Erion Veliaj

politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia

Erion Veliaj

Erion Veliaj (lindi më 17 dhjetor 1979, Tiranë) është një politikan shqiptar dhe kryetari i tanishëm i Bashkisë së Tiranës. [4] Pas një hetimi disamujor nga SPAK, ai u arrestua më datë 10 shkurt 2025 dhe iu caktua masa e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.[5][6][7]

Fakte të shpejta Kryetari i 42-të i Tiranës, Paraprirë nga ...
Erion Veliaj
Kryetari i 42-të i Tiranës
Titullar
Në detyrë
21 korrik 2015
Paraprirë ngaLulzim Basha
Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale
Në detyrë
15 shtator 2013  30 prill 2015[1]
Paraprirë ngaSpiro Ksera
Pasuar ngaBlendi Klosi
KryeministriEdi Rama
Të dhëna vetjake
U lind më17 dhjetor 1979
Tiranë, Shqipëri
Partia politikeG99 (2008–2010)[2]
Partia Socialiste (2010–present)
VendbanimiTirana
ShkollimiGrand Valley State University,[3] Universiteti i Suseksit
Nënshkrimi
Mbylle

Jeta personale

Veliaj është nga një familje myslimane e cila së pari la Islamin dhe më vonë u bë ateist. Duke u lidhur me misionarët nga Shtetet e Bashkuara, Erion Veliaj u kthye në Evangjelikalizëm.[8] Organizata e tij MJAFT! tregoi në faqet e saj karikaturat e diskutueshme të profetit Muhamed.[9]

Në vitin 2011, Veliaj iu bashkua kryesisë së Partisë Socialiste së Shqipërisë si Sekretar për Rininë dhe Em­igracionin. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ai u zgjodh deputet i Qarkut Gjirokastër.

Veliaj flet gjuhët angleze dhe italiane, si dhe njeh gjuhën gjermane dhe atë frënge.[10]

Thumb
Erion Veliaj në Wikipedia Weekend Tirana 2015

Debati publik rreth artikullit në Huffington Post

Në artikullin e botuar në gazetën e majtë amerikane Huffington Post më 26 qershor 2007 Erion veliaj shkruante:

Në kohën kur popullariteti i Presidentit amerikan është në pikën më të ulët në SHBA dhe kur vizitat e tij përballen me protesta, fshatarët tanë shumica myslimanë, zbritën në rrugë me flamuj amerikanë, dhe u rreshtuan për ta mbushur atë me lëvdata.[11]
Huffington Post, 26 qershor 2007.

Ky karakterizim i shqiptarëve ngjalli reagime të shumta në mediat shqiptare, veçanërisht në rrjetet sociale ku me tone të ashpra kritikohej paraqitja e shqiptarëve si fshatarë myslimanë duke e quajtur ate një fyerje, dhe kritikohej gjithashtu qendrimi kritik i Veliajt ndaj pritjes qe i bënë shqiptarët Presidentit amerikan George W. Bush.

Debati publik rreth martesës

Shpenzimet e martesës së Veliajt me Ajola Xoxën në kalanë e Gjirokastrës në shtator 2014, sipas hetimeve të mediave të ndryshme, janë deklaruar dhe faturuar si një aktivitet kulturor me shpenzime shtetërore/publike, çka sipas ligjit përbën abuzim me pushtetin.[12]

Më 17 shtator Genc Pollo në funksionin e kryetarit të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, jep një deklaratë për mediat ku zbulon një letër kërcënuese të Erion Veliaj drejtuar TV Agon, i cili ka kryer edhe hetime mbi paratë publike të përdorura për dasmën private të Ministrit Erion Veliaj.[13]

Në datën 16 shtator 2014, Veliaj deklaron që shpenzimet e dasmës i kanë paguar prindërit e tij.[14]

Përgënjeshtrimi i çmimit të OKB

Gjatë pjesëmarrjes në konferencën e OKB-së “Bridge for Cities 4.0” të mbajtur në Vienë në shtator 2019, kryebashkiaku Veliaj shpërndau lajmin në llogarinë e tij personale në rrjetet sociale se Tirana është vlerësuar nga ky institucion si një nga 10 qytetet që kanë patur performancën më të mirë financiare.

“Ishte një kënaqësi e veçantë të ishim në Vienë për të prezantuar Tiranën dhe historinë e saj të suksesit në menaxhimin financiar. Ishim një nga 10 qytetet e përzgjedhura nga OKB-ja, si qytetet që kanë pasur performancën më të mirë financiare"- është shprehur kryetari Veliaj në postimin e tij.[15]

Lajmi i dhënies së këtij çmimi është verifikuar nga portali Faktoje.al, të cilët nxorrën në pah se asnjë çmim nuk iu dorëzua kryebashkiakut të Tiranës gjatë konferencës.[16]

Shiko dhe

Lidhje të jashtme

Referime dhe shënime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.