Remove ads
politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Bashkim Fino (12 tetor 1962 – 29 mars 2021) ishte një politikan shqiptar që shërbeu si 37th Kryeministër i Shqipërisë në vitin 1997.
Bashkim Fino | |
---|---|
37th Kryeministër i Shqipërisë | |
Në detyrë 11 mars 1997 – 24 korrik 1997 | |
Presidenti | Sali Berisha |
Paraprirë nga | Aleksandër Meksi |
Pasuar nga | Fatos Nano |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 12 tetor 1962 Gjirokastër |
Vdiq më | 29 mars 2021 Tiranë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | PS |
Arsimimi | Universiteti i Tiranës |
Punësimi | Politikan |
Nënshkrimi | |
Ka pas kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Gjithashtu ka kryer specializime për menaxhimin e pushtetit vendor në SHBA, Itali, Greqi e Finlandë. Kishte një karrierë të pasur profesionale në fushën ekonomike.
Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.
Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e deri në vdekjen e tij ishtë anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004-200, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.