më 15 tetor 1944) është një kardiolog dhe politikan shqiptar, që shërbeu si presidenti i dytë i Shqipërisë në vitet 1992–1997 dhe president i parë i zgjedhur nga parlamenti i dalë nga zgjedhjet e lira demokratike pas rënies së regjimit komunist. Berisha ka qenë kryeministër i Shqipërisë nga viti 2005 deri në vitin 2013. Ka qenë kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 3 herë, në periudhën 1991–1992, 1997–2013 dhe nga 2020 deri sot. Ai shërben edhe si kryetar në detyrë i opozitës në parlamentin shqiptar.
Sali Berisha | |
---|---|
Presidenti i Shqipërisë | |
Në detyrë 9 prill 1992 – 24 korrik 1997 | |
Kryeministri | Vilson Ahmeti Aleksandër Meksi Bashkim Fino |
Paraprirë nga | Ramiz Alia |
Pasuar nga | Rexhep Meidani |
Kryeministri i 32-të i Shqipërisë | |
Në detyrë 8 shtator 2005 – 11 shtator 2013 | |
Presidenti | Alfred Moisiu Bamir Topi Bujar Nishani |
Zëvendës | Ilir Rusmali Gazmend Oketa Genc Pollo Ilir Meta Edmond Haxhinasto Myqerem Tafaj |
Paraprirë nga | Fatos Nano |
Pasuar nga | Edi Rama |
Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë | |
Titullar | |
Në detyrë 22 maj 2022 | |
Paraprirë nga | Lulzim Basha |
Në detyrë korrik 1997 – qershor 2013 | |
Paraprirë nga | Tritan Shehu |
Pasuar nga | Lulzim Basha |
Në detyrë 1990–1992 | |
Paraprirë nga | Pozicioni i vendosur |
Pasuar nga | Eduard Selami |
Lideri i Opozitës | |
Titullar | |
Në detyrë 22 maj 2022 | |
Paraprirë nga | Lulzim Basha |
Në detyrë 1997–2005 | |
Paraprirë nga | Fatos Nano |
Pasuar nga | Edi Rama |
Në detyrë 1991–1992 | |
Paraprirë nga | Pozicioni i vendosur |
Pasuar nga | Fatos Nano |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 15 tetor 1944 (80 vjeç) Tropojë, Shqipëri |
Partia politike |
|
Bashkëshortja/et | Liri Berisha–Ramaj (m. 1971) |
Fëmijët | 2 |
Arsimimi | Universiteti i Tiranës |
Nënshkrimi | |
Faqja në rrjet | sali-berisha.com |
Si një ish-sekretar komitetit të Partisë së Punës në Fakultetin e Mjekësisë te Universiteti i Tiranës, e braktisi karrierën si kardiolog dhe profesor i universitetit për t'u bërë lideri i Partisë Demokratike.[1]
U lind në fshatin Viçidol të prefekturës së Kosovës (territorialisht sot është Qarku i Kukësit) në një familje besimtarësh myslimanë. Është i biri i Ramës dhe i Sheqeres.[2] Berisha ka një vëlla të madh, Selimin, dhe motrës Hajrie.[3] Për të lexuar e mësoi e motra kur ai vetë qe 5 vjeç.[2] Arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tiranë,[4] ku rrinte pranë teknikumit mjekësor tek Medreseja. I apasionuar pas letërsisë dhe historisë,[2] më 1963 nisi studimet për mjekësi në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua më 1967.[4]
Në vitin 1978 fitoi një bursë nëntëmujore nga UNESCO për studime të avancuara dhe trajnime në Paris. Pasi përfundoi me sukses studimet atje, drejtoi një program kërkimor për hemodinamikë.[4]
Në vitet '70 u emërua profesor në Universitetin e Tiranës.[5] Gjatë viteve 1980–1990 publikoi libra studimorë, tekste universitare dhe artikuj shkencorë në fushën e kardiologjisë brenda dhe jashtë vendit.[4]
Në vitin 1986 u zgjodh anëtar i Komitetit Evropian për Kërkime Mjekësore me qendër në Kopenhagë, për kërkimin në shkencat mjekësore.[4] Më 1989 iu dha titulli Profesor nga Universiteti i Tiranës.[5]
Mbas vdekjes së diktatorit komunist Enver Hoxha, Berisha shpresonte që pasardhësi i tij, Ramiz Alia, do e zbuste politikën e ashpër staliniste të paraardhësit të tij dhe do të inkurajonte ndryshimet.[nevojitet citimi] Por bashkë me një numër në rritje të intelektualëve, studentëve dhe të rinjve punëtorë ai mbeti i zhgënjyer kur këto shpresa nuk u realizuan.[nevojitet citimi] Në vitin 1989 kur vendet e Evropës Lindore filluan të përmbysnin komunizmin, Berisha dhe mbështetësit e tjerë të reformave dolën më hapur me thirrjet për ndryshime në Shqipëri.[nevojitet citimi]
Në tetor të vitit 1989, në një intervistë me Televizionin Shqiptar të kontrolluar nga shteti, ai i kërkoi regjimit të fillojë një program të gjerë liberalizimi.[nevojitet citimi] Intervista u regjistrua, por nuk u transmetua në televizion.[nevojitet citimi] Në gusht të vitit 1990, në një takim të disa intelektualëve shqiptarë me Ramiz Alinë, Berisha kërkoi lejimin e sistemit shumëpartiak dhe ekonominë e tregut.[nevojitet citimi] Në një artikull të botuar në gazetën "Bashkimi" më 17 shtator 1990, Berisha dënoi ato që ai i quante ”reforma kozmetike” të regjimit të Alisë. Pa pluralizëm politik, theksonte ai, nuk mund të ketë demokraci të vërtetë në Shqipëri. Në dhjetor të vitit 1990 ai iu bashkua që në ditën e parë demonstratave të studentëve, të cilat e detyruan regjimin të lejonte sistemin shumëpartiak.[nevojitet citimi] Me krijimin e partisë së parë antikomuniste, Partisë Demokratike, ai u bë një nga drejtuesit kryesorë të saj dhe në shkurt të vitit 1991 u zgjodh kryetar i Partisë. Sali Berisha është zgjedhur deputet i Parlamentit më 1991, 1992, 1997, 2001, 2005 dhe 2009.
Pas zgjedhjeve të para të lira në Shqipëri, Berisha u zgjodh President i Republikës më 9 prill 1992. Gjatë mandatit si President i Republikës së Shqipërisë, Shqipëria u hap ndaj perëndimit; ajo u bë anëtare e Këshillit të Evropës në vitin 1995; nënshkroi Marrëveshjen për Paqe dhe Partneritet në vitin 1993 dhe vendosi bashkëpunim të ngushtë me vendet e BE-së dhe SHBA-në. Të gjitha ligjet e diktaturës komuniste u zëvendësuan me ligje të reja të standardeve evropiane dhe u krijuan institucione të reja si Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që nuk ekzistonin më parë.
Rënia e skemave piramidale në fund të viti 1996, në të cilat shqiptarët humbën miliona dollarë, çoi në demonstrata në të cilat njerëzit akuzonin qeverinë për vjedhjen e parave. Trazirat e krijuara si rezultat i kësaj në fillim të vitit 1997 e detyruan Berishën të dekretonte zgjedhjet e parakohshme në qershor 1997. Këto zgjedhje u fituan nga opozita dhe pas kësaj Berisha dha dorëheqjen si President.
Më pas Berisha ri-zgjidhet Kryetar i Partisë Demokratike dhe këtë pozicion e mban nga viti 1997 deri, i rizgjedhur në prill 2005 deri në 26 qershor 2013.
Në vitin pasues Berisha e fut Partinë Demokratike në koalicion me partitë e qendrës së djathtë dhe në zgjedhjet e përgjithshme politike të mbajtura në pesë raunde në periudhën qershor-gusht 2001 zgjidhet drejtues i koalicionit. Megjithëse misioni vëzhgues ndërkombëtar OSBE / ODIHR i quajti këto zgjedhje të manipuluara, koalicioni fitoi 37 % të votave.
Me 3 korrik 2005, koalicioni prej pesë partive të qendrës së djathtë i drejtuar nga Sali Berisha ia arriti që të fitojë një mazhorancë prej 74 deputetësh nga 140 gjithsej në Kuvend[6] dhe më 8 shtator 2005 me shumicë prej 81 votash të deputetëve zgjidhet Kryeministër i Shqipërisë. Më 4 prill 2009 Shqipëria u pranua si anëtare me të drejta të plota në NATO. Kjo u arrit falë reformave të kryera të qeverisë Berisha. Sipas revistës së mirënjohur amerikane Forbes Shqipëria ishte pothuajse i vetmi vend në Europë qe kishte rritje ekonomike dhe e konsideron Berishën si arkitektin e suksesit ekonomik të Shqipërisë.[7]
Më 28 qershor 2009 u mbajtën zgjedhjet e radhës për parlamentin ku koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike fitoi 70 mandate nga 140 te tilla.[8] Zgjedhjet u certifikuan nga OSBE/ODIHR si zgjedhje që shënuan progres të dukshëm lidhur me regjistrimin e votuesve, procesin e identifikimit, kornizën ligjore, procesin e votimit, numërimit të votave dhe zgjidhjes së ankesave.[9] Berisha ftoi LSI-në në koalicion, ftesë që u pranua nga z. Ilir Meta. Qeveria e re konsiderohet si qeveria e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Gjatë periudhës së qeverisjes nga qeveri e drejtuar nga Berisha, u ndërtuan më shumë se 10.000 km rrugë, duke lidhur me rrugë të asfaltuara mbi 900 fshatra me komunat dhe 169 komuna me infrastrukturën rrugore kombëtare. Për t'u përmendur janë rruga Tiranë-Elbasan dhe në mënyrë të veçantë, rruga Durrës-Kukës, që njihet ndryshe si "Rruga e Kombit", sepse lidh Kosovën me qytetin e Durrësit. Kjo e fundit përshkon Shqipërinë lindje-perëndim dhe është vepra më e madhe rrugore në historinë e Shqipërisë. Ndërtimi i kësaj rruge u kritikua nga Partia Socialiste si shumë e kushtueshme. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në një fjalim në Kukës gjatë ndërtimit të rrugës, theksoi se me paratë e harxhuara për ndërtimin e kësaj rruge do të ishin ndërtuar shumë rrugë të tjera në Shqipëri.
Një tjetër arritje e qeverisjes së Berishës ishte sigurimi i energjisë elektrike pa ndërprerje për qytetarët shqiptarë për herë të parë në historinë e Shqipërisë.
Gjatë qeverisjes së Berishës u krijuan kushtet për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO gjë që u realizua më 2 prill 2009. Gjithashtu u plotësuan të gjitha kushtet dhe kriteret për heqjen e vizave me vendet e Bashkimit Europian. Mbas miratimit të këtij vendimi nga Parlamenti Europian, ai hyri në fuqi më 15 dhjetor 2010.
Sali Berisha është i martuar me Liri Berisha, e cila është pediatre dhe kanë dy fëmijë, një vajzë, Argitën, dhe një djalë, Shkëlzenin. Berisha zotëron gjuhën angleze, frënge, italiane,ruse dhe gjermane.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.